The Wire

Al-Punk

Still here
Re: The Wire

Ne te njejten teme: Nje film me titull "Gone Baby Gone" me aktore (M. Freeman, E. Harris, C. Affleck).
Tema, drejtesia dhe policet. Plus tek stafi i aktoreve ka dhe ca aktore nga The Wire!
 

L0LA

Primus registratum
Re: The Wire

C'kemi Wire fansa.
Une sapo pashe episodet 6-9. Shume shume mire po e mbledhin. Keto episode me pelqyen jashtezakonisht. Tani qe mbarova duke pare 9 kam nje shije shume te hidhur ne fyt. Sapo pushova se qari. Ndarja e bugs, michael dhe dukie ishte shume shume rrenqethese. C'fare existence e dhimbshme. Kam qare shume kur tha Mike qe nuk e mbante mend veren e terrace boys. Ca nobiliteti tregoi. Shume skene e bukur. Dukie dhe Mike nuk mund te jene me shoke. Moment existencialist ne serial ne jeten e tyre. C'do gje qe bejne ka pasoja te pakthyshme. Dukie me sa duket do kthehet ne adikt.
Edhe Snoopi u tregua shume noble kur i erdhi ora. E dinte qe ose do mbijetonte ajo ose Mike. Gjeja qe me pelqeu me shume ketu ishte se kur e pyti ajo se si i kishte floket, Mike tha "It look good girl." Ne nje fare menyre Mike e respektoi duke e ndryshuar tonin e zerit ne endearment( nuk e di si i thone ne Shqip). Zeri iu zbut dhe mund te kuptoje qe ai e kishte xhan Snoopin sido qe shkuan punet. Dukej nga zeri qe ai nuk donte te qellonte por...

McNultyt gjithashtu po i vjen fundi. me pelqeu se si e lidhen quoten e Snoops per Michael " deserve has nothing to do with it it's just his time" kjo quote i aplikohet shume mire edhe McNultyt. Ai meriton lavderime por eshte e pamundur te mundet sistemi keshtu qe do jete ai qe do paguaje per genjeshtren e vrasesit serial por nuk e di se si .
Me zor po pres per finalen. On demand do jepet ne 10 Mars. Dhane 30 sec preview dhe aty tregojne Marlon me kostum duke ec ne rruge. Besoj se Levy do ta nxjerri me bail( nuk e di ca i thone bail ne shqip)
Si vdiq Omar ashtu pa lidhje? C'ne Kenard e vrau?
Mire ateher. shifena.
Mandi kete filmin nuk e kam pa. Nuk para i kam qef Affleckat. Ed Harris me pelqen jashtezakonisht dhe kush nuk e pelqen Freeman. Mund ta shof vetem per te pare performancat e ketyre. Juve ju pelqeu filmi? Ia vlen?
 

L0LA

Primus registratum
Re: The Wire

Mbaroi dhe The Wire. E pashe finalen 2 here te njejten nate. Mbaroi ashtu sic duhet mendoj.Historite i mbyllen mire. Do me marre malli.
 
Top