TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Nga KOHA JONË

NJE KISHE TEK SELIA E PS, NJE XHAMI PRANE PARLAMENTIT

Eglantina Nasi/ Nje katedrale ortodokse, pas godines se Partise Socialiste ne Tirane! Por edhe nje xhami prane Kuvendit te Shqiperise! Keto jane dy objektet e kultit te cilat shume shpejt do t'i shtohen kryeqytetit shqiptar. Vendimi per ngritjen e tyre eshte marre ne te njejten dite 4 vite me pare nga Keshilli Komebtar i Rregullimit te Terrritorit. Tashme dy kominitetet, ortodos dhe ai musliman jane ne fazen e projektimit te objekteve ne keto ambjente. Sipas burimeve nga kisha ortodokse, nga ana e tyre eshte blere trualli i lartpermendur dhe po punohet per paraqitjen e projektit ne menyre qe te merret edhe leja e ndertimit nga KRT-ja e Bashkise se Tiranes. Ata shprehet te kenaqur me ambjentin qe u eshte dhene ndermjet disa varianteve per truall ne kryeqytetin shqiptar. Behet e ditur se katedralja e re do te plotesoje nevojat qe paraqet sot komuniteti ortodoks i kryeqytetit, sepse kisha aktuale e Rruges se Kavajes nuk i ploteson dot.

"Nuk ishte dhurate, por kompesim i asaj qe kishim!"

Territori pas Partise Socialiste nuk ishte nje dhurate nga ana e qeverise shqiptare, por kompesim i objektit qe dikur ekzistonte. E se njejtes menyre eshte edhe prona e dhene per ndertimin e nje xhamie prane Kuvendit. Te dyja kane te bejme me kompesime qe shteti ka zgjedhur t'u beje pronareve te dikurshem te objekteve te kultit. Sipas te dhenave, aty ku sot ngrihet hotel Tirana, deri ne vitet '60 ka ekzistuar nje kishe ortodokse. Ndersa ne kryqezimin e sheshit "Partizani" ka qene nje xhami. "Ky akt eshte rivenie e se drejtes per kthimin e pronave ndaj komuniteteve fetare" shprehen burime prane kishes ortodokse.

Shteti duhet ta kishte marre parasysh kthimin e pronave te komuniteteve fetare. Dhe te mos cuditet perse pas tyre qendrojne banka apo financime te huaja, sepse komunitetet jane te detyruara te kerkojne te tilla perderisa nuk kane prona, te cilat iu sigurojne nje autonomi financiare. Ky esht-_ndimi i besimtareve ne lidhje me kthimin e deritanishem te pronave nga ana e shtetit shqiptar.

"Deri tani, ligji i kthimit te pronave e ka trajtuar komunitetin ortodoks te ndare ne grimca lidhur me pretendimet e tij per pronat

qe ka patur nen zoterim. Por ai duhet trajtuar ne menyre unike si nje i tere, pra si nje pronar i vetem qe ka te drejten per t'iu kthyer pronat qe ka patur dikur nen administrim. Ne marreveshje me qeverine, komunitetet fetare paraqiten si nje person juridik. Ne te shumten e rasteve eshte vepruar sipas deshires se pushtetareve lokale", shprehen burime prane komunitetit drejtues ortodoks ne vendin tone. Sipas tyre, shteti mbetet njerk ne administrimin e objekteve te kultit. Ende dhe ne ditet e sotme vazhdon mentaliteti ateist se keto objekte duhet te administrohen nga shteti, por sipas besimtareve ato jane ngritur per qellime shpirteror dhe nuk kane te drejte te mbahen nga shteti. Ato duhet te mbikqyren nga shteti, por jo te administrohen prej tij.

