Tirana

Tirana

<span style="font-style: italic">Cfare mendoni per rregullimin e Tiranes? Me poshte eshte nje pjese qe mora nga Gazeta Shekulli si dhe link per te gjithe artikullin: </span>

Fiton projekti i studios franceze për Planin Rregullues të Qendrës së Tiranës. Një Stacion i ri i Trenit, parkingje të nëndheshme, metro, jo ndërtesa të larta dhe breza të dendur gjelbërimi, ashtu si edhe ngritje e nivelit të ujit të Lanës… propozimet e francezëve për Qendrën e Tiranës

<span style="font-weight: bold">Kopshtet e Tiranës, modeli francez për qendrën</span>

Belina Budini
TIRANË – Stacion i ri Treni, shumë pemë, ura mbi Lanë ku të shiten libra, parkingje të nëndheshme, jo ndërtesa të larta në qendër, por edhe metro, shumë gjelbërim në Lanë… Propozimet vrituale të studios franceze janë zgjedhur për t’u bërë realitet nga juria ndërkombëtare e konkursit për Masterplanin e qendrës së Tiranës. Sipas kryetarit të Jurisë ndërkombëtare, Fatos Nano, studioja franceze u përzgjodh si fituese ngase projekti i saj iu përqas më mirë zgjidhjes së përgjithshme për qytetin e Tiranës deri në seksionet e veçanta. “Ky projekt ruan një strukturë që i siguron Tiranës vizion të gjatë. Juria zgjodhi një koncept arkitekturor dhe jo një maket”, - u shpreh kryetari i kësaj jurie, Fatos Nano.
Kopshtet e Tiranës sipas francezëve
Masterplani i studios franceze “Architecture – Studio” me qendër në Paris parashikonte rimodelime të rëndësishme tek Stacioni i Trenit dhe në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sheshin pranë Universitetit ndërhyrje minimale. Kjo studio kishte menduar më shumë nga të tjerat për mushkëritë e kryeqytetit duke projektuar shndërrimin e lumit të Lanës (niveli i së cilës duhet ngritur sipas tyre) në një ambient pastoral, skicat e së cilës të sillnin në mendje kopshtet e Luksemburgut në Paris. Një qytet-kopsht, kjo ishte ideja konceptuale e studios franceze. Arkitektët dhe urbanistët e kësaj studioje kanë menduar si më të udhës dendësimin e zonave të gjelbra ekzistuese, sidomos buzë Lanës, por edhe tek Stacioni i Trenit ku kanë hedhur idenë për ndërtimin e një sheshi të ri, si edhe mbjelljen e pemëve të reja pranë Universitetit. “Projekti ynë përputhet me aspektin mesdhetar ku jetohet jashtë shtëpive. Kësisoj Lumin e Lanës e shohim si një potencial të rëndësishëm për gjelbërimin e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e hapësirave të gjelbra do të jenë parqe publike por edhe ndonjë privat”, - u shpreh përfaqësuesja e “Architecture – Studio” në përgjigje të pyetjes së njërit prej anëtarëve të jurisë. Kopshtet alternative me bimësi të dendur, ku të shiten libra dhe të dalin njerëzit shëtitje bënin pjesë në projektin e arkitektëve francezë për të përforcuar zonën e gjelbër ekzistuese. Edhe në aksin e Veriut, francezët parashikonin gjelbërim, shatërvane, pista për makina si edhe kopshte të tjera të dendura kudo ku mundej. Zgjerim të zonës së gjelbër parashikonin francezët deri tek sheshi “Skënderbej”. “Natyra i jep Tiranës veçanësinë e saj dhe ne e respektojmë atë në projektin tonë, ashtu si edhe stilin mesdhetar të jetës. Në tërësi në gjithë projektin tonë ne kërkojnë përmirësimin e cilësisë së jetës”, - u shprehën arkitektët francezë gjatë gjysmëorëshit të tyre të paraqitjes së masterplanit. Përveç zgjerimit të hapësirës së