Re: TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira
Prezantim i shkurter
Projekti Energjitik i ASG Power SA
Elementet Perberes:
Stacioni i Rigazifikimit
TEC- i
Terminali detar i perpunimit te anijeve
Gazpercjellesi nendetar ne Itali
Linja kabllore elektrike ne Itali
Lidhja me rrjetin kombetar te energjise
Te Dhena:
Lenda e pare eshte Gaz Natyror i Lengshem (LNG)
Volumi i gazit qe do perpunohet eshte 10 miljard metra kub
Kapaciteti i TEC eshte i ndare ne 3 faza nga 400 MW
Vend-ndodhja e Impiantit
Ne Jug te Kanalit te Hoxhares, prane vijes bregdetare:
Mes grykederdhjeve te lumenjve Vjose dhe Seman
Pergjate Kanalit te Hoxhares (Vija e Njales) ne jug te saj
650 metra larg bregut te detit
Permasa
850 m x 1500 m
Investitoret kane pranuar ta zhvendosin me ne lindje
impiantin, per te reduktuar demtimin e mases se gjelber
te pyllit
Siperfaqja e vogel e pyllit qe demtohet do te mbillet ne nje tjeter vend nga kompania
EFEKTET SOCIO-EKONOMIKE
Asnje person apo banese nuk do te zhvendoset nga ndertimi i vepres
Me perjashtim te siperfaqes ne dispozicion te projektit, asnje meter katrore toke bujqesore e zones nuk do cenohet ne pikepamjen mjedisore nga ndertimi dhe shfrytezimi i impiantit;
Zona do te pasurohet me burime energjie, qe garantojne ne te ardhmen edhe zhvillimin e ekonomise dhe turizmit ne pellgun e Semanit dhe krejt rivieren jugore te Shqiperise
Fillimi i punimeve do te prodhoje permiresim te infrastruktures rrugore dhe zgjerim te volumit te transportit
Fillimi i punimeve shumefishon numrin e banoreve te zones, duke rritur kerkesen per sherbime dhe shumefishuar aktivitetin tregetar
Fillimi i punimeve mundeson punesim masiv te popullsise vendase duke prodhuar zbutje te varferise per krejt rrethin e Fierit
Fillimi i punimeve nenkupton nje rritje te vemendjes se qeverise qendrore dhe lokale ndaj zones se Dermenasit dhe Semanit, dhe rritje te investimeve publike ne kete zone
Fillimi i punimeve do te sjelle nje vizibilitet te shtuar te zones ne media dhe rritje te vemendjes publike ndaj ketyre komunave dhe krejt rrethit
Shfrytezimi i rrethanave te reja ekonomike do te rrise drejtperdrejt te ardhurat e banoreve, duke shtuar shanset e tyre per perfshirje ne investime direkte ne bujqesi, blegtori, frutikulture, etj.
Permiresimi i kushteve te transportit do te nxise integrimin e zones duke pershpejtuar ritmet e zhvillimit te saj dhe duke ndikuar drejtperdrejt se pari, ne cilesine e sherbimeve publike qe banoret lokale perfitojne.
PERFITIMET:
Kombetare:
Qeveria e Shqiperise do te perfitoje nga ky projekt nje sasi energjie per te mbuluar te gjitha nevojat e brendshme te vendit me çmimin e kostos se prodhimit. Ky çmim eshte ndjeshem me i ulet se çmimi aktual i blerjes se tij ne tregun nderkombetar.
Rrjeti kombetar i Shqiperise do te lidhet permes ketij investimi me rrjetin europian te energjise, duke bere keshtu te mundur ate qe nuk e gezojne sot as vende te rajonit ne prag te integrimit
Krijimi i kesaj qendre energjitike do te ballancoje rrjetin elektrik te Shqiperise duke ulur ne minimum humbjet teknike te transferimit te energjise nga veriu ne jug te vendit
Lokale:
Shume kompani lokale kane me kete rast shansin te rrisin profilin e tyre profesional dhe financiar, duke u ofruar si subkontraktore per kompanite e specializuara nderkombetare.
Shume kompani lokale kane shansin te shesin mjete pune dhe paisje, materiale ndertimi dhe sherbime te mirembajtjes per keto mjete.
Vlera e punimeve civile arrin ne mbi 250 miljon USD
Disa qindra milione dollare per punime civile do te perfitohen nga kompanite shqiptare, ku perparesi kane kompanite lokale.
Sektori i transportit do te fitoje nje rritje te ndjeshme nga volumi i madh i perpunimit te territorit per ndertim.
ASG Power ka gatishmerine te perfshije ne blerjen e sherbimeve edhe individe apo brigada, duke krijuar premisa shume te mira per te bizneset fillestare (start-up businesses).
Punesimi dhe Ekonomia
Punimet e ndertimit do te zgjasin 18 muaj
Ne kantier do te punesohen me kohe te plote 3,500 punonjes
Nje pjese e mire e tyre do te jene te specializuar
Per nje pjese tjeter specialistesh, kompania do te vleresoje nevojat dhe mundesite konkrete te trajnimit professional
Oferta e Punesimit do te zgjidhe ne nje nivel te kenaqshem nevojen e nje grupi te konsiderueshem forcash te lira pune per nje punesim te perkohshem
Punesimi do te perfshije komunat qe prek investimi si dhe qytetin e Fierit
Ne fazen e shfrytezimit mbi 350 punonjes specialiste do te punesohen ne kohe te plote
Komunat kufitare dhe ne teresi sektori bujqesor dhe blegtoral ne Fier do te njohe gjate periudhes se ndertimit nje boom shitjesh, fale konsumit te shtuar dhe nevojes se perqendruar per sherbime ne kantierin e impiantit.
