TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Daniel H

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ok po ju sqaroj une

ta zeme se une ka investuar ne nje tec dhe arrij te mbuloj tregun shqipetar me energji

cdo here qe ne shqiperi do te flitet per nje hec une do te bej c'eshte e mundur ta pengoj perfshi edhe nje ulje te cmimit nen koston mesatare dhe do te heq dore per pak kohe nga rekuperimi i kosotve fixe derisa te rigarantoj pozicionin ne treg e pastaj do te rekuperoj. Ju duket nje strtategji kaq e veshtire????!!!!! Per te mos folur pastaj per parate qe do te derdh ne politike e ne media (te gjitha do i rekuperoj tek konsumatori). Ne kete menyre ne shqiperi do mbetet i pa shfrytezuar i gjithe kapaciteti hidrik.


[/ QUOTE ]
Konsorciumit qe do ndertoje kete TEC nuk i intereson fare tregu shqiptar, mos u bej fare edhe ti. Nqse ato 200 MW qe i ka vendos si oferte t'ia shese shtetit me cmimin e kostos se prodhimit, ne kembim per te marre lejen e ngritjes se investimit, i shet me çmimin e tregut gjithkund. Besoj se e ke marre informacionin qe bota po parashikon ne te ardhmen e afert nje krize energjetike, apo s'i ke lexuar keto lloj lajmesh?
Investuesit e TEC-it ku ta gjejne qe shteti shqiptar mos t'i kerkoj ato 200 MW.
Shteti yne perfitime ka nga te gjitha keto investime, si nga TEC-et dhe nga HEC-et, sepse do kete potenciale energjetike t'ua mbylle gojen sipermarresve te rrobaqepsive qe ankohen se s'kane energji elektrike ne dimer dhe qe kercenojne te largohen nga Shqiperia, madje te mendoje edhe per shit ndonje gje jashte, e te fus ndonje leke ne xhepin e vet te zbrazur. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mlk te ka sqaruar me lart

Muan nuk me kuptove perseri

Po dhe Jo jane te pandare ne kete treg

Nese une i them po atij qe eshte i interesuar te ndertoje nje tec i kam thene automatikisht jo atij qe eshte i interesuar te ndertoje nje hec.

Vere veten ne vend te atij qe nderton tecin, c'do te besh per te mbrojtur investimin???????



[/ QUOTE ]

Je out fare robo!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

une nuk dua qe shqiperia te shese 120 hektare toke, 300 punetore dhe mundesine per te shkarkuar gazra pa shume kontrolle
Une dua qe shqiperia te shese edhe lenden e pare per prodhimin e energjise
 

Daniel H

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
une nuk dua qe shqiperia te shese 120 hektare toke, 300 punetore dhe mundesine per te shkarkuar gazra pa shume kontrolle
Une dua qe Shqiperia te shese edhe lenden e pare per prodhimin e energjise

[/ QUOTE ]

Teknologjia ka ecur goxha ne kete drejtim byrazer. Rri i qete, njesoj sikurse ecen autostrades Tirane-Durres dhe te kenaqet syri kur shef fabrikat e DEKA-s apo Polisterolit.
Per cdo veper madhore te ketyre permasave behet dhe vleresimi i impaktit mjedisor qe do shkaktoje ky ndertim, keshtu qe po te kete ndonje gje me rrezikshmeri do dihet si do merret edhe vendimi nga ana e Qeverise.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ok po ju sqaroj une

ta zeme se une ka investuar ne nje tec dhe arrij te mbuloj tregun shqipetar me energji

cdo here qe ne shqiperi do te flitet per nje hec une do te bej c'eshte e mundur ta pengoj perfshi edhe nje ulje te cmimit nen koston mesatare dhe do te heq dore per pak kohe nga rekuperimi i kosotve fixe derisa te rigarantoj pozicionin ne treg e pastaj do te rekuperoj. Ju duket nje strtategji kaq e veshtire????!!!!! Per te mos folur pastaj per parate qe do te derdh ne politike e ne media (te gjitha do i rekuperoj tek konsumatori). Ne kete menyre ne shqiperi do mbetet i pa shfrytezuar i gjithe kapaciteti hidrik.


