Hektor12
Locus omnem
Kapet në doganë me pëllumba në çorape
Një australian është arrestuar në aeroportin e Melburnit me dy pëllumba të gjallë në çorape, ka njoftuar shërbimi doganor i aeroportit.
Pasagjeri 23-vjeçar Richard Janeczko ua ka tërhequr vëmendjen doganierëve pasi që gjatë kontrollit rutinor në xhepat e tij janë gjetur dy ve të shpezëve.
I riu është dërguar në dhomën për marrje në pyetje ku doganierët kanë zbuluar se në secilën çorape kishte nga një pëllumb të gjallë të fshehur, njoftojnë agjencitë.
“Ky lloj kontrabandimi jo vetëm që është mizor për kafshët, por paraqet edhe rrezik të madh për mjedisin jetësor dhe shëndetin e australianëve”, ka deklaruar në lidhje me këtë rast përfaqësuesi i shërbimit doganor në aeroportin e Melburnit.
Pasagjeri i cili me udhëtimin dhjetë-orësh kishte ardhur nga Dubai në çantë kishte bartur edhe farat e disa bimëve dhe mostra të patëllxhanit të kaltër, derisa atij i kanoset rreziku të kalojë dhjetë vjet në burg dhe të dënohet me gjobë prej 70.000 dollarëve amerikanë.
24.000 euro dënime për shkak të parkimit të gabuar
Një femër austriake 30-vjeçare, e cila ka injoruar madje 700 dënime për parkim të palejuar - vlera e të cilave ka arritur në 24.000 euro - është dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej 500 ditësh, ka bërë të ditur policia austriake.
Kjo femër, nëpunëse shtetërore në qytetin e Gracit, gjatë dy viteve të kaluara, ka injoruar 700 tentime të autoriteteve lokale për t’ia dorëzuar fletëthirrjet për pagimin e dënimeve, bën të ditur agjencia Reuters
"Natyrisht, kemi pasur raste kur persona të caktuar kanë injoruar tri, katër, e madje edhe 10 fletëthirrje, mirëpo 700 asnjëherë, kjo thjeshtë duket e pamundur”, ka thënë zyrtari i policisë, Herbert Matersdorfer.
Sipas ligjit austriak, për këtë lloj të shkeljes ligjore parashihet dënimi më i lartë me burg prej 42 ditësh, kështu që femra rekordere do të vuajë dënimin në periudha të ndryshme kohore dhe jo përnjëherë.
Han 203 krahë pulash për njëzet minuta
Amerikani me emrin artistik “Super Squibb” për vetëm 20 minuta kohë ka ngrënë 203 krahë pulash dhe ka fituar bindshëm në garën e cila është mbajtur në Filadelfia.
Për mundimin e tij 23-vjeçari nga qyteza Berlina në shtetin federal të New Jerseyt ka fituar një automjet, unazë diamanti me vlerë prej 8.000 dollarësh dhe kurorën me figura të zogjve miniatural.
Gara tradicionale, e cila çdo vit organizohet në prag të garës së madhe të ragbit “Super Bowl”, është përcjellë nga mbi dhjetëmijë njerëz.
Vendin e dytë e ka fituar Richard "Not Rich" Razzi, i cili ka gëlltitur 180 krahë pulash.
Gruaja në ankand shet shtëpinë dhe veten
Një grua amerikane nga Florida, e cila punon si shitëse e patundshmërive, është duke provuar të shes shtëpinë e saj dhe në të njëjtën kohë të gjejë një burrë, prandaj ka publikuar një shpallje interesante në faqen e njohur botërore për ankande "eBay" ku si paket ofron shtëpinë dhe veten.
Deven Traboscia, e shkurorëzuar që tetë vite, i është kthyer internetit me shpresë se do të gjejë burrin e nevojshëm.
Shtëpi në Florida. “Nëse dëshiron të jetësh në botën e ëndrrave dhe të përjetosh dashurinë e vërtetë si prej përrallave, atëherë unë jam grua për ty. Dërgo menjëherë paraqitjen tuaj nëse dëshironi të bëni për vete një grua me prejardhje nga Evropa", thotë ajo në shpallje.
Traboscia thotë se veçmë i është lajmëruar një mashkull i interesuar nga Italia, i cili planifikon që së shpejti t’i vije në vizitë.
Çmimi fillestar në ankand për shtëpinë dhe zonjën së bashku është vetëm 99 centë, mirëpo pritet se mund të arrijë shumën prej 500.000 dollarë.
Plaçkitësit me armë ikin nga djathi
Arkëtarja e një supermarketi gjerman i ka zmbrapsur tre plaçkitës me armë duke i sulmuar ata me djathë.
Të maskuarit kanë kërkuar fitimet ditore të dyqanit duke i nxjerrë armët e tyre në pah në Berlin-Wilmersdorf, por arkëtarja Martina Bolle, 50-vjeçare, ka refuzuar t'ua dorëzojë.
Në vend të kësaj ata kanë ikur kur ajo i ka kapur pakot me djathë nga banaku dhe ka filluar t’i gjuajë të armatosurit “fatkeq” me to.
Këndon shtatë ditë pa pushim
Indiani Viraag Wankhede ka kënduar një javë pa ndërprerje, duke dashur të futet në librin e rekordeve botërore Guinness.
