thashetheme nga vip-t

albanian_girl

Primus registratum
thashetheme nga vip-t

ketu mund te shkruani gjith thashement per vipat shqiptar dhe te huajt
-----------------------------------------------
Angeline Jolie femra më seksi në botë

Tash e disa vite Angeline Jolie gjendet në mesin e 5 femrave më seksi në botë. Ky titull i është dhënë asaj në bazë të disa anketave në disa revista të njohura. Britney ka qenë e para në revistën FHM kurse Angeline ishte në vendin e dytë. Por martesa e Britneyit i ka dëshpëruar fansat e saj dhe ajo tash Angeline gjendet në vendin e saj. Në mesin e 5 top bukurosheve gjenden Jennifer Garner, Paris Hilton, Charlize Theron dhe Halle Berry.
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Madona ne nje intervist ne mtv thot se ne jeten e saj kam provuar shum burra por me i quditshmi dhe me i fort ne sex kam pasur nje shqiptar. Por kjo lidhje ishte per nje koh te shkurtet nga qe nuk ishte shum humoristik per te me ber mua te qeshi dhe te gezushme.
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Britney, nje emër çokollate për fëmijën e saj

Kur do të lindë fëmija do të jetë menjëherë i famshëm në të gjithë botën:te jesh fëmija i Britney Spears nuk është një gjë qe kalon pa u parë.
Mbi te jatin është shkruar shumë , por disa javë më parë është shkruar gjithashtu se Britney Spears është në pritje të dy femijeve, dy binjakë.Por lajmi u përgënjeshtrua menjëherë.
Tani disa zera thonë se Britney Spears ka zgjedhur emrin e femijës së saj, një emër që sipas yllit te pop-it shkon si për një djal ashtu edhe për një vajzë: ‘CHARLIE’
Ky emër u influencua nga filmi “Charlie dhe fabrika e çokollates” që ka si protagonist Johnny Depp.Vendimi i marrë nga Britney Spears ndodhi kur ajo morri pjesë në shfaqjen për herë të parë të filmit ne Amerikë.
Nga të thënat e fundit emri Charlie nuk i pelqen Federline, i cili do që fëmija të quhet si ai, Kevin Junior.
Pavarësisht një gjë është e sigurtë që Britney do të bëjë tatuazh emrin e fëmijës së saj.
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Te gjithe te famshem ne Amerike

E degjuat apo jo? Bleona erdhi per pushime ne Amerike e tani po punon per te dale ne MTV! Genta gjithashtu po punon me disa producente amerikane,Blero e ka pasur nje takim,Tuna e ka ne plan...Te gjithe duan MTV.
Sa lehte e sa afer duket MTV...amon kanali 25 ne televizorin tim.Ç'ka harrojne te tregojne disa kengetare eshte se MTV transmeton keto dite vetem 20 video gjithsej, e pjesa tjeter eshte program i tipit VertetTV qe po na hap barkun.E imagjinoni dot se çdo te thote 20 video? prej mijra videove qe dorezohen per pranim ne MTV? Sigurisht mund te perfundosh edhe ne MTV2..MTV Hits etj, por kush i shikon ato kanale lol.Pavaresisht se ja uroj me gjithe shpirt seicilit prej tyre suksesin qe kerkojne,nuk me peqejne kur ne shtypin shqiptar flasin per te tilla gjera me lehtesine me te madhe,sidomos kur tregojne per tregun amerikan i cili te harron brenda dites, e shumicen e kengetareve i ka nga "njekengesha" pra ata qe dalin me nje kenge e humbasin.Ketu edhe Celine apo Alanis jane harruar e per disa albume me rradhe kane pare veç deshtim.Te takosh dy tre producente,te kesh nje agjent te krijosh nje demo,eshte gjeja me normale ne biznesin muzikor,nuk eshte aspak sukses.Nje i huaj te çaj ne tregun muzikor amerikan? Eshte e jashtezakonshme! Shikoni toplistat apo degjoni radiot, perveç ndonje kengetari-grupi anglez apo kanadez, asnje tjeter te huaj nuk gjen ne renditje.
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Blero serisht DA BEST!

OHHOOOO! Hapni rrugen se po vjen Blero bre!!! HAHAHAHA! Na vjen keq shoqe e shok kengetar apo çfardo e quani veten, por Blero e nxorri nje tjeter album e serisht eshte hap me siper.