[/ QUOTE ]
Konsorciumit qe do ndertoje kete TEC nuk i intereson fare tregu shqiptar, mos u bej fare edhe ti. Nqse ato 200 MW qe i ka vendos si oferte t'ia shese shtetit me cmimin e kostos se prodhimit, ne kembim per te marre lejen e ngritjes se investimit, i shet me çmimin e tregut gjithkund. Besoj se e ke marre informacionin qe bota po parashikon ne te ardhmen e afert nje krize energjetike, apo s'i ke lexuar keto lloj lajmesh?
Investuesit e TEC-it ku ta gjejne qe shteti shqiptar mos t'i kerkoj ato 200 MW.
Shteti yne perfitime ka nga te gjitha keto investime, si nga TEC-et dhe nga HEC-et, sepse do kete potenciale energjetike t'ua mbylle gojen sipermarresve te rrobaqepsive qe ankohen se s'kane energji elektrike ne dimer dhe qe kercenojne te largohen nga Shqiperia, madje te mendoje edhe per shit ndonje gje jashte, e te fus ndonje leke ne xhepin e vet te zbrazur. /pf/images/graemlins/winkwink.gif

[/ QUOTE ]

sa bezni qe kam kur pergjigjesh pa lexuar

e perseris

1- persa i peket tregut te brendshem, teci i mbyll mundesite hecit (askush nuk tha te rrime pa energji)

2- persa i perket exportimit, i vetmi avantazh qe ka ndertimi i tecit ne shqiperi ne krahasim me, fjala vjen, italine apo greqine (qe do e importojne) eshte mundesia e emetimit te gazrave ne ambient pa shume kontrolle. (nuk jane ndonje avantazh 300 punetoret apo 120 hektaret e tokes po te llogaritesh rritjen e distances)

UNE NUK E DUA KETE

U sqaruam????????

Nese e kane vendosur, teci do te behet e askush nuk do te me pyese mua por mendimi im ky eshte. Ne duhet te mbrojme ambientin tone (dhe gjithe industrine qe lidhet me te) derisa te kemi mundesi dhe jo se une jam i greenpeace por sepse ambienti po kthehet ne nje te mire ekonomike dhe mjet invesitmi (sic eshte toka) te cilit i rritet vlera dite pas dite.

e perseris, DERI SA KEMI MUNDESI. Nese nje dite do te jete shfrytezuar i gjithe kapaciteti energjitik i paster (hec) dhe do te kemi nevoje akoma per energji atehere le te diskutojme (bile nuk kemi c'diskutojme, une do te jem dakort me tecin)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Une te perseris "propozimin" tim persa i perket exportit te ambientit te paster (se kete bejme me tecin)

IMPORTOJME MBETJE NUKLEARE DHE FITOJME SHUME ME TEPER PA PUNUAR FARE DHE AS SYRI NUK DO NA I SHOHE KURRE
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Po te citoj pergjigjen qe te ka dhene me lart MLK se nuk e ke lexuar me duket
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
EBM me duket se po e kthen diskutimin ne lojra fjalesh duke nxjerre nje fraze nga konteksti e jo te shtrosh e trajtosh problemin ne menyre sa me te gjere!

Me siper thua do te ishte mire te ndertoheshin hidrocentrale po kjo nuk do te mjaftonte te permbushte nevojat e Shqiperise!
Te solla argumentin te bazuar ne shifra qe Shqiperia ka shume me teper burime hidrike se sa ka nevojat per energji /pf/images/graemlins/wink.gif

Se dyti, persa i perket ndotjes se ambjentit, çdo djegie lendesh te para krijon ndotje atmosfere dhe mjedisi, per kete kemi kuota te caktuara si shtet sipas marveshjes se Kyoto-s /pf/images/graemlins/wink.gif

Se treti, per tju rikthyer temes e ta thjeshtesojme, ky kompleks do te realizohet me formen BOO (Built Operate Own) Pra do te jete prone e koncorsiumit e jo e Shqiperise.
Pra si e tille energjia e prodhuar do te shitet ne treg e aty ku ka kerkesen me interesante ne baze te çmimit /pf/images/graemlins/wink.gif

Atehere, Shqiperia nepermjet ketij projekti perfiton rreth 2500 vende pune gjate periudhes se ndertimit dhe vetem 300 vende me pas gjate periudhes se shfrytezimit.

