Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Para disa ditesh Top Channel trasmeton nje program te Tg2 Dossier mbi Shqiperine.
Rendesia e ketij programi nga mediat italiane eshte i pacmueshem, per faktin e thjeshte se per here te pare, Shqiperia nuk ishte me vendi ekzotik qe e furnizon Italine me refugjate klandestine, me krim e me droge, por nje shtet fqinj, nje popull qe po rinderton jetesen e vet, nje partner ekonomik e strategjik i Italise.
Pavaresisht se aty shikohej tendenca e nxjerrjes se Shqiperise si vendi ku njerezit udhetojne ende me gomere, te ben pershtypje pershkrimi ne pergjithesi pozitiv i vendit tone.
Ajo qe kuptova une eshte se Italia ka filluar te nderroje strategji ne lidhje me qendrim qe do te mbaje ndaj Shqiperise. Mesa duket ka vendosur te na marre ne 'patronazh' kundrejt nje rreziku grek.
Dy balerinet e Buona Domenica, Elsa Lila ne San Remo, Edi Rama,ardhja e Berluskonit ne Shqiperi dhe se fundi ky program tregojne se tani Shqiperia po tregon edhe ane te tjera te vetat, te cilat u 'pelqejne' italiane.
Sidoqofte me duket dicka pozitive duke pasur parasysh reklamen e gjate negative qe na eshte bere keto 12 vitet e fundit!
 

tirana

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

çao gonxhe

Interesi i taljonve per Shqipnin ka qene gjithmon por asnjiher nuk ka gjet "riscontro" nga ana shqiptare qe deri tani i mate syt vetem ka Athinaja. Boll me te kujtu qe kuotat vjetore te emigranteve qe do hyjne ne Itali, ndahen keshtu: Nese do hyne 20 te huaj, 11 jane shqiptare, dhe 9 nga vendet e tjera te interesuara. Po keshtu me studentat. Dhe kjo ka vite qe ndodh, kuotat shqiptare trajtohen me vete.
Tani qe Tosi & CO e kan ni qe greku i kushtezo qamet ne politikat e mrenshme, kan fillu me i dhon disi duret, dhe per kete duhet von komet mbi nje baze te forte..... dhe hop Italia, mikja jone e vjeter. Tosi ka fillu me pa larg, nuk shef mo xhepin se ate e mushi. Ka fillu me pa ka Juropi, dhe Italia eshte rruga me e shkurter dhe me komode. Mos harro mbeshtetjen e Italise per Shqipen ne Bruksel.. Ishte vendi qe kerkoi te hiqeshin pjesa me e mire "denimeve", duke ngulur kembe qe gjendja ne Shqiperi eshte stabilizuar dhe ka ardh koha per nje politike te re europiane kundrejt saja.
Dakort, kane dhe kta interesat e veta.. Po bota keshtu eshte, me jep te jap.
Me lej te te kujtoj qe institucionet italiane mbeshteten ato shqiptare mbas aventurave tona trape te '97. Carabinieria, ngriti strukturat e reja policise shqiptare, qe nga shkolla e policise e deri tek breket e policave e keshtu me rradhe ministrite e komunalet etj etj.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Jam dakort me ty, une thjesht theksova faktin se dhe reklama po na behet tashme <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Yll fare je!
 

disku

UNI
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

po pra italia po italia......
te ishte aq e mire italia nuk mbyste me shum se 170 ne otranto...e mbani mend anijen famekeqe "kadri i radit"...sishte me kollaj ta shoqeri=onin a njijen ne breg dhe te kthenin refugjatet sic kan bere ne shumicen e rasteve apo duhesh te friksonin te tjeret dhe menyra e vetme ishte te vdesin ca.pastaj i vetmi komb qe e ka perkrahur gjithmone shqiperin eshte USA.mjafton fakti qe cliroi kosoven.ndihmoi ekonomikisht dhe materialisht qeven shqiptare ne krizen e 97.kritikoi qeverin italiane per ngjarjet e otrantos.kritikoi qeverin greke per keqtrajtimet qe i bente refugjatve shqiptar.....
kjo eshte mbeshtetje jo ajo qe jep italia...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Shpesh nuk di se cfare te bej: te qesh apo te qaj!

