Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

*Plisi*

Primus registratum
Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

titelbild.jpg
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj
Familja Limaj:
Ndihmojeni Fatmirin!
Kosovë, ia mundëso birit tonë që të dëshmojë para fëmijëve të tij, që ende janë të mitur, se ai ishte luftëtar i lirisë! Ndihmoje
Kosovë që të dëshmojë se ai ishte edhe luftëtar i paqes


Të nderuar prindër, motra e vëllezër
Të nderuar qytetarë të Kosovës
Pasi që rrugë tjetër nuk mbeti, vendosëm që nëpërmjet kësaj letre publike,
në emër të familjes Limaj, të kërkojmë përkrahjen tuaj për prindin
e birin tonë të dashur, për deputetin e Kosovës, zotëri Fatmir Limajn. Na
ndihmoni që dhimbjet dhe shqetësimet familjare t'i ndajmë sot së
bashku në këto ditë të vështira për ne, për ju dhe për Kosovën.
Ne ishim të bindur se organizimin e mbrojtjes së deputetit Limaj dhe dy
të akuzuarve tjerë, Isak Musliut dhe Haradin Balajt, do ta merrnin përsipër
institucionet e Kosovës, sepse zbardhja e së vërtetës përballë
drejtësisë ndërkombëtare, në këtë rast, do të jetë virtyt për Kosovën, për
qytetarët e saj dhe Institucionet demokratike të cilat po rishkruajnë një
histori të re në këtë periudhë të pasluftës.
Nga Qeveria e Kosovës kishte disa përpjekje në këtë drejtim: vendimi
për formimin e fondit për ndihmë financiare i refuzuar nga Këshilli
Ekonomik Fiskal; gjithashtu vendimi për krijimin e një komisioni nga
Qeveria dhe Parlamenti ishte për t'u përshëndetur, por ai asnjëherë nuk
u vu në veprim. Sot, pas gjithë këtyre përpjekjeve, krijimi i Fondit për
mbrojtjen Limaj është rrugë e vetme e mbetur.
Ne besojmë në vendimet serioze të Qeverisë dhe veçanërisht kemi besimin
tek grupet parlamentare, shefat e të cilave asnjëherë nuk ngurruan
të na këshillojnë dhe të qëndrojnë pranë nesh sa herë që kishim nevojë.
Biri ynë dhe ne nuk kërkojmë ndihmë për t'u mbrojtur nga ligji, sepse
ju jeni dëshmitarë se sa e ka respektuar Fatmiri ligjin dhe sa është
angazhuar për një shtet ligjor. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë
ndihmë që në këtë proces gjyqësor Fatmiri të ketë mundësi që me
fakte të argumentojë se aktakuza ndaj tij është ndërtuar mbi bazën e
manipulimeve, dezinformatave të qëllimshme dhe të paqëllimshme.
Qytetarë të nderuar,
Për zbulimin e së vërtetës në këtë proces të rëndësishëm gjyqësor, zoti
Limaj nuk kërkon mëshirë nga askush, veçse krijimin e kushteve dhe
mundësive të barabarta që në bazë të argumenteve të mbrojë të
vërtetën para gjyqit dhe popullit që aq shumë e do.
Ajo që na preokupon neve si familje, është se biri ynë, deputet i
Kuvendit të Kosovës, nuk ka mbrojtje adekuate edhe pas 6 muajve në
paraburgim, përveç një avokati zyrtar të caktuar nga Tribunali. Të mos
e kesh përkrahjen dhe as mbrojten e duhur në një gjykatë të tillë, përballë
një procesi kaq të rëndësishëm për Kosovën, është shqetësuese,
aq më parë kur kohë për mbrojtje ka gjithnjë e më pak. Sipas gjykatës,
procesi gjyqësor do të fillojë në muajin shkurt, do të thotë kanë mbetur
tashmë më pak se 6 muaj.
Ju thërrasim që ta ndihmoni birin tonë Fatmir Limaj, sepse ai gjatë
gjithë jetës së tij ishte përpjekur dhe luftoi për Kosovën. Andaj ju drejtohemi
të gjithëve: Ndihmojeni birin tonë!
Ai kurrë s'ka dashur t'u marrë të tjerëve, pos t'u jap gjithçka nga vetja.
Ai shpesh ka thënë: "Gjatë gjithë jetës sime kurrë s'kam dashur t'i marr
gjë Kosovës, pos t'i jap gjithçka nga vetja - edhe jetën".
Të nderuar qytetarë, vazhdoni të keni besim si gjer më tani në birin
tonë, ashtu siç kemi besim edhe ne si familje. Ashtu siç ka besuar ai
gjithmonë dhe beson në Zot, në të vërtetën dhe aq shumë në drejtësinë,
së cilës për asnjë sekond të jetës nuk deshi t'i ikë. T'i ndihmojmë
Fatmirit për të mbrojtur Kosovën, të drejtën dhe të vërtetën e saj.
Kosovë, ia mundëso birit tonë që të dëshmojë para fëmijëve të tij, që
ende janë të mitur, se ai ishte luftëtar i lirisë! Ndihmoje Kosovë që të
dëshmojë se ai ishte edhe luftëtar i paqes.
Faleminderit!
Zoti qoftë me Ne
Familja Limaj
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