Sipas ligjit mbi koncesionet, koncorsiumi eshte i perjashtuar nga pagimi i taksave per nje periudhe 7 deri ne 10 vjet /pf/images/graemlins/wink.gif
Atehere, per nje investim direkt prej 1.9 miliard dollare, kemi krijimin e 300 vendeve pune te perhereshme e 2500 provizore.
Nje investim i tille, ne çdo vend demokratik behet pasi te angazhohen qeveria me koncorsiumin nepermjet nje debati publik ne te cilin duhet te marin pjese te gjithe aktoret qe mund te preken apo jane te interesuar per kete projekt.

Problemin qe shtrova ne fillim ishte: Perse jane bllokuar te gjitha projektet per ndertimin e hidrocentraleve (Skavica, Bratila 1 &amp; 2, Kalivaçi, Bushati) e ne te njeten kohe qeveria deklaron fillimin e ketij projekti?!

Pra ka te beje me teper me strategjine e zhvillimit te energjitikes shqiptare se sa me vete projektin ne fjale.

[/ QUOTE ]
 

Daniel H

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Une po te lexoj rresht per rresht, por ti paske te veshtire te kuptosh.
Te solla argumentin qe i njejti impiant gjendet ne New York, te thashe qe do ngrihet ne nje zone qe tashme me e ndotur se c'eshte s'ka ku te veje, te solla tjeter qe ndotja s'do jete me e madhe se fabrika e DEKA-s apo Polisterolit (qe jane 2 km nga Tirana), te thashe qe do mbulohen nevojat energjetike te Shqiperise te vleresuara me 200 MW, te thashe qe shteti po kishte ne dispozicion keto 200 MW dhe 300 MW te tjere nga HEC-et do kete mundesi te shes, te thashe qe nga 1900 miljone dollare (se me duket qe ti i konverton ne leke keto) mund te vene qe nje perqindje e konsiderueshme te levrohet per biznesin shqiptar ne formen e sherbimeve apo produkteve, c'ka do te beje qe edhe keto biznese te zgjerohen edhe te punesojne ata qe s'ja thone nga qepja e pantallonave, do shes 120 ha qe mund te vene ne vleren e 15 miljon dollareve, qe ato familjet ne Seman i mbanjne vetem per kullote, sepse eshte toke e kripur dhe s'vlen per asgje.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

te them te drejten e paskam pak te veshtire te te kuptoj

me lart te jane pergjigjur per impiantet amerikane dhe te kane thene se ata nuk kane me kapacitete per hec (kontrapedali, ta citoj po deshe)

persa i perket deka e polisterolit ti vete po hap nje problem te ri qe i shtohet bllokimit te hec.
Me protokollin e kyotos ne kemi mundesi te kufizuar te emetimit ne ambient. Nese kete mundesi ia japim tecit ia heqim dekes apo polistilolit dhe nderkohe qe tecin e zevendesojme me gjithe qef me hec, deka ...

