TIRANE - Një përplasje me armë mes të rinjsh ka përfunduar me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme në një lokal të njohur për jetën e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
Arbër Demiri, djali i ish-prokurorit Skënder Demiri mësohet se është një nga të rinjtë që ka humbur jetën nga përleshja me armë. Një italian mësohet gjithashtu se ka humbur jetën, por jo si pasojë e të shtënave me armë. Paolo Azzaro, 64 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak nga tronditja që ka marrë nga ngjarja pasi vuante nga zemra.
Sakaq, identiteti i dy personave të tjerë që janë vrarë nuk dihen ende, ndërsa policia ka arrestuar 2 autorët si të dyshuar për vrasjes së 3-fishtë, ku njëri prej të ndaluarve është djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani.
Sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 3 persona.
Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, një armë zjarri tip pistoletë.
Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tir....vUa1eY8d.dpuf
http://www.shqiptarja.com/home/1/tir...nj-250129.html
Një prej dy autorëve është Kostandin Xhuvani, i njohur per vrasje edhe me parë dhe i dënuar me vetëm dy vjet burg.