Thënie shum me vlerë

Hektor12

Locus omnem
“Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos jeto i kurthuar nga dogma – që do të thotë: mos jeto në bazë të rezultateve të mendimit të të tjerëve. Mos lejo që zhurma e mendimeve të njerëzve tjerë të shurdhojë zërin tënd të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja: ki kurajo të ndjekësh zemrën dhe intuitën tënde.”

~Steve Jobs

Thënia origjinale:

“Your time is limited, so don’t waste it living someone else’s life. Don’t be trapped by dogma – which is living with the results of other people’s thinking. Don’t let the noise of others’ opinions drown out your own inner voice. And most important, have the courage to follow your heart and intuition.”
 

Hektor12

Locus omnem
“Një njeriqë guxon ta çojë kot, qoftë vetëm një orë të jetës së tij, nuk e ka zbuluar vlerën e vërtetë të jetës.” ~Charles Darwin

Thënia origjinale:

“A man who dares to waste one hour of time has not discovered the value of life.”
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
"Mos i poshteroni njerezit e mire per nje apo dy gabime te tyre, se edhe diamanti sado i prere shtrember te jete eshte me i vlefshem se nje gure i zakonshem i prere ne formen e duhur...!"
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Ligji dhe shiu bien njëlloj mbi të drejtin dhe të padrejtin. Por ai lag vetëm të drejtin sepse ja ka marrë çadren i padrejti !!
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Shumë njerëz munden të ndërtojnë shtëpi të bukura, por pak njerëz jetojnë të lumtur brenda tyre... Sigurohu në fillim të ndërtosh marrëdhënie të forta, pastaj ngre mure të larta !
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
10487493_258469484361996_9150759035956552774_n.jpg
TRUEEE :p
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Kur dicka se ke pare me syt e tu dhe se ke degjuar me veshet e tu atehere mos SHPIK me mendjen tende te vogel dhe te SHPERNDASH me gojen tende te madhe !!!!!!!
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Djersa e punëtorit është më e vlefshme
se parfumi i dembelit..
Pëshpëritja e luftëtarit është më e bukur
se vjershat e poetëve !
Buka e të uriturit është më e lezetshme
se mishi i qengjit i të ngopurit !!!
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Me ne fund e gjeta pergjigjen e pyetjes qe aq shume pyesja veten:
Cfare do te behesh kur te rritesh?

-Nje femije perseri.
 

abs

nuk e di...
"Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe kam harruar persona te paharrueshem. Kam vepruar sipas momentit dhe jam zhgenjyer nga persona qe nuk e mendoja kurre se mund te zhgenjehesha, por edhe une kam zhgenjyer.

Kam mbajtur dike mes kraheve te mi per ta mbrojtur, jam bere mik perjete. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme, kam dashuruar, me kan...e dashuruar, por edhe me kane refuzuar. Me kane dashuruar dhe nuk kam ditur si t'jua kthej dashurine.
Kam bertitur dhe jam hedhur perpjete nga gezimi. Kam perjetuar dashurine e kam bere premtime te perjetshme, por me eshte thyerzemra kaq e kaq here!

Kam qare duke degjuar muzike e duke pare disa fotografi te mbushura me kujtime. Kam telefonuar thjesht per te degjuar nje ze. Jam dashuruar perseri me nje buzeqeshje. Kam besuar perseri me nostalgji dhe kam patur frike te humbas nje person shume te vecante, te cilin kam perfunduar duke e humbur... por kam mbijetuar!

Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk me lodh! Dhe ti nuk duhet te lodhesh nga jeta. JETO!
Eshte mrekulli te perpiqesh me bindje, te perqafosh jeten dhe ta jetosh me pasion. Te humbesh me klas dhe te fitosh me guxim. Sepse bota i perket atij qe guxon..." Charles Chaplin
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Ndalu pak !
- Mos u trishto nëse je i varfër sepse të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe.
- Nëse s'ke mjet transporti, mendo t'paktën se dikush nuk ka as këmbë !
- Nëse ankohesh nga një dhimbje koke, shih të tjerët që janë të lidhur në krevat me vite të tëra të shtangur !
- Nëse është dikush që nuk të do, ka të tjerë plotë që presin të të
duan dhe nuk do të donin të të humbisnin kurrë !
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
"Ka njerëz të cilët e kanë zemrën aq të madhe saqë në të mund të hysh pa trokitur.
Ka të tjerë që e kanë aq të brishtë saqë u thyhet me një të prekur"...
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Kjo është jeta jote!

Je vetëm, të pyesin kur do të fejohesh.
Je e fejuar, të pyesin kur do të martohesh........
Kur je e martuar, kur do të kesh fëmijë.
Kur ke një, të pyesin kur do të bësh të dytin.
Kur ndahesh të pyesin pse.
Kur mundohesh të rifillosh jetën, pyesin pse kaq herët.
Njerëzive nuk u pëlqen asnjëherë mënyra jote e jetës...
Ji krenare për atë që je dhe mos u shqetëso se çfarë mendojnë të tjerët për ty, sepse jetohet vetëm një herë.
Kjo është jeta jote!.


Jeta eshte nje test!
Pergjigjet e se ciles nuk i dime!
MOS KOPJO se askush nuk i ka pyetjet e njejta!!!
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Mosha duket se është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër është më i miri për t’u djegur, vera e vjetër është më e mira për t’u pirë, miqtë e vjetër janë më të mirët për t’iu besuar dhe autorët e vjetër janë më të mirët për t’i lexuar...
 
Top