Ato miliona dollaret qe permende, nese nuk i pranojme ne ndertimin e tec-it do te vijne per ndertimin e hec-eve (ta kane thene te tjere me lart qe ka interes ne ate fushe)


edhe njehere pra

-tec heq mundesine e hec nese flasim per tregun e brendshem
-tec heq mundesine e emetimit per industri te tjera dhe kjo eshte kosto.
-tec mund te shihet si i dyshimte nese mendojme se e bejne ne shqiperi duke patur si te vetmin avantazh mundesine e emetimit te gazrave.

shkurt, ta perseris, ME KETE TEC NE SHESIM VETEM AMBIENTIN dhe kjo nuk me pelqen sepse ambienti po kthehet ne nje mjet investimi me vlere qe rritet cdo dite
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

nuk eshte thjesht ceshjta e tecit por orientimi strategjik i shqiperise dhe jo vetem ne sektorin e energjise.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une te perseris "propozimin" tim persa i perket exportit te ambientit te paster (se kete bejme me tecin)

IMPORTOJME MBETJE NUKLEARE DHE FITOJME SHUME ME TEPER PA PUNUAR FARE DHE AS SYRI NUK DO NA I SHOHE KURRE

[/ QUOTE ]

O humorist leri ironirat po degjo dhe kupto, mos u bej sikur ke zbrit nga mali.

Une MLK-se i thashe qe nuk je njohur ende me termat e kontrates, keshtu qe shume nga ato qe ke hamendsuar ti mund te mos e gjejne veten aty.
Debati publik eshte bere edhe pushteti vendor si dhe banoret e zones e mirepresin investimin.
Perfitimi kryesor i shtetit shqiptar nga ky investim dhe qe eshte kusht i vendos i patjetersueshem, jane 200 MW energji qe i nevojiten per te furnizuar edhe rrobaqepsine tende, edhe fabriken e polisterolit, dhe te DEKA-s edhe atyre bizneseve qe ndezin mbi 10.000 gjeneratore dhe çlirojne ne atmosfere shume here me teper gazra se sa sanksionon marreveshja e Kyotos (qe shyqyr Zotit e paske mesuar /pf/images/graemlins/wink.gif), por edhe per gjithe popullsine e RSH-se qe ne dimer lut Zotin te bjere shi qe te kene te pakten 12 ore drita ne dite, sepse 24 ore drita u duket lluks i madh.

Me llogjiken tende dhe shume te tjereve Shqiperise i duhen investime si ajo e polisterolit apo DEKA-s qe jane investime qe s'shkojne me shume se 50 miljon dollare, qe çlirojne ne atmosfere gazra dhe lende, por qe per fat te mire te tyre specialistet e Kyotos shqiptare u duket mese normale, eshte 2 km larg qytetit me te populluar ne Shqiperi, punesojne nga 50-100 punetore, paguajne taksa shtetit diku tek 100.000$ ne vit dhe kaq, sepse edhe ata pronesine e tyre e kane.

Ndersa TEC-in me duhet te sjell edhe nje here pasqyren qe ka sjell AIPR:

EFEKTET SOCIO-EKONOMIKE

Asnje person apo banese nuk do te zhvendoset nga ndertimi i vepres
Me perjashtim te siperfaqes ne dispozicion te projektit, asnje meter katrore toke bujqesore e zones nuk do cenohet ne pikepamjen mjedisore nga ndertimi dhe shfrytezimi i impiantit;
Zona do te pasurohet me burime energjie, qe garantojne ne te ardhmen edhe zhvillimin e ekonomise dhe turizmit ne pellgun e Semanit dhe krejt rivieren jugore te Shqiperise
Fillimi i punimeve do te prodhoje permiresim te infrastruktures rrugore dhe zgjerim te volumit te transportit
Fillimi i punimeve shumefishon numrin e banoreve te zones, duke rritur kerkesen per sherbime dhe shumefishuar aktivitetin tregetar
Fillimi i punimeve mundeson punesim masiv te popullsise vendase duke prodhuar zbutje te varferise per krejt rrethin e Fierit
Fillimi i punimeve nenkupton nje rritje te vemendjes se qeverise qendrore dhe lokale ndaj zones se Dermenasit dhe Semanit, dhe rritje te investimeve publike ne kete zone
Fillimi i punimeve do te sjelle nje vizibilitet te shtuar te zones ne media dhe rritje te vemendjes publike ndaj ketyre komunave dhe krejt rrethit
Shfrytezimi i rrethanave te reja ekonomike do te rrise drejtperdrejt te ardhurat e banoreve, duke shtuar shanset e tyre per perfshirje ne investime direkte ne bujqesi, blegtori, frutikulture, etj.
Permiresimi i kushteve te transportit do te nxise integrimin e zones duke pershpejtuar ritmet e zhvillimit te saj dhe duke ndikuar drejtperdrejt se pari, ne cilesine e sherbimeve publike qe banoret lokale perfitojne.