Kontradita me shtetin

Edhe pse zyrtaret e shtetit shqiptar shume kohe me pare nuk e kane menduar dy here per te dhene tokat komuniteteve fetare, ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte. Socialistet perpara se te hyjne ne seline e PS, duhet te kalojne nje here nga kisha, ndersa deputetet, perpara se te hyjne ne parlament, do te kthejne syte nga xhamia. Burime te KJ thane se disa nga zyrtaret aktuale te shtetit, nuk jane dakord per ngritjen e ketyre dy objekteve te kultit ne qender te kryeqytetit. Madje kane hyre ne tratativa edhe me drejtuesit e ketyre besimeve fetare, por bisedimet kane rezultuar jo te suksesshme. Ne nje mga mbledhjet me te fundit te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise, eshte marre vendimi per paraqitjen e planeve rregulluese te qendrave te qyteteve. Bashkia e Tiranes nuk e ka ndermarre ende nje hap te tille, por nese do ta beje, do te duhet te perfshije ne plan edhe pretendimet e komuniteteve fetare.

[ 07. Shkurt 2003, 02:00: Mesazhi u ndryshua nga Blen[)i ]
 

Elkol

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

O Malsor kujt besimi i peket atij ortodoks apo katolik?
 

Admir

Forumium maestatis
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

NUK jam per ndertimin e tyre ne qender te Tiranes. Tirana, sidomos qendra e saj nuk ka pse te reflektoje arkitekture arabe, apo bizantine, por dicka moderne me nuanca SHQIPTARE! Jemi evropian dhe le te qendrojme te tille! Shembullin ta marrim nga Gjermania, Franca, Italia e Anglia etj e jo nga Greqia apo Irani. Kjo arkitekture na eshte detyruar, pra ka qene dhe duhet te mbetet e padeshiruar, sidomos ne ato vende ku prehen simbolet e shtetit tone.
 

usastudent

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Logos , ca ti bosh , ste pytetn ty kur moren vendimin.
Shume larg i bie ti cun . Thuj qe une jam protestant dhe merret vesh se ku qendron puna , te arkitektura apo.........

Peace

ND
 

someone

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

un per vete jam ortodoks, dhe prape sjam per ndertimin e tyre.
e para eshte se qendra e Tiranes eshte e tejmbushur, dhe sapo po lirohen lulishtet nga kioskat, tani ti zene kishat e xhamiat.
e dyta eshte se nuk eshte e nevojshme,
xhami ka mu ne qender fare, ndersa kisha eshte te rruga e Kavajes.
e treta eshte se ne asnje vend te perparuar nuk ngrihen kisha e xhamia ne qender te qytetit, vetem ruhen ato antiket qe kane kohe aty.

ne fakt duhet thene qe kisha te rruga e Kavajes eshte e vogel se e kam pa vete (per xhamine te sheshi Skenderbej smund te flas se skam hyre brenda), por prape se prape ka shume vende te tjera ku mund te ndertohen keto objekte kulti, dhe sduhet do e mos, ne qender te Tiranes.

dhe dicka tjeter qe duhet thene, megjithese e di qe besimtaret muslimane do me kundevihen; aty rreth e qark xhamive s'jetohet dot, sepse qe ne pik te sabahut vihet majdafoni dhe fillon e kendon hoxha, dhe ste le te flesh. te pakten keshtu ka qene kur un jetoja ne Shqiperi para 4-5 vjetesh.
 

iliria e para

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Kishe e xhami mun te jete cdo shtepi, edhe juaja ose e imja.
Zoti eshte cdo kun, sipas librave te shenjet.
Ai te shef , degjon e gjykon.
Me mire te kishin finansuare ato para ne punsimin e te papuneve ne Shqiperi ose te ju kishin ndertuar shtepi te varferve qe ka aq shume.
Edhe zoti me shumi i kishte vlersuar.Kishe e xhami nuk i mungojne Shqiptareve, ju mungojne vende pune.
 