Siç shkruajnë mediat indiane, inxhinieri tridhjetekatërvjeçar nga Mumbai ka filluar të këndojë në një qendër tregtare me 20 prill në orën 12:23, ndërsa ka përfunduar këndimin e tij më 27 prill në orën 12:26.
Kur të jetë vërtetuar zyrtarisht, arritja e tij do të thyej rekordin aktual prej 75 orëve këndim, të cilin aktualisht e mban amerikani Marcus LaPratt.
Gjatë këndimit maratonik, Wankhede nuk ka ngrënë e as nuk ka fjetur, dhe ka arritur të këndojë mbi 1.500 këngë, kryesisht hite të këngëtarëve indianë të muzikës popullore.
Wankhede, i cili për thyerjen e rekordit është përgatitur qysh prej vitit 2005, gjatë tërë kohës ka qenë nën mbikëqyrjen e tre mjekëve, derisa ka marrë ekskluzivisht ushqim të lëngët.
Wankhede ka dashur të merret në mënyrë profesionale me këndim, por pas disa tentimeve të pasuksesshme në Bollywood, ka vendosur të përdorë taktikën tjetër për të tërhequr vëmendjen për aftësitë e tij.
Plaçkitësin e tradhton hunda e madhe
Një plaçkitës në Sicili duket se nuk ka pasur hundë për vjedhjen të cilën e kishte planifikuar, sepse hunda e tij e madhe e ka tradhtuar kur është përballur me dëshmitarët e plaçkitjes.
Rosario Perugia, plackitës 44-vjeçar, në bazë të hundës së madhe është identifikuar si kryes i plaçkitjes në fund të muajit shkurt në bankën e qytezës Cerdi afër Palermos, kanë njoftuar mediat italiane.
Plaçkitësi kishte hyrë në bankë me kokë të mbuluar me kapele të leshtë dhe kishte drejtuar revolen në arkëtarët duke arritur të merrte prej tyre 10.000 euro. Perugia edhe para disa vjetësh ishte dënuar për shkak të plaçkitjeve.
Policia gjatë hulumtimit i ka thirrur dëshmitarët dhe u ka shfaqur atyre fotografitë e hajnave të cilët tashmë janë dënuar për shkak të krimeve të ngjashme. Të gjithë dëshmitarët e kanë njohur Perugian, duke bërë me gisht kah hunda e tij.
Pas një kërkimi policor, plaçkitësi është kapur të mërkurën.
Kërkon 54 milionë dollarë për pantallonat e humbura
Një ish-gjykatës amerikan kërkon nga kompania për pastrim kimik dëmshpërblim prej 54 milionë dollarëve, për shkak të pantallonave të humbura.
Roj Pirson, ka përcaktuar se këtë vlerë duhet ta paguajë kompania për shkak të mbishkrimit "kënaqësi e garantuar", që ka qëndruar në derë.
Pirson konsideron se mbishkrimi është mashtrim dhe reklamë e rrejshme dhe për shkak të kësaj kërkon 1500 dollarë për çdo ditë sa ka qëndruar reklama aty.
Në shumën e llogaritur, janë përfshirë edhe 500 mijë dollarë për shpenzime gjyqësore, dy milionë dollarë për "pësimin e turpit dhe stresit mental", si dhe 15 mijë dollarë për huazim të makinës.
Ku proces gjyqësor zgjatë tashmë tre vite me radhë.
Statujë e këpucës që u hodh në Bushin
Hedhja me këpucë në ish-kryetarin amerikan George Bush gjatë muajit të kaluar ka nxitur reagime të shumta, e tani ka shërbyer si inspirim për një vepër artistike.
Statuja e këpucës me madhësi të një krevati është zbuluar solemnisht të enjten në qytetin e lindjes së liderit të ndjerë irakian Saddam Hussein.
Artisti nga Bagdadi Lait al-Amari e ka përshkruar veprën e tij si simbol të popullit irakian.
Në vend të kasave me para, hyn në nevojtore
Plani i një hajni për të përbiruar rrugën e tij drejt një banke franceze i ka dështuar kur në vend të kasave me para ka dalë në nevojtore.
Ai nuk ia kishte qëlluar rrugës drejt kasave me para dhe në vend të tyre e gjeti veten në një nevojtore ku edhe u arrestua, ka njoftuar gazeta franceze ”La Provence”.
21-vjeçari hyri me dhunë në një ndërtesë të afërme me filialin e bankës “Banque Populaire” në Marseilles gjatë orëve të hershme.
Mashkulli, i cili vinte nga Belgjika, kishte planifikuar që të hapën rrugën e tij me makinë shpimi deri tek dhoma e cila në vete kishte arka përplot me para.
Alarmet u aktivizuan kur ai depërtoi nëpërmes murit dhe policia e kapi atë kur arriti në vendin e ngjarjes.
Në statujë është mbishkruar një këngë në nder të Muntadhar al-Zaidit, gazetarit irakian i cili ka hodhi këpucët e tij në drejtim të Bushit gjatë konferencës për shtyp në Bagdad.
http://www.lirenti.com/threads/4577-Disa-Kuriozitete#ixzz2yROcE6UJ