Rritja e volumit te sherbimeve qe do te realizojne komunat kufitare do te nenkuptoje nje rritje potenciale te te ardhurave edhe te vete njesive administrative lokale.
Hyrja financiare nga konsumi ushqimor i kantierit me 3,500 punonjes ne 18 muaj do te jete mes 10-13 miljon dollare, per nje shpenzim mesatar ditor prej $5-7.
Hyrja financiare ne rrethin e Fierit nga punesimi i 3,500 personave me nje te ardhur mesatare $350/muaj, do te arrije gjate periudhes se ndertimit ne mbi $22 miljon.
Rritja e volumit te pergjithshem te biznesit dhe shtimi i te ardhurave personale do te rrise shanset per nje politike me te qarte fiskale te pushtetit vendor per te realizuar synimet e strategjise se zhvillimit te qarkut duke disa fishuar investimet publike
Fieri, ashtu si pjesa tjeter e Shqiperise nuk do te vuaje me nga nderprerjet e energjise elektrike. Kjo do te rrise ne shkalle qarku, por edhe ne shkalle vendi shanset e thithjes se investimeve te reja.
Pasja e nje burimi te qendrueshem te energjise do te krijoje shanse qe qarku i Fierit te thithe investime prodhuese agro-perpunuese.
Nga permiresimi i furnizimit me rryme do te permiresohen ndjeshem edhe sherbimet publike, si spitalet, shkollat dhe kopshtet, etj.
Ne teresi qarku do te kete nje ulje te kostove te biznesit, qe jane rritur deri tani artificialisht nga mungesat e rrymes (gjeneratoret, etj).
Mjedisi
Gazi natyror i lengshem qe do te perpunoje kompleksi energjitik eshte lenda me e paster djegese ne natyre.
Ne terma reale, ndertimi i ketij impianti do te ule shkallen e ndotjes qe vuan sot qyteti.
Nga ndertimi i impiantit mund te rivihen ne pune nje seri industrish si ajo kimike, e plehrave,etj, duke rritur shkallen e punesimit, por duke garantuar qe ndotja prej tyre te minimizohet per shkak te permiresimit teknologjik te lendes djegese qe do te perdoret.
Ndertimi i impiantit prane vijes se Njales dhe nevoja per te punuar ne nje mjedis natyror te paster, i ka orientuar Investitoret te fillojne te studiojne mundesine e pastrimit fizik te ujrave te ndotur me nafte te vijes se Njales.
Investitoret jane ne kete faze duke kordinuar edhe interesin e donatoreve te ndryshem qe mund te angazhohen ne procesin e reduktimit te ndotjeve
Pastrimi i ujrave qe shkarkohen ne kete zone bregdetare me mbetje kimike dhe fizike te hidrokarbureve, do te krijoje mundesine e zhvillimit te turizmit per vijen bregdetare qe perfshihen ne juridiksionin e ketij qarku.
Burime Njerezore
Nje rritje e rendesishme do te fitohet ne kapacitetet njerezore dhe ne specializimin profesional.
Per te garantuar nje manaxhim te suksesshem dhe afatgjate te vepres, investitoret do te kujdesen qe trajnimi dhe pergatitja profesionale e specialisteve te jete e nivelit sa me cilesor. Megjithate investitoret jane te kenaqur me kapacitetet aktuale profesionale qe gezon Fieri
Ndihmese
Ne pergjigje te nevojes se tyre per te pasur nje sherbim shendetesor sa me prane kantierit, investitoret do te studiojne variantin me te mire te realizimit te nje njesie te sherbimit mjekesor.Keto vendime do t’i behen te njohura pushteteve vendore ne kohen e duhur
Ne pergjigje te nevojes per te transportuar punonjesit qe do te angazhohen ne kantier, Investitoret jane duke studiuar mundesine e ndertimit te nje linje transporti urban mes qytetit dhe 2 komunave bregdetare.
Ky sherbim dhe mjetet e tij, pas realizimit te vepres, mund t’i lihen ne dispozicion bashkise/prefektures se Fierit. Megjithate, qyteti ende nuk ka nje infrastrukture qe mund te perballoje nje sherbim urban te rregullt.
RREZIQET
Siguria
Tankerat ku do te depozitohet gazi jane te ndertuar posaçem per te perballuar edhe sulme me arme zjarri. Ato jane shume te sigurta nga pikepamja e qendrueshmerise.
Edhe tubatura tokesore dhe detare e transportit te gazit eshte e cilesise me te larte dhe garanton nje standart siperor sigurie.
Ne çdo rast investitori ka parashikuar nje distance te mjaftueshme sigurie nga qendrat e banuara. Sipas BE-se, kerkesa ligjore percakton qe muri rrethues i impiantit te jete rreth 500 metra larg tankerave.
Mjedisi
Ndertimi i impiantit prodhon vetem nje lloj ndotje: ate vizuale. Investitoret po vleresojne disa pervoja te zbutjes se ndotjes vizuale si psh. ne Itali, ku impiante termo-energjitike ndodhen edhe ne zona te mbrojtura turistike apo parqe kombetare.
P.S Comport qe eshte themeluese e ISHMP-se po merret me analizen e vleresimit te impaktit social qe sjell ndertimi i ketij TEC-i ne Seman, pjese e te cilit jane edhe te dhenat e mesiperme. Nga takimet me perfaqesues te Pushtetit Lokal ne qytetin e Fierit dhe ne komunat e Topojes dhe Dermenasit (qe preken nga Investimi)pritet me shume optimizem ndertimi i ketij objekti.
Fakti tjeter del nga plotesimi i nje ankete me banore te ketyre zonave, ku mbi 95% e tyre e mirepresin kete investim.
Tashme ngelen pengesa vetem procedurat e pushtetit vendor per te marre jete ky projekt.