Sejsej

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

C'a beni more se late koqen e namit.
Besoj se te gjithe jeni ne evrope e ku t'a di une (ne mergim).
Por nuk flisni te drejten;pasi ne cdo shtet (katolik,ortodoks, e musliman)kishat e xhamijat jane cep me cep.
Perse na prishin pune??,me mire qendrat e qetesimit shpirteror ku njerezit shkojne e i falen te Madhit Zot apo diskot dhe birrarrite!?.
Per njerez te pamoralshem dhe te pa-fe patjeter qe jane me mire diskot ne mes te qyteteve,pasi arrogantet mezi presin shthurjen e shoqerise;ata kerkojne drogen qe shperndahet ne per keto disko,ata kerkojne rrugeve njerez qe jane te dehur nga alkooli dhe nga mariuhana qe perdoret ne shumicen e ketyre klubeve.
Hipokritet nuk kerkojne sot nje shoqeri besimtare,sipas riteve shoqerore dhe familjare,hipokritet nuk duan qe familjet te shkojne cdo te premte neper xhamite e tyre dhe te ndjekin respektin shoqeror dhe familjar,ata nuk duan qe familjet (te lumtura)te shkojne cdo te diel ne kisha dhe buzagas ata te dalin prej deres se tyre duke takuar njeri tjetrin perzemersisht.
Ne rast se do te behej fjala per DISKO-KLUBE;patjeter qe ju o injorante ''te zellshem'' do te brohorisnit dhe pellisnit sikur ''gomari i xha Beqos'' qe me pas e vrau gjermani.
Sipas ''te mencurit'' Logos fete na qenkan imponuar;(ne mendjen e tij;Diskot nuk na jane imponuar,PASI GJYSHERIT TANE DROGEN DHE ROCK-UN E KANE PAS TRADITE).
Me se fundi ;qytetet tona kane vend per cdo kuvendbesimtar dhe politikanet kane rrugen e tyre qe nuk do t'i ndalet nga disa fodulle,masandej besimet fetare kerkojne ate c'ka u eshte marre pa-drejtesisht!
Ne hell shkofshin jo-besimtaret qe akoma sikur komunistet u hyjne ne hak besimtareve te paqte.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Seisel e fute koken
Ah cje ti nje mashtrues i madh dhe skam ku te takoj te ta gungoj pak koken.
Mashtrues dhe delenxhi.
Kush ju ka mesuar te jeni kaq +++++++++ dhe me pas na dilni bij te vertete te Allahut. :smash: :smash:

Kujdes fjalorin

[ 07. Shkurt 2003, 21:11: Mesazhi u ndryshua nga Blen[)i ]
 

Sejsej

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

z Leonard!
Une jam mesuar t'u bie gjerave drejte.
Karshi besimtareve te fe've te tjera nuk kam asnje gje te kundert.Por kur flas per @@katolikocentriste''nenkuptoj ata qe gjoja fetare flasin per percarje.Ne shkrimet e mia a eshte perfolur feja katolike ose ortodokse??? ne rast se gjen nje gje te tille ma ri-shkruaj??.
Mos te te djeg'i lekura kur mbulohesh me petkun e gjoa-katolicizmit pasi ne shkrimet e tua (te t'a them si shok ose forumshkrues)me shume gjen fryme armiqsore dhe luftenxitese se sa paqesore.
 

lola

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

ugh...Keni te drejte. Nuk ka cna duhen arkitektura e huaj. Dikush duhet ta ngreje zerin andej nga Tirana. Ti shkruajne letra Bashkise. Nese keni mundesi te gjeni numrin apo e-mail apo adresen andej na e vini ketu ju lutem. Na e ruani Shqiperine o njerez se nuk do kemi ku te kthehemi kur te plasi lufta.
 

someone

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Sejsel,
ti mendon se po u ndertuan kishat e xhamiat ne qender te Tiranes shoqeria sdo te shthurret. se ata te rinjte qe frekuentojne klubet e diskot sa te shofin keto ndertesat e reja do behen besimtare te dedikuar? dhe pastaj po shkove ne disko apo klub sdo me thene qe do drogohesh apo je rrugac a ku ta di une.
dhe sa per kisha e xhamia un mendoj se Shqiperia ka plot, dhe seshte qe po ngelen besimtaret jashte ngaqe spo i nxene nderstesat. sepse nqs kjo do te ishte e vertete, atere sdo kerkohej me ngulm qe keto ndertesa te ndertoheshin mu ne qender. dhe ndertimi i ketyre objekteve te kultit behet ne qender per qellime te tjera, e jo fetare. Komuniteti musliman, i shtyre nga vendet arabe, po kerkon ti japi shqiptareve ngjyra te theksuara islamizmi, dhe kete mendon ta beje duke ngritur nje xhami te madhe mu ne qender te qytetit. Nga ana tjeter, po te njejten gje po ben komuniteti ortodoks. vetem se ortodokset skane si mbeshtetes arabet, por greket. ne fakt car do te presesh kur vete kryepeshkopi eshte grek?

