Thenie ( Fjale te urta popullore)

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Mos kerko miq ne pazar.

Pel'e huaj te le ne rruge.

Te gjithe dalin trima pasi kalon rreziku.

Gje e huaj therret te zone.

Kur hahen qente, han ujku dhente.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

E ka ne zemer si ujku henen.

Genjeshtra ecen shpejt, veç s'e ben te gjate.

Gjumi i tepert eshte rrobe e vjeter.

Zhurmon voza qe nuk ka gje brenda.
 

bela70

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Kali huaj ban rand.

Kur mungon Luani,edhe Majmuni behet mbret.

Mos ju bej te tjerve at qe sta kanda per vete.

Pika pika behet bistrica(lumi).

Me mir te punosh kot,se te rish kot.

Dembelia eshte bija e priteses.

Paftyresia dhe amoraliteti jan nen e bije.

Kush punon ,fiton.

Kush vet,nuk tret.

Kungulli nuk ec gjithmon mbi uj.

Qdo perpjetz e ka dhe teposhten.

Jan tesh,harni per thes.

Bere nje te mir e hudhe ne det,do te kthehet.

I din meta punt e veta.

Guri hek rand,ne vend te vet.

Po luajti vendit guri,nuk za vend ma.

Gur gur behet kala,po dhe fjal fjal behet bela.

Kush qesh do e vesh.
 

bela70

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Rena(genjeshtra)i ka kembet e shkurtra.

Ujku do mjegull.

Mendja madhe ta then qafen.

Qka mbjell,korr.

Budallen mos e vet se te kallxon vet.

Fshati qe shihet nuk do kallauz.

Qfar ka shtepia ta thot femija.

Qfar ka vekshi mbrenda ta thot luga.

Mos e ngacmo gjarprin me krande.

Mos shprush ne m.. se te vie era.

Mos laj m...me sh...

Mos perzi lomsha.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Me mire te te rrahe i yti, se te te puthe i huaji.

Shpirtin jepe e shko, flamurin mos e dorezo.

Mikun nderoje dhe vuret ne qoshet, por zot shtepie te jesh vete.

Ne hije as bari nuk ngre krye.

Kush fryri ne hite, i verboi te dy syte.

Mikun duaje, armikun druaje.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Ara ime, varri im.

Arberesh, ruhu nga letini, si pelikani nga çekani.

Ardhen galat dhe prishne folene e bilbilit.

Arma ta prun(mbron) kreun, arma ta prun atdheun.

As gjarpri nuk e len me kollaj vendin e tij.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Atdheu e nana nuk harrohen.

Atdheu mi te gjitha.

Ay qe le aren e vet, nget aren e huaj.

Balta – m’e embel se mjalta.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Çdo lule ka eren e vet.

Ajo lule qe s'ka ere, s'ka vlere.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Pritem per mana, na duelen thana.

Pula e vogel e ben voen e madhe.

Qeni i keq e bjen ujkun ne vathe.

Aj qe zbraz mjaltin lepin gishtin.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

S bie rrufeja mbi hitha.
Kush s ka mend ,ka kembe
s mbahet shtepia me miell hua
I duruari ,i fituari
Qesh me mire ai qe qesh i fundit
Fillimi i mire,gjysma e punes
..............................
..............................
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Pi raki e duhan digj, mbetet trupi lakuriq.

Kur merr derrasa te plasur, çahet e tera.

Kur te kerkojne borxh, duhet te mendosh mire mikun ose parane.

Hateri te le pa breke.

Haterlija don me ti treme mizat, po t'i qorron syte.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Per te njohur mire nje tjeter, duhet te njohesh me pare veten.

Me mikun ha e pi e pazar mos bo.

Lisi i njome - hieja e gjithkujt.

Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Bes’ e shqiptarit eshte shqiptaria.

Bije vendi – pike ergjendi.

Bilbilin e futen edhe ne kafaz floriri, po

vatanin e vet pelqeu.

Buke e hi e ne shtepi.

Buke e hi, po te shtepia jote.

Buke thate ne shtepi, sesa mish ne gjitoni.

Ca uku, ca turku.

Cili eshte ai njeri, qe nuk do shtepine e tij.
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Çdo zog kerkon folene e vet.

Ç'me duhet mua Pasha ne Misir.

Ç'vlere i ve vetes nje komb, ate i vene dhe te huajt.
 

mostro

Putraku
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

Me thuaj me cilin rri
te te them se cili je /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Noe

Primus registratum
Re: Thenie ( Fjale te urta popullore)

I miri e ze mikun ne mes te rruges.

I miri nderohet.

I miri s'vdes kurre.

I pine edhe vere, i shane edhe deren.
 
Top