gjelbër, arkitektët e “Architecture – Studio” kishin parashikuar edhe zgjerim të rrugëve, të cilat sipas tyre, janë shumë të ngushta dhe kanë nevojë për ngjyra e ndriçim. Ata kishin projektuar riformimin e sheshit “Skënderbej”, duke i lënë më shumë hapësira këmbësorëve, por kishin parashikuar gjithashtu tre unaza, ndër të cilat njëra tranzit. Një metro urbane pranë qendrës, pa ndërtesa të larta në shesh, ndërtimi i një qendre të madhe tregtare në vendin e Pazarit të Vjetër, që sipas projektit të tyre duhet zëvendësuar me një supermarkatë moderne, duke respektuar edhe linjën tradicionale të këtij tregu. Sheshin “Skënderbej” francezët e kanë konceptuar si një qendër zbavitjeje, kulturore dhe tregtare. Por ideja e tyre fokusohej gjatë edhe tek Stacioni i Trenit si një pikë e rëndësishme që e inkurajon qytetin. Ata hodhën idenë e ndërtimit të një stacioni të ri të Trenit si edhe të një sheshi të ri aty në të dy anët e stacionit. Studioja franceze propozoi parkime të nëndheshme për rregullimin e trafikut. Për zonën jugore të Tiranës, ata parashikonin trafik të lehtë lokal. Sa u përket monumenteve të Tiranës, francezët u shprehën se këta rrethohen nga një aureolë boshe, e cila sipas tyre duhet plotësuar. “Ne mendojmë t’i lidhim këto zona me hapësirat për njerëzit, ta rimodelojmë sheshin duke lidhur Muzeun Kombëtar, Monumentin e Skënderbeut, Pallatin e Kulturës, QNK-në, etj. Ndërsa sheshin historik mendojmë ta ruajmë dhe në lulishten pas Skënderbeut të ngremë një hapësirë të gjelbër me pemë që ndryshojnë ngjyrë sipas stinëve”, -tha Ayache. Ajo u shpreh se pozicioni i Xhamisë karakteristike në qendër do të përforcohet. Roueida Ayache, përfaqësuesja e studios “Architecture Studio”, (Paris-Francë) u shpreh se “Tirana duhet të ruajë historinë dhe shtresat e saj urbane. Qyteti përshkohet nga një bosht Veri-Jug. Zhvillimi i qytetit varet nga zhvillimi i këtij boshti dhe projekti ynë është përqëndruar pikërisht këtu. Ne kemi analizuar lartësinë mesatare të ndërtesave, lartësi që në disa vende nuk duhet t’i kalojë 3-4 katet. Studimi ynë është shtrirë në 3 dimensione: Në zgjerimin e hapësirës së gjelbër, në strukturën natyrore të Tiranës dhe në përforcimin e sistemit të trafikut”, -tha Ayache. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama u interesua për propozimin për parkimet dhe kombinimin e tyre me hapësirat e gjelbra. Lidhur me këtë, francezët u shprehën se kishin konceptin për ndërtimin e parkimeve të nëndheshme. “Mund të ndërtohen parkime në sheshin përpara Korpusit të Universitetit, te Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe te Pazari i Ri. Po ashtu mendojmë edhe për parkime të nëndheshme te sheshi “Skënderbej” dhe te Stacioni i Trenit. Mirëpo nga ana tjetër, duhet inkurajuar edhe transporti publik”, -thanë francezët. Rama kërkoi gjithashtu hollësi lidhur me pjesën e bulevardit “Zogu I”. Ayache u përgjigj se ata parashikojnë ndërtimin e një shëtitoreje në mes të rrugës për njerëzit, duke përshirë këtu edhe pjesë me ujë. Pyetjes së njërit prej anëtarëve të jurisë ndërkombëtare se cili do të ishte hapi i parë që do t’i këshillonin ekspertët e studios franceze kryetarit Rama, ata u shprehën se projekti i tyre ka tre hapa që mbase do të ndiqnin këtë kronologji: Sheshin “Skënderbej”, zonën përgjatë Lumit të Lanës dhe pjesën te Stacioni i Trenit.

