Tetova mban zi për viktimat e përmbytjeve. Vijon vlerësimi i dëmeve


Në Tetovë, e mërkura dhe e enjtja janë shpallur ditë zie. Vendimin e mori Këshilli i Komunës së Tetovës pas motit të keq që përfshiu Tetovën gjatë së hënës, për shkak të të cilit humbën jetën 4 persona dhe një vajzë konsiderohet e zhdukur.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet lanë pas vetes edhe dëme të mëdha materiale, në Tetovë e fshatrat përreth kësaj komune. Sipas të dhënave fillestare, në Tetovë dhe rrethinat e saj janë dëmtuar 200 objekte.

Dëmet e shkaktuara do t’i vlerësojë një komision i posaçëm qeveritar. Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, familjeve të dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet do u jepet një ndihmë fillestare prej 30 mijë denarësh, apo rreth 500 dollarë.

/ Top Channel
 

Aki

Paint It Black
Kryqi i kuq i Shqiperise ka derguar ndihma, SHBA, Kanada dhe Gjermania kane apeluar per te derguar ndihma, jane gjetur 4 femije te vdekur dhe dy te moshuar, nje vajze 6 vjecare eshte ende e zhdukur, ndersa kjo ka ndodhur para dy netesh...
P.S nese Tetova llogaritet kombetare dhe jo ne vendet shqipfolese, atehere duhet te konsideroni temes tjeter t'ia ndryshoni emrin nga vende shqipfolese ne Shqiperia, duhet te qartesohet dallimi...sugjerim ky
 
Top