Re: Tifozat e Italise
Një mundësi tjetër për finalen Gjermani-Brazil
Shekulli Online
Gjermani dhe Brazili mund të përballen sërish në finalen e madhe të këtij botërori me 9 Korrik. Sipas parashikimeve të revistës gjermane der Spiegel, Gjermania dhe Brazili duhet të kalojnë nëpër disa beteja për të arritur në finale. Skuadrat përfaqësuese të Brazilit dhe Gjermanisë nuk përballen në këtë kampionat, përveçse në finale. Kështu, sipas parashikimeve, që Gjermania të dalë në finale, duhet të kaloj Suedinë në 16-she, Argjentinën në 8-she, nëse kjo e fundit kualifikohet me Meksikën, Italinë në 4-she, sipas parashikimeve për ecurinë e saj në kapinonat, dhe së fundmi të takohet në finale me Brazilin. Por që Brazili të mbërrij në këtë fazë, duhet të kaloj, Ganën në 16-she, Spanjën në 8-she, Anglinë në gjysëmfinale, dhe më pas të përballet me Gjermaninë. Logjika është bazuar tek këto dy skaudra për shkak të performancës që kanë treguar dhe se në botërorin e kaluar isahin po këta të dyja që dolën në finale. Gjithsesi, “ringu” është i hapur edhe për të gjitha skuadrat e tjera, sipas çifteve që formohen nga kjo renditje.
PER TIFOZAT E ITALISE PESHQESH