Teoria e Ajnshtajn'it vërtetohet: Zbuluohen valët gravitacionale që dalin nga vrimat e zeza

Dreamer

Under the Dome
valet2.jpg


Shkencëtarët ditë më parë kanë paralajmëruar për se mund të jenë gati për të njoftuar se ata kanë vërejtur disa valë gravitacionale në strukturën hapësirë-kohë.
Shkencëtarët që punojnë me sistemin Laser Interferometër për valë të gravitacionit (LIGO), makineri e cila është ndërtuar për të zbuluar dridhjet e vogla të valëve gradacionale, kanë dhënë rezultat definitiv për zbulimin e valëve gravitacionale.

Ata tani janë siguruar për këtë zbulim që thuhet se ky mund të jetë zbulimi që mund të ndryshojë plotësisht të kuptuarit tonë ndaj gjithësisë, shkruan BBC.
Valët gravitacionale janë parashikuar për herë të parë nga Ajnshtajni 100 vite më parë, por kurrë nuk janë vërejtur direkt.

Ekipi ndërkombëtar thotë se zbulimi i këtyre valëve gravitacionale do të sjellë një epokë të re për astronominë.

Gjithashtu ata thonë se ky zbulim, pas shumë dekadave kërkim, është zbulimi më i madh pas Big Bengut.

Çka mundësojnë Valët Gravitacionale?

Shkencëtarët tani mund të i studiojnë direkt vrimat e zeza në Hapësirë përmes këtyre valëve. Gjithashtu këto valë mundësojnë edhe zbulimin e lindjes dhe krijimit të universit.

Valet gravitacionale mundësojnë zbulimin e ekzistimit të shumë dimensioneve fizike.

Valët në Fizikë, njihen si një luhatje që transformon energji në Hapësirë. Valët gravitacionale kombinohen me magnetizëm. Kjo do të avancojë të ardhmen e lëvizjes në mënyrë të pazhurmshme dhe shumë të shpejtë në Hapësirë.

Këto valë mundësojnë shikimin në pjesën më të largët të universit, thonë shkencëtarët.
valet.jpg



/GazetaExpress.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Eshtë ajo që bën të bien gurët, mban të lidhur Hënën me tokën, rrotullon yjet në Galaksi dhe galaksitë në Univers. Eshtë edhe ajo që na lodh kur mbajmë thasët në ngjitje (në këtë rast nuk na duket kaq e dobët…). Që nga kohët e Njutonit, mendonim se e njihnim mirë. Pastaj erdhi Ajnshtaini, një shekull më parë, dhe gjithçka ndryshoi. Kuptoi se bota ku jetonim ishte një vazhdimësi hapësirë-kohë, ku koha është një dimension si hapësira. Dhe graviteti ndikon në mënyrë të dukshme botën tonë: duke ndenjur në breg të detit vërejmë baticën, domethënë prova se objektet qiellore ndikohen mes tyre përmes gravitetit.

Tani kemi më në fund provën e cunamit gravitacional: kur në qiell ndodh një turbullim mjaftueshëm i fortë i hapësirë kohës, thoshte Ajnshtaini, atëherë marrin nismë valët, të cilat përhapen me shpejtësinë e dritës dhe shkaktojnë deformime të matshme (pothuajse). Kemi pritur jo pak, por grupi i SHBA (në të vërtetë me 25 kombësi) i Ligos, dje ka shpallur se i ka matur. Komplimenta, atyre dhe Ajnshtainit…

Pika qendrore, në këtë moment, është të kuptohet se prej nga vijnë. Sepse pikësëpari janë një fenomen astronomik. Sipas autorëve, objektet përgjegjës ishin dy, e që u bënë një: dy vrima të zeza me peshë 30 herë më shumë se sa Dielli, që u shkrinë në një të vetme, duke tendosur në mënyrë të dukshme hapësirën përreth tyre, e më pas, hap pas hapi, deri tek ne, me shpejtësinë e dritës.

Në pamje të parë, duhet fat. Sepse vrima të zeza me këtë masë, në historinë e astronomisë nuk ishin vënë re asnjëherë. Aq më pak një sistem binar me dy vrima të zeza si këto. Pastaj ta vëzhgosh pikërisht në momentin e fundit të jetës së vet, është një gjë edhe më e rrallë. Dhe që kjo të ketë ndodhur sapo të kesh ndezur pajisjen e re zbuluese… Por fati ndihmon më të guximshmit, kjo dihet, dhe ata të Ligos janë shumë të zotë dhe kanë punuar mirë. Kanë parë valët gravitacionale, por edhe kanë demonstruar ekzistencën e objekteve qiellore të panjohura.

