TOP CHANNEL

vitela

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

Te me falni se une nuk ndodhem ne tirane. Ndoshta mund ta kem edhe gabim. Top channel mund te jete sh i mire persa i perket aparaturave por te pakten me sa kuptuar drejtuesit e lajmeve e te tjere per mua flasin shume duke i perseritur 100 here te njejtat fjale. Nuk ka sjelle ndonje risi te re persa i perket gazetarise per mendimin tim. Duhet goxha pune. Pastaj ne nje televizion serioz sic mund te mbahet top channel, ajo vajza qe del aty dhe thote "reklama" tek "fiks fare" s'me duket ndonje ide per te lene mendte, madje s'me pelqen fare.
 

vitela

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

per smile

paskemi te njejten firme, vetem se une e kam perkthyer ne shqip.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: TOP CHANNEL

Vjeshta, TopChannel ka merite ndoshta me teper sesa televizionet e tjera qe i eshte pershtatur nivelit te shikuesve shqiptare. Per kete bravo i qofte.
Kurse per sa i perket nivelit te gazetarise, jam shume dakort me ty. Dhe plus, "scoop" ne cdo pikepamje dhe drejtim. Por prape, tek e fundit, ajo i pelqeka njerezve me tere mend mesa duket.
Televizion cilsor dhe qe te perpiqet te ngreje dicka ne nivelin kultural, profesional dhe etikes gazetareske, nuk ka ketu. Nese flitet per televizion te sukseshem ne treg, kjo eshte tjeter gje. Me duket sikur ne ate televizion ka me teper studiues te psikozes se cfare i pelqen publikut shqiptar sesa gazetare te mirefillte, qe konkurojne me gjimnaziste me ide pseudo-novatore dhe vetequhen "njerez te moderuar dhe qe ecin perpara me kohen".
Sidoqfte varet shume nga tematika e nje emisioni ose programi te caktuar dhe menyra e shtjellimit, por fryma e pergjithshme per mua eshte kjo qe shkrova.
Realizimi teknik i ketij televizioni me pelqen. Dhe di qe mund te bejne shume me teper se aq.


--------------
"Have I told you lately..."
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: TOP CHANNEL

Per mendimin tim Top mu.. njera e Klan mu.. tjetra... Jane te pasuportueshme te dyja, kopjojne shume, dhe shume keq. Mbahen ne jete nga biznese te pista. Pronaret e tyre jane pergjegjes per eleminimin e filmave nga ekranet tona pas qurravitjeve qe benin bashke me Sefen ne KKRT dhe them se nuk ja vlen te harxhosh kohen duke pare emisionet e tyre medioker... (jo se kanalet e tjera televizive jane me mire se kto te dyja por eshte media ne pergjithesi si misherim ajo qe nuk justifikon vetveten, dhe nuk kenaq telespektatorin).
smash.gif
smash.gif
smash.gif
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: TOP CHANNEL

Top-Channel eshte nje kanal, ndoshta i arritur deri diku ne shqiperi. Nga ana teknike eshte shume lart, por persa i perket stafit personalisht nuk me pelqen. Pastaj kopjojne shume, Fiks Fare (STRISCIA), poleposition etj. Dhe tani fiksi eshte bere emision bajat fare, nuk shikohet. Eshte budallallek te besh 1 emision te tille per nate, ndoshta do qe me mire 1 here ne jave qe te kishte material me te plote dhe mos te behej monoton.
Nje alternative e vertete e Topit per mendimin tim eshte VIZION PLUS; me duket goxha kanal i kompletuar <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

Per mendimin tim Fiks Fare eshte nje emision shume i bukur
thumbsup.gif
, le te jete i kopjuar si ide paresore. Ai thjesht tregon nje realitet te perditshem gje qe ne qe jetojme jashte atdheu kemi nevoje ti dime. Une e shikoj vetem ne satelit dhe nuk kam mundesi te bej nje krahasim me te gjitha kanalet televizive ne Shqiperi.
 