kshu qe mos kujtoni qe keto objekte kane si qellim krysor fene, por ato kane nga prapa qellime politike.
qytetet shqiptare kane kisha e xhamia nga njeri cep ne tjetrin, kshu qe seshte nevoja te ndertojme te tjera. qe kur hyri demokracia, jane ndertuar e rindertuar shume kisha e xhamia, dhe seshte nevoja qe mu ne qender te Tiranes te ndertohen objekte kulti te tjera, sepse ne skemi nevoje ta shkruajme ne balle ne jemi muslimane apo te krishtere.
dhe Iliria e tha mire, kur tha qe me mire keto pare te ishin perdorur ne ndihme te te varferve.
 

u74

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Ndertoni pse jo,kisha e xhamia edhe mundesisht sa me te medhaja se aq me teper i "afroheni" zotit.
Bile keto vitet e fundid kane ardhur edhe ca Kineze ne shqiperi e do te ishte e drejte qe edhe atyre me iu ndertue nje tempull te madh Budist para selise se presidences,e se fundi me qe po vendosim marrdhenie te ngrohta me Idine se shpejti do kemi edhe Indiane ne shqiperi(jo se kam ndonje gje kunder Indianeve dhe Kinezeve)te ndertojme edhde nje tempull Indian para bashkise se Tiranes ta spostojme pak bustin e SKENDERBEUT se tek e fundid kjo permendore nuk iu shkon pershtat disa "NACIONALISTAVE" shqiptare.E me shtimin e komuniteteve te tjera qe patjeter do te vijne dhe do t ia shtojnne lavdine Shqiperise,tempujt e tyre ti vendosim para selise se PD dhe derivateve te saj.
PR,PAD,PL,PA,PRK,PSD,PDK,
selise se ashtuquajturit mbret,e shume partive dhe organizatave te tjera qe kena me bollek.
E ATEHERE ZOTI S KA KA ME SHKUAR PA E NDIHMUAR SHQIPERINE.
 

antihero

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Logos :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:
musliman jam por jam kunder ketyrelloj idiotsirash.
fakt:ne sloveni(mrekulli ekonomike) kan te njejtin problem ,pra kthimin e tokave kishes dhe e dini si ja ben,nuk u a kthyen tokat kishes.E njejta gje duhet te jete edhe ne shqiperi.
 

someone

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

marre nga Korrieri:

Servilizmi banal i shtetit ndaj fese

Nga Sabri GODO/ Kam pershtypjen se gara per ndertimin e objekteve te kulteve fetare ne Shqiperi, po kapercen me te tepert kufijte e aresyes. Para se te thellohem me tej ne kete teme dua te shpjegoj se c'lloj fetari jam une vete.

Kam lindur musliman dhe vazhdoj te mbetem i tille, me ato kufizime qe i kane vene vetes ndaj fese, historikisht shqiptaret. Vite me pare lexova me keqardhje akuzen qe u bente nje shkrimtar i yni shume i njohur shqiptareve, se ishin te vetmit ne Ballkan qe nderruan fene me shpejtesi, nga te krishtere ne musliman. Padyshim qe ky eshte nje gjykim i ceket. Shumica e shqiptareve u bene muslimane sepse anjehere skane qene shume te krishtere. Nderrimi i fese i nxirrte shqiptaret nga gjendja e rajase ne njerez te lire, duke u hapur edhe rrugen e mireqenies. Do te thote se, per te paret tane, liria dhe mundesia per t'u pasuruar, ishin me te shtrejta se besimet dhe dogmat fetare. Pra s'mund t'i gjykojme per keq ata qe nderruan fene. Disa e kane bere mese nje here, si fjala vjen Gjon Kastrioti, ati i heroit tone. Mbase eshte pak e hidhur te pohohet se shqiptaret e kane pase perdorur fene si nje gune per t'u kthyer nga te fryje era sic thote edhe Cabeji yne i madh. Por ketij realiteti historik s'kemi se cfare t'i bejme.

