Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

TIRANE - Një përplasje me armë mes të rinjsh ka përfunduar me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme në një lokal të njohur për jetën e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Arbër Demiri, djali i ish-prokurorit Skënder Demiri mësohet se është një nga të rinjtë që ka humbur jetën nga përleshja me armë. Një italian mësohet gjithashtu se ka humbur jetën, por jo si pasojë e të shtënave me armë. Paolo Azzaro, 64 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak nga tronditja që ka marrë nga ngjarja pasi vuante nga zemra.

Sakaq, identiteti i dy personave të tjerë që janë vrarë nuk dihen ende, ndërsa policia ka arrestuar 2 autorët si të dyshuar për vrasjes së 3-fishtë, ku njëri prej të ndaluarve është djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani.

Sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 3 persona.

Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, një armë zjarri tip pistoletë.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/tir....vUa1eY8d.dpuf
143503_1.jpg
143495.jpg
143508.jpg
http://www.shqiptarja.com/home/1/tir...nj-250129.html

Një prej dy autorëve është Kostandin Xhuvani, i njohur per vrasje edhe me parë dhe i dënuar me vetëm dy vjet burg.
 

Universal

AnonymouS
Nje shoqeri qe eshte e armatosur si kjo e vendit tone do te thote se eshte dhe e pa bindur perball ligjit, kushdo qe ka nje arme i mer jeten tjetrit me lehtesine me te madhe, per fat te keq na duhet te vrasim serbin qe kemi perbrenda vetes tone, kot akuzojme fqinjet tane per njerez mizor, me vjen keq per njerezit qe humben jeten,as dua te hyj ne detaje kush e ka fajin ne kete mes, ky fakt tregon se skemi nevoj te ngrenim beograd flamur por kemi nevoj si shoqeri per diktature...
 

scadarsko

Locus omnem
Nje shoqeri qe eshte e armatosur si kjo e vendit tone do te thote se eshte dhe e pa bindur perball ligjit, kushdo qe ka nje arme i mer jeten tjetrit me lehtesine me te madhe, per fat te keq na duhet te vrasim serbin qe kemi perbrenda vetes tone, kot akuzojme fqinjet tane per njerez mizor, me vjen keq per njerezit qe humben jeten,as dua te hyj ne detaje kush e ka fajin ne kete mes, ky fakt tregon se skemi nevoj te ngrenim beograd flamur por kemi nevoj si shoqeri per diktature...
qa lidhje ka krahasimi mes serbit n kete akt kriminal?
as flamuri n Beograd nuk ka lene lavdi apo merite pervec se munges civilizimi tek ne shqipetaret,ku akte te tilla kriminelesh po zhvillohen ne vendin gjoja te shqiponjave krenare;ku realisht jane primitive ne vitet 2014 gati 2015....fajin e ka sejcili nga ne qe pranojme nje shoqeri priimitive aspak ere europiane apo puro shqiptare.diktatura ishte por nuk mundem ta mbartim me se gati vdiqem nga kerbaqi e te sotmit vetem jan mos mirnjohes.ne shqiperi ka vetem nje zgjidhje ligje ushtarake dhe gjithe rinine ta dergojme ne detyrim ushtarak te pakten 3 vjet!nje rini qe nuk respekton prinderit deh familjen ,ti kujton s eka patriotizem neser?? pfffff vetem degjenerim!Rini scarco e trashur nga dhjami dhe alkoli,egoizmi dhe materializmi e shkreta shqiperi,deri dje ishte e shtypur nga te huajt tani e harruar nga rinia e vobeket e pa vlefshme ordinere.
 
Top