TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Nga KOHA JONË

NJE KISHE TEK SELIA E PS, NJE XHAMI PRANE PARLAMENTIT

Eglantina Nasi/ Nje katedrale ortodokse, pas godines se Partise Socialiste ne Tirane! Por edhe nje xhami prane Kuvendit te Shqiperise! Keto jane dy objektet e kultit te cilat shume shpejt do t'i shtohen kryeqytetit shqiptar. Vendimi per ngritjen e tyre eshte marre ne te njejten dite 4 vite me pare nga Keshilli Komebtar i Rregullimit te Terrritorit. Tashme dy kominitetet, ortodos dhe ai musliman jane ne fazen e projektimit te objekteve ne keto ambjente. Sipas burimeve nga kisha ortodokse, nga ana e tyre eshte blere trualli i lartpermendur dhe po punohet per paraqitjen e projektit ne menyre qe te merret edhe leja e ndertimit nga KRT-ja e Bashkise se Tiranes. Ata shprehet te kenaqur me ambjentin qe u eshte dhene ndermjet disa varianteve per truall ne kryeqytetin shqiptar. Behet e ditur se katedralja e re do te plotesoje nevojat qe paraqet sot komuniteti ortodoks i kryeqytetit, sepse kisha aktuale e Rruges se Kavajes nuk i ploteson dot.

"Nuk ishte dhurate, por kompesim i asaj qe kishim!"

Territori pas Partise Socialiste nuk ishte nje dhurate nga ana e qeverise shqiptare, por kompesim i objektit qe dikur ekzistonte. E se njejtes menyre eshte edhe prona e dhene per ndertimin e nje xhamie prane Kuvendit. Te dyja kane te bejme me kompesime qe shteti ka zgjedhur t'u beje pronareve te dikurshem te objekteve te kultit. Sipas te dhenave, aty ku sot ngrihet hotel Tirana, deri ne vitet '60 ka ekzistuar nje kishe ortodokse. Ndersa ne kryqezimin e sheshit "Partizani" ka qene nje xhami. "Ky akt eshte rivenie e se drejtes per kthimin e pronave ndaj komuniteteve fetare" shprehen burime prane kishes ortodokse.

Shteti duhet ta kishte marre parasysh kthimin e pronave te komuniteteve fetare. Dhe te mos cuditet perse pas tyre qendrojne banka apo financime te huaja, sepse komunitetet jane te detyruara te kerkojne te tilla perderisa nuk kane prona, te cilat iu sigurojne nje autonomi financiare. Ky esht-_ndimi i besimtareve ne lidhje me kthimin e deritanishem te pronave nga ana e shtetit shqiptar.

"Deri tani, ligji i kthimit te pronave e ka trajtuar komunitetin ortodoks te ndare ne grimca lidhur me pretendimet e tij per pronat

qe ka patur nen zoterim. Por ai duhet trajtuar ne menyre unike si nje i tere, pra si nje pronar i vetem qe ka te drejten per t'iu kthyer pronat qe ka patur dikur nen administrim. Ne marreveshje me qeverine, komunitetet fetare paraqiten si nje person juridik. Ne te shumten e rasteve eshte vepruar sipas deshires se pushtetareve lokale", shprehen burime prane komunitetit drejtues ortodoks ne vendin tone. Sipas tyre, shteti mbetet njerk ne administrimin e objekteve te kultit. Ende dhe ne ditet e sotme vazhdon mentaliteti ateist se keto objekte duhet te administrohen nga shteti, por sipas besimtareve ato jane ngritur per qellime shpirteror dhe nuk kane te drejte te mbahen nga shteti. Ato duhet te mbikqyren nga shteti, por jo te administrohen prej tij.

Kontradita me shtetin

Edhe pse zyrtaret e shtetit shqiptar shume kohe me pare nuk e kane menduar dy here per te dhene tokat komuniteteve fetare, ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte. Socialistet perpara se te hyjne ne seline e PS, duhet te kalojne nje here nga kisha, ndersa deputetet, perpara se te hyjne ne parlament, do te kthejne syte nga xhamia. Burime te KJ thane se disa nga zyrtaret aktuale te shtetit, nuk jane dakord per ngritjen e ketyre dy objekteve te kultit ne qender te kryeqytetit. Madje kane hyre ne tratativa edhe me drejtuesit e ketyre besimeve fetare, por bisedimet kane rezultuar jo te suksesshme. Ne nje mga mbledhjet me te fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise, eshte marre vendimi per paraqitjen e planeve rregulluese te qendrave te qyteteve. Bashkia e Tiranes nuk e ka ndermarre ende nje hap te tille, por nese do ta beje, do te duhet te perfshije ne plan edhe pretendimet e komuniteteve fetare.

