thashetheme per politiken...........................................

Hank

Valoris scriptorum
edi Rama po lu me kukkla me kalamajt e pallatit
Kur Tosi u nda se u lidh me ate kukllen e re, dolen llafe se dhe Liro me Moniken ishin prane divorcit... (thashethem i vjeter ky)

Na ne i tjeter: Thone se Sala nuk e ka keq me Zhozin. Normalisht baca Sale nuk toleron femra ti pine duhan ne zyre, por vetem Zhozi eshte pare ta shkele kete rregull kembe mbi kembe! (kete nuk e besoj shume, po po e transmetoj sic i ka hije thashethemit)
 

Megg

Carpe Diem
Kur Tosi u nda se u lidh me ate kukllen e re, dolen llafe se dhe Liro me Moniken ishin prane divorcit... (thashethem i vjeter ky)

Na ne i tjeter: Thone se Sala nuk e ka keq me Zhozin. Normalisht baca Sale nuk toleron femra ti pine duhan ne zyre, por vetem Zhozi eshte pare ta shkele kete rregull kembe mbi kembe! (kete nuk e besoj shume, po po e transmetoj sic i ka hije thashethemit)
Haha,,ti duhet ta kesh shpikur Kesulekuqen
:p:p:pLoool Ku e gjete kete ???
 

Pinky

Forumium maestatis
Rama në Suedi për politikën e jashtme të vendit
stotkolm.jpg

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Suedi. Ai ka takuar ambasadorët suedezë, ata të rajonit dhe të disa vendeve të tjera, për të folur mbi politikën e jashtme të vendit.

Me anë të një statusi në Facebook, ai ka njoftuar për këtë vizitë.

"Në Stockholm -Tani me ambasadorët suedezë të rajonit e të disa vendeve të tjera, lidhur me dinamikën e re të politikës sonë të jashtme". /albeu.com/
 

Pinky

Forumium maestatis
Topi Rama si Berisha, ka zaptuar ekranet
1490814_596001007188435_7735253113178726626_o.jpg

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka kritikuar qeverinë e majtë pas mbi një vit qeverisje nga largimi i Berishës nga pushteti. Gjatë një takimi në Korçë me strukturat e FRD-së, Topi tha se vërejtjet e tij mbështeten në një analizë realiste dhe nuk është thjeshtë koment politik.

Duke i bërë apel kryeministrit për krijimin e një vizioni të qartë, ka nënvizuar se mazhoranca qeverisëse po zhgënjen dukshëm në punën e saj, ku marrëdhënia mes popullit dhe qeverisë po pëson shkëputje çdo ditë e më shumë sipas tij.

“Zotëria ke zaptuar ekranet. Shqiptarët kanë nevojë për një Kryeministër të modeleve europiane. Ky popull llogarit mbijetesën, ndërsa sot bëhet politika shumë sipërfaqësore”, është shprehur Topi.

“Vetëm këtu kam parë që sapo merr pushtetin bëhesh delirant dhe harron premtimet. Ka nisur një luftë virtuale politike dhe harrohet gjithçka. Janë harruar çështje si Gërdeci, Rruga e Kombit etj.”

Nga ana tjetër për këtë performancë të qeverisë, ish-presidenti ka bërë fajtore edhe opozitën. “Kjo mazhorancë dëmtohet sepse nuk ka një opozitë ose ka një opozite jashtë loje të cilën se kam parë ndonjëherë”, thotë Topi. “Asnjëherë e djathtët nuk ka qenë më në krizë se sot. Ai që për shumë vite drejtoi kauzën e së djathtës konsiderohet sot si “Kali i Trojës” të së djathtës.”
/Shekulli Online/F.S./
 

Pinky

Forumium maestatis
Kuvendi voton sot proceduren per zevendesimin e Golemit
kuvendii111.jpg

Kuvendi pritet të miratojë sot projektvendimin “Për procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”. Në këtë mënyrë do të zgjidhet edhe pasuesja e Elivar Golemti, e cila është akuzuar për vjedhjen e thesarit të shtetit.

Ky projektvendim u miratua dy ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë. Pas votimit të seancën e sotme plenare, pritet zyrtarizohen emrat e kandidatëve për këtë post.

Ndërkohë që projektvendimi për procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, është votuar nga mazhoranca dy javë më parë.

Gjithashtu në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelanca me kryeministrin Rama, kërkuar nga deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule. Këtë kërkesë ky i fudnit e ka bërë për situatën e respektimit të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit

Ditën e sotme pritet të votohet edhe anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, ndërsa në fund të seancës është parashikuar një interpelancë me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kërkuar nga deputeti Piro Kapurani, lidhur me pasqyrimin e punës gjatë këtij viti të kësaj ministrie në mbrojtjen dhe pasurimin e pyjeve.
Rendi i ditës në Kuvend:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 27.11.2014.

2. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.237, datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”.

3. Projektligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”.

4. Projektligji “Për Urdhrin e Punonjësve Social”.

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008

“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas nr. ALB-0028, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrjen në financimin e projektit të rindërtimit të rrugëve dytësore dhe lokale”.

7. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 3 të marëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.

8. Projektligji “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan”.
9. Projektvendim “Për procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”.

10. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të komisionerit për mbikëqyrjen e shërbimit civil”.

11.Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

12. Interpelancë me Kryeministrin kërkuar nga deputeti Vangjel Dule, lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit.

13. Interpelancë me Ministrin e Mjedisit kërkuar nga deputeti Piro Kapurani, lidhur me “Pasqyrimin e punës gjatë këtij viti të Ministrisë së Mjedisit, në mbrojtjen dhe pasurimin e pyjeve dhe masat që duhen marrë për të riparuar shkatërrimin shumë vjeçar”.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Pinky

Forumium maestatis
5-vjecarja ne qeli, Rama PD politike duke sajuar monstruozitete
Edi-Rama-Albanian-Prime-Minister.jpg

Kreu i qeverisë, Edi Rama, reagon një ditë pas akuzave të PD-së për shoqërimin në polici të nënës dhe vajzës 5-vjeçare. Ky i fundit përmes një statusi në “Facebook”, akuzon forcën e djathtë se bën politikë me mashtrime.

Për kryeministrin e vendit arrestim i një fëmije është krim nëse do të ndodhte, pavarësisht se nuk ka lidhje me situatën në fjalë.

“Të fusësh në qeli një fëmijë është krim, po të bësh politikë duke sajuar monstruozitete të tilla çfarë është?!...”, shkruan Rama.

Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Brendshme sqaroi se shtetasja N.N, e dyshuar për vjedhje të energjisë, e cila është shoqëruar në ambientet e komisariatit më 30 nëntor, u ka kërkuar efektivëve të policisë që ta merrte fëmijën me vete.

Ndërsa nga ana e PD-së, pretendohej se 5-vjeçarja është mbajtur e izoluar për një kohë të gjatë në qeli, jashtë dëshirës së nënës.
/Shekulli Online/ J.C./
 
Top