Zemer, mendohu e fol vetem per kete pjesen qe po diskutojme: Imazhi i shqipareve ne median italiane si pasqyrim i politikes se atij shteti. Lere Ameriken pertej Atlantikut e nese do ta diskutosh hap nje teme per kete ceshtje!
 

disku

UNI
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

problemi eshte qe ne mediat italiane....sidomos tek lajmet...shqiptaret jane gjithmone pjese e pandare e kronikes se zeze..dhe ky eshte fakt....madje edhe kur nuk njihet autori i krimit ne shumicen e rasteve thuhet qe dyshohet se eshtre kryer nga mafia shqiptare.po mos harroni qe mafia eshte pjelle e italianit...aty u krijua si term.mafia italiane eshte e implikuar teresisht me trafikun e femrave dhe droges por qe te duket me e besueshme ia ngarkojne asaj shqiptare te merret me transportin.pastaj fakti qe futa ameriken sishte pa shkas....se mua me ngacmon pyetja pse te mbeshtetet qeveria shqiptare tek shtete si greqia apo edhe italia qe seshte se kane ndonje simpati te vecante per shqiperin..dhe mos te mbeshtetemi tek shtete si amerika apo qofte edhe gjermania,britani etj...qe skan interes tek shqiperia por prap jan nga te vetmet qe kan perkrahur ceshtjen shqipetare???
 

tirana

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Mbeshtetja USA per Shqiperine eshte mbeshtetje ne nje aspekt me te gjere nderkombetar. Nuk me duket mbshtetje per problemet e perditshme Shqipetare, ato urgjentet e kam llafin. Pastaj per ne Europe nuk i biet nga USA dhe jo vetem ne kuptimin gjeografik. Zhvillimi yne varet shume nga shkembimi material dhe kulturore me vendet perendimore.. Me USA nuk me duket se kena shume per te shkembyer. Sa per historine e anijes se mbytur, nuk kemi qene aty prezent. Mbase ka qene faji i nje komandanti marine debil apo kokfortesia e nje kafshe nga kopshti yne, por nuk mund ti veme gishtin qeverise italiane. Italia eshte vend shume i civilizuar, nuk eshte Rusi ku mbyten njerezit si minjt. Ketu ku jetoj un (Fir) e kan hequr denimin me vdekje ne shek '15. Mos te gjykojme vendet nga episode te veçanta.
 