PERFITIMET:

Kombetare:
Qeveria e Shqiperise do te perfitoje nga ky projekt nje sasi energjie per te mbuluar te gjitha nevojat e brendshme te vendit me çmimin e kostos se prodhimit. Ky çmim eshte ndjeshem me i ulet se çmimi aktual i blerjes se tij ne tregun nderkombetar.
Rrjeti kombetar i Shqiperise do te lidhet permes ketij investimi me rrjetin europian te energjise, duke bere keshtu te mundur ate qe nuk e gezojne sot as vende te rajonit ne prag te integrimit
Krijimi i kesaj qendre energjitike do te ballancoje rrjetin elektrik te Shqiperise duke ulur ne minimum humbjet teknike te transferimit te energjise nga veriu ne jug te vendit

Lokale:
Shume kompani lokale kane me kete rast shansin te rrisin profilin e tyre profesional dhe financiar, duke u ofruar si subkontraktore per kompanite e specializuara nderkombetare.
Shume kompani lokale kane shansin te shesin mjete pune dhe paisje, materiale ndertimi dhe sherbime te mirembajtjes per keto mjete.
Vlera e punimeve civile arrin ne mbi 250 miljon USD
Disa qindra milione dollare per punime civile do te perfitohen nga kompanite shqiptare, ku perparesi kane kompanite lokale.

Sektori i transportit do te fitoje nje rritje te ndjeshme nga volumi i madh i perpunimit te territorit per ndertim.
ASG Power ka gatishmerine te perfshije ne blerjen e sherbimeve edhe individe apo brigada, duke krijuar premisa shume te mira per te bizneset fillestare (start-up businesses).

Punesimi dhe Ekonomia
Punimet e ndertimit do te zgjasin 18 muaj
Ne kantier do te punesohen me kohe te plote 3,500 punonjes
Nje pjese e mire e tyre do te jene te specializuar
Per nje pjese tjeter specialistesh, kompania do te vleresoje nevojat dhe mundesite konkrete te trajnimit professional
Oferta e Punesimit do te zgjidhe ne nje nivel te kenaqshem nevojen e nje grupi te konsiderueshem forcash te lira pune per nje punesim te perkohshem
Punesimi do te perfshije komunat qe prek investimi si dhe qytetin e Fierit
Ne fazen e shfrytezimit mbi 350 punonjes specialiste do te punesohen ne kohe te plote
Komunat kufitare dhe ne teresi sektori bujqesor dhe blegtoral ne Fier do te njohe gjate periudhes se ndertimit nje boom shitjesh, fale konsumit te shtuar dhe nevojes se perqendruar per sherbime ne kantierin e impiantit.
Rritja e volumit te sherbimeve qe do te realizojne komunat kufitare do te nenkuptoje nje rritje potenciale te te ardhurave edhe te vete njesive administrative lokale.
Hyrja financiare nga konsumi ushqimor i kantierit me 3,500 punonjes ne 18 muaj do te jete mes 10-13 miljon dollare , per nje shpenzim mesatar ditor prej $5-7.
Hyrja financiare ne rrethin e Fierit nga punesimi i 3,500 personave me nje te ardhur mesatare $350/muaj, do te arrije gjate periudhes se ndertimit ne mbi $22 miljon.
Rritja e volumit te pergjithshem te biznesit dhe shtimi i te ardhurave personale do te rrise shanset per nje politike me te qarte fiskale te pushtetit vendor per te realizuar synimet e strategjise se zhvillimit te qarkut duke disa fishuar investimet publike
Fieri, ashtu si pjesa tjeter e Shqiperise nuk do te vuaje me nga nderprerjet e energjise elektrike. Kjo do te rrise ne shkalle qarku, por edhe ne shkalle vendi shanset e thithjes se investimeve te reja.
Pasja e nje burimi te qendrueshem te energjise do te krijoje shanse qe qarku i Fierit te thithe investime prodhuese agro-perpunuese.
Nga permiresimi i furnizimit me rryme do te permiresohen ndjeshem edhe sherbimet publike, si spitalet, shkollat dhe kopshtet, etj.
Ne teresi qarku do te kete nje ulje te kostove te biznesit, qe jane rritur deri tani artificialisht nga mungesat e rrymes (gjeneratoret, etj).

