The road not TAKEN.

loaded

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

Distancat,distancat.
Nese flasim per masat.E di qe realiteti ketej ndryshon shume nga ai shqiptar.Ketu te mban shume ne presion,dhe ne çdo hapje skene duhet te jesh i kujdesshem ti japesh rolin qe do ti,personazheve qe te dalin.
 

Danae

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

relative,vendet nderrohen shpesh,nje elefant ne krahasim me nje mi eshte me i madh,ne lidhje me Himalajat eshte me i vogel,ka thene platoni.
Me pelqen kurajoja,tek fotoja mendoj se fakti i te qenurit i madh dhe kjo per shans e jo per merite nuk duhet te rrenoje kete qe eshte i vogel.
Jam kundra presioneve,do preferoja ti ngelja ne fyt...
Victoria o muerte!
ndjesi e provuar me nje provim kjo...O ti o une
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: The road not TAKEN.

Bukur Danae /pf/images/graemlins/smile.gif

Ndoshta me duhet ta perseris, pa hyre ne detaje; te gjithe jemi te barabarte (te pakten nekushtet te cilave une i referohesha /pf/images/graemlins/wink.gif ), por ai qe kerkon te fryhet duke u bere "ajo gjeja e madhe" /pf/images/graemlins/laugh.gif vecse kerkon te invadoje /pf/images/graemlins/wink.gif pa shkak, te interferoje pa qene ne fushen e vet, te behet "i madhi" pa ia kerkuar kush.
Nga ana tjeter, ndaj lojerat kane arbitra, per te vene ne vend "fajin", dhe eshte dicka e mire kur ke arbitra te ndershem, por ne te njejten kohe edhe TI (kushdo) e ke thene fjalen tende, e s'ke ndenjur si ai femija me lot ne sy qe therret "O maaaaaaaa, mua me shau Xingu" /pf/images/graemlins/laugh.gif

E bukur ajo e Platonit :thumbsup:
 

Danae

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

problemi im kurre nuk qendron ne te kuptuar,gjithmone ne te shprehur sa kuptoj.po ve kerte fytyren nga halli /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

zinxhiri i platonit do te ishte i pafundme ne efekt dallge ne nje trazim por serish s'do te shuante "gap" - in mes dy pozicioneve realitive....megjithese s'mendoj se platoni te jet referuar himalajave.

un ve re se difenenca ne madhesi e pozite ngjall direkt ne mendje nje pozite kompetitetive.

Dhe jo rralle eshte e induktuar nga kompleksi i inferioritetit te me te voglit apo me te pamundurit.

Eshte gjithçka ne piken njerezore, une di se te pakten fizikisht pozitat s'jane kurre ashtu si duken, dhe kjo me ka mesuar te shoh pertej formes.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: The road not TAKEN.

Nje pike tjeter :Te shohim perbrenda FORMES, pasi PERBERJA eshte me e rendesishme se forma (te pakten per mua).

Me vjen mire qe diskutimi arrin te zgjerohet me tej, ne konceptin, komplekset qe kemi.Dikush perpiqet te na zvogeloje, duke mos menduar qe cdo gje ne kete bote eshte relative, vetem relaitviteti eshte absolut, asgje me teper se kaq.

Arsyeja qe shkrova ne kete teme nuk eshte pikerisht kjo barcaleta banale, te cilen e permendja dhe me lart : Burri nuk flinte se nuk shlyente dot borxhin qe i kish komshiut, e gruaja e shqetesuar tek e pyet pse nuk flinte dhe meson arsyen, shkon troket ne 3 te mengjesit tek komshiu dhe i thote "Une e di qe im shoq ty te ka para borxh dhe qe ka premtuar te t'i ktheje neser, por nuk ka per te t'i kthyer se nuk mundet.Tani rri ti pa gjume /pf/images/graemlins/laugh.gif "...dhe nuk ka lidhje aspak me per sa thene me lart por ajo e tha ate qe kishte mundesi te thoshte. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kur ndermmerr nje rruge, duhet te mendosh edhe per konseguencat.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

mund te me editosh, s'kam protestuar ( publikimi s'eshte proteste)


te shohesh formen eshte si te shohesh nje kaligrafi te bukur e te mahnitesh nga puna e artistit.Mund te jesh mjaft i kujdesshem e i ditur, mund te kuptosh ç'boje ka perdorur, kur e ka shkruar, me cilen dore e ka shkruar si i rrumbullakos shkronjat, ç'ngjyre pelqen plot plot gjera...


e mbi te mund te shkrush libra...
pa e lexuar kurre e ndoshta pa e kuptuar kurre domethenien e fjaleve.

