The road not TAKEN.

jehona

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

se mos vetem nje. Shoh plot rruge te me kalojne para syve keto kohet e fundit, rruge qe mund te me cojne larg asaj qe me eshte bere e padurueshme dhe perseri nuk marr guximin ta bej.
Guxim them une, por ndoshta nuk ka te beje me guximin. Rri e mendohem se cfare mund te jete, cfare eshte ajo gje qe me mban gozhduar ne nje ambjent qe sa vjen e behet me mbytes dhe aspak miqesor.
Ndoshta eshte inati, ndoshta eshte vetem deshira per t'i provuar te tjeret gabim, ndoshta sepse me pelqen ketu dhe po te mos ishin "ato", do te isha mese e lumtur te jetoja ketu, ndoshta dua t'u them se jam me e forte, me e qendrueshme, me praktike se ato, ndoshta...
E keshtu nis beteja, beteja me mullinjte e eres, me te tjeret dhe me vetveten, beteja qe ndjekin beteja e me pas beteja, gjersa "gjaku" te shkoje deri ne gju dhe te mos mbese asnje beteje pa u luftuar. Po atehere cdo te bente Sizifi? Ai e shpiku betejen e tij te perjeteshme, qe te kishte me se te merrej. Ne fund te fundit jemi qenie luftarake, qe nuk jetojne dot ne paqe, qenie qe bejne lufte per te sjelle paqen, qenie qe ushqehen nga lufta, qenie luftarake!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

:confused: me duket se s'kam lene gje qe kam dashur "pa shkelur"...megjithate, kam akoma shume per te jetuar :book:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

/pf/images/graemlins/frown.gif

me duket se kam bere milingonen te premten... :shrug:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

me duket se kam pare milingonen te premten...

Ku e pe mi? Une ngaqe nuk e pash, e shkela nji pa dashje. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

ore,
se mos me ke shtyp mu se te vdiqa!!! Edhe pse po te kishte pas cuna te bukur perqark, do ta kisha vu re :wub: /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
:kiss:
 

Ema

Goddes
Re: The road not TAKEN.

Mire,nuk te zgjodha ty.Nuk me genjeve mjaftushem sa per te me bindur dhe ishe teper i sinqerte per te me dashur.Ndonjehere ndaloj perballe orarit te trenave dhe shikoj sa km na ndajne.S'jane shum,e?Dy ore e ca me trena calamane,deri te fshati jot.
E di se nuk do nisem kurre per te ti.Te te genjej kot?S'u nisa kur te kisha larg dy minuta.Atehere nga krenaria e kisha,ose nga pabindja.
Sot e kam nga koha.Sot ka mundesi te jete vone.Eshte vone,shume vone.Te solla nder mend te premten ne darke.Nuk te marr ne telefon as kesaj te shtune.Tani mendo per udhetimet:paris,Vienne,prape me nje femer te vockel ne krah /pf/images/graemlins/laugh.gif.Po te thoja se te kujtova te premten.Ishte dkush qe te ngjante ne dukje.Per nje cast u iludova se mund te kishte ndonje gje tenden,ndonje grimce te ngjashme.Po ai ishte tjeter,ishte i merzitshem,i ngadalte(pfff) i buzeqeshur gjithnje,edhe kur nuk e kuptonte c'i thoja.Kurse ti o rrace qorri(vete me the se nuk shikon nga i majti),ti qe i doje te gjithe gjerat me vrap,te gjithe fazat ne nje,te gjithe drute menjeheresh ne oxhak,ti me vonesat,me surprizat,me mesazhet banale,ti me gjithe frymemarrjen tende te rende nga semundja(aty me ke pikuar shpirtin,kujtova se kishe nevoje per infermiere si Oso Kuka),ti me ate instrumentin qe s'e njifja,me ato melodite e largeta,me shtepine me njemije ngjyra(s'e dija se ekzistonin te tera),ti me ke mbetur ne fyt.
Mendoj se po te kisha marre rrugen tende me diell dhe gra lakuriq,me histori me te vdekur dhe braktisje aterore do isha larg shiut,po mbase dhe larg vetes.Do zgjidhja te isha si ti,pa qene njelloj edhe pse kaq te ngjashem ne frikat.Se ti ishe gati per dashurim,dhe si karnaval,si une,fshiheshe me ngulm nen masken e cinikut.

...Jane shtuar binaret ne stacion.Ti hajde me tako prape,qendro me shume se 15 minuta,me perqafo.
Rrugen tende s'e marr dot !

/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top