Mjedisi
Gazi natyror i lengshem qe do te perpunoje kompleksi energjitik eshte lenda me e paster djegese ne natyre.
Ne terma reale, ndertimi i ketij impianti do te ule shkallen e ndotjes qe vuan sot qyteti.
Nga ndertimi i impiantit mund te rivihen ne pune nje seri industrish si ajo kimike, e plehrave,etj, duke rritur shkallen e punesimit, por duke garantuar qe ndotja prej tyre te minimizohet per shkak te permiresimit teknologjik te lendes djegese qe do te perdoret.
Ndertimi i impiantit prane vijes se Njales dhe nevoja per te punuar ne nje mjedis natyror te paster, i ka orientuar Investitoret te fillojne te studiojne mundesine e pastrimit fizik te ujrave te ndotur me nafte te vijes se Njales.
Investitoret jane ne kete faze duke kordinuar edhe interesin e donatoreve te ndryshem qe mund te angazhohen ne procesin e reduktimit te ndotjeve
Pastrimi i ujrave qe shkarkohen ne kete zone bregdetare me mbetje kimike dhe fizike te hidrokarbureve, do te krijoje mundesine e zhvillimit te turizmit per vijen bregdetare qe perfshihen ne juridiksionin e ketij qarku.


Burime Njerezore
Nje rritje e rendesishme do te fitohet ne kapacitetet njerezore dhe ne specializimin profesional.
Per te garantuar nje manaxhim te suksesshem dhe afatgjate te vepres, investitoret do te kujdesen qe trajnimi dhe pergatitja profesionale e specialisteve te jete e nivelit sa me cilesor. Megjithate investitoret jane te kenaqur me kapacitetet aktuale profesionale qe gezon Fieri

Ndihmese
Ne pergjigje te nevojes se tyre per te pasur nje sherbim shendetesor sa me prane kantierit, investitoret do te studiojne variantin me te mire te realizimit te nje njesie te sherbimit mjekesor.Keto vendime do t’i behen te njohura pushteteve vendore ne kohen e duhur
Ne pergjigje te nevojes per te transportuar punonjesit qe do te angazhohen ne kantier, Investitoret jane duke studiuar mundesine e ndertimit te nje linje transporti urban mes qytetit dhe 2 komunave bregdetare.
Ky sherbim dhe mjetet e tij, pas realizimit te vepres, mund t’i lihen ne dispozicion bashkise/prefektures se Fierit. Megjithate, qyteti ende nuk ka nje infrastrukture qe mund te perballoje nje sherbim urban te rregullt.


RREZIQET

Siguria
Tankerat ku do te depozitohet gazi jane te ndertuar posaçem per te perballuar edhe sulme me arme zjarri. Ato jane shume te sigurta nga pikepamja e qendrueshmerise.
Edhe tubatura tokesore dhe detare e transportit te gazit eshte e cilesise me te larte dhe garanton nje standart siperor sigurie.
Ne çdo rast investitori ka parashikuar nje distance te mjaftueshme sigurie nga qendrat e banuara. Sipas BE-se, kerkesa ligjore percakton qe muri rrethues i impiantit te jete rreth 500 metra larg tankerave.

