The new Nissan Z350

enderr e njomet

Primus registratum
The new Nissan Z350

Para dy ditesh vajta per te test drive Nissanin e ri Z350. Pershtypjet e mia:

Eshte makine e lehte, shume e shpejte dhe e ndertuar shume mire. Vjen ne 5 modele te ndryshme, secila me motorr standart 275 horse power, por me kambio manuale dhe automatike, sipas deshires. Modeli baze nuk ka tere ato gjerat e lezecme qe kane modelet e tjera, por mund ti marresh te tera, duke perfshire ngrohese sedilje, GPS navigation system me ekran 7 inch LCD dislpay, DVD, 6 CD changer, kasete, traction control e plot e plot te tjera.
Ne te ngare eshte shume interesante. Ecen shume shpejt, si ne manual si ne automatik, nga 0-100 km e ben per rreth 5.9 sekonda. Timoni eshte shume stabel dhe i pergjigjet shume mire dores se shoferit. Ne kthesa eshte relativisht mire, vetem se nese e shton shume gazin rrezikohet te te rreshkasin rrotat e mbrapme. Me sa vura re kjo eshte shume e lehte te behet nese traction control nuk eshte aktivuar, por edhe nese eshte aktivuar prap ka pak rreshkitje. Per mua qe nuk i perdor pothuajse fare pasqyrat anesore kjo makine eshte e rrezikshme. Blind Spots, dmth pikat e verbera te makines nga ku nuk mund te shohesh dot me asnje pasqyre jane me te vertete te medha, dhe nese ke makine anash te duhet ta kthesh koken ngjitur me xhamin per te pare se cfare ka aty. Ne autostrade sidomos duhet patur kujdes per kete gje sepse me te vertete qe nuk e sheh dot makinen qe ke nga mbrapa.
Xhami i mbrapem eshte i vogel dhe shume i pjerret, dhe si rezultat hapesira qe shikon me pasqyren e mesit eshte relativisht e vogel.
Makina ka rrotat e para aktive, dhe si e tille nuk mendoj se do jete dhe aq keq ne siperfaqe te rreshkitshme, si bore ose shi, por duke qene se ishte kohe e mire nuk munda ta provoj. Sidoqofte, makina eshte relativisht e lehte nga pesha, sidomos nga mbrapa ku eshte bosh fare. Nese do e ngisni ne nje siperfaqe te rreshkitshme sugjeroj te mbani dicka te rende ne bagazh dhe gjithashtu serbatorin ta keni plot. Serbatori mban rreth 20 (ose dicka me teper) gallone benxine, qe i bie tek 60 e kusur litra. Do ishte mire qe motorri i makines te ishte vendosur prapa per te dhene dicka me teper peshe dhe per te eliminuar rreshkitjet e panevojshme.
Pasagjeret brenda ne makine jane te siguruar nga rripat e sigurimit, gjenerata e dyte e airbag qendrore dhe 4 airbag te tjere rreth pasagjereve. Airbag-et qendrore jane te kontrolluar nga kompjuteri i makines qe analizon forcen e impaktit dhe shpejtesine dhe si rezultat leshon ajer ne airbag aq sa duhet per te mos shkaktuar plagosje te panevojshme te pasagjereve sic ndodhte me airbag-et e pare.

Si perfundim mund te them se eshte makine e mire, e ndertuar pothuajse shume mire. Me pelqen forma e saj teper aerodinamike. Me pelqen shpejtesia dhe qendrueshmeria e makines, si dhe te tera ato gjera e lezecme brenda /pf/images/graemlins/smile.gif
Cfare nuk me pelqen eshte pesha e lehte e makines, sidomos pjesa e mbrapme, si dhe pikat e verbera.
Kesaj makine i jap noten 9 per dizenjo dhe noten 7 per manovrim.
 

a-alket

Primus registratum
Re: The new Nissan Z350

Fillimisht postuar nga enderr e njomet:
[qb]Lal, une i dhashe per 20 minuta, rrotat e para jane aktive jo te mbrapmet[/qb]
e ndoshta ti nuk arrin te kuptosh diferencen, sepse Nissan 350Z ka rrotat e mbrapme aktive dhe prandaj rreshkasin rrotat e mbrapme kur i jep gaz ne kthese.

e qe te bindesh edhe ti shko tek specifikimet e 350Z ose te Infiniti G35 Coupe.
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: The new Nissan Z350

rrotat e mbrapme i shkasin edhe makinave te tjera kur i jep gaz ne kthese... ajo eshte normale. nuk rrotullohen, thjesht rreshkasin.
 

tirana

Primus registratum
Re: The new Nissan Z350

Hajde pazar te mar ishalla. Kujdes ere se mos ja u hudhin n'pesh!!

nissan_z350_13.jpg


nissan_z350_08.jpg
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: The new Nissan Z350

makine me te shemtuar sme kane pare syte /pf/images/graemlins/smile.gif por kjo eshte e vecanta e saj qe me terhoqi qe ne fillim
 

usta_Qima

Primus registratum
Re: The new Nissan Z350

duket si kryqezim mes Audi TT dhe Porsche Boxter S.
sa kopjojn dhe kta japonezet mer,mrght bejn makina super. :thumbsup:
 
Top