Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

S6T6N6

Forumium maestatis
Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Ish-sekretari amerikan per Çeshtje te Sigurise Tom Ridge emerohet keshilltar I qeverise shqiptare



TIRANE (4 Shtator) - Ish-sekretari amerikan per Çeshtje te Sigurise dhe ish-guvernatori i Pensilvanise, Zoti Tom Ridge duke filluar nga ky muaj, te jete keshilltar i Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise shqiptare. Lajmi eshte bere publik sot nga vete kryeministri, I cili pas nje takimi me zotin Ridge ka thene se e konsideron pozicionin e ri te ish-sekretarit amerikan nje zhvillim te rendesishem.

“Kryeministri dhe qeveria shqiptare do te perfitojne shume nga eksperienca e madhe, lidhjet e shumta qe Tom Ridge, si ish-guvernator i Pensilavanise do te vere ne dispozicion te qeverise shqiptare dhe Kryeministrit te Shqiperise. Nen drejtimin e tij, Pensilvania u shnderrua nje histori suksesi ne SHBA”, eshte shprehur Berisha.

Ai ka bere te ditur po ashtu se Zoti Ridge do te ndihmoje e keshilloje qeverine shqiptare ne çeshtjet e para per çdo qeveri dhe shoqeri, çeshtje te sigurise se vendit. “Ky bashkepunim perfshin, se pari, integrimin e Shqiperise ne NATO si perparesi madhore, strategjine e sigurise se vendit dhe luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, arsimin, reformen ne drejtesi, terheqjen e investimeve te medha amerikane ne Shqiperi, zhvillimin e teknologjise se informacionit, bujqesine, luften kunder pastrimit te parave dhe sigurine ne teresi”.

Ndersa Guvernatori Ridge nga ana e tij, ne konferencen per shtyp tha se e konsideron nje nder dhe privilegj faktin se do te punoje per te gjitha sfidat qe permendi kryeministri.

“Deshiroj te them se vendi yne i eshte shume mirenjohjes vendit tuaj per kontributin e madh ne luften kunder terrorrizmit nderkombetar dhe trimerine e treguar nga ushtaret tuaj ne perballimin e sfidave ne disa vende te botes. Per mua eshte emocionuese te punoj me qeverine tuaj. Une jam i angazhuar ne menyre entuziaste dhe pasion per te ndikuar ne ndryshimet e domosdoshme qe duhen bere qe Shqiperia te behet anetare e NATO-s dhe nje partner global ne ekonomine boterore”, u shpreh zoti Ridge.

(Balkanweb)
 

Nobis

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

leje mos e fol.
na e moren kalane nga brenda tani /pf/images/graemlins/laugh.gif Berisha u be tamam kuisling qe sot e tutje.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Ne foton me poshte, Bush dhe Ridge gjate nje takimi privat.

Tom%20Ridge.jpg
 
H

harap

Guest
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Dihet qe ça do amerika behet ne çdo vend.Ça ka te keqe ketu?
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

el-pais ate ke bllok veje majtas-ekstrem /pf/images/graemlins/wink.gif .
bravo i qofte sales qe e morri dhe qe te pranoje ky lloj perosnaliteti kete detyre do te thote qe gjerat ne kete vend kane filluar te marrin per mire ...placni ju pemthyma socjaliste...
 

MLK

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Qe Ridge eshte njeri i afte kjo me duket se ska nevoje per shume diskutime, mjafton te shofesh CV-ne e tij dhe e kupton shpejt se per ç'fare flitet.
Qe nje njeri i tille mund te ndihmoje nepermjet eksperiences se tij nje anadollak si Berisha, edhe kjo nuk do shum mend per tu kuptuar.
Pyetja qe lind eshte se qe kur ne administraten shteterore shqpitare mund te punojne persona me nenshtetesi te huaj, aq me teper kur keta persona punojne si keshilltare te kryeministrit shqiptar?!
Te punosh ne kabinetin e shefit te egzekutivit, do te thote te jesh ne dijeni thuajse te çdo lloj detaji qe prek nga afer interesat e shtetit shqiptar!

Si ka mundesi qe nje ish-sekretar shteti amerikan, pranon te punoj si keshilltar i kryeministrit te vendit me te varfer evropian?! /pf/images/graemlins/angel.gif
Per ata qe nuk e din rendesine e postit qe ka punuar Ridge, sekretari i shtetit amerikan kur vjen ne Evrope eshte ne nivel kryeministri e pritet nga shefat e shtetit /pf/images/graemlins/wink.gif
Qe ky njeri ska ardhur per rroge ne Shqiperi, kjo sdo shume mend /pf/images/graemlins/wink.gif po dhe se kishte ngel pa pune, edhe kjo sdo shume mend /pf/images/graemlins/booki.gif
Tymi do filloi ti dali pak me vone kesaj pune /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Vallaj un keq e shof kët lloj emërimi. Jo nga fakti që një i huaj me aftësitë e Tom Ridge punon si këshilltar në Shqipëri por nga arsyet që mund të fshihen pas këtij funksioni.

