The Matrix :Revolutions

blendiys

Primus registratum
The Matrix :Revolutions

Mbas dy bumeve te mepareshme:
Matrix dhe The Matrix Reloaded pritet se shpejti edhe edhe nje version i ri i <<Harry Potterit>>
photo_rev_oct_06.jpg

photo_rev_oct_05.jpg

photo_rev_oct_02.jpg

photo_rev_oct_08.jpg
 

Admir

Forumium maestatis
Re: The Matrix :Revolutions

Korrieri.com, 26/10/2003.

Matrix 3: mjerimi i nje Krishti postmodern


Serish efekte speciale, luftime kung-fu dhe super beteja. Por, edhe nje peshtjellim sadomazokist dhe lote dashurie. Keanu Reeves-Neo, ne filmin e shumepritur nga miliona fansa, shpeton njerezimin me nje cmim shume te shtrenjte. Si nje luftetar i vertete i paqes

Neo, i zbehte dhe i ngrire, eshte i shtrire ne shtrat ne gjendje kome. Kur e merr veten, gjendet ne nje stacion hekurudhor te boshatisur, i thate si nje salle operacioni, e ndricuar nga drita te ftohta neoni. Ne nje stol qendrojne te ulur nje familje indianesh, babai, nena dhe nje vogelushe me fustan te verdhe dhe gersheta te gjate te zinj. Flasin per karmen, per fatin per shpetimin. Vjen treni, familja hipen. Neo i ndjek. Makinisti, nje plakush me fytyre si fantazem me floke te gjate si kacube, e pengon te hipe ne tren. Neo mbetet i burgosur tek Asgjekundi, nje lloj gjendjeje e papercaktuar mes botes se makinave dhe Matrix. Eshte skena e pare e Matrix Revolutions, kapitulli final i trilogjise futuriste te vellezerve Eachoeski e nisur ne vitin 1999 me "The Matrix" dhe qe vazhdoi majin e kaluar me "The Matrix Reloaded". Me 5 nentor, njekohesisht ne 50 vende te botes (6 e mengjesit ne Los Anxheles, ora 9 e Nju Jorkut, 2 ne Londer, 5 ne Moske dhe 11 ne Tokio) me dhjetar milion fansa, ne nje rit kolektiv do te marrin pjese ne perfundimin e udhetimit te Neo (Keanu Reeves). Dhe me se fundmi do te mesojne nese i Perzgjedhuri do te jete ne gjendje te shpetoje njerezimin kunder perandorise se makinave. Nese posti ne loje per Neo, nje ish hacker ne rrugen e iluminimit, eshte mbijetesa e Zion, pozicioni i fundit i njerezimit, per Larry dhe Andy Eachoeski, krijues dhe regjisore te historise, eshte akoma me i larte: me episodin final duhet te provojne nese puna e tyre eshte e denje per tu shfaqur ne krah te filmave te tjere fantastikoshkencore si "Odise ne hapesire" dhe "Lufta e yjeve". Pra: historia e "Matrix" eshte nje paradigme e postmodenizmit, pyet Glenn Yeffeth, autor i librit "Taking the Red Pill-Science, Philosophy and Religion in The Matrix", apo eshte vetem nje film me kung-fu? Repliken e merr Joel Silver, nje nga prodhuesit e filmit: "Revolutions eshte nje film, i cili mund te sherbeje si menyre argetimi, por dhe si spunto per diskutime thelbesore: Eachoeskit e kane zgjidhur udhetimin e Neo ne menyre inteligjente, emocionuese dhe argetuese". Nese perplasja e armatosur mes Qyteit te makinave dhe Zion ze te gjithe pjesen e dyte te filmit, mundimet e Neo per te shpetuar njerezit e tij jane nje pasion i vertete kristian, e megjithate mesazhi i dashurise eshte sakrifica finale. Por nga ana tjeter eshte nje film qe tregon dhe ndjeshmerine e personazheve te tij: Morpheus (Laurence Fishburne) luftetari pa dyshime nuk eshte me kaq i sigurte per fuqite shpetimdhense te Neo dhe per fjalet e orakullit; Trinity (Carrie-Ann Moss) pranon qe ka frike; ndersa luftarakja Niobe (Jada Pinkett Smith) pranon se eshte ende e dashuruar me Morpheus. Dhe Neo, qe qan si femije, per here te pare para vdekjes. "E ka bere zgjedhjen e tij tashme", shpjegon aktori, fytyre e mprehte, kostum i zi si i personazhit, "tani e di se me cfare shkon ndesh e megjithate si cdo qenie njerezore ka ende frike dhe shpresa".