Zbulimi hap një astronomi të re, në një Univers të ri, sepse nuk bazohet në valë elektromagnetike, si astronomia tradicionale. Pikërisht këtu lindin vështirësitë. Valët gravitacionale kalojnë dhe nuk kthehen më, janë si macja që buzëqesh tek “Liza në botën e çudirave”. Për një konfirmim, që në shkencë rrallëherë e gjen, duhet që të gjesh macen, apo atë që mbetet, dhe që me siguri diku do të jetë fshehur. Por copa e qiellit prej ku duket se vijnë valët është shumë e madhe, dhe duhet njohur në thellësi: është si të gjesh një gjilpërë në një mullar të madh. Astronomët kanë një përvojë të gjatë me kërkime pakëz të marrë, dhe i kanë hyrë punës tashmë.

E megjithatë valët gravitacionale kishin trashëguar një energji shumë të madhe nga përqafimi vdekjeprurës i dy vrimave të zeza: 50 herë më i madh se ai i gjithë yjeve të Universit, edhe pse për vetëm një të pesëdhjetën e sekondës. Me mbërritjen e tyre në Tokë, pas një udhëtimi prej më shumë se një miliard vjetësh, kanë mjaftuar për të deformuar, edhe pse me shumë pak, dy zbuluesit e Ligos, një në Luizianë dhe tjetri në Uashington. Koha e kaluar mes dy zbulimeve është pikërisht koha që duhet për të përshkuar Amerikën me shpejtësinë e dritës.

Një astronomi e re, pra, e lindur edhe falë fatit. Shpresojmë të kemi së shpejti zbulime të tjera, që do të ndihmojnë shumë për t’i besuar në thellësi të parit. Përveç Ligos, zbulues të tjerë, në Itali, Japoni dhe Australi do të jenë shumë shpejt aktivë, dhe më pas Agjencia Hapësinore Europiane do të shkojë t’i kërkojë në hapësirë, me misionin “Lisa”. Dje ndoshta kemi qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të vendimit për një Çmim Nobel, e në të njëjtën kohë, një moment historik për Astronominë dhe shkencën.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Malet me bore fushat me grure
Po vjen nje burre, po vjen nje burre
Ecen pa folur, ecen pa qeshur
Here i zgerdhire, here i ngerdheshur...

Provoje nje here. Nuk eshte e veshtire. Ne varesi te drites qe bie mbi ty, kur ti ecen ne kete fushe pa grure, do te pasqyrohet hija jote. E ZEZE. Pyeti nje here shkencetaret pse hija jote eshte e zeze dhe jo e bardhe.

Apo po presin per nje Ajnshtajn te ri i cili per mendimin tim ka ngelur ne klase per budallallekun me te madh. Une jam perbri Ajnshtajnit dhe ne dore kam nje burim drite. Le te them nje laser. Gomari ne vend qe te mase distancen qe e ndan prej meje mat distancen e rrezes se lazerit i cili do te ishte i pafund ne qofte se nuk do te kishte le te themi, nje mur perpara. Ndersa ai mat distancen dhe shpejtesine e drites te cilen une reflektoj, une ia fus me nje kopace ne koke qe t'i vi truri ne vend dhe te shohe se UNE jam perbri imbecilit. Pastaj, Ajnshtajni i habitur shikon nje vryme te zeze ne nje galaksi te larget dhe llogarit si eshte formuar ajo. Ne mendjen e tij ngrihet dyshimi ne qofte se kjo vryme e zeze eshte dydimensionale apo tre dimensionale e cila do te ishte sfere. Qe ai te futet ne kete vryme te zeze ajo duhet te jete dy dimesionale sepse ne sfere ai nuk mund te futet dot. Sfera dhe pse e zeze eshte materje e ngjeshur ne te cilen nuk mund te futesh.

Nderkohe qe Ajnshatjni studjon kete vryme te zeze e cila do t'a perpije, atij i merren mendte dhe pengohet mbi nje top te madh, te bardhe plazhi i cili reflektohet ne "pafundesi" si nje vryme e zeze.

Duke menduar te gjitha keto, ky burre qe ecen pa folur dhe paqeshur, megjithate i ngerdheshur, shikon qe hija e tij eshte e zeze dhe perpendikular me te. Ajo eshte megjithate shume e gjate. Ai perpiqet te kape hijen e vet por ajo eshte shume kapricoze dhe largohet me te njejten shpejtesi. Vrapo e vrapo e vrapo, ai nuk e kap dot hijen e vet. I lodhur dhe i vilanosur ai bie dhe ne kete moment sublim ai bertet EUREKA. Ai bie mbi hijen e tij te zeze dhe behet njesh me te dhe nuk me kujtohet mire ne qofte se u perpi nga kjo hije apo jo.


El
 
Last edited:
Top