http://www.shekulli.com.al/metropol/qendra_tira.htm
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana

Pallatin tim ishalla e veshin me pllaka majelike qe t'ngjaj si hale gjigande. Garazhin e Tosit le ta lejn edhe icik se e ka mor plaku me qira, se Tosi ka hik n'Amerik pallaveshi.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Tirana

keto projekte jane qiara ne hell ne prag te zgjedhjeve, ndoshta punimet edhe fillojne por besoj se ose do te zgjasin shume ose nuk mbarojne.


p.s BIMI DHE TOSI do paguajne ca leke dhe nuk ja prish njeri garazhin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Boby

Primus registratum
Re: Tirana

Me sa kam degjuar une ne konkursin per rregullimin e qendres se Tiranes kane marre pjese shume firma nder te cilat dhe firma shqiptare.Finalistet ishin 3 dhe arsyeja pse asnje firme shqiptare s'doli ne finale u shpjegua shume thjesht.Studiot tona si kane standartet per nje projekt te ketyre dimensioneve.Projekti me pelqeu megjithese sbesoj se do te arrihet te behet i gjithi.Sic u shpreh dhe kryetari i jurise Fatos Nano,ky eshte thjesht nje koncept arkitekturor.Asgje nuk eshte vendosur perfundimisht dhe studiot e tjera jane te ftuara te punojne per kete projekt.Probleme ka plot si psh:marrveshja me pronaret e tokave,metroja
eek.gif
dhe parkinget e nendheshme te cilat duan vite te tera per tu bere,stacion treni kur nuk ka trena,etj.Konkursi ishte e qarte qe qe nje pjese e fushates se Edi Rames,dhe qe do vidhet si nga socialistet ashtu dhe nga demokratet(po moren lokalet)kjo gje dihet.
Smora vesh cfare thane francezet per gropen e famshme mbrapa Pallatit te Operave dhe Baletit?QENDRA E TIRANES
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana

Nelkes, ke ca detaje qe kishe vene ne pikpyetje, ver re bolds me poshte. Kjo eshte nga gazeta Shekulli Dt. 28 Maj:

Kryetari i Bashkisë, Edi Rama shpall zyrtarisht konkursin ndërkombëtar për planin rregullues të qendrës së Tiranës
Rama fton 300 arkitektë për qendrën e Tiranës

<span style="font-weight: bold">Ftesë në studiot e Libeskindit, Pianos, Della Prados e Kurosavës. Për fituesin e konkursit, 40 mijë euro shpërblim</span>

nga Aleksandra Bogdani - 28 Maj, 2003
TIRANË- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, blloku i ministrive, zonat përreth Muzeut Kombëtar dhe Pallatit të Kulturës por edhe lulishtja përballë selisë së Partisë Demokratike do të përfshihen në planin rregullues të qendrës së Tiranës, për të cilin priten interesime të arkitektëve më në zë në botë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka hapur zyrtarisht dje, në një konferencë për shtyp, konkursin ndërkombëtar për planin rregullues të qendrës së kryeqytetit shqiptar. Së bashku me zv/ambasadoren e Gjermanisë, Sabina Bloch, kryebashkiaku Rama ka shpallur konkursin, duke bërë të ditur se janë lëshuar njoftimet e para nëpërmjet internetit. “Duke filluar që nga mbrëmë, së bashku me ekspertët gjermanë me të cilët kemi punuar intensivisht për disa muaj, kemi lëshuar nëpërmjet internetit njoftimet e para”,-tha para gazetarëve, Rama. Kryetari i Bashkisë shtoi se stafi i tij do të intensifikojë të gjitha kontaktet e nevojshme me studiot e arkitekturës më në zë në botë, për të siguruar kështu interesimin e nevojshëm për konkursin ndërkombëtar.