Artur IDRIZI

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

Puna esht se TOP-i nuk ka kopjuar programet e Italise,si:Striscia,Costanzo Show etj.Kto jan formate televizive qe Italia vete i ka mare diku.
TOP-i si tv i ri qe esht, nuk esht keq.Aparaturat qe ka i japin mundesine te jete me cilesor se te tjeret nga ana e figures,zerit,titrave,grafikes etj.Por jo me cilesor nga ana e stafit.Por mund te arrije me te vertete majat si tv,se ka financen e forte.Nuk mund te presesh cilesi te larte si tv-te e Evropes ne Shqiperi sepse aty duhet eksperience shumvjecare.Dalja e ligjit te ri tregoi vlerat e verteta te disa kanaleve.
Pastaj...varet se ca lloj kanali preferoni te shikoni.
 

Erolina

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

Ja disa pjeseza nga top chanel:
pronari i saj ka siguruar nje pasuri marramendese me "tregeti kafeje Lori"(te zeze dhe "tye bardhe"). Dikur ka pasur nder mend te behej bashkepronar i telearberise, por hoqi dore sepse nuk binte dakord per shumat me pronarin trashanik te TVA-se(te ngjashem si pika uji jo vetem ne fizik).
Pastaj ndertoi Top Albania Radion, me muziken me te fundit ne tregjet europiane, por te vjedhur pa pike teklifi neper dyqanet italiane. Bli nje CD dhe transmetoje ne radio. Ky ishte eksluziviteti i tyre... dhe pastaj disa zera adoleshentesh njera pas tjetes, irrituese deri ne cmenduri me ca zera idiote dhe me gjithsej 100 fjale ne fjalorin e tyre."do te ndjekim tani debutimin e te famshmes kengetare italiane bla bla bla ... qe vjen posazcerisht per ju ne valet e Top Albania Radio me kerkesen e Cimit, Benit, Lulit, Manushaqes, Shkendies dhe nene Mares"...nje shpifesire e vertete. Edhe zerat mundoheshin t'ia imitonin njera-tjetres.
Pastaj kjo mani kaloi tek televizioni qe ngriti i "gjithepushtetshmi" pronar i Top Chanel(qe nuk kupton asgje nga media dhe te cilit duhet t'i marrin leje te gjithe per gjithcka qe nxjerrin ne ekranin " e tij").
Asnjera nga foleset e lajmeve nuk e ka idene c'eshte gazetaria, analiza, hetimi i lajmit, komenti i tij, ndertimi dhe percjellja e fakteve, e megjithate dalin ne ekran me trukun irritues te bindura se jane "e te mirat qe ka pare ndonjehere Shqiperia".
Per stafin e reportereve ngelen shume rezerva, teksa nuk behet fare perzgjedhje apo nuk afrohen me kushte dhe kontrata pune gazetare me eksperience apo te afte profesionalisht.
Emisioni "Fiks fare" do te ishte sigurisht shume here me interesant nga c'eshte nese ata derrat do te punon pak me shume. Por, githcka eshte kthyer dhe po kthehet ne monotone sepse po punohet gjithmone e me pak. Tani qe emsioni e ka fituar nje status dhe audincen e vet, ritmi i punes ka shkuar nen zero. Gjithmone e me pak ka kronika dhe larmi. Kapen pas nje subjekti dhe nuk e leshojne per nje jave te tere. Pertaci e madhe percillet aty(megjithese ai Saimiri eshte goxha i pergatitur dhe i vecante).
Top Channel pra! Perse u dashka thene se eshte numri 1? C'ishte gjithe ajo reklame idiote per librin medioker te Rudina Xhunges? Topi nuk ka asnje analist te zotin ne staf qe te merret me Kadarene, psh, dhe merren me telenovelat letrare te Xhunges.
Larg, akoma shume larg synimeve dhe shijeve per nje publik te edukuar(ketu qendron problemi; ne Shqiperi punohet per shumicen, pra per admiruesit e Xhungave, Sinaneve dhe telenovelave).
 

