Tirana

Tirana

<span style="font-style: italic">Cfare mendoni per rregullimin e Tiranes? Me poshte eshte nje pjese qe mora nga Gazeta Shekulli si dhe link per te gjithe artikullin: </span>

Fiton projekti i studios franceze për Planin Rregullues të Qendrës së Tiranës. Një Stacion i ri i Trenit, parkingje të nëndheshme, metro, jo ndërtesa të larta dhe breza të dendur gjelbërimi, ashtu si edhe ngritje e nivelit të ujit të Lanës… propozimet e francezëve për Qendrën e Tiranës

<span style="font-weight: bold">Kopshtet e Tiranës, modeli francez për qendrën</span>

Belina Budini
TIRANË – Stacion i ri Treni, shumë pemë, ura mbi Lanë ku të shiten libra, parkingje të nëndheshme, jo ndërtesa të larta në qendër, por edhe metro, shumë gjelbërim në Lanë… Propozimet vrituale të studios franceze janë zgjedhur për t’u bërë realitet nga juria ndërkombëtare e konkursit për Masterplanin e qendrës së Tiranës. Sipas kryetarit të Jurisë ndërkombëtare, Fatos Nano, studioja franceze u përzgjodh si fituese ngase projekti i saj iu përqas më mirë zgjidhjes së përgjithshme për qytetin e Tiranës deri në seksionet e veçanta. “Ky projekt ruan një strukturë që i siguron Tiranës vizion të gjatë. Juria zgjodhi një koncept arkitekturor dhe jo një maket”, - u shpreh kryetari i kësaj jurie, Fatos Nano.
Kopshtet e Tiranës sipas francezëve
Masterplani i studios franceze “Architecture – Studio” me qendër në Paris parashikonte rimodelime të rëndësishme tek Stacioni i Trenit dhe në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sheshin pranë Universitetit ndërhyrje minimale. Kjo studio kishte menduar më shumë nga të tjerat për mushkëritë e kryeqytetit duke projektuar shndërrimin e lumit të Lanës (niveli i së cilës duhet ngritur sipas tyre) në një ambient pastoral, skicat e së cilës të sillnin në mendje kopshtet e Luksemburgut në Paris. Një qytet-kopsht, kjo ishte ideja konceptuale e studios franceze. Arkitektët dhe urbanistët e kësaj studioje kanë menduar si më të udhës dendësimin e zonave të gjelbra ekzistuese, sidomos buzë Lanës, por edhe tek Stacioni i Trenit ku kanë hedhur idenë për ndërtimin e një sheshi të ri, si edhe mbjelljen e pemëve të reja pranë Universitetit. “Projekti ynë përputhet me aspektin mesdhetar ku jetohet jashtë shtëpive. Kësisoj Lumin e Lanës e shohim si një potencial të rëndësishëm për gjelbërimin e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e hapësirave të gjelbra do të jenë parqe publike por edhe ndonjë privat”, - u shpreh përfaqësuesja e “Architecture – Studio” në përgjigje të pyetjes së njërit prej anëtarëve të jurisë. Kopshtet alternative me bimësi të dendur, ku të shiten libra dhe të dalin njerëzit shëtitje bënin pjesë në projektin e arkitektëve francezë për të përforcuar zonën e gjelbër ekzistuese. Edhe në aksin e Veriut, francezët parashikonin gjelbërim, shatërvane, pista për makina si edhe kopshte të tjera të dendura kudo ku mundej. Zgjerim të zonës së gjelbër parashikonin francezët deri tek sheshi “Skënderbej”. “Natyra i jep Tiranës veçanësinë e saj dhe ne e respektojmë atë në projektin tonë, ashtu si edhe stilin mesdhetar të jetës. Në tërësi në gjithë projektin tonë ne kërkojnë përmirësimin e cilësisë së jetës”, - u shprehën arkitektët francezë gjatë gjysmëorëshit të tyre të paraqitjes së masterplanit. Përveç zgjerimit të hapësirës së