Kryeministri Rexhepi apelon tek qytetarët që ta përkrahin “Fondin Limaj” hallin Ç’është delegacionit drejtat me

Pas letrës së familjes së Fatmir Limajt

VISAR FETAJ
PRISHTINË, 19 GUSHT - Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka përkrahur të martën një letër publike drejtuar qytetarëve të Kosovës që është lëshuar një ditë më parë nga familja Limaj, në përkrahje të deputetit të Kosovës, Fatmir Limaj, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë materialisht në “Fondin Limaj”, me qëllim për të gjetur formën për mbrojtjen a të akuzuarve kosovarë nga Tribunali i Hagës. “Me githë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, Parlamentit, si dhe institucioneve e subjekteve të tjera politike që të krijojmë një fond për të gjetur një formë juridike për mbrojtjen e të akuzuarve kosovarë nga Tribunali i Hagës, konkretisht të z.Fatmir Limaj, deputet i Parlamentit të Kosovës, fatkeqësisht me mundësitë e Qeverisë nuk është arritur të krijohet një fond i tillë dhe e vetmja mundësi ka qenë krijimi i një fondi privat të familjes së tyre që të kontribuohet me mjete materiale në mënyrë që ata të kenë një mbrojtje dinjitoze deri në marrjen e një vendimi definitiv nga Tribunali i Hagës”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e kryeministrit Rexhepi. Shefi i Qeverisë së Kosovës, në letrën e hapur apelon tek të gjithë ata që kanë mundësi materiale, ta përkrahin fondin në emrin e Kadri Limajt në mënyrë që qytetarëve të Kosovës që janë të akuzuar nga Tribunali i Hagës, t’u mundësohet një mbrojtje dinjitoze. Në letrën e familjes Limaj drejtuar qytetarëve të Kosovës, të hënën, thuhet se “të mos e keshë përkrahjen e as mbrojtjen e duhur në një gjykatë të tillë, përballë një procesi kaq të rëndësishëm për Kosovën, është shqetësuese, dhe aq më parë kur kohë për t’u mbrojtur ka gjithnjë e më pak”. Në pamundësi të ndonjë alternative tjetër, familja Limaj ka vendosur që përmes letrës publike t’u drejtohet të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta ndihmojnë materialisht këtë fond. “Familja Limaj, përmes kësaj letre, nuk ka kërkuar ndihmë që Fatmir Limaj të mbrohet nga ligji, por që në këtë proces gjyqësor të ketë mundësi, që më fakte të argumentojë se aktakuza ndaj tij është ndërtuar mbi bazën e manipulimeve, dezinformatave të qëllimshme dhe të paqëllimshme”, shkruan aty. Familjarët e Fatmirit thonë se “ai kurrë, gjatë gjithë jetës së tij nuk ka dashur që t’i marrë asgjë Kosovës, pos t’i japë gjithçka nga vetja - edhe jetën”.
:thumbsup:
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