Kthehem prap tek vetja.

I shikoj me dashamiresi te kater besimet fetare qe njihen ne Shqiperi. Jam lindur suni, por shpirterisht anoj me fort nga bektashizmi. Mbase per kete kane faj 4 vellezerit Frasheri si dhe fakti se teqete jane shquar si vatra te shqiptarizmes. Ndersa e ferkoj me dashuri mjekrren e baba Reshatit, kjo nuk me pengon te jem mik i sinqerte i hiresise se tij Sabri Kocit. Shenjterine e tij Kryepeshkopin Janullatos, e kam takuar per here te pare ne vitin 1991. Personaliteti i tij gjate nje bisede 2 oreshe me magjepsi aq fort sa kur dola prej andej thash me vete si dreqin nuk jam bere ortodoks. Kurse per sa i takon Imzot Rrok Mirdites ai ka ne zemren time nje vend te vecante dhe dikur shkoj e rrefehem te ai sikurse bejne katoliket. Kjo gjendje e imja ndofta shpjegohet me filozofine jo dhe aq te qarte mbi gjithesine, mbi jeten, mbi vdekjen qe me ka munduar qe ne rini por mbase buron edhe per nga rrethanat ne familje. Vajza ime e madhe eshte martuar me nipin e priftit te Durresit, i mrekullueshmi Papa Razmi. Vajza e dyte e ka burrin ortodoks nga baba dhe katolik nga nena. Si perfundim i kesaj mpleksjeje nuk di te them edhe as e kemi shtruar per diskutim se cilit besim fetar i perkasin kater nipat e mi.

Me ne fund, kjo nuk eshte shqetesonjese sepse te njejtin problem kane ndoshta gjysma e shqiptareve, problem per te cilin, as qe sekelldisem fare. Te huajt qe e citojne Shqiperine si nje vend islamik te moderuar, nuk e njohin kete vend. Nuk jemi kurresesi nje popull islamik, vec po te doje ndokush e te shpiki nje genjeshter, jemi nje vend me bashkejetese fetare te shkelqyer dhe te pakten kete gje te mire nuk duhet te na e mohojne.

Kerkoj ndjese per kete parathenie tejet te zgjatur qe te eci tani drejt e ne teme. Kam lexuar ne shtyp lajmin e habitshem se prane selise se PS, pra ne sheshin qe perben zemren e qytetit, do te ngrihet Katedralja Ortodokse. Kurse ne lulishten perpara Kuvendit, do te ndertohet nje xhami e madhe. Nuk besoj qe keto te jene te sakta, ndryshe mendoj se eshte rasti qe ne banoret e Tiranes pavaresisht nga besimet fetare, te ngrihemi ne nje proteste te fuqishme kunder qeverise dhe kunder Edi Rames. S'mund te prishen lulishtet e pakta ne mesin e qytetit, ku duhet te pushojne njerezit e te shtohet blerimi, per te ndertuar faltore te cdo lloji qofshin. Kurrsesi s'mund te pranohet nje marrezi e tille. Kishat, xhamite, teqete zakonisht ngrihen ne kodra prej nga degjohen me mire kembanat dhe muezinet dhe prej nga mund te dominohen edhe me mire besimtaret, pra ne vende te qeta e disi te vecuara ku secili mund t'i drejtoje lutjet perendise, sic ja do zemra.