disku

UNI
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

o hirko mua me duket se e vetmja gje qe po shkembejme me italin eshte mishi i bardhe dhe pluhuri i bardhe.....ne i furnizojm ata na japin paret...pastaj...fakti qe skemi cfare shkembejme me amerriken qendron ,,,jo sepse jemi te distancuar..por se amerika spara ka nevoje per baze materiale...kur ju desh llogjistika dhe bazat ajrore per me i hy sllobos ja dham....pastaj un nuk po e kuptoj ku e shikon ti kete fuqin shkembyese te shqiptarit...ne jemi nje komb qe ka arritur ne piken qe smund te jap asgje...thjesh mund te kerkoje ndihme tek me i forti..
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Le të shpresojmë se punët do të ecin mirë.
Por duhet të pranojmë se gjendja ka qënë dhe do të jetë më komplekse, është e vështirë një partneritet i pastër midis një prej më të fuqishmëve me një prej më të dobtëve. Mbase politika shqiptare duke e ndjerë këtë ka ndjekur rrugë të tjera. Një fakt, edhe BE kur ne pranuam, a na detyruan, që zhvillimin duhet ta bënim me Greqinë dhe Italinë, i dha asaj të parës fonde pa masë për gjithë ato projekte ndërkufitare, infrastruktura, kredi për investime, ndërkohë që Italia duhej ti kishte paratë e saj. Prej këtu, Greku nisi e prish e prish para e ndërto dhe investo , kuptohet për interesa të veta, paratë e të tjerëve. Një shëmbull i dukshëm i kësaj që them janë dy degëzime të rrugës Egnatia që shkojnë nëpër malet e Greqisë, e nuk lidhen askund me atë që ne dimë Egnatia. Europa mbylli sytë, ne bënim luftë. Ne bëmë paqe, Europa i tha JO lidhjes prej Igumenices të perëndimit me lindjen dhe PO Koridorit 8 që kalon nga Durrësi. Grekët kërkojnë akoma lidhjen e munguar, ajo ishte lidhje e dobët, si çdo lidhje tjetër e paramenduar për keq.
U zgjata pak për të dalë tek kjo fjala lidhje e dobët. Shqipërisë i duhej një ngritje, nëse kjo vinte nëpërmjet Greqisë ishte e lehtë për politikën ti vinte një stop Greqisë, një shteti jo ndër të parët. Ndryshe është puna me Italinë, me më të fuqishmit e botës nuk bën dot vickla. Koha e Zogut e vërteton këtë. Nëse ato dhjetra lidhje natyrale të fuqishme nga potenciale vihen në veprim nuk ka perëndi në botë që i shkëput. Pse nuk e bëmë ne më parë,
së pari, se na gënjente mendja se mund të bëheshim vetë, duke zhgrapur ndihma ku të mundnim;
së dyti, se lidhjet me Italinë na vinin para sprovave të llojit që gjithçka duhej bërë në rrugë të drejtë ligjore, morale, shoqërore, që zgjat ca;
së treti, se ka patur dhe ka nga ata klane që një rrugë e tillë ju ze shtigjet mafioze;
së katërti, ndonse probleme të karakterit strategjik, politika shqiptare nuk ka qënë me të njëjtin mendim. Gazeta e Ballit Kombëtar, me një titul që në faqe të parë, e dy çarçafë në mes shkruante "Operacioni Pelikan pushtimi i tretë i Shqipërisë." Kush do të quhet pushtues sot? Mbase këta nuk kanë rëndësi si parti, por janë parlamentarë.
së pesti, ajo që konstatojmë të gjithë, nëse "grekë" po bëhen njerzit nga halli, italianë bëhen nga qejfi. Nëse një shqiptar e ka të qartë se në Greqi nuk mund të bëjë kurrë prokopi (greqisht kjo fjalë?), në Itali po. Grekët nuk e lenë një kalama të jetë i pari i shkollës, italianët e brohorasin Elsa Lilën. Bukuri, por për politikën kjo është po aq e mirë sa dhe e keqe.
Cila forcë në botë do ta pengojë rininë shqiptare të shfaqe talentin atje ku vlerësohet duke kapërcyer të gjithë pengesat? Por ata në suksesin e tyre janë Italianë të lindur në Shqipëri. Të ardhmes së Shqipërisë i lidhen këmbët diku gjetkë.
së fundi, për sot, gjykojmë keq e mbrapsh për privatizimet, shpesh për faj të atyre që shkruajnë, një shembull, privatizimi i bankave; italianët për Bankën Kombëtare Tregtare donin të blinin vetëm degët e bregdetit dhe kryeqytetin, po të tjerat? E sërisht me Bankën e Kursimeve, ndonse me fjali tjetër lloji u tha e njëjta gjë nuk kemi aq njerëz për gjithë atë bankë, nënkupto, atë përhapje, se arithmetika e thesarit të saj është akoma me numra njëshifrorë.
Pra nëse ne nga e keqja duhet të zgjedhim midis të ligave më të voglën, të tjerët nuk kanë pse me qejf të bëhen pjesë e hallexhiut.
Pamja e jashtme dhe thelbi. Të parën e ndryshojmë sa herë dalim para pasqyrës e nuk na pëlqen vetja, për të dytën duhen vite.
 

tirana

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Fillimisht postuar nga unicorn:
[qb]......ku e shikon ti kete fuqin shkembyese te shqiptarit...ne jemi nje komb qe ka arritur ne piken qe smund te jap asgje.....[/qb]
Krah pune (emigracion), terren investimesh per firmat e vogla-mesatare. Kur te rritemi dhe ca profesionalisht pse jo dhe te medhajat. Treg per mallrat, qe nga gjilpera deri tek veturat e skllavatorat (nuk prodhojme asigjo)
Te kthehem tek emigracioni. Nuk eshte problem vetem i atij qe emigron por dhe i atij qe merr emigrante. Italia ka nevoje dhe shum biles, perndryshe gjyshrit partizan nuk marrin nji kokerr leku pension, mos me fol per varferine demografike, nuk pillet me!! Ca ofrojme tjeter.., kapercim per ne tregun e lindjes (kur te bejme nje infrastrukture per te qene. Nje vend i virgjer si Shqipja ka me ofru dhe sa te dush, pranej maroni ato studimet ene o burra se atje ka nevoje per rob qe te dine dhe u pjell mendja.
 