Energjite krijuese te Eachoeski jane perqendruar ne perplasjen finale, ku shfaqen 17 minuta teknologji dixhitale e sofistikuat. "Na jane dashur muaj te tere pergatitje dhe tete jave per te xhiruar keto skena", thote John Gaeta, supervizor i efekteve vizive, fitues i cmimit Oskar per "The Matrix" (ne kete film ka perdorur 2.100 dixhitale, 800 me shume se tek Reloaded). "Kemi krijuar nje teknologji te re, me te cilin kamera eshte ne gjendje te kape ndryshimin me te vogel te levizjet tejet te ngadalesuara dhe te atyre me shpejtesi supersonike". "Kane shpikur disa imazhe, qe askush nuk eshte ne gjendje ti kopjoje, pohon me krenari Joel Silver.

"Neo eshte i gatshem per gjithcka ne emer te paqes", konfirmon Reeves. "madje edhe te flijohet. Ne imazhin e fundit te "The Matrix Revolutions", Neo i ngjashem me Krishtin ne kryq, gjendet i shtrire ne katafalik mbreteror. Ka mundur boten e makinave dhe ka shpetuar njerezimin: tani mund te ngjitet lart ne qiell. Por shenjterimi i vertete i Neo-Keanu Reeves do te jete me 28 tetor, kur "Matrix Revolutions" do te kete premieren boterore. Nje hapesire e sapo inaguruar dhe qe tani eshte tempull i mendimit futurist dhe postmodern.

NEO (Keanu Reeves)

Eshte goditur ne sy nga agjenti Smith, e megjithate sheh dhe degjon me shume se me pare. Imazhet e botes se jashtme i shfaqen si forma te pastra energjie. Me sy te lidhur

vazhdon garen e tij per te shpetuar njerezimin. Ne imazhin final, i shtrire ne nje

katafalik mbreteror, na le me mesazhin e tij te paqes.

AGJENTI SMITH (Hugo Eeaving)

Eshte ende lideri i padiskutuar i rebeleve, por hija e dyshimit ka dobesuar forcen e tij

A eshte me te vertete Neo i perzgjedhuri? Besimi i Morpheus vihet ne dyshim dhe ai duket se eshte me njerezor. Braktis kapotat e ngushta prej kokodrili dhe fillon te veshe triko me ngjyra tokesore.


SERAPH (Collin Chou)

Eshte truproja e Orakullit. Tek "Matrix Reloaded" kishte vene ne prove Neo me nje shfaqje elegante prej kung-fu. Tani eshte ne krah te orakullit te ri, edhe nje here nje femer me ngjyre, por kete here me e rrepte dhe me pak me isntikt neneje. Seraph, nje praktikuese perfekte e arteve marciale, do te vazhdoje ta mbroje, deri ne vdekjen e saj.
 

Boby

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

Mire qe del ne 5 nentor po del ne te gjithe boten ne te njejten ore.Te ne del me date 5 ne oren 15:00 kurse ne amerike i bie ja 6 e mengjesit.andej nga kina e shofin nga darka.Me sa di une eshte filmi i pare qe jepet premiere ne te gjithe boten ne te njejten kohe.Interesante por une pas zhgenjimit qe pata nga filmi i dyte s'shkoj ta shof po s'me dhane bilete gratis.
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: The Matrix :Revolutions

Fillimisht postuar nga Boby:
[qb] Mire qe del ne 5 nentor po del ne te gjithe boten ne te njejten ore.Te ne del me date 5 ne oren 15:00 kurse ne amerike i bie ja 6 e mengjesit.andej nga kina e shofin nga darka.Me sa di une eshte filmi i pare qe jepet premiere ne te gjithe boten ne te njejten kohe.Interesante por une pas zhgenjimit qe pata nga filmi i dyte s'shkoj ta shof po s'me dhane bilete gratis. [/qb]
ka qene X-men qe ka qene pemiere ne te tere boten Boby ...

me falni per daljen nga tema ... Boby do te ta shkruaja ne privat kete po ti e ke te mbyllur /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Boby