gjelbër, arkitektët e “Architecture – Studio” kishin parashikuar edhe zgjerim të rrugëve, të cilat sipas tyre, janë shumë të ngushta dhe kanë nevojë për ngjyra e ndriçim. Ata kishin projektuar riformimin e sheshit “Skënderbej”, duke i lënë më shumë hapësira këmbësorëve, por kishin parashikuar gjithashtu tre unaza, ndër të cilat njëra tranzit. Një metro urbane pranë qendrës, pa ndërtesa të larta në shesh, ndërtimi i një qendre të madhe tregtare në vendin e Pazarit të Vjetër, që sipas projektit të tyre duhet zëvendësuar me një supermarkatë moderne, duke respektuar edhe linjën tradicionale të këtij tregu. Sheshin “Skënderbej” francezët e kanë konceptuar si një qendër zbavitjeje, kulturore dhe tregtare. Por ideja e tyre fokusohej gjatë edhe tek Stacioni i Trenit si një pikë e rëndësishme që e inkurajon qytetin. Ata hodhën idenë e ndërtimit të një stacioni të ri të Trenit si edhe të një sheshi të ri aty në të dy anët e stacionit. Studioja franceze propozoi parkime të nëndheshme për rregullimin e trafikut. Për zonën jugore të Tiranës, ata parashikonin trafik të lehtë lokal. Sa u përket monumenteve të Tiranës, francezët u shprehën se këta rrethohen nga një aureolë boshe, e cila sipas tyre duhet plotësuar. “Ne mendojmë t’i lidhim këto zona me hapësirat për njerëzit, ta rimodelojmë sheshin duke lidhur Muzeun Kombëtar, Monumentin e Skënderbeut, Pallatin e Kulturës, QNK-në, etj. Ndërsa sheshin historik mendojmë ta ruajmë dhe në lulishten pas Skënderbeut të ngremë një hapësirë të gjelbër me pemë që ndryshojnë ngjyrë sipas stinëve”, -tha Ayache. Ajo u shpreh se pozicioni i Xhamisë karakteristike në qendër do të përforcohet. Roueida Ayache, përfaqësuesja e studios “Architecture Studio”, (Paris-Francë) u shpreh se “Tirana duhet të ruajë historinë dhe shtresat e saj urbane. Qyteti përshkohet nga një bosht Veri-Jug. Zhvillimi i qytetit varet nga zhvillimi i këtij boshti dhe projekti ynë është përqëndruar pikërisht këtu. Ne kemi analizuar lartësinë mesatare të ndërtesave, lartësi që në disa vende nuk duhet t’i kalojë 3-4 katet. Studimi ynë është shtrirë në 3 dimensione: Në zgjerimin e hapësirës së gjelbër, në strukturën natyrore të Tiranës dhe në përforcimin e sistemit të trafikut”, -tha Ayache. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama u interesua për propozimin për parkimet dhe kombinimin e tyre me hapësirat e gjelbra. Lidhur me këtë, francezët u shprehën se kishin konceptin për ndërtimin e parkimeve të nëndheshme. “Mund të ndërtohen parkime në sheshin përpara Korpusit të Universitetit, te Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe te Pazari i Ri. Po ashtu mendojmë edhe për parkime të nëndheshme te sheshi “Skënderbej” dhe te Stacioni i Trenit. Mirëpo nga ana tjetër, duhet inkurajuar edhe transporti publik”, -thanë francezët. Rama kërkoi gjithashtu hollësi lidhur me pjesën e bulevardit “Zogu I”. Ayache u përgjigj se ata parashikojnë ndërtimin e një shëtitoreje në mes të rrugës për njerëzit, duke përshirë këtu edhe pjesë me ujë. Pyetjes së njërit prej anëtarëve të jurisë ndërkombëtare se cili do të ishte hapi i parë që do t’i këshillonin ekspertët e studios franceze kryetarit Rama, ata u shprehën se projekti i tyre ka tre hapa që mbase do të ndiqnin këtë kronologji: Sheshin “Skënderbej”, zonën përgjatë Lumit të Lanës dhe pjesën te Stacioni i Trenit.