"Fe idhà sealeke ibadì...fe innì Karìb"

njeresit tek lexojne poezine e jetes...mahniten nga shkronjat e ngjyrat, e mundohen te flasin per filozofine e jetes duke pare kaligrafine...pa lexuar e kuptuar!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

Mua me ka bere gjithmone pershtypje ana mistike e zbritjes se ajeteve te para te Kur'anit.

Ne rapotin e pare direkt Krijues ( e per sa i perket pozites e madhesise, Ai me i madhi per definicion) e krijeses njeriut (qenies qe aryeton.

" Lexo, ne emer te Zotit tend qe Krijoi
Krijoi njeriun prej nje pike uji
....
ai i mesoi njeriut te shkruaje
i mesoi njeriut çka ai nuk dinte"

Raporti i pare i dijes se te parit pertej formes eshte shkrimi e leximi, kjo eshte terheqja e pare e vemendjes qe Allahu i mesoi njeriut.

Lexo, se ne lexim ka nje art te madh, te parit pertej formes, e ne te parit pertej formes fshihet e verteta....qe me miken e mesiperme duhet te sqaroj kemi kete diference te vogel, une besoj se eshte absolute! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Nje pike tjeter :Te shohim perbrenda FORMES, pasi PERBERJA eshte me e rendesishme se forma (te pakten per mua).

[/i] [/qb]
Cfare nenkuptojme me Forma?
Nganjehere qelqit nuk ke nevoje te shohesh perberjen kur ke formen perpara.
Te shohesh me tej,te flasim per perberjen dmth te diskutojme per dicka te cilen ne shtyhemi te kuptojme.
te kerkosh perberjen dmth te kuptosh,lexo...
leximi eshte dicka qe na perket teresisht ne menyre egoiste,me perket mua edhe kaq,dmth te analizosh e te pershtatesh mendimin me nje fare krahasimi te nje niveli qe ke origjinal ne koke,e pas leximit gjerat edhe mund te ndryshojne.
Nganjehere gjerat kane nje forme dhe pikerisht kjo ndodh ne saje te perberjes se tyre.
une vdes per forme e per perberje te nderthurura se bashku,Mjafton nje gjest i nje forme,njeriu ne kete rast te tregoje madheshti,e mjafton nje tjeter te tregoje se forma qe ka eshte thjesht ajo cfare quhet koincidence.
 

zog

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

tani tek ajo foto e verteta ndodhet midis ketyre dy relacioneve:

1) me mire mut, se i vogel (i pafuqishem).

2) vetem i vogli eshte i bukur.

mendoj se shansat e te voglit varen tek BUKURIA qe PARAQET. atij qenit te madh vetem po ti duket i vogli i bukur, do ta vleresoje, do ta konsideroje, do ta RESPEKTOJE.

ndryshe........jo qe s'do ta haje, por as dhjese. kush e ka lexu fabulen e La Fontenit me zogun e mjellmes qe s'e hongri as qeni, aq i shemtut qe.
 

Danae

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

hahahahahahahahahahahah e forte.
dmth i vogli qe te llogaritet duhet te permbaje Potencial,cfaredolloj por te kete dicka te vecante...
 

zog

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

une them se vetem fakti te jesh i vogel permban ne vetevete potencial te vertete. perse shperthen uraniumi dhe jo hekur nikeli. hihihihi. perse eshte i bukur e i shkelqyer floriri e diamanti, e jo bronzi e qymyri (kusherinjte e tyre). etj, etj.

te vegjelit e pa bukur SHUMEZOHEN per te qene te forte, ndryshe shfarosen ose harrohen (me keq).

voila, tout est là.

ps; edhe muti i vogel hahet, mjalti = muti bletes. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

O Zogu , amon kur do prezantohena bashke neve se po me lindin ca dyshime mu.... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

ne rradhe te pare s'eshte le lexuarit egoist..., eshte te kuptuarit qe sillet rreth boshtit te egoismit brenda nesh.

te kuptuarit ne baze te asaj çka ne jemi i ngjan nje pasqyte qe secili prej nesh mban ne mendje.realiteti (ai i pamvarur nga ne, absoluti) pasqyrohet sipas aftesise se pasqyres qe ne me karakterin e egon kemi krijuar.Ne eshte e paster do duket qarte, ne do kete drite po ashtu, ne do kete deformime karakteri, realiteti do te marre metamorfiza qe te bejne te kuptosh ndryshe te verteten.

menyra sesi njeriu i kupton gjerat eshte rrefimi i tij mbi veten.


forma dhe esenca,

çdo krijese ka 2 manifestime, nje ne forme e nje ne esence. Nje shkronje do ishte vije e holle e dredhur dhe pa sens nese s'do te ishte lexuar. E do ish vetem nje tingull nese s'do ish e shoqeruar ne nje fjale.

esenca dhe egoizmi (dhe kur them egoizem, besoj diskutuesit e kan shume te qarte ) jane ne raporte te zhdrejte. egoismi pengon manifestimin e esences pertej idese fillestare qe jep forma.

psh, nje 1-sh do te ishte nje vije e ne matematike do ish vkera nje, dy njesha...do ishin dy vija e ne matematike do ishte vlera dy, e vlera e tre njeshave matematikisht per sa ate te sillnin ne bashkim vlerat individuale do ish vetem tre.

