That's true love ❤️

Rimseb10

Valoris scriptorum
Kujto arsyen në radhë të parë, pse të çon deri aty :) besomë, nuk ka nevojë për asgjë tjetër.
Nese nuk ja ke prangosur zemren e kot tbejsh nje gjest te tille edhe nqs do arrinte nga ky gjest te dashuronte ashtu sic ti don. Une ja lej tvendosi e shkruara per mu. Kshuqe jo grabites mbase ndonje bank dhe po
 

MrCool

Oldschool
True love is, kur ajo s'te can koken asnjehere.. As te pyet ku je, ca ben, ku do shkosh, kur do vish..Thjesht te le te marresh fryme.

Tjerat jane fiksime dhe xhelozira :D
 

Missy

Forumium praecox
Të tilla dashuri vijnë vetëm një herë në jetë ndaj shihni cilat shenja jua tregojnë më së miri këtë.

1 – Mund të përcillni atë që jeni duke menduar thjesht duke e parë njëri-tjetrin në sy
2 – Ju as që e mbani mend se si ka qenë jeta juaj pa të…madje as doni ta mendoni diçka të tillë.
3 – Ai/Ajo e di ekzaktësisht se çfarë duhet të bëjë për t’ju qetësuar kur jeni shumë të nervozuar, për t’ju lehtësuar stresin apo për t’ju ngritur humorin.
4 – Ai/Ajo ju ndryshon ju çdo ditë që kalon.
5 – Ai/Ajo di se si duhet të sillet në krevat…madje as përpiqet të bëjë gjërat që ti nuk i dëshiron.
6 – Edhe pas disa vitesh bashkë, ju ende keni një kimi të mrekullueshme.
7 – Ju ndiheni plotësisht komod/e në praninë e tij/saj.
8 – Pasi keni kaluar disa ditë bashkë, të dy flisni gjatë për të mësuar çdo gjë që keni humbur kur nuk keni qenë pranë njëri-tjetrit.
9 – Ndjeni se e njihni njëri-tjetrin prej një jete.
10 – Ju nuk pajtoheni në disa gjëra, por ama jeni gjithmonë të një mendimi për çështje të rëndësishme.
11 – Ju keni një lidhje të tillë që njerëzit rreth jush nuk e kuptojnë dot.
12 – Familjet e njëri-tjetrit i ndjeni si familjet tuaja.
13 – Nuk e ndjeni nevojën të kërkoni më shumë, sepse jeni në paqe dhe të qetë me atë që keni.
14 – Ju lëndoheni kur lëndohet edhe tjetri, ju qeshni kur qesh edhe tjetri.
15 – Partneri/ja është pjesë e çdo historie që ju tregoni.
16 – Mendoni se gjërat më të çuditshme që secili prej jush bën janë të adhurueshme, dhe për këtë ndjeheni të dy njësoj.
17 – Jeni njeri më i mirë kur jeni me njëri-tjetrin sesa kur jeni vetëm.
18 – Ju mbështesni ëndrrat e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk i kuptoni tërësisht ato.
19 – Jeni një dyshe dinamike, një çift i përsosur, një ekip i vërtetë.
20 – Ndjeheni të mbrojtur dhe të sigurt në lidhjen tuaj.
21 – Për herë të parë në jetën tuaj, kuptoni se shtëpia nuk është një vend, por një person.
22 – Në disa mënyra, ju jeni bërë si njëri-tjetri.
23 – Jeni vetja me të mirat dhe këqijat tuaja, dhe e dashuroni njëri-tjetrin për të dyja këto.
24 – Ju e ndjeni thellë në shpirt, se ai/ajo është enkas për ju.


Sent from my iPhone using Tapatalk
 
Top