http://www.shekulli.com.al/metropol/qendra_tira.htm
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Tirana

s'quhet!!! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ...tek a çift per temen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Re: Tirana

Ka ca kohe qe e ndjek Sagen e Rindertimit. Aspektet pozitive besoj do ti inflacojne shume poshte meje, kehstu qe po merrem me dyshimet.

Konkursi u shpall para 2-3 javesh, dhe fituesi u zgjodh tani
eek.gif
eek.gif
. Me duket e pamundur per nje firme arkitekture, qe te studioje vendin, kulturen, jeten e perditshme te qytetareve, traditen arkiteturore te qytetit ne nje kohe kaq te shkurter, te krijoje nje koncept per rindertimin, te krijoje modelin dhe ta paraqese.
eek.gif


Pse ne konkurs ndodheshin vetem tre firma? (a ishte ne te vertete ky nje konkurs apo dicka tjeter?)

Pse ne konkurs nuk u lejuan arkitekte ose firma arkitekture shqiptare?

Thuhej se cmimi per fituesin eshte $20,000, te gjithe ata qe dine pak fare nga arkitektura, e dine se per nje projekt te kesaj madhesie arkitekti merr si shperblim 15% te kostos. Cila firme sadopak prestigjoze ben nje pune te tille per $20,000?

Cila kompani do ti beje ndertimet? (edhe kjo me konkurs???)

Kush do te paguaje per keto ndertime?

Cilat jane planet dhe data tentative per fillimin e projektit?

ehhhhhh
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana

Po jap dhe une mendimin tim per kete ceshtje.
Se pari, mendoj (dhe spekulloj) se duhet te jene dhuruar ca para si ndihma per rindertimin e Tiranes dhe natyrisht, kryehajduti Nano nuk e le ti shpetoje nga dora nje rast i tille per te vjedhur ca te tjera... cfare ti besh? Eshte kleptoman i shkreti! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Se dyti, ashtu si dhe Nekla, dua te pyes se ku jane arkitektet shqipetare? Pse duhet e vijne te huajt per te bere dicka qe ne shqipetaret vete dime ta bejme fare mire? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Se treti, eshte pyetje ne fakt. Di njeri se cfare pislliku te fundit mund te kete bere Nano dhe socialistet qe duan te terheqin vemendjen e popullsise?
 

a-alket

Primus registratum
Re: Tirana

nelka, edhe per rindertimin e ground zero konkursi final ishte midis 6 studiove &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; mjaft kerkuat qiqra ne hell.
 

erisa

Primus registratum
Re: Tirana

Nuk e kuptoj pse i shifni te gjitha gjerat me pesimizem ...Fundja nuk mendoj se Tirana do te behet me keq se sa eshte.

Pastaj ja kemi pare doren edhe arkitektve shqiptare qe me shume shkatrrojne se sa ndertojne.Dhe ato dy ndertesa qe kane bere sa per sy e faqe.

Une per vete mendoj se ky eshte nje hap shume i mire.Se po te prisnim ne sa te ngopen tu vjedh arkitektet shqiptare do na e kalonte dhe Somalia .

Po pytja lind kur do fillojne kto punime dhe sa do zgjasin??
 

blendiys

Primus registratum
Re: Tirana

Ose mbase vetem nje propogande me rastin e zgjedhjeve per kryetar bashkie.
Edhe mua me pelqeu si plan!
Por a do te vihen te gjitha fondet ne perdorim?
A do te jete abuzimi me i vogel ne kete rast?
Gjithmone kemi pare investime serioze dhe bombastike &lt;&lt;vetem ne leter&gt;&gt;,do te mbesi dhe ky investim nje enderr e pa mbaruar??
Dyshoj se po.
Pse qeveria Nano nuk investon ose me mire te shtyje investuesit ne fushen e turizmit.?
Apo thjesht nje program para zgjedhor i pergatitur nga mjeshtrat e propogandes..
 

I love new york

Primus registratum
Re: Tirana

ahhhhhh
shqiperia dhe Tirana ka nevoje per nje Plan Marshall, megjithate kam besim se po te vazhdohet te jete nje kryetar i forte, punetor,i zgjuar, i guximshem, jo by**lepires dhe fundja dhe pak artist ne krye te Tiranes gjerat do jene vizualisht shume mire mire sec jane
thumbsup.gif
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Tirana

ishalla e cojne punen deri ne fund, nuk ju mbarojne fondet edhe te lane gropa ne mes te kryeqytetit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
goofy.gif
zoti ndihme
eusa_angel.gif
 

Guest
Re: Tirana

Fillimisht postuar nga bscemscs:
[qb] nelka, edhe per rindertimin e ground zero konkursi final ishte midis 6 studiove &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; mjaft kerkuat qiqra ne hell. [/qb]
i agree me ket parafolesin
 
Re: Tirana

Beshamel, vetem se ka nje ndryshim themelor ne vete fjaline tende. Konkursi FINAL, FINAL FINAL ndiqi me vemendje lajmet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . Nese per per ground zero konkuruan mbi 100 firma (atyre qe ja mbante b**** te harxhonin leke e kohe per nje projekt te tille)dhe se fundi numri u ul ne ato 6, per Tirana Reconstruction Project konkuruan vetem 3 firma, ato te treja nuk ishin perzgjedhja FINALE, ato ishin te vetmet firma qe u LEJUAN te konkuronin(dhe te vetmet qe morren vesh). Arkitektet e firmave mberriten ne Tirane per te pare qytetin dhe zonat qe do ndertoheshin ne daten 21 Korrik dhe ne daten 25 u be zgjedhja finale. Dhe ti me flet mua per qiqara ne hell? Njerezve u merr me shume kohe te zgjedhin leter higjenike. Ndersa per ground zero qe helbete 2 kulla do ndertohen morri 2 vjet vetem projektplani, per Tiranen rinovimet e se ciles duhen pare se pari ne spektrin social mori 3 jave. Muahahaha, ja pra qiqrat ne hell.