Mjedisi
Ndertimi i impiantit prodhon vetem nje lloj ndotje: ate vizuale. Investitoret po vleresojne disa pervoja te zbutjes se ndotjes vizuale si psh. ne Itali, ku impiante termo-energjitike ndodhen edhe ne zona te mbrojtura turistike apo parqe kombetare.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

dmth eshte e sigurt qe taxa nuk do te paguajne keta?
 

MLK

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Eshte e veshtire te futesh ne nje diskutim, aq me teper teknik ne kete fushe kur i njef gjerat ne menyre teper siperfaqesore!
Psh, 200 apo 300 MW fuqi e instaluar jane sa gjysme e HEC te Fierzes e kurresesi nuk mund te permbushi nevojet aktuale te tregut shqiptar. Se dyti, nese keni pare ndonjehere TEC e Fierit (120 MW) eshte disa here me i madh se sa DEKA apo kompanite qe ju permendi me siper ( Oxhaket e ketij TEC-i mund ti shifni nga rruga kur shkoni per ne Vlore).
Jam dakort me "vizen" kur thote se ndertimi i TEC-it detyrimisht i mbyll rrigen ndertimit te disa HEC pasi KWh i prodhuar prej tyre del me kosto shume me te ulet se sa ai i prodhuar prej TEC.
Debat publik nuk ka pas kurre per kete problem pasi asnjehere nuk eshte shtruar problemi ne formen e duhur.
Kush ka shtruar ne publik problemin nese duhet te lejoje koncesionet per HEC aktualisht apo duhet ti bllokoje per te lejuar ndertimin e nje TEC te ketyre permasave!
Persa i perket informacionit te descriptimit te projektit, mund tju them se eshte vetem marketing e jo informacion, pra flitet vetem ne terma avantazhesh duke i len vetem 4 rrjeshta vend reziqeve te ketij projekti!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Eshte e kot te biem ne perseritje te muhabeteve.
Une gjykoj se nuk ka mundesi qe ndertimi i nje TEC-i te kushtezoje ngritjen e HEC-ve.
Treg per energji ka dhe do kete gjithmone. Çdo qeveri veç te mira mund te pres nga keto investime, per aq kohe sa nuk e fut doren ne xhep.

Para nje investimi 1.9 miljard dollare, shume gjera rregullohen me VKM (Vendime te Keshillit te Ministrave), prandaj sa te zgjidhesh ti debatin publik ta lejojme kete koncension apo jo, te iku investitori te la shendene.
Debat publik te llojit tjeter: "a eshte i dobishem ngritja e ketij parku energjetik jane konsumuar ne rangje te pushtetit lokal si dhe me ekspert te Ministrise, duke ditur qe ne Fier mund te gjesh specialistet me te mire ne Republike qe i perkasin kesaj fushe.

Ndertimi i rigazifikatorit te LNG-se do u jap mundesi furnizimi me lende djegese edhe shume industrive qe tashme punojne me LPG. Kjo do te thote qe ndersa objekte industriale siç eshte fjala bie azotiku ne Fier, qe kane punuar me LPG (liquid petroleum gas) dhe e ndotin ambientin po e marre si mase krahasuese 100%, me perdorimin e LNG-se (liquid natyral gas) do e minimizojne kete ndotje ne kufijte e me pak se 5%.

Ndotja pamore qe thua MLK eshte permendur edhe ne ato 4 rreshta, por kaq mund te thuhet ne nje Vleresim te Impaktit Social dhe Fiskal.

Per Vleresimin e Impaktit Mjedisor eshte bere nje studim me vete qe do i bashkangjitet dokumentave te projektit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Eshte e kot te biem ne perseritje te muhabeteve.
Une gjykoj se nuk ka mundesi qe ndertimi i nje TEC-i te kushtezoje ngritjen e HEC-ve.
...