[ 07. Shkurt 2003, 02:00: Mesazhi u ndryshua nga Blen[)i ]
 

Klinton

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Te dashur shqiptare
E kuptoj dhimbjen tuaj per Fene qe e dashuroni me shume se gruan tuaj dhe se vendin tuaj.
Por sot ne amerikanet kemi bere shume per ju dhe sikur te ndertonit edhe nje Tempull per Xhorxh Bush dhe mua(Klintonin) aty afer Presidences, ne do te ishim shume te kenaqur me ju dhe ne do ishim pishtaret e shpetimit te kombit tuaj.
Shqiperia nuk do te quhet vend terrorist neqoftese do ndertoni nje tempull edhe per ne Zoterit e botes se madhe.
Lerini kisha dhe xhamija se Feja e shqiptarit eshte Xhorxh Bush e Toni Bler, Vladimir Putin e Kosta Simitis,Sllobodan Milloshevic e Qemal Ata Turku.
E di pse flas keshtu?Sepse tani pushtetin e kane ata dhe jo une dhe ata me rrezuan dhe kam inat ndaj tyre.
Te rroje Aliensi
 

receli

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Nuk po hyj ne pune feje por ne arkitekture.

Flitet se Xhamija do ndertohet para Kuvendit ,pra aty ku sot eshte nji park i vjeter me Selvi e Mimoza. Ky vend eshte quajtur Namasgja dikur.
Per mendimin tim ky eshte nje gomarllek.
Le te lihet ai cop park ashtu sic eshte sepse nuk ka kuptim para kuvendit nji objekt i stermadh tjeter.

Dalim tek kisha.

Kisha ortodokse mendohet te ndertohet mbrapa teatrit te Kukullave diku ne hapsiren e gjelber midis Teatrit te kukullave, ministrive te mbrojtjes dhe bujqesise.
Edhe kjo eshte nji perdhunim i vendit dhe lulishteve e nji superngarkim i qendres se Tiranes me nji objekt qe mund te behej diku tjeter.

Dikush po ha Miliona me keto dy projekte.
Kuptohet ketu eshte dora e Nanos dhe kryesisht e Edi Rames.
Edi ,ky hajdut legjendar nji dite do i vjelli milionat e vjedhura por objektet do ngelen aty ne qendren e Tiranes si dy goxilla te panevojshme.

Tirana ska nevoj per objekte gjigande ne qender.

Ajo do hapsire.

Injoranca dhe hajduteria jan shok gjithmon.
 

Tom Novi

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Une se kuptoj pse e ktheni diskutimin ne replika private.
Ketu behet fjale per ndertimin e dy objekteve dhe kaq eshte muhabeti.
nese ka qene toka e tyre le te ndertohen .Mbase u shpreha gabim duhet te ndertohen se kane qene te tyret.
 

Ea

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

To: the Mountin King!

Mendjelehtesia lidhet gjithmone me nje mendje primitive. Po nejse debati me ty nuk ia vlen te vazhdohet, ke mendime: teper primitive (jo vetem per kete çeshtje, ne pergjithesi, te kuptova. Ta therret dhe mosha ose background qe ke).

Ia kalofsh mire!
 

Tom Novi

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

pse ti ea te ke nje harizont te papare,kam nja ca kohe pa shku ne tiron .
Po ti me kujtove ato injorantet qe fatkeqsisht eshte mush shqiperia plot .
Dhe qe vdesen ti njgjiten ndonje te palari qe ka ndonje benc.
gjithe te mirat ea
dhe me e thjesh do ishe me lezetshme
 