Nejse une vazhdoj te kem rezervime te tjera plot. Si per faktin qe ambasada gjermane sponsorizonte kete konkurs??? THua gjermanet te na duan kaq shume, ata s'deshen te merrnin as ata tre cope refugjate kosovare qe u varviteshin tek dera. Qiqra ne Hehell!
 

a-alket

Primus registratum
Re: Tirana

Fillimisht postuar nga NeLk@:&lt;br /&gt;[qb] Nese per per ground zero konkuruan mbi 100 firma. Ndersa per ground zero qe helbete 2 kulla do ndertohen...[/qb]
Kostoja e rindertimit te &quot;ground zero&quot; eshte 12 miliarde dollare = 10 here GDP e Shqiperise. Nqs kjo nuk te ben te rishikosh mendimet e tua, dorezohem.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tirana

c'keni ore qe merakoseni

u be nje plan me financime nderkombetare me juri nderkombetare e ka ngelur vetem ne leter

kisha ca verejtje per planin une (nese mundem)

1-lana eshte lume ku derdhen gjithe halet e tiranes (shetit m..ti per qejf te vet)
jo ta ngreme po ta mbyllim
(me duket se nuk e dinte ajo firma franceze)
2- lulishtet nuk duhen vetem te behen por edhe te mirembahen e nuk e di sa sa do jemi ne gjendje te bejme kete

megjithate mire eshte qe pllani egziston
nje gozhde sot e nje vide mot do ta bejme tiranen si gjithe europa
rendesi ka qe gjerat te behen mbeshtetur ne nje plan
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tirana

Fillimisht postuar nga NeLk@:&lt;br /&gt;.... . Me duket e pamundur per nje firme arkitekture, qe te studioje vendin, kulturen, jeten e perditshme te qytetareve, traditen arkiteturore te qytetit ne nje kohe kaq te shkurter, te krijoje nje koncept per rindertimin, te krijoje modelin dhe ta paraqese.
eek.gif


......
[qb] Thuhej se cmimi per fituesin eshte $20,000, te gjithe ata qe dine pak fare nga arkitektura, e dine se per nje projekt te kesaj madhesie arkitekti merr si shperblim 15% te kostos. Cila firme sadopak prestigjoze ben nje pune te tille per $20,000?
................
[/qb]
Nelko me vjen mire qe keni kapur nje nga MISTERET(idiotsite) e projektit....

Ajo kosto e projektit eshte sa kosto e nje restoranti &quot;BK&quot; ose &quot;KFC&quot;(qe jane restorante me te gjithe parametrat standtart) qe benin ne nje firme ku punoja dikur.... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Nje gje tjeter qe se kam kuptuar deri tani eshte:

Ky konkurs ishte per te 1.rregulluar qendern e Tiranes, apo 2.per te rregulluar Tiranen(dmth plan rregullues)

mesa kam pare nga detajet qe jane dhene eshte vetem per qendren, por nga propoganda e bere eshte paraqitur si nje projekt&quot;plan rregullues&quot;...
rolleyes.gif


Edhe dicka me shume vend qe ka vendosur Nelko siper dhe qe desha ta perforcoj eshte:

Sa njohuri kishin studiot e huaja te ark. per shqiperine dhe vecanerisht per tiranen....(projektet jane bere ne nje kohe rrekord)..
Le te themi nja dy raste ku edhe arkitekte me emer dhe fame boterore kane deshtuar ne projekte te ketij tipi, pikerisht nga mos njohja e realitetit....

