Tom Ridge, keshilltar apo c'far?
Ish-sekretari amerikan per Çeshtje te Sigurise Tom Ridge emerohet keshilltar I qeverise shqiptare
TIRANE (4 Shtator) - Ish-sekretari amerikan per Çeshtje te Sigurise dhe ish-guvernatori i Pensilvanise, Zoti Tom Ridge duke filluar nga ky muaj, te jete keshilltar i Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise shqiptare. Lajmi eshte bere publik sot nga vete kryeministri, I cili pas nje takimi me zotin Ridge ka thene se e konsideron pozicionin e ri te ish-sekretarit amerikan nje zhvillim te rendesishem.
“Kryeministri dhe qeveria shqiptare do te perfitojne shume nga eksperienca e madhe, lidhjet e shumta qe Tom Ridge, si ish-guvernator i Pensilavanise do te vere ne dispozicion te qeverise shqiptare dhe Kryeministrit te Shqiperise. Nen drejtimin e tij, Pensilvania u shnderrua nje histori suksesi ne SHBA”, eshte shprehur Berisha.
Ai ka bere te ditur po ashtu se Zoti Ridge do te ndihmoje e keshilloje qeverine shqiptare ne çeshtjet e para per çdo qeveri dhe shoqeri, çeshtje te sigurise se vendit. “Ky bashkepunim perfshin, se pari, integrimin e Shqiperise ne NATO si perparesi madhore, strategjine e sigurise se vendit dhe luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, arsimin, reformen ne drejtesi, terheqjen e investimeve te medha amerikane ne Shqiperi, zhvillimin e teknologjise se informacionit, bujqesine, luften kunder pastrimit te parave dhe sigurine ne teresi”.
Ndersa Guvernatori Ridge nga ana e tij, ne konferencen per shtyp tha se e konsideron nje nder dhe privilegj faktin se do te punoje per te gjitha sfidat qe permendi kryeministri.
“Deshiroj te them se vendi yne i eshte shume mirenjohjes vendit tuaj per kontributin e madh ne luften kunder terrorrizmit nderkombetar dhe trimerine e treguar nga ushtaret tuaj ne perballimin e sfidave ne disa vende te botes. Per mua eshte emocionuese te punoj me qeverine tuaj. Une jam i angazhuar ne menyre entuziaste dhe pasion per te ndikuar ne ndryshimet e domosdoshme qe duhen bere qe Shqiperia te behet anetare e NATO-s dhe nje partner global ne ekonomine boterore”, u shpreh zoti Ridge.
(Balkanweb)