<span style="font-weight: bold">Konkurruesit </span>
Njoftimet e para për shpalljen e konkursit ndërkombëtar kanë mbërritur në studiot e arkitektëve më në zë të botës. Renzo Piano, Santiago Della Prados, Kisho Kurosava, madje edhe fituesi i konkursit për rindërtimin e Kullave Binjake, Daniel Libeskind janë të “zgjedhurit” e Ramës për planin rregullues të qendrës së Tiranës. Por pjesëmarrja e tyre në këtë konkurs ende nuk është konfirmuar. “Lidhur me shpalljen e konkursit janë vënë në dijeni studio që radhiten në rangun më të lartë të arkitekturës dhe planifikimit urban, në nivelin europian dhe botëror”,-tha Rama. Por nuk janë vetëm këto studio që janë ftuar të marrin pjesë në konkursin ambicioz të Bashkisë së Tiranës. <span style="font-weight: bold">Stafi i kësaj bashkie ka njoftuar rreth 300 studio arkitekture nga e gjithë bota, të cilat janë ftuar të marrin pjesë për rregullimin e qendrës së kryeqytetit.</span> Por numri 1 i Tiranës, Rama shtoi se arkitektët shqiptarë jo vetëm që nuk janë të përjashtuar nga konkursi ndërkombëtar por janë të ftuar të ballafaqojnë aftësitë e tyre, përballë konkurrentëve të tjerë, që pritet të interesohen për këtë plan.

<span style="font-weight: bold">Bashkëpunimi </span>
Për të përgatitur këtë konkurs, Bashkia e Tiranës ka impenjuar njerëzit e Departamentit të Urbanistikës, të cilët së bashku me ekspertët gjermanë kanë krijuar një bazë të nevojshme të dhënash, mbi të cilat do të punojnë studiot që do të përzgjidhen. “Një konkurs i përmasave të tilla varet shumë nga besueshmëria e porositësit”,-tha gjatë konferencës për shtyp Edi Rama. Por ai shtoi se nuk ka qenë e rastit dhe as vetëm çështje financimi këmbëngulja për bashkëpunim me qeverinë gjermane dhe GTZ-në. Konkursi për rregullimin e qendrës së Tiranës organizohet nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës por financohet nga qeveria gjermane, gjë që i jep konkursit besueshmërinë e nevojshme dhe rëndësinë e mjaftueshme. Ndërsa ekspertët gjermanë kanë punuar së bashku me specialistët e Departamentit të Urbanistikës, për të siguruar kështu të dhënat e nevojshme mbi të cilat do të punojnë fituesit e këtij konkursi.

<span style="font-weight: bold">Konkursi </span>
Pala gjermane ka sugjeruar që konkurrimi të bëhet në dy faza. Faza e parë e konkursit ndërkombëtar sapo ka filluar dhe pritet të mbarojë në çastin kur Bashkia e Tiranës do të grumbullojë të gjitha dosjet e studiove të arkitekturës, të interesuara për këtë projekt. Ndërsa një komision parapërzgjedhës do të seleksionojë tre studio, të cilat do të marrin pjesë në fazën e dytë të konkursit. Ndërsa gjatë fazës së dytë, tre studiot e përzgjedhura do të hartojnë një plan konceptual brenda 21 ditësh. Krybashkiaku Rama shtoi dje se për të përzgjedhur projektin më të mirë do të ngrihet një juri ndërkombëtare, e kryesuar nga kryeministri Fatos Nano.
Falë financimit të qeverisë gjermane, fituesi i çmimit të parë do të shpërblehet me 40 mijë euro, ndërsa ai i çmimit të dytë me 15 mijë euro. Më pas, plani konceptual do të kthehet në një studim të mirëfilltë urbanistik dhe do të shndërrohet në një maket, që do t’i kalojë KRRTRSH-së për miratim. Ekspertët kanë parashikuar që studimi për qendrën e Tiranës do të zgjasë rreth 3 muaj, pasi fituesi i konkursit ndërkombëtar ka lidhur kontratën me Bashkinë e Tiranës. Kryetari i Bashkisë ka sqaruar se qeveria gjermane do ta financojë projektin deri në çastin e shpalljes së fituesit. Më pas i takon qeverisë shqiptare të “paguajë” për rregullimin e qendrës së Tiranës.