A thua Berisha e ka kaq shumë frikë SHBA që pas 97-ës sa të marrë edhe një amerikan për ta drejtuar?

Zoti e boft mir kët pun se me ç'duket Sala i ka ca vite n'pushtet me bekimin e SHBA.

P.S. A e ngrin dot kte Sala sikur ky t'i thot që po shkel kushtetutën? /pf/images/graemlins/tonguee.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

a po nuk mbulohet dielli me shoshe more djema...bishti i qenit eshte i shtrember dhe sado qe ta drejtosh, prape i shtrember do mbetet! /pf/images/graemlins/lol.gif
 

u74

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Punesimi privat i zyrtareve te rangjeve te larata kur lene detyren ne organizata , kompani apo prane qeverive te ndryshme , neper bote nuk eshte noj gje e jashtzakonshme .
Mjafton qe paga te jete korrekt dhe personi te mos jete ne konflikt me funksionet dhe deturimet qe rrjedhin prej postit te meparshem . Gjithsesi eshte nje kontrate private ndermjet ish-funksionarit dhe organizates , institucinit , kompanise apo qeverise respektive .

Ish-Sekretari i Shtetit Kisinger eshte consultant per kompani private qe ofrojne konsulence dhe bejne biznes me gjith boten .

Ish - Kancelari Gjerman Shroder eshte konsultant per nje kompani gazi Ruse ose me sakte konsultant i nje prej projekteve te saj. E keshtu me rradhe ka shembuj sa te dush... .

Me thane te drejten duket hap mjaft i matun i ndermarre nga qeveria shqiptare . Tom Ridge ka "backgrounding" dhe eksperiencen , dhe ca eshte me kryesorja Shqipria ka nevoje emergjente per njerez te ketij kalibri .

Eshte me te vertete nje investim i mire per integrimin ne NATO dhe EU .

Mos t'iu shkoje mendja se ketu e mrapa Berisha dhe qeveria e tije e kane rrugen e shtruar dha jane imune nga pasojat e papergjegjesive qe mund te bejne gjate kohes qe jane ne pushtet.

Gjithashtu une nuk besoj se zoti z.Ridge ka per te marre nje apartament me qira apo te bleje nje te tille ne Tirane dhe cdo "mengjes" te pije kafe me z.Berisha ...!
Gjithsesi eshte nje perpjekje serioze drejt integrimit n.q.s qeveria Shqiptare dhe zoti Berisha dijne ta menaxhojne .
 

MLK

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Diferenca ndermjet kompanive private dhe punesimit ne nje kabinet qeveritar eshte si nata me diten!
Po marim rastin me te thjeshte, nese neser Ridge eshte i implikuar ne afare korruptive, perveç prishjes se kontrates, si mund ta veri Berisha perpara drejtesise shqiptare?!
Pa i hyr gjithe dyshimeve qe mund te ket rreth kesaj levizjeje, se te flasesh per diçka duhen prova, per mua me kete levizje, Berisha ka ofenduar gjithe popullin shqiptar, pasi i ka then botes hapur, qe ne Shqiperi nuk ka njerez te afte per ta keshilluar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

mua me pelqen

besoj se ky "burri i huj" edhe thjesht per prestigj intelektual do te beje dicka pozitive (dhe mbase per kete ka zgjedhur nje vend kaq te prapambetur)
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Mu s'me pelqen hiç...
-si Juris-Doctor(!) , si republikan dhe as si person.

Mirmngjesss o interesss /pf/images/graemlins/shrug.gif , ky o prestigji qe ndjekin 'mrikont.
 

MLK

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

More po keshillat si do ja japi Saliut ai /pf/images/graemlins/laugh.gif Jo per gjo po Sala dhe ne ship ka tendenca ta humbi fillin /pf/images/graemlins/laugh.gif imagjino ne amerikisht /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eddantes

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

AI DO VIJE KE NE TE MARRI EXPERIENCE nga mesimet e Marsizmes e punes se KLLASES..........i lumte berishes, ky eshte hapi me i matur qe ka bere deri me sot.Dhe tani le ta hapin gojen prape qente e socialistes
 

u74

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Pse i ngaterroni gjanat ..? Ridge nuk eshte anetar kabineti i qeverisa Berisha .