Por lajmi mund te jete edhe i besueshem sepse servilizmat e qeveritareve ndaj institucioneve fetare deri ne shemtim e neveri, i kemi pare edhe gjetiu. Nje kishe e madhe eshte ngritur ne sheshin ballor te qytetit te Korces, duke zene pamjen e maleve dhe te kodrave te bukura. Por edhe me skandaloz eshte fakti, qe vendi ku u ndertua Kisha, i perkiste me pare monumentit te luftetarit te panjohur. Kjo eshte pak a shume si te cvarrosen eshtrat e Themistokli Germenjit dhe Mihal Gramenos, qytetareve te pare te Korces e te Shqiperise dhe martireve te tjere ne shkalle qarku, Petro Ninit, Papakristo Negovanit, Spiro Bellkamenjit e dhjetra heronjve te besimit ortodoks e muslimane qe me gjakun e tyre themeluan Shqiperine. Ne te vertete dhunimi i monumenteve te heronjve eshte edhe me i hershem. Ne vitet e Enver Hoxhes kur u ngrit ne Korce ndertesa ogurzeze dhe e shemtuar e Komitetit te partise, u hoq monumenti i luftetarit te panjohur, qe te lirohej sheshi per mitingjet dhe u cua perpara hotel-turizmit. Me renien e dikatures, pritej qe monumenti te kthehej aty ku ishte, per te vene ne vend nderin e qytetit. Po ja qe aty u ndertua kisha dhe monumenti u spostua para saj, duke humbur hijeshine dhe dinjitetin. Problemi lidhur me shperndarjen e objekteve te kultit, eshte me i gjere dhe me shqetesues dhe shtrihet mbi tere vendin. Ngado qe te udhetosh do te shohesh anes rrugeve te zbardhin xhamite me format gjeometrike te kubit, sferes dhe cilindrit. Kishat ortodokse ngrihen sipas nje arkitekture te fiksuar ne rregullore, kurse ato katolike modernizohen, por nuk jane format qe ngjallin shqetesim. Ështe dendesia e tyre dhe gara e pandalur per t'ia kaluar njera-tjetres, qe perben problem e qe diku kalon deri ne absurditet. Memaliaj u ngrit si nje qytet i minieres. Qyteti po vdes se miniera eshte mbyllur, por ja qe aty u ngrit kisha, megjithese, po te nisesh nga besimi fetar mund te jene e shumta 5 % ortodokse. A mos vete ndokush me shprese qe ne te ardhmen bektashinjte e Memaliajt te kthehen ne ortodokse? Ka me teper te ngjare qe banoret e qytetit te vogel, te shperngulen teresisht, e aty te mbetet vetem kisha.

Ky shkrim do te shkonte teper gjate po te flitej vetem per shtrirjen vend e pavend te kulteve qe po na mbulojne. Keto ndertohen pothuaj teresisht me kontribute nga jashte, te fondacioneve bamirese. A mund te caktoje shteti nje kufi se deri ku do te shtrihet kjo pune? A mund t'i sugjeronte shteti ketyre fondacioneve bamirese qe te kthejne pak syte edhe nga shkollat e spitalet ne gjendje te mjeruar? Shteti ben sehir dhe kujdeset vetem per nje gje: Funksionaret e larte te jene te pranishem ne cdo ceremoni fetare, te tregohen sa me te pervuajtur e te devotshem shpirterisht, duke bere nje loje sa hipokrite, aq dhe te shpelare. Keta harrojne se jane perfaqesues te nje shteti laik, i cili ka detyrimin kushtetues te respektojne Komunitetet fetare, te njohe te drejtat e t'u ktheje pronat, pa qene nevoja qe kur dalin nga keto institucione, te kapin mikrofonat e te bejne lutje e predikime fetare.

Pak a shume ne keto ujera jane edhe partite politike per interesa elektorale. Kjo gjen nje fare justifikimi. Vershimi i qytetareve drejt kishave e xhamive ishte dhe eshte nje proteste e forte ndaj te vetmit regjim diktatorial ne bote, qe ndaloi fene dhe me i ashpri ne persekutimin e saj. Por lidhur me bashkesite fetare, shteti ka disa detyrime qe rrjedhin nga Kushtetuta, e cila mbushi tre vjet e tre muaj. Keshilli i Ministrave eshte i detyrar te rregulloje marredheniet me bashkesite fetare, nepermjet marreveshjeve me shkrim te ratifikuara ne Kuvend. Deri me sot s'kemi pare asgje te tille.