Vjet shume kengetare u paraqiten me hite e shume prej tyre sollen albume te kendshme,por ky vit na beri te dyshojme nese suksesi qendronte tek kengetaret apo producentet pasi albumet e rinj qe keta kengetar publikuan u fundosen pa u publikuar ende.Ndryshe ka ndodhur me Bleron. "Bashke" albumi i tij me i ri, eshte vertet i mire. Une mendoj se Blero eshte me mire ne anglisht sesa ne shqip lol. "You Took my Love" eshte HOOOOOOT!!! e padyshim hiti i albumit,"Bashke" po eshte nje hit tashme,remiksin e ka cool,"Hajde" ka nevoj per remiks,sepse ne fillim e ka ritmin shume shume cool, por me pas sikur prishet,"Zeshkane" eshte ok.Sigurisht, ritmi i albumit eshte pak a shume i njejte me "Hapi i pare" dhe shumica e kengeve po te beheshin remiks do ishin ZUPER! por edhe me kaq albumi eshte goxha mire."You Took my Love" demshperblen per çdo pakenaqesi qe ndonje fans mund te kete.

ps.kopertina realizuar dobet...
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Valbona Çoba ne "Hitch"


Thank you! Keto fjale i thote Valbona Çoba ne filmin e fundit te Will Smith, komedine romantike "Hitch" ku ka nje rol te vogel si ekstra.Yep! Nuk duket ndonje ge e jashtezakonshme,por kur ju te keni dale ekstra ne nje film "blockbuster" e te thoni "thank you" atehere filloni gjykoni lol.
Filmin nuk e kisha pare ne kinema...DUH! e pashe ne DVD dhe mu duk ok.Me kishin thene qe del Valbona per nje sekonde, por po nuk e pashe vete nuk ka lajm lol.Nje miku im sa e pa tha "She's hot!", hmmm keshtu mendojne dhe meshkujt e Shqiperise e Greqise ku Valbona ka pasur sukses si modele.Me se fundi me duket se do e kemi edhe nje shqipe tjeter ne hollivud.U bene dy filma qe del Valbona ndoshta filmi i trete...i sjell fat e ka nje rol me te madh.Ajo qe me pelqen eshte heshtja e Valbones e cila deri tani nuk ka folur per tentativat e saj si aktore ne SH.B.A,jo si disa artiste qe flasin kot me si koti sikur po bejne shkence.Realisht, keto "role" jane te vogla,nje pike ne uje, por per nje person qe tenton te bej karriere ne film, jane shume shume me rendesi.
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Shqiptare dhe e famshme...ne Norvegji

Doruntina Disha eshte shpallur kengetarja me e mire ne nje konkurs (Power Star Search) te zhvilluar nga "Power Hit" nje prej radiove me te njohura ne Norvegji.Ajo eshte nga Kosova dhe jeton ne Norvegji qe prej 1992_shit se bashku me familjen e saj (babai korrespodent i RTK dhe nena ekonomiste).
Sapo ka publikuar kengen e pare e cila titullohet " Dream World " dhe transmetohet shpesh ne radiot norvegjeze.Eshte vetem 17 vjeçe, por fale talentit te saj ka nisur nje karriere muzikore te sukseshme e cila eshte mjaft premtuese.
Momentalisht Doruntina eshte duke promovuar e singlen dhe videoklipin e kenges "Dream World" ne radiot dhe televizionet e te njohura norvegjeze.

album_pic.php
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Rozana lan borxhin

Nuk ka kaluar shumë kohë, që nga fillimet e karrierës si këngëtare kur Rozana Radi shfaqej shpeshherë si koriste apo në duet me xhaxhain e saj Francesk Radin. Duke u mbështetur në famën dhe suksesin e Françeskut, Rozana mundi të kapërcejë etapat e lodhshme për një vajzë që tenton në rrugën e këngës.

Por tani gjërat shkojnë ndryshe dhe pas disa këngëve të suksesshme të rrymave komerciale, Rozana Radi është bërë një nga këngëtaret e kërkuara nga të rinjtë që mbushin pub-et dhe diskotekat. Si një mbesë shëmbullore, Rozana nuk ka harruar nderin e dikurshëm dhe nëpër lokalet ku këndon si e ftuar, megjithëse mosha mesatare e të pranishmëve është e re, ajo merr me vete edhe xhaxhain e saj, Françeskun. Megjithë ndryshimet që vitet kanë sjellë tek Rozana dhe Françesku, diçka ka mbetur nga koha e shkuar ku rolet ishin ndryshe. E kemi fjalën për duetin me titull “Biçikleta”, i cili nuk mungon kurrë, sa herë që xhaxha e mbesë bëhen bashkë në skenë.
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

thashethem1.jpg


Në nëntor do të më thërrasin “mama”