disku

UNI
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
Krah pune (emigracion), terren investimesh per firmat e vogla-mesatare. Kur te rritemi dhe ca profesionalisht pse jo dhe te medhajat. Treg per mallrat, qe nga gjilpera deri tek veturat e skllavatorat (nuk prodhojme asigjo)
Te kthehem tek emigracioni. Nuk eshte problem vetem i atij qe emigron por dhe i atij qe merr emigrante. Italia ka nevoje dhe shum biles, perndryshe gjyshrit partizan nuk marrin nji kokerr leku pension, mos me fol per varferine demografike, nuk pillet me!! Ca ofrojme tjeter.., kapercim per ne tregun e lindjes (kur te bejme nje infrastrukture per te qene. Nje vend i virgjer si Shqipja ka me ofru dhe sa te dush, pranej maroni ato studimet ene o burra se atje ka nevoje per rob qe te dine dhe u pjell mendja.[/QB]
EMIGRACION????????
te te kujtoj qe endrra e cdo shqiptari eshte te shkoje atje ke veni qenit si i thone ne USA. kot ska dal ajo shprehja humoristike TA DUAM SHQIPERIN SI SHQIPTARI AMERICKEN. pastaj ato materialet e tjera qe thua nga gjilpera deri te skavatoret jan thjesh materiale hipotetike se ne skemi nga ato...po pritem ti e un te shkollohena me e ndertu shqiperin ka me u dash ca kohe...se ai qe emigron per stidime largohet me mendjen se do shkollohet dhe do e punsoj nji firme e fuqishme anej nga perendimi..kur i pysim a do ktheheni ne shqiperi lale??thon...poooooooo do kthehem se me ka marr malli me bo ca pushime ne dhermi apo ku ta di un...prandaj mos u merr me idealizma leja kohes se xhaxhi enverit at...tani realiteti flet vete..
 

tirana

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Un lal e kom lon shkolen. Jom ka ata qe nuk kane te drejt fjale ne kapitull.
Megjithate, pyti iher studentat nese kthehen nese jeta ne Shqiperi hyn ne binare. Dmth ne nje vend legal, te emancipuar, ku njohurite dhe eksperiencat e tyre jashte te mos ngelen neper zyrat e qelbura te shoqatave bamirese me kontrata 6 mujore dhe me 300 USD ne muj... Ke per te pare qe kthehen lal..! Kur robi ka nji bagazh njohurish, ka dhe nevoje qe ti shikoje te materializuara ne pune. Mos pyt ata qe kan ikur jashte pardje sepse akoma jane te verbuar ka autostrada ne diskoteka. Prit te kalojne ca vite dhe kur te ken nji pune te mire, nje makine dhe nji dashnore (ashtu siç enderojne sefte),kan me e pa qe te jetosh dmth diçka tjeter dhe do e shikosh qe do kthehen ke stani i vjeter. Problemi eshte se tani per tani nuk shofin asnji prespektive, asnji grope te vlefshme kur te zbrazin ate thesin me eksperienca qe kane. Pranej me nryshu Shqiperine duhet me zgjedh mire partneret dhe strategjite. Ne kete rast Italia nuk me duket opcion per tu fshire.

Masnej se ku kan qejf me emigru shqipet eshte pune tjeter. Po flisnim se ça ofrojme ne te tjereve. Ne amerike kan qejf me shku,po dhe ne Itali nuk me duket se kane me pak qejf. Nuk jena te gjith kokrra ka 3000 USD rrog. Gjithkush gjen vendin e vet sipas mundesive dhe aftesive.
 

disku

UNI
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

O HIRKO SESHTE THJESH PUNA E 3000$ O LAL JO....
FATKEQSIA ME E MA DHE ESHTE FAKTI QE SHQIPERIN SPO E NDERTON SHQIPTARI ....SHQIPTARER ME TRU I PERDORIN ATO PER TE MIREN E KOMBIT KU JETOJNE....KU MENTALITEL NUK ESHTE KRIJUAR RASTESISHT...POR VJEN SI RRJEDHOJE E SITUATAVE QE SHQIPERIA KA KALUAR...KUR VJEN PUNA TEK TE SHKOLLUMIT..ME KA RA RASTI ME PYT SHUM...99% E KAN SHQIPERIN THJESH VETEM VENDIN KU KAN LINDUR DHE SE SHIKOJNE SI NJE MUNDESI JETESE....
FATKEQSISHT KJO NDJENJE PO ME USHQEHET PERSONALISHT..SA DO QE TA LUFTOJE UN ..KA FAKTORE SHUME TE TJERE QE E KUNDERSHTOJNE O HIRKO...SI I THON QEFI MA KA DHE SUMA SMA MA....KSHU SI UN EDHE SHUME STUDENT NE VENDET E PERENDIMIT...
PASTAJ ITALIAUN SPO THEM QE DUHET FSHIRE NGA LISTA E PARTNERITETIT..POR MENDOJ QE SDUHET ABSOLUTISHT TE JETE TEK LISTA E VENDEVE QE DO KEN PRIORITET NE MARDHENIET ME SHQIPERIN SESIC THA DISKUSH ME LART ...E KEMI PROVUR QE KUR ERDHI DEMOKRACIA DHE SITUATA ESHTE TEPER KOMPLEKSE..
 

