Thenie islamike

brenatohyseni

Forumium maestatis
Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pejgamberit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t'ia fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ushqimit, por Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj 'Bismillah', përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes”.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Muslimanit, të cilit i vdesin tre fëmijë para se ta arrijnë moshën e pjekurisë (bylyk), All-llahu xh.sh. do ta çojë në Xhennet për shkak të dashurisë dhe mëshirës së tij ndaj fëmijëve.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Kur vdes njeriu, sevabet i pushojnë t'i arrijnë, përveç në tri raste: sadakasë së përhershme, diturisë prej të cilës ka dobi njerëzia dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ja qëlloni çastit në të cilin All-llahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t'i përgjigjet.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Nga Nu'man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se babai i tij ka shkuar te i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i ka thënë: “Vërtet unë e kam dalluar veçan këtë birin tim, djaloshin (me një rob)”. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A e ke dalluar (me dhuratë) veçan çdo fëmijë tëndin, siç ke bërë me këtë?” Babai im u përgjigj. “Jo!” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ktheje atë (dhuratën) nga ai!”
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Pas ngrënies kujtonie All-llahun dhe falni namaz, dhe mos shkoni mënjëherë të fleni, ashtu që zemra të mos u bëhet e ashper.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Fat të madh për njeriun paraqesin katër mirësitë në vijim: gruaja e ndershme dhe shpirtdelirë, fëmijët e dëgjueshëm, miqtë e sinqertë dhe sigurimi i idares(furnizimit) në vendin e vet.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Më i pikëlluari në Ditën e Gjykimit do të jetë ai njeri që i është mundësiar të nxëjë dije në këtë jetë e ai s'e ka bërë atë: dhe ai që i ka mësuar të tjrët dhe ata e kan dhe ata e kan shfrytëzuar atë dije kurse ai jo!
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Dënimi më i rëndë i All-llahut në Ditën e Gjykimit do t'i mbërrijë ata të cilët kanë konsideruar se mundt të imitojnë krijimin e All-llahut.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Dënimi më të rëndë në Ditën e Gjykimit do ta shijojë ai i cili ka kaluar ditët në sorollatje- duke bredhur kot.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Frikësohu prej All-llahut kudo qofsh! Pasi të keshë bërë një të keqe, bëne një të mirë, që do ta fshijë të keqen. Me njerëzit sillu mirë dhe me shpirtmirësi.
 
Top