Re: Tirona kalon turin e pare te Champions League.
Hahahahahaha! Pershendetje o Tironaaaaaaaaaaaaa!
Kastrioti - Tirana 2-1 /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kastrioti, për 4 minuta "përmbys" Tiranën
Sporti Shqiptar
Kastrioti Tirana
Shënues: Sinani 41', Ziambo 79' dhe 83'.
Kastrioti: Koçi, Dushku, Gallo, Grami, Auia (Kalari 47'), Pashja, Rustami, Osusi, Abazaj, Ziambo (Gjata 89'),Turdiu. Trajner: P.Haxhia.
Tirana: Hidi, Abraham, Dede, Allmuça, Bulku, Sinani (Pema 24'), Muka, Salihi, Hajdari, Bakalli, Duro. Trajner: Sh.Muça.
Gjyqtarë: L.Jemini, A.Pregja, B.Mesi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Abazaj, Abraham
"Radiografia"
3' Bakalli pason te Duro, që ndodhet vetëm 4 5 metra larg portës, por gjuajtja e tij me kokë pritet bukur nga Koçi.
15' Muka përfiton nga një gabim i mbrojtjes, që ia lë topin në hyrje të zonës dhe, kur ka dalë i vetëm me portierin ka gjuajtur fort, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
20' Osusi jep një pasim të përpiktë për Abazajn, që del i vetëm me Hidin, por në momentin që përgatitej të godiste për një gol të sigurt, ndërhyn Hajdari që ia largon topin nga këmbët për në korne.
25' Abazaj ka krosuar në zonë për Ziambon që gjuan, por topi nuk e kalon barrikadën e mbrojtjes, që është rreshtuar pothuajse në vijën fatale; topi rikthehet sërish te Ziambo, që provon sërish, por janë përsëri mbrojtësit miq që nuk e lënë topin të përfundojë në rrjetë.
30' Rustami ekzekuton një goditje këndi, del Hidi, por topi i shpëton nga duart dhe, katër futbollistë krutanë, Abazi, Ziambo, Osusi dhe Pashja provojnë të gjuajnë njëri pas tjetrit, por mbrotja e ngjeshur te porta i thotë sërish "jo" golit.
41' Allmuça ka krosuar në zonë dhe Sinani, tepër intelegjent, ka përfituar nga mosmarrëveshja e dy mbrojtësve, duke dalë i vetëm përballë Koçit, i cili, me gjithë përpjekjet e shumta nuk ka mundur ta ndalë topin që, pasi është përplasur në shtyllën pingule, ka përfunduar në rrjetë. 0 1 për Tiranën.
49' Rustami fut një top në zonë nga goditja e këndit, që grushtohet nga Hidi, por që shkon në këmbët e Auisë, i cili gjuan fort, duke kaluar vetëm pak centimetra mbi traun e sipërm.
55' Sinani, me një aksion personal, është futur në zonën e rreptësisë krutane dhe në një pozicion paksa të prirët ka goditur bukur e fort, por vetëm gishtat e Koçit ia kanë ndryshuar trajektorën topit, duke e larguar nga kuadrati i portës për në korne.
57' Kastrioti kundërpërgjigjet me Turdiun, që nxjerr në pozicion të pastër Ziambon e që gjuan, por vetëm shtyllë, dhe më pas jashtë.
79' Kalari, i sapofutur në lojë, ka krosuar një top në zonë, ku një mbrojtës ka kërkuar ta largojë, por topi ka prekur trupin e një mbrojtësi tjetër, duke mbetur sërish në zonë dhe në këmbët e Ziambos, që këtë radhë nuk fal. Kastrioti barazon në 1 1.
83' Ziambo ka fluturuar sërish mbi mbrojtësit, kur ka parë topin e krosuar nga Pashja të hyjë në zonë dhe me kokë e ka dërguar sërish në rrjetë. Tani Kastrioti në avantazh 2 1.
85' Abazaj ka ftuar për golin e tretë Ziambon, të ndodhur te zona e portierit, por i ndodhur mes dy mbrojtësve është munduar të gjuajë, vetëm se topi sa ka rrëshqitur mbi traversë, pa mundur dot të shënojë.