tirana

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Mir e the.. "Qefi ma ka po b*** s'ma ma" dhe kjo nuk esht kot. Sta ma sepse Shqiperia eshte akoma larg binareve. Afrohet, po kadal.
Masnej te mos harrojme qe duhet dhe kohe. Do kaloshin te gjitha, lufta, shkaterrimi, mafia, korrupsioni, vjedhja, kontrabanda, etj etj do kalojne akoma. Historite e vendeve te tjera na mesojne pak a shum se si do shkoje filli.
Per nji vend te vogel si ne, menyra me efikace per tu zhvilluar jane mardheniet me nji vend te fuqishem, qe te jete afer gjeografikisht dhe kulturalish, qe te kete interesat e veta ne shqiperi, qe te kete peshe politike (pa qene detyrimisht i pari i katunit). Dhe un Italine e shof si te tile. E perseris dhe njihere, bota funksionon jep e merr. Nuk ka shok per kok.Por siç tha Diabolis siper, zgjidhet ajo me pak e keqja.
Vende si Gjermania ose ne pergjithsi qender-veri Europa, nuk jane afer nesh nga asnje pik veshtrim. Nuk kane asnji interes per tregun tone sepse kan bere para-partizaaaaaan ne lindje. Nuk kane mentalitetin tone. Nuk kane asnji lidhje historike me ne dhe aq me teper kulturale. Ne jena mesdhetar.
Flas per maredhenie, se bamiresi kan bere te gjith nga, pak mesa kan mundur. Po kam pershtypjen qe mbaroi koha e politikave te ndihmave per te mbajtur frymen. Shoqatat bamirese qe kane mbushur shqiperine, me gjith ndihmen qe japin,kane nje fekt negativ per sa i perket personelit te arsimuar sepse nuk u mesojne asgje te rinjve ne nivel imprenditorial (se gjeta llafin shqip <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> )
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> Tani un kshu e mendoj ere, mbase ja fus dhe kot.
 

Sindroma

lv sx sx
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Jam dakord me Hirkon qe bashkepunimi me Italine eshte rruga me e mire per ta ngritur Shqiperine aty ku duhet
 

Pidocchio

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

he ai reportazhi i tg2 dosjer. eshte e vertete disa gjera po ndryshojne, por te gjithe keni te drejte ne llogjikimin dhe ne mendimin tuaj.. A tu bej nje pyetje une : Po te kishte nafte shqiperia do ishim akoma ketu ku jemi?: Ah mor vllezer gomarin s'na e nzjerrin keta nga balta , gje e mire eshte qe ne shqiperi ka filluar te ndryshoj ai mentaliteti i qelbet i shqiptarit kane filluar te punojn vetem keshtu hecet perpara. persa iperket Italise USA leshit e preshit as se çajn menderen fort per ne Prandaj mos e vrisni mendjen shume se nqs na japin 2 leke te jeni te sigurt qe na e nzjerrin prej mendereje 4 fish....Le te shpresojme qe te ndertohet kultura e punes mentaliteti i saj , kultura shoqerore etj etj dale nga dale do hecim dhe ne ( Te jeni te sigurt se si Italia me shoke sbehemi kurre por do jetojm dhe ne )
 

Pidocchio

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Me vjen keq por nafta jone ska patur dhe s'ka ne shqiperi , Ju mos shikoni Kuçoven se per sa rezerva nafte aha sjemi kund . Lajmi i fundit : Ne nje bar ne Padova 3 shqiptare thuhet ne grinjdje e siper kane therur 2 serb, i kishin arrestuar ne Bari, Njeri vdiq tjetri ne gjendje te rende ne spital . Amen <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

tirana

Primus registratum
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Nafte mbase ka aq sa duhet, por per ta nxjerre lart duhet nji kallom, dhe po pate kallom duhet me dit me e thith. Ne skena as kallom e nuk dim as me e thith.
Na dhe nji haber tjeter. Ne Alessandria eshte kapur nje grup shqipesh i specializuar ne vjedhje vilash. Policia po shfleton denoncimet e viktimave per te bere te mundur kthimin e sendeve te grabitura qe u kishin kapur. U kishin kapur goxha mall.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Të dhëna për Shqipërinë nga UN Energy Statistic

Rezerva nafte 46 210 milion barrela " "
Jemi të 46 në botë për rezerva, e mjafton të renditësh shtetet e botës që të marrësh vesh ku je. Nuk duhet vetëm të kesh, duhet të dish.
 
Top