Tiranë, Pranga Ballist Morinës Qëlloi Me Pistoletë Serbe...Pa Leje


TIRANE - Një ditë para ndeshjes me Serbinë, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, “Ballisti” siç të gjithë e njohim, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd më 14 tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Blow në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte.

194916.jpg

Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se Morina ka qëlluar një herë pas mesnate me pistoletën e tij Zastava Mino Blow model serb, e cila mban në krehër 7 fishekë. Në automjetin e tij Lande Rover u gjet një gëzhojë, ndërsa në pistoletën që Morina mbante në xhep ishin vetëm 6 fishekë, pra një më pak sac edhe eshte qelluar!.

Të njëjtat burime thanë se ka qenë denoncimi i qytetarëve për të shtëna me armë që ka vënë në lëvizje policinë. Disa prej tyre kanë evidentuar Ballistin duke ekspozuar armën në zonen e tregut elektrik ndaj kane njoftuar menjehere policine. Kjo armë mund të shkaktojë dëm fizik jo më larg se 5 metra.

Gjatë marrjes në pyetje nga efektivët Morina ka thënë se këto armë i mbante për vetëmbrojtje.

Në makinë, efektivët blu gjetën edhe 36 bileta me emra te personalizuar për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi qe luhet me 8 tetor si dhe një megafon.

194892.jpg

Djali me origjinë nga Kukësi udhëtonte me automjetin tip Lange Rover me targe AA 874 KY së bashku me tre persona të tjerë pjesë e grupit “Tifozët Kuq e Zi”, të cilët gjithashtu janë arrestuar nën akuzë për “moskallëzim krimi”.

Të arrestuarit e tjerë janë: Erjon Bahushi, 22 vjeç, Denis Balla 21 vjeç dhe Marin Rexha 20 vjeç.

Arrestimi i Morinës dhe miqve të tij u bë në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë tregut elektrik gjatë një kontrolli të policisë. “Ballisti” akuzohet për armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale të policisë në ngarkim të të arrestuarve do t’i dërgohen Prokurorisë së Tiranës për ndjekjen e hetimeve të mëtejshme.
 

Almaa'95

Papirus rex
Mua ky Ballist Morina krahas te qenit patriot me duket dhe shume i papjekur.

Dua te them, Okay droni ne Serbi ishte dicka e mrekullueshme qe na ngriti peshe te gjitheve per momentin. Por vetem kur te ulet ajo adrenalina dhe fillon te te punoje logjika kupton sa i rrezikshem ishte ai si provokim. Dhe ishim me fat qe shpetuam me aq.

Lere kjo, u be hero, i thurem lavde, u be i famshem.. Deri ketu mire. Ama ne nje situate te tille si kjo e tanishmja qe karshilliku me "miqte" eshte si puna atij qenit qe leh vec tek kasollja vet, ai nuk duhet te dilte me video duke ironizuar syzet e Vucicit, por te sensibilizonte te giithe ata qe ndoshta kuptojne vec gjuhen e tij.

Ndoshta eshte ne burg fare padrejtesisht(ate nuk e di) por qe eshte clirim qe nuk do jete ne qarkullim ne stadium gjate kohes se ndeshjes, kete duhet ta dime te gjithe.
 
Last edited:
Top