Por kur esenca shkrihet ne bashkim e egoja ulet per te lene te manifestohet esenca tre njesha vlejne 111-njeqind e njembedhjete! e per secilin njesh vlera kalon tridhjeten. e kjo do te shtohej ne permasa marramendese per sa koh me shume shoqeria te bashkohej pa egoizem, pertej formes, e me esence /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: The road not TAKEN.

akoma nuk kam lexuar asgje,nga postimet,por do shkruaj se jam me ngut,e dua te them dicka te cilen dje harrova ta shkruaj.
te jesh i vogel e te pranosh veten e te pranosh se gjithashtu ka me te medhenj nuk me duket se perben problem.te jesh i vogel e te pranosh veten si te tille perben potencial.
te jesh i madh e te jesh koshient se ka edhe me te medhenj nuk perben serish asnje problem,thjesht eshte pranim i nje evidence dhe ruajtjes se kufirit ndaj pushtetit te forces qe nuk duhet shperdoruar.
Dmth pavaresisht se e vogel,kur dua te them dicka se e mendoj te tille do e them.
Ai i madhi ta marre si te doje,une veten e pranoj te vogel po me te drejten e fjales.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

pse "i madhi" dhe nder femrat merr pothuaj gjithmone gjini mashkullore? /pf/images/graemlins/laugh.gif femrat!!!


komplekse...gjithçka tjeter veç realitetit s'eshte veçse kompleks, inferioriteti, deshirash te ndrydhura...aspirimesh, humbje shpresash e ku di une. E verteta eshte se ti je njeri e si i tille i krijuar per te qene i madh ne pafundesine dimensionit tend e i vogel ne therrmija te ekzistences me te ulet.

"E njeriu u krijua ne graden me te larte, me aftesi per te ndenjuar aty...por edhe per te rene me poshte se me te ultit"


e verteta ehste se mudn te jesh gjithçka, e per te qene i madh a i vogel s'ka limite as ne koh e as ne vend e as ne ç'do lloj situate, ndaj Zoti e krijoi njeriun me shprese, qe njeriu te zbuloje vetveten, universin e tij.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

Fillimisht postuar nga Gjeth:
[qb] teori perfekte,praktikisht e pamundur,e pavrojtueshme. [/qb]
nese i ishte referuar shkrimit tim te mesiperm, duke pasur frike te nje aryetimi te tille dhash shembull me ilustrim matematik...pra real sa dhe vet aplikimi matematik, ndaj disa te verteta ne i shohim ne natyre e me pas kuptojne se jane dhe brenda nesh.

Zoti s'i ka krijuar numrat e matematiken qe ne te vrasim veten duke studiu makron. (mund temerrja çdo lloj shembulli tjeter, po s'mund te jem veçse subjektiv ne kete moment)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: The road not TAKEN.

pse "i madhi" dhe nder femrat merr pothuaj gjithmone gjini mashkullore? /pf/images/graemlins/laugh.gif femrat!!!

Kjo nuk eshte e vertete. Eshte diskursi shoqeror qe eshte maskilist dhe mendohet se te gjithe e perceptojne te pergjithshmen si mashkull.


komplekse...gjithçka tjeter veç realitetit s'eshte veçse kompleks, inferioriteti, deshirash te ndrydhura...aspirimesh, humbje shpresash e ku di une. E verteta eshte se ti je njeri e si i tille i krijuar per te qene i madh ne pafundesine dimensionit tend e i vogel ne therrmija te ekzistences me te ulet.

Cili eshte realiteti? Ai vete nuk eshte kompleks?

"E njeriu u krijua ne graden me te larte, me aftesi per te ndenjuar aty...por edhe per te rene me poshte se me te ultit"

Atehere pse njeriu eshte aq i ulet, kur u nis per te qene superior?


e verteta ehste se mudn te jesh gjithçka, e per te qene i madh a i vogel s'ka limite as ne koh e as ne vend e as ne ç'do lloj situate, ndaj Zoti e krijoi njeriun me shprese, qe njeriu te zbuloje vetveten, universin e tij.

Ktu ke than dy fjale me men!
 
Top