35 eurot e pensionit ia jep familjes Limaj

Pas publikimit të lajmit nga ana e familjes
së Fatmir Limajt për ndihmë dedikuar
mbrojtjes së tij, qytetarët e Gjilanit kanë
filluar të japin kontributin e tyre të parë.
Familja Shaqiri e cila jeton në Gjilan ka
vendosur që pensionin e tyre në vlerë të
35 eurove t'ia dedikojë mbrojtjes së
Fatmir Limajt. Shaqir Shaqiri tha se nëna
ime është pensioniste. Ajo merr pensionin
e saj të pleqërisë prej 35 eurosh, të
cilat kryesisht i përdor për blerjen e
barërave të saja. Me të dëgjuar lajmin se
familja Limaj kërkon solidaritetin e popullit
për ta ndihmuar mbrojtjen e Fatmirit
para gjyqit të Hagës, ajo u shpreh: "Biro,
un' këtë herë nuk e marr penzinë. Ate
kam me ja que familjes së Fatmirit...
Zoti, ai që na ka krijue, ka me u kan' n'
anën e trimit të Kosovës". (ms)
 

Anana

Primus registratum
Re: Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

Ndoshat do te te duket pa vend te pyes po une s'i kam ndjekur te gjitha zhvillimet pas gjenocidit ne Kosove. Kush eshte ky Fatmir Limaj, cfare ka bere dhe per cfare akuzohet?

Qenka dhe cun simpatik pale...
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

Kryeparlemntari Daci mbështeti hapjen e fondit për mbrojtjen e deputetit Fatmir Limaj


Prishtinë, me 21 gusht - Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, iu bashkua apelit drejtuar qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë fondin për mbrojtjen e deputetit Fatmir Limaj. Pas takimit me vëllain e deputetit Limaj, Demir Limajn, z. Daci i siguroi qytetarët se të gjitha mjetet e grumbulluara në këtë fond do të jenë të sigurta dhe do të përdoren për rastin Limaj. "Eshtë e dhimbshme që një deputeti të Kuvendit të Kosovës nuk mund t'i sigurohet mbrojtje në mënyrë institucionale", deklaroi z. Daci, duke theksuar se mbrojtja e deputetëve kërkon më shumë përkushtim. Nexhat Daci vlerësoi se është obiligim i çdo qytetari të japë kontributin e vet, në mënyrë që ta ndihmojë fondin për mbrojtjen e deputetit Limaj, cili është hapur këto ditë. Kryeparlamentari Nexhat Daci deklaroi gjithashtu se Kuvendi do të anagazhohet që sa më shpejt të nxjerrë ligjin për mbrojtjen institucionale të deputetëve. Demir Limaj tha se hapja e fondit për mbrojtjen e vëllait të tij, deputetit Fatmir Limaj, është bërë pasi UNMIK-u nuk lejoi krijimin e një fondi qeveritar, përmes së cilit do të ndihmohej procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt, tha vëlai i tij, Demiri.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës në përkrahje të Fondit Limaj

Kosovë: Thaçi përkrahë Fondin Limaj


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur përkrahjen e tij dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për Fondin Limaj. Në deklaratën për opinionin e gjerë publik, z. Thaçi tha: “Shpreh përkrahjen time të parezervë dhe të partisë që kryesoj për fondin vullnetar për mbrojtjen para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës të Fatmir Limajt, figurë e njohur e luftës dhe e paqes në Kosovë. Kam bindjen e plotë se qytetarët e Kosovës, pa dallim bindjeje politike, do të dinë t’i përgjigjen këtij apeli për ta ndihmuar bashkëqytetarin e tyre, z. Limaj, ashtu sikurse ai u doli atyre në ndihmë në kohë të vështira, duke mos kursyer asgjë për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi, për të jetuar në liri, paqe dhe dinjitet. Z. Limaj është qytetar i Kosovës dhe ka të drejtë të mbrohet denjësisht dhe juridikisht kundër akuzave ndaj tij. Kjo e drejtë garantohet me çdo konventë ndërkombëtare për të drejtat themelore të qytetarit, ku krahas me epërsinë e sundimit të ligjit secili qytetar ka të drejtë për mbrojtje dhe përfaqësim adekuat ligjor para organeve të drejtësisë. Ne besojmë fuqimisht se e vërteta për pafajësinë e z. Limaj do të ngadhënjejë dhe se askush nuk ka të drejtë të sillet ndaj tij dhe të akuzuarëve të tjerë sikur të ishin a priori fajtorë”, përfundoi deklaratën e tij kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës z. Hashim Thaçi.

21 gusht 2003, ora: 15:44 CET
 
Top