Kontrata eshte private midis Ridge dhe qeverise shqiptare .
Nuk eshte se ai ka imunitetin dhe mandatin e qeverise amerikane gjate kohes qe ai eshte i angazhuar ne kete kontrate .
Afera korrupsioni e budalliqe te tjera te kesaj natyre .... sigurisht qe jane hamendje dhe qarkullojne ne mendjet e nji pjese te shqiptareve... .

Sa per specialista nuk do shum mend se ne te vertete mungojne ne Shqiperi . Sa shqiptare jane qe kane nje karriere , eksperience dhe njohje e lidhje sa Tom Ridge ???
 

dimir

Forumium praecox
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Cfare po behet ne Malin e Dajtit? Ka disa muaj qe ne malin e Dajtit eshte instaluar nje baze Amerikane e cila eshte top-secret, nuk lejohet askush te hyje ne ate baze, kontrollet e shumta dhe pamundesia per te hyre ne bazen e tyre paraqet dyshime.
Lejohet te hyjne vetem punonjesit Amerikane.
Cfare po behet atje?
Ka zera qe thone se po ngrihet nje pike per pastrimin e Uraniumit te Varferuar, ca te tjere thone....
por ne te vertete cfare po ndodh???????????
Ridge a ka lidhje me kete skuader???
Shume pyetje, por kur vjen puna te amerikanet leshin do marresh!
 

MLK

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Tom Ridge, la punën në SHBA, shkak paga e ulët

U punësua në një kompani private


--------------------------------------------------------------------------------

Këshilltari më i ri i kryeministrit Berishaështë një nga 94 zyrtarët e lartë të administratës së presidentit Bush që u largua nga detyra për shkak se nuk ishin të kënaqur me pagat e ulta. Një fakt i tillë zbulohet nga gazeta La Reppublica, e cila në një nga numrat e saj e nis historinë e largimit të zyrtarëve me historinë e zv/drejtorit të agjensisë federale për sigurinë e transporteve në SHBA, Carol DiBattiste fitonte 155 mnijë USD në vit, gati 10 mijë USD në muaj. Në prill të vitit 2005 dha dorëheqjen dhe u punësua nga ChoicePoint, një agjenci që fiton me projektet e ministrisë për sigurinë kombëtare. Kështu, vitin e kaluar soli në shtëpi 934 mijë dollarë, pra gati një milion. Sipas gazetës italiane çështja e DiBattistes përfundoi në faqne e parë të “New York Times”, që mbi bazën e një hetimi, denoncoi skandalin e ri të Shtëpisë së Bardhë republikane: 94 drejtues të lartë kanë lënë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në luftën kundër terrorizmit për të punuar si lobistë apo në kompani private që bashkëpunojnë me qeverinë. “Në krye të listës është edhe Tom Ridge, ish-governator i Pensilvanisë i zgjedhur nga George Ë. Bush për të drejtuar ministrinë e sigurisë kombëtare. Tre muaj pasi i la vendin Michael Chertoff, Ridge hyri në këshillin administrativ të kompanisë “Savi Technology”, që prodhon apararutar për frekuencat radio dhe të cilën ai si ministër, i kishte inkurajuar. Tani kompania do të blihet nga Lockheed Martin dhe Ridge do të sigurojë paratë dhe favoret për të cilat u ra dakord në momentin e hyrjes në kompani”. Shkruhet shprehimisht në gazetën La Reppublica e cila merr shembuj nga shtypi amerikan. Tom Ridge u zgjidh në postin e sekretarit për sigurinë kombëtare në janar të vitit 2003 por më 30 nëntor 2004, ai paraqiti dorëheqjen duke thënë se pas 22 vitesh punë, kishte vendosur ti jepte më shumë përparësi familjes dhe çështjeve personale. Ai ishte dy ditë më parë në Shqipëri për t’u prezantuar si këshilltar i kryeministrit Berisha. Gazeta Shqiptare mësoi se Ridge do të vijë në Tiranë dy herë në muaj për të asistuar pranë qeverisë shqiptare. Por ajo që mbetet ende enigmë dhe që rrit shumë kureshtjen është fakti se çfarë page do të marrë anëtari më i ri i kabinetit të kryeministrit.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Tom Ridge, keshilltar apo c'far?

Dardha e ka bishtin prapa tha ai i pari. Dardhen e morem vesh, po ai bishti do Zoti nuk eshte i trashe.
Eh lum Shqypnia per ket karallosh qe ka.
P.S Perfytyroni qe ai trimi le punen ne administraten amerikane, se s`i del rroga.... dhe vjen ne Shqiperi. O perendi sa trashe qe i ben dallaveret ky hajvani.
 
Top