[/ QUOTE ]

Për një vend ku paratë për investime jepen nga të tjerët me një sërë udhëzimesh nga prapa, akordimi i një kredije 1,9 miliardë dollarëshe sigurisht që i pret rriskun një forme tjetër energjije edhe më të lirë. Sikur FMI (apo BB nuk e di se kush financon) të jepte paratë me të vetmin udhëzim për t'i përdorur për të rregulluar gjendjen energjetike në vend mendoj se diksutimi për ngritjen e një TEC as nuk duhej zënë me gojë. Në fund të fundit borxhet do i kthejnë shqiptarët dhe kur një investim është më pak rentabël se një tjetër atëherë diskutimi është tepër i thjeshtë se ku duhen hedhur paratë.


Por, sa pa gjo...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

kot per kuriozitet

hec-et e vegjel qe jane privatizuar (per te cilet ERE kritikoi KESH se nuk i ble energjine) a paguajne taxa????

Po ata ne koncesion?
 

MLK

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

EBM, u be nja 15 vite qe punoj per energjine e ne projekte te ndryshme neper bote.
Per projektin ne fjale, nuk kam dosjen perpara ta vleresoj e ne keto kushte ndoshta do filloj ta paragjykoj nese zgjatem duke fol per te.
Megjithate jane disa elemente flagrante qe me bejne te mos besoj ato qe shkruhen!
Se pari nuk mund te pres nga kompania qe pretendon te realizoje projektin te me nxjerri ne pah anen negative te projektit, pasi kjo eshte absurde e nuk ndodh kurre.
Se dyti, si shpjegohet fakti qe qeveria jone, aktualisht ka bllokuar te gjitha projektet koncesionare ( pra te te njetit tip si TEC-i ne fjale) te cilat jane ne fazat finale te realizimit e qe i ka ngel vetem te negocioje kontratat me kompanite e interesuara?!
Qe te kuptosh me mire pse mund te mbllokohen, duhet te lexosh mbi funksionimin e tregut evropian te interkonjeksionit, si shitet e blihet energjia....
Me pak fjale, nese neser ne Shqiperi do te kemi dhe HEC dhe TEC (te tipit koncesion) fillimisht do te shitet energjia e prodhuar prej HEC e me pas ajo e TEC-ve.
Kjo per faktin se energjia e prodhuar nga HEC del me kosto shume me te ulet prodhimi se ajo e TEC-ve e rjedhimisht kjo ndikon ne çmimin e shitjes.
Pra nese flasim ne terma risku per bankat qe e financojne, prezenca e energjise se prodhuar prej HEC perben konkurence serioze per energjine e prodhuar prej TEC-ve.
Duke qen se Banka Boterore nuk mer pjese ne financimin e HEC-ve ben çdo gje qe eshte e mundur per tu prere rrugen ndertimit te tyre, ne menyre qe financimi i projekteve me parate e saj te jete sa me me pak risk.
Per keto qe shkruaj, i kam me fakte e me eksperience e jo me te lexuar apo me th&amp;th.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Nuk eshte asnje nga ato institucione qe financon kete projekt. Eshte nje konsorcium zvicerano, amerikan, francez dhe nuk kane asnje lidhje me ato qe permend ti.
Nuk eshte as hua as kredi, por eshte nje investim privat pa asnje kusht detyrues financiar per shtetin shqiptar.

Se mos kujtoni se kemi folur deri tani per parkun energjetik qe eshte planifikuar te ngrihet ne Vlore? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira

Me duket se po te flas per koncorcium e jo per kredi /pf/images/graemlins/angel.gif
BB-ja ate financim qe kishte parashikuar per TEC-in e Vlores e ka kaluar per financimin e projektit ne fjale.
Nuk eshte hera e pare qe BB-ja mer pjese ne finacimin e projekteve te tilla. Nje nga keto projekte eshte dhe ai ne Chad, ku BB-ja finacoi nje pipe-line per te kaluar naften nga Chad-i ne oqean per kompanine amerikane EXXON /pf/images/graemlins/wink.gif
Gjithesesi mos i largohemi temes pasi me siper te dhashe arsyet perse ndertimi i nje TEC-i te tille i pret rrugen ndertimit te HEC-ve (dhe sikur te mos mare pjese BB-ja, ndertuesit te TEC jane kundra konkurences se HEC-ve) /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top