Kleriket ne krye te besimeve fetare ne Shqiperi ne keto 12 vjet jane treguar atdhetare, predikues te forte te paqes, vellazerimit dhe moralit qytetar, duke i dhene shoqerise nje mbeshtetje qe s'mund te zevendesohet nga asnje force tjeter, por nen te, si fjala vjen ne fshatin e coroditur, Dragostunje e Librazhdit e ndonje rast tjeter, diku shfaqen radikalizma qe ushqehen neper rruge te panjohura. Nje pedagog ne Institutin e Arteve nuk i pranon nxenesit po te mos bejne pershendetje fetare kur hyn ne klase. Ka edhe shembuj te tjere qe provojne se shteti rri ne pasivitet ndaj shfaqeve qe demtojne sadopak tolerancen e mrekullueshme fetare qe zoteron ne shpirtin e shqipetareve. Kurse duhet t'i pritet rruga ne menyre drastike cdo lloj radikalizmi sado sporadik e i parendesishem qofte. Ështe pozitive qe kleriket fetare te arsimohen e te fitojne kulture teologjike sa me te gjere po ne te njejten kohe duhet ditur ne cilat shkolla mesojne dhe cfare diturish marrin ne Shqiperi e jashte saj. Dhe kjo s'do te thote kurresesi nderhyrje e shtetit ne punet e fese.

Sabri Godo


--------------------------------------------------------------------------------
10/02/2003
 

Sejsej

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Ti o antihero(t'a kam thene edhe me pare)je nje hipokrit se ne gjirin e fese Islame njerez si ty nuk pranohen.
Ty do te pershtatej me mire roli i klounit te cirkut;ose thjesht je nje papuce e grisur qe as arnat nuk e mbajne dot me.
 

sauron

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Me nje gje çuditem. Qe kur u bene keta njerez aq te ndjeshem ndaj lulishteve e parqeve se kur ketyre te fundit iu morr fryma nga lokalet s'u ngrit njeri te kundershtoje ose e shumta ndonje thirrje e deshperuar kurse te shohesh gurgulene e diteve te fundit ne shtyp te iken mendja; thirrje per protesta masive, peticione, dreq e shejtan a thua se s'do ndertohen objekte fetare por gijotina publike. Vete Sabriu me sa kam degjuar ka ngritur nje hotel mu ne plazhin e Golemit, nje nga ata shemtirat qe i kane dhjere nenen edhe asaj pak bukurie natyrore qe na kishte ngelur.

Keta ateiste te ndyre, çdo manifestim ose reflektim fetar ne shoqeri e marrin si nderhyrje te dhunshme ne jeten e tyre ndersa ata mund te bejne ç'te duan pa e prishur terezine se lendojne ndjenjat fetare te te tjereve. Keta na çirren qe feja te mbetet krejtesisht individuale dhe te mos dale ne asnje menyre jashte kishave apo xhamive ndersa ata mund te shfaqin çdo lloj imoraliteti. Nuk mund te ngrihet askush te flase kunder lloj lloj pislleqesh qe shfaqen ore e pa ore ne televizion aq sa s'kemi me guxim ta hapim televizorin ne prani te familjes, nuk mund ta ngreje zerin njeri kunder (zh)veshjes qe manifestohet neper rruget e qyteteve tona, nuk kane te drejte njerezit e ndjeshem te ankohen kunder ambjenteve te hapura ku pihet alkol nga te clat degjohen lloj lloj banalitetesh e ngacmimesh, nuk duhet te ankohet njeri kunder zhurmes se lokaleve e diskove qe s'te lene as te flesh por ata qe s'bejne tjeter veçse mundohen te jetojne besimin e tyre duhet ta masin njeqind here çdo gje qe bejne se aman mos na shqetesohen keta ateiste te qelbur (me ateistet ne pergjithesi s'kam gje, e kam me ate sojin e emancipuar qe pa na e bie ne maje te hundes).