kozeta lala

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

Nuk e kuptoj pse diskutoni vetem per 2 kanale te TV.Tema me duket se eshte per mediat dhe me kete nenkuptohen te gjitha.Mendoj se emisione te mira mund te gjesh ne cdo kanal si QUIZ tek Vizion +,filmat e ores 22:30 te KOHA TV,lajmet e ALSAT,njohuri te pergjithshme tek NEWS 24 ore,
Gjeniu i vogel tek Klani etj.Persa i perket anes teknike vertet Topchannel qendron lart por edhe kanale si KOHA,ALSAT nuk jane mbrapa.Dua te them shikoni te merrni cfare eshte pozitive ne te gjithe kanalet.Secili mund te zgjedhe sipas deshires se tij.Dikush mund te thote se shijet kultivohen ne popull .Kjo eshte e vertete por ne kete nivel jemi tani.Thuhet se kopjohet andej
ketej por kete gje e bejne kudo ne bote.Pa shikoni njehere TV greke e italiane (po marr shembull fqinjet)mos kujtoni se kane nivel emisionesh te ndryshem nga ne?Me gishta numerohen gazetaret e hajrit.
 

eros111

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

me ka dhi fare emisioni i 6 prillit i fiks fare...aty te banjot publike <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Fletrrufeja

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

TVSH-ja si i pari televizjon Ne Shqiperi ashte numri 1 apo jo? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

iriqi

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

Pak dite me pare rastesisht pashe nje emision te Top Chanel i quajtur "Portokalli".
U lemerisa. Gjithe humori dhe niveli i atij emisioni dukej se ishte i njejte me ate te shtepive publike. Ndyresi nga fillimi ne fund. U tmerrova kur vura re gjithe ata te rinj qe qeshnin me ato te ashtuquajtura batuta, qe perdoren zakonisht ne basifondet e Perendimit.
Por kur mora vesh se ky televizion mbahet nga nje tregtar kafeje, u kthjellova disi. Nuk mund te presesh gje tjeter nga banditet e kthyer ne biznesmene, perveçse perversitet, banalitet dhe injorance.Do te duhet te kalojne disa breza qe pasunaret e sotem te gdhenden, te civilizohen dhe te fisnikerohen, sa per te kuptuar se çfare eshte turpi dhe paturpesia, morali dhe imoralja.
 

vitela

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

i thoni atyre tek top-channel se nuk degjohet fare fiks fare. Shume keq. Saimiri dhe dr duken sikur jane gagace. U be disa here keshtu, se mbahet si tv me e mire prandaj.
 

Erolina

Primus registratum
Re: TOP CHANNEL

Fillimisht poatuar nga Iriqi
___________________________
Pak dite me pare rastesisht pashe nje emision te Top Chanel i quajtur "Portokalli".
U lemerisa.
_______________________
Iriqi, nuk je i vetem!
Monologe te shpifur nga njerez te perdale(si vete platforma e Top channel, besoj). Ai televizion mund te jete goxha i perparuar nga teknologjia etj, etj, ama po e con publikun e etur shqiptar ne nje rruge qorre, po e zhgenjen dhe demoralizon perdite. Njerezit e shohin ate (Top Channel) si nje "shpetim" te inekzistences se tyre dhe ulen para tij te gjejne vetveten dhe vlerat e humbura te saj, kurse Topi shpalos ato "portokallite" dhe balerinat, qe jane skandali dhe ironia me e madhe e te djegures pavaresi morale ne Shqiperi.
Atje njerezit pertojne te punojne(ne shumicen derrmuese te departamanteve). Pertojne te xhirojne, pertojne te krijojne, te bejne dicka ndryshe. Prandaj edhe "Fiksi" eshte konsumuar, sepse nuk punojne per te, nuk i perkushtohen.
Mjaftohen me dy-tre pamje dhe merrem me to gjithe emisionin, ne mos gjithe javen, nderkohe qe per nje 30 minutesh mund te shfaqin qindra e mijera probleme dhe ironira qe ka Shqipera dhe kompleksiteti i saj.
Kurse "Portokalli"????? O zot
eek.gif
eek.gif
eek.gif

Atje nuk ka humor, vetem neveri dhe turp qe vlerat e uleta, pertacia dhe imoraliteti ngrihen ne piedestal(duke pretenduar se edhe na bejne te qeshim).
Te gjithe hyjne e dalin nga nje skene qe eshte bere aq monotone sa te nervozon edhe ta shohesh, jo me te degjosh "xhevahiret" qe dalin nga gojet e "yjeve" sa saj.
<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 
Top