<span style="font-weight: bold">MBËSHTETJA </span>

Bloch: Jemi krenarë për bashkëpunimin

TIRANË- “Pala gjermane është shumë e gëzuar dhe krenare që mund të bashkëpunojë për një projekt kaq të rëndësishëm dhe me kaq pretendime për Tiranën”. Kështu u shpreh dje, në krah të Edi Ramës, zv/ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Sabina Bloch. Ajo shtoi se nga ky konkurs ndërkombëtar do të mundësohet fytyra e re e Tiranës, e cila do të jetë e ardhmja e kryeqytetit shqiptar. Zv/ambasadorja Bloch konfirmoi edhe një herë, me prezencën e saj, bashkëpunimin e frytshëm mes qeverisë gjermane, që ka marrë përsipër financimin e konkursit ndërkombëtar për rregullimin e qendrës së Tiranës, dhe Bashkisë së Tiranës, që në këtë rast është porositësi. Financimi i palës gjermane ka mundësuar të shpërblejë me një çmim prej 40 mijë dollarësh fituesin e vendit të parë të konkursit dhe me 15 mijë dollarë fituesin e vendit të dytë. Ndërkohë, gjatë konferencës së djeshme për shtyp u bë e ditur se pala gjermane i ka sugjeruar asaj shqiptare procedurat që do të ndiqen për zhvillimin e dy fazave të konkursit ndërkombëtar.
 

Guest
Re: Tirana

Sa mire do e kene bere per sevap ata te shkretet kane vene doren ne zemer per Shqiperine dhe ju i shani
lol.gif

Po dhe per qeveritaret ngelet duke i share kur shoh se cfare fjalori perdorni per qeveritaret me ben te mendoj se jeni ne nje nivel me ta &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

mostro

Putraku
Re: Tirana

Fillimisht postuar nga Cher:
[qb] Sa mire do e kene bere per sevap ata te shkretet kane vene doren ne zemer per Shqiperine dhe ju i shani [/qb]
ehhhh kshu shko gjith anej puna moj çup.ata ven doren ne zemer ne ate gjone nga mrapa...ta mushin me lule ne parqe edhe qesh o popull vajt ky muhabet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Tirana

Fillimisht postuar nga PUTRAKU:
[qb]
Fillimisht postuar nga Cher:
[qb] Sa mire do e kene bere per sevap ata te shkretet kane vene doren ne zemer per Shqiperine dhe ju i shani [/qb]
ehhhh kshu shko gjith anej puna moj çup.ata ven doren ne zemer ne ate gjone nga mrapa...ta mushin me lule ne parqe edhe qesh o popull vajt ky muhabet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Po kuptohet qe kane dhe ato interesin e vet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
po puna eshte qe te behet dicka me vlere me mire se sa fareee pastaj po nuk vodhen ata do vjedhin politikanet nje do vjedhi se s'ben kshu vajti qo pune &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

mostro

Putraku
Re: Tirana

mos u shtrengo shume mi shpirt se u ke skuq si veze e kuqme ene ke me thy nai dhom,si je tina njiher?kjo ka renci te tjerat rrugullohen.ke shume te drejte kur thu qe kan intewrresin e vet por jane duke bere dicka te hajrit.....ti qeke tamom per mue ene per nanen teme.une dhe ajo kshu menojme &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


Tema vazhdon ketu .
 
Top