"Tifozat Kuq e Zi"?

ardi naco

Primus registratum
"Tifozat Kuq e Zi"?

Kush janë "Tifozat Kuq e Zi"?


"Tifozat Kuq e Zi" janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërine tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Europën. Pos në Shkodër dhe Tiranë, Kombëtaren kuq e zi e kemi shoqëruar edhe në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Genève dhe në shumë stadiume tjera anë e mbanë Evropës.

Qëllimi ynë është t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t'i organizojmë tifozët shqiptarë. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.

Prandaj ju thërrasim që me ndihmën tuaj, me ndihmën e gjithkujt që e quan veten tifoz shqiptar, gjithkujt që e nderon fanellën kuq e zi, t'i ndihmojmë Kombëtares të na e zbardhë fytyrën dhe të na gëzojë me fitore të reja!

Eja, na u bashkangjit edhe ti - së bashku jemi më të fortë!
 

ardi naco

Primus registratum
Re: "Tifozat Kuq e Zi"?

qato-00.jpg

---------------------------------------------------------
qato-02.jpg

----------------------------------------------
qato-05.jpg

-----------------------------------------------------------
qato-07.jpg

-------------------------------------------------
tung ardi


Tifozat Kuq e Zi në mbështetje të Kreshnik Qatos


11.03.2005, 16:01 - Tifozat Kuq e Zi ishin të pranishëm në ndeshjen që zhvilloi boksieri ynë Kreshnik Qato kundër atij ukrainas Mamedov në 5 mars, në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës. Edhe pse jo të shumtë në numër ata ia dolën mbanë që ta ndezin atmosferën në sallë. Të armatosur me tupanë, bezet Kuq e Zi, megafon, tullumbace, flakadanë dhe me ndjenjën për një fitore të sigurt, ata marshuan drejt Durrësit. Në krye të sallës, për t'i dhënë edhe më shumë forcë Qatos, qëndronte i varur transparenti O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!

Thirrjeve në kor të Tifozave Kuq e Zi iu bashkëngjitën të gjithë sportdashësit në palestër. Tupanët binin pa pushim gjatë gjithë kohës. Thirrjet për fitore nuk pushonin. Si pa kuptuar erdhi raundi i 12-të dhe fundi i tij shpalli fitimtar Kreshnik Qaton, që u kurorëzua me titullin Kampion Bote në versionin IBC. Festa e Tifozave Kuq e Zi vazhdoi edhe jashtë Pallatit të Sportit, duke kënduar e ndezur flakadanë me të gjithë publikun që më parë gjendej në sallë. Atmosfera e krijuar ishte diçka e paparë më parë nëpër sallat tona dhe tifozët tanë morën mirënjohjen e publikut për këtë ndjenjë të zjarrtë tifozerike që përçuan.

Më poshtë do të mund të shihni disa foto të tifozëve tanë para dhe gjatë ndeshjes.
---------------------------------------------
qato-04.jpg
 
Top