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

Ndoshta andej nga ju po te ne X-Men ka dale pasi kishte dale ne Amerike.Nejse ska rendesi.Sot s'shkova ta shof Matrix se sma bleu njeri bileten.Shpresoj se kush e ka pare te kete ngelur i kenaqur.Vetem mos shkruani si mbaron se s'ka lezet.
BeBa as e di fare ne e kam te hapur apo te mbyllur.Ta shof dhe po e hap per ty /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: The Matrix :Revolutions

vajta e pashe sot, thjesht per faktin se kisha pare edhe dy te tjeret. Nuk me pelqeu !!!!!!!!! /pf/images/graemlins/frown.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

Mua nuk mu duk keq. Ne fakt prisja te ishte shume dobet, po mu duk mire, panevaresisht nga ....spo e them se i heq deshiren ketyre

:wave:
 

gezim lame

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

Amon thuje si mbaroi. Ne fund te fundit e morem vesh qe mbaron "keq"... me "tragjedi"..... :rolleyes:
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: The Matrix :Revolutions

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] Amon thuje si mbaroi. Ne fund te fundit e morem vesh qe mbaron "keq"... me "tragjedi"..... :rolleyes: [/qb]
mos na fut fitilat te keqen :lol: .. prit deri te premten e pastaj ja u fusim ketyre fitilat .. :devil:
 

eM

Paper Moon
Re: The Matrix :Revolutions

hohoho... vajta dhe e pashe, si te mos e shifja... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Mua te them te drejten me pelqeu. Kur doli Matrix1 ishte teresisht dicka e re dhe prandaj beri aq bije ndersa tani ka disa filma qe kane efekte te tira, eshte shume e veshtire te topesh Matrix1 :shrug:
 

Maria Antoinette

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

O issi po pse nuk te pelqeu? Une e pashe dje dhe efektet speciale mu duken mjaft te arrira por kishte shume nga ato te vjetrat.Mgjth nuk mendoj se e vjetra eshte e shemtuar,nefund te fundit vetem tre vjet (me duket) ka qe ka dale i pari...
respekte
 

romeo

Forumium maestatis
Re: The Matrix :Revolutions

Fillimisht postuar nga Maria Antoinette:
[qb] O issi po pse nuk te pelqeu? Une e pashe dje dhe efektet speciale mu duken mjaft te arrira por kishte shume nga ato te vjetrat.Mgjth nuk mendoj se e vjetra eshte e shemtuar,nefund te fundit vetem tre vjet (me duket) ka qe ka dale i pari...
respekte [/qb]
persa i perket efekteve speciale ishin mjaft te arrira (tek e fundit kur harxhon 360 milion dollar per nje film nuk mund te jete ndryshe). Nuk me pelqeu sepse filmi nuk me dha nje zgjidhje perfundimtare(perkundrazi la hapur 2000 zgjidhje te mundshme).
Nuk do te me pelqente qe te shoh edhe Matrix 4. /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Re: The Matrix :Revolutions

Te pakten ishte me i bukur se i dyti,ndersa ajo lufta e fundit me Neo dhe agjentin smith nuk me pelqeu hic,sikur e kishin kopjuar nga ata kartonat japonez Goku,o ku di une si quhen!
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

Fundi i MATRIX, me i mire se Matrix Reloaded por jo dhe aq i kenaqshem do thoja.
Pak fjale dhe shume aksion,pothuajse njesoj me te tjeret. megjithate interesi se si Neo do shpetoje boten me ndezi deshiren te mos e shoh fundin e filmit fare.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

Fillimisht postuar nga ZeQo-PiLaFi-:
[qb] mir qe vdiq ajo triny se do kisha kerkuar leket pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Ja zëre se e pashe edhe une filmin.Tani po pres kur te dali ne kasete qe te shikoj edhe hollesirat e tjera.
 

b.k.

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

sorry mistreco, po prape ka shume skena te tjera te mira per te pare


p.s. kush tha shyqyr qe vdiqa une???? pseeeee???? :cry: :cry:
 

helibak mucogllava

Primus registratum
Re: The Matrix :Revolutions

Fillimisht postuar nga Triny:
[qb] sorry mistreco, po prape ka shume skena te tjera te mira per te pare


p.s. kush tha shyqyr qe vdiqa une???? pseeeee???? :cry: :cry: [/qb]
prandja me kishe nis pm ti mua se e dije se e thahs per ty :confused:
une thash me po e thahs per filmin se nga te dy filmat ata sa benin per te vdekur ndothte na nje gje na plasi shpirti se kisha per ty jo mos qaj kot ti nejse se po vdiqe ti ksimet ça themi :mad:
 
Top