gfm73

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Njerezimi perbehet nga diversiteti i te menduarit, logjikuarit, e dhenies shpjegim fakteve te ndryshme ne cdo lem te Jetes. Dhe eshte krejt normale kur degjon te thuhen mendime te ndryshme ne lidhje me nje teme perkatese, aq me teper ne shqiptaret ne pergjithesi, perkarshi numrit jo te madh te popullsise. Tema qe preket eshte teper delikate per vete permbajtjen e saj. Kur permendim Kisha e Xhamija kemi ketu te bejme me fjalen Fe. Feja eshte ana shpirterore e njeriut dhe ka rrenje shum te thella ne Jeten e tij. Shpirterat tone jane te udhehequra nga nje fryme hyjnore, madheshtore, largpamese dhe meshireplot, sic ne te gjithe e njohim dhe e mirenjohim, me emrin Zot. Per te gjithe ne ka vetem nje Zot dhe Ai eshte krijuesi yne. Kishat e Xhamijat jane kulte ku njerezit, adhurues te Zotit mund te luten apo te falen duke shprehur ndjenjat dhe dashurine e tyre ndaj Tij. Ne shqiptaret ne pergjithesi jemi popull me ndjenja te pastra fetare dhe vecori dalluese e jona eshte se ne e respektojme Fene e njeri tjetrit, per te cilen gje ne ndjehemi krenar. Faktin qe karshi Adhuruesit ekziston edhe joadhuruesi, e provon me se miri periudha e gjate dhe e erret e Izolimit e mbi te gjitha e Mohimit te Fese. Te jeshe jofetar nuk do te thote qe patjeter te jeshe ateist. Por nje ateist nuk mund te behet kurre nje fetar, ndryshe s´do te quhej ai ateist. Shqiperia eshte i njohur si nje shtet laik dhe Feja ka qene e do te jete pjese e pandare ne Historine tone. Ne te gjithe e njohim me se miri Proverbin "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Neqoftese ndonjerit s´i pelqen Kisha e Xhamija, te pakten te respektoje Shqiptarizmen dhe mos te humbasin kohen kot duke hedhe vrere mbi Kultet. Te adhurosh me te drejte eshte Kulture, e te urresh pa te drejte eshte Jokulture.

Se fundi, i jap Urimet e mia te ngrohta te gjithe Stafit te "Albforum.com" dhe pune te mbare. Gjithashtu i pershendes perzemersisht te gjithe bashkeatdhetaret kudo qe ndodhen.

Me Respekt
gfm73
 

sauron

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

To: the Mountin King!

Mendjelehtesia lidhet gjithmone me nje mendje primitive. Po nejse debati me ty nuk ia vlen te vazhdohet, ke mendime: teper primitive (jo vetem per kete çeshtje, ne pergjithesi, te kuptova. Ta therret dhe mosha ose background qe ke).

Ia kalofsh mire!
Une t'u drejtova si njeri por sikur te te pergjigjem ashtu siç e meriton me te njejten harbuteri, te jesh e sigurt se nuk do te te dilte mire. Por une edhe kur polemizoj e zgjedh pak kundershtarin ne menyre qe polemika te me jape kenaqesi keshtuqe s'kam ndermend te merrem me ty dhe po e mbyll ketu kete polemike personale, por nese nderhyn edhe njehere ne kete menyre ofenduese ndaj meje, te paralajmeroj se do te te pergjigjem ashper.
 

antihero

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

montelupo
po e vertete eshte ajo qe thua ti,por problemi qendron tek ajo se keto kisha ne Europe jane te vjetra dhe te ndertuara ne nje periudhe tjeter kohore dhe historike kur kane funksionuar sisteme shoqerore te ndrishme nga keto qe jane sot.
Me mire do te kisha pare nje objekt fetar masiv dhe me boll hapsire ne periferi te tiranes se sa nje miniature fetare ne qender.
Problemi i urejtjes fetare,islamofobia eksiston ne evrope por neve nuk duhet te pergjigjemi me te njejten monete sepse jemi per fat te keq jashtezakonisht te dobet dhe jemi popull qe nuk lidhim identitetin me fene.Gjithashtu duhet kjo tolerance fetare tradicionale e shqipetarit ti tregohet europes dhe botes perendimore,pesi qe propaganda serbe ka krijuar nje lloj efekti te tille qe sot ne evrope na shohin si njerez me bisht.
Pajtohem me shkrimin tuaj duke e shikuar si nje lloj kritike ndaj mendimit teper liberal dhe mendoj se diskutime te tilla mes mendimeve liberale dhe atyre konzervative duhet te eksistojne ne boten ndershqipetare.
 
Top