Stilistja shqiptare Enada At’Nikolla po pret me padurim pushimet verore, për të hequr përkohësisht dorë nga punët e shumta. Stina e verës ka qenë mjaft e ngarkuar për Enadën, sepse këto janë muajt e mbushur me gëzime, të cilat kërkojnë një përkujdesje të veçantë, sidomos nga vajzat, të cilat look-un e këtyre festave ia kanë besuar stilistes së njohur. Enada At’Nikolla është duke shfrytëzuar këtë periudhë për tu çlodhur por edhe për të ideuar lëvizjet e ardhshme në fushën profesionale.Ajo po mendon të zgjedhë një figurë femërore e cila do të përfaqësojë linjën e veshjeve “At’Nikolla”. Megjithatë Enada nuk është e mbushur me projekte interesante vetëm profesionalisht, sepse edhe në jetën private asaj nuk i mungojnë lajmet e gëzuara. Në muajin nëntor Enada pret fëmijën e saj të parë. Stilistja është entuziaste për këtë ndodhi të mrekullueshme në jetën e saj familjare, aq më shumë kur bëhet fjalë për ardhjen në jetë të një vajze.
 

albanian_girl

Primus registratum
Re: thashetheme nga vip-t

Më thuaj, sa silikon ke, të të them sa e bukur je?

Duket se me këtë moto, faqet shqiptare të internetit në gjithë botën kanë nisur një betejë të vërtetë, për të nxjerrë me anë të sondazheve këngëtaren shqiptare që pa ndihmën e silikonit, meriton të quhet seksi.
Mesa shihet nga votimet, nga kjo garë janë përjashtuar këngëtaret nga Shqipëria dhe vëmendja është përqëndruar mes femrave të këngës kosovare.

Dy emrat më të përmendur,të cilat rastësisht ndiqen pas nga i njejti mbiemër, janë Adelina dhe Genta Ismaili. Megjithëse sondazhet dhe preferencat mbeten përjetësisht relative, deri tani pikët më të shumta i ka mbledhur Genta Ismaili.

Votuesit, kryesisht meshkuj, theksojnë faktin se gjithë bukuria dhe format e Gentës janë origjinale. Kjo e bën këtë këngëtare më të preferuar se Adelina, e cila për pamjen e saj seksi, megjithëse nuk e ka pranuar kurrë hapur, dyshohet se ka kërkuar ndihmën e kirurgjisë plastike.
 

Guest
Re: thashetheme nga vip-t

HBAlbLd5_Pxgen_r_180xA.jpg


Britney Spears u bë nënë.
Mbas shumë fjalësh,thashetheme, alarme , mbretëresha e pop-it lindi fëmijën e saj në klinikën e Santa Monikës, në Kaliforni.Fëmija që do ta ketë emrin Preston Michael, është djali i parë i këngëtares. Këtë lajm e kanë dhënë burimet spitalore.
“Nuk kemi marrë akoma informacione”-ka deklaruar zëdhënësi për shtyp i këngëtares,”Do të më pëlqente të jepja më tepër informacion mbi detajet, por nuk di akoma asgjë”.
Për fat të mirë , për të dhënë informacion ka menduar një punonjës i Medical Center i Santa Monikës në të cilin Britney kishte disa ditë që ishte shtruar.
Balerini Federline (qe ka dhe dy femije te tjere), burri i këngëtares nuk e ka lënë në asnjë moment vetëm.Edhe në momentin kur Britney ka lindur fëmijën e saj.Gjatë lindjes së fëmijës që ka qënë i parakohshëm, i ka shtrënguar fortë dorën deri në momentin kur dëgjoi të qarën e fëmijës, rreth orës 19.00.
“Jam në qiellin e shtatë”-fjalët e Britney Spears kur ka parë fëmijën e saj.
 

Guest
Re: thashetheme nga vip-t

index.jpg


Kengetarja e njohur Kylie Minogue, eshte ne periudhen me te veshtire, te jetes se saj.
Nje pale syze te medha, mbulonin fytyren e saj te dobesuar tmeresisht kohet e fundit.
Ajo vuan nen diagnozen "kancer ne gjoks te djathte".
Ne koke kish hedhur nje shami te mendafshte,
per te mbuluar mungesen e flokeve te saj bjonde,
te ciles i jepnin aq hijeshi, si nje femer artiste dhe me miliona admirues ne bote.
(eshte ne fazen e kimo - terapise, qe bien floket).
Ne Majin e ketij viti,australianes (37 vjecare), ju diagnostikua kjo semundje.
Nje shok i vertete.
Ajo shperngulet ne Paris tek partneri, aktori Olivier Martinez (39 vjec).
"Gjendja e saj eshte me te vertete kritike" -
shprehen te afermit e saj.
Ajo peshon vetem 38 kile, ne nje gjatesi 1,52 m.
Ushqimi i saj eshte lengje perimesh dhe fruta.
Familja dhe fansat mundohen me gjithcka, ti japi force.
Gjithashtu dhe Oliveri mundohet ti qendroje sa me prane.
Ata do te martohen ne pranveren e vitit qe vjen,
ashtu sic e kishin planifikuar dhe me pas do te shperngulen ne jug te Frances ne nje Ville.



P.s Lexuar ne shtypin gjerman te dites.
 
Top