1 Le Corbussier nje nga me te njohurit e te gjitha kohrave me projektin e Candigarit (kryeqyteti i ri krahines se pasur te Punxhab Indi) sot shume e shohin si nje deshtim megjithese si projekt dhe gjithcka qe eshte ndertuar eshte mjaft moderne dhe e bukur, jo gjithnje eshte e mundur te gjeje realizim ne jete.
(nje shenim le Corbu ka qene nje nga arkitektet me te mire te shek XX psh. godina e OKB, me duket se ka bere edhe disa skica per qendren Tiranes ne kohen e konkurseve te kohes se Zogut)

2.Mayer me kryeqytetin e ri te Brazilit Brazilia... qyteti eshte i mrekullueshem per nga arkitektura dhe urbanistika jane te mrekullueshme...po sa i pershtatet vendit dhe popullit eshte gje tjeter...
Kam degjuar nga nje arkitekt qe ka qene ne brazilia se megjithese qyteti eshte shume i bukur, per banoret lagjia dhe vendi ku te gjitheve pa perjashtim ju pelqente te kalonin kohen, ishte nje zone pak larg qytetit bicim lagjie jevgjish.... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

<span style="font-style: italic"> ... vazhdoj heren tjeter.... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; </span>
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tirana

gene
te lutem ne s'thu gje te hajrit mos bej rremuje si ne tema te tjera...
gjithe te mirat
X &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tirana

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] gene
te lutem ne s'thu gje te hajrit mos bej rremuje si ne tema te tjera...
gjithe te mirat
X &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
uuuuuuuuuuuuu
m'fal se t'fika llullen
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

shume faleminderit per gjykimin mbi shkrimet e mia po nuk ishte nevoja te lodhje duart e tua te vyera me kete pune
po qe se ke privatizuar forumin (apo qofte edhe temen) ma thuaj dhe mua qe te kerkoj gjithe pislliqet e bera ne ankand e ti diskutojme ketu ne fakiret qe ngaterrojme temat
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; me duket se me paske futur te lista e kuqe &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
gjithe te mirat ximi
gjume te embel

Ps. lexoi e perpiqu te kuptosh shkrimet (nese mundesh) perpara se te besh replika
wave.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tirana

pastaj
po ti c'pate o djale

nje here qe te dhashe gjysem te drejte ne disktum, te mbeti hatri
jo po ti e bone si puna e Shaban Qoses

-he pra -tha- pse nuk shani &quot;o hunderr&quot;? shani pra
-o shabono - i tha polici - po ti vet grricesh o te keqen vellai nuk ta kane fajin robt qe t'shajne
 

Guest
Re: Tirana

Kjo puna e rregullimit urbanistik te tiranes nuk eshte nje dicka qe ka dale ka 3 jave. Ka qene nje nga objektivat qe ka pasir ne programin e tij elektoral Edi Rama.

Dhe kjo ide eshte hedhur ne fakultetin e arkitektures se tiranes dhe firmave projektuese gjithashtu. preventivi qe kishin nxjerrur ishte nje shifer marramendese. Po do mos do se shqipetar jemi vendin tone do vjedhim... se mos na la amerika apo europa gje tjeter???

Mos te na vij keq fare se e ka marre nje firme e huaj.... sepse ne dua te vjedhim e jo te ndertojme.Pr nuk kuptojme dicka qe ne kete menyre asnje nuk i shijon ato te ardhura te majme pasi me ndertimin ne kontribuojme ne hapjen e nje sere vendesh pune so ne rritjen e mireqenjes se popullsise...etj etj.

Mendoj qe nje firme e huaj do jete me konkurruese ne punen e saj.Dhe shteti shqipetar do kete fitime ne pagimin e taksave.


Pastaj edhe rikontruktimi i bashkise se tiranse eshte bere pa arkitekt. Dhe per mendimin tim ka dale nje kryeveper nga brenda!
Per te ndertuar dicka mjafton deshira per pune dhe jo deshira per deshira per te zhvatur.
 

Biba

Primus registratum
Re: Tirana

Nelka, nese me lejon te te informoj nga burime disi te brendshme (per shkak se shqetesimi yt eshte i arsyeshem).
Nuk konkuruan 3 firma por 24 apo 26 (nuk mbaj mend sakte, njera nga keto). Ne fakt nuk konkuruan por u vleresuan ky numr firmash arkitekture. U pane punet e deriatehershme, u perzgjodh ne baze te cilesise, eksperiences, fames dhe estetikes. nder firmat e konsidruara kishte edhe Argjentinase, Italiane, Ruse, Shqiptare biles edhe nje firme nga Lindja e mesme.
Nga te gjitha keto 20 e ca firma u vendos te viheshin ne konkurim vetem tre. Te cilat ne fakt u perzgjodhen vetem ne baze te prestligjit. Extra Extra!!!
 

tirana

Primus registratum
Re: Tirana

Ishalla veshin dhe pallatin tim me suva dhe shkulin garazhdin e Bimit se ka zon ven sa per 5 makina.
 
Top