Per ata qe thone se xhamiat e kishat mjaftojne; nuk ia kane haberin aspak ose bejne sikur nuk e dine se objektet e kultit (te pakten per xhamiat qe e di vete) qe jane sot ne Tirane nuk mjaftojne aspak. Po te shohesh psh. xhamine e Dine Hoxhes tek rruga e Kavajes, mund te vesh re se megjithese eshte tre kateshe e i kane bere tere ato shtesa, kjo xhami nuk mjafton as per faljet e akshamit e le me per te premtes.
 

someone

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

le te themi qe Shqiperia paska nevoje per keto dy objekte kulti.
por pse duhen ndertuat keto objekte ne mes te Tiranes? pse duhet doemos qe keto objekte te jene ne balle te Tiranes? nqs keto objekte ndertohen diku tjeter cfare ndryshimi ka?
e pra e shikoni qe keto objekte spo ndertohen per qellime fetare, por per qellime te tjera?

cuditem me ate llogjiken qe meqe lulishtet u zune nga kioskat per nje periudhe 10 vjecare, atere nese e bejme kete nje gje te perhershme. eshte si ti thuash nje njeriu, ti ke qene ne burg per 10 vjet, kshu qe ste ben me pershtypje nese rri ne burg per gjithe jeten. dhe seshte e vertete ku thuhet qe njerezit sdolen kunder kioskave qe zune lulishtet, sepse po te ishte keshtu ato sdo prisheshin ndoihere.

Un jam nje ortodoks qe besoj ne Zot, dhe jo ateist.
 

Tom Novi

Primus registratum
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Une te them te drejten sot hyre per her ter pare dhe mu duk tema intersante.
Po le te hyjme ne teme.
Ne duhet te dime nje gje dhe te gjithe e dime shume mire se e keqja atij vendi nuk i ka ardhur kurr nga feja por nga pisat. Shume nga ju do thone kush jan pisat .Pisat jane ata qe nuk kane moral dhe jane mesur tju marrin hakun te tjerve.Qe ja u moren pronat shqiptarve per 50 vjet e vazhdojne tja u marin kjo eshte nje fatkeqsi e madhe ne ate vend .Mua me ben shume pershtypje se si te rinjte ketu shkrujne per civilizim per modernizim dhe duan lulishte e ku ta di une po e duan ne token e tjetrit .Jo mor te dashur se ato jan prona te dikujt tjetrit dhe ju duhen kthyer atyre cfare do qofshin ato.Ju qe jeni dhe kaq anti islam mos harroni se shumica nga ju eshte e ardhur ne Tirone dhe ai qe e themoloj Tironen ishte hoxhe Sulejman pasha.Pastaj ju qe jeni kaq modern ,modern ne thojza se shumic lajne halet e evropes .Dhe per fat e kan pare se sa tolerante eshte evropa qe mbyti gjithe ato hallexhi ne mes te detit gra e femije ne otranto dhe nuk tha asnjeri ndonje fjale .
Dhe ju lutem mos me merrni me pershembull kete kne se i shof vete se si jan te degjenrum ne kulm me mire lus zotin te rri gjithe jeten pa buke dhe te pakten te kem moral.
Dhe ju vete e keni pare bashke me mua kur ju tregoni pashaporten shqiptare apo dhe vetem kur ju thoni qe jeni shqiptare mezi ju shofin.Pra mos i harroni keto gjera.
Pra dhe mos harroni ato shqiptaret e hershem se ata ishin zotni.
Me ate thenin e hershme moj evrope kurve plake
 

Admir

Forumium maestatis
Re: TIRANA - Dy objekte kulti ne qendër

Fillimisht postuar nga Sejsel:
[qb] Ti o antihero(t'a kam thene edhe me pare)je nje hipokrit se ne gjirin e fese Islame njerez si ty nuk pranohen.
Ty do te pershtatej me mire roli i klounit te cirkut;ose thjesht je nje papuce e grisur qe as arnat nuk e mbajne dot me. [/qb]
Shyqyr qe nuk ke gje ne dore Sejsel! Mjere ai qe kundershton 'teorite' e tuaja, perjashtim, ofendim dhe arrogance do te perjetoje. Ne fakt mjere ti!
 
Top