"Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

x84

Primus registratum
"Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Pershendetje. Martin Byberi ka shkruar : Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..." Si e kuptoni kete shprehje? Jepni mendimin tuaj.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Varet cfare ka dashur te thote autori :confused: Po ta thellosh edhe pak me shume shprehjen bazuar mbi shkrimin e tij do ta kemi me thjeshte ta kuptojme edhe ne :book:
 

b.k.

Primus registratum
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Kam marre pjese njehere ne nje debat te ngjashem.

Ti egsiston si "ti" per mua pasi une egzistoj, dhe pa qene une "ti" nuk do te ishe "ti" per mua.

Kur komunikon me te tjeret ke qellim te vendosesh nje mardhenie me ta, dhe sigurisht thelbi i asaj mardhenie eshte pozicion i "une" si individ ne lidhje me te tjeret, kehstu qe sa here qe them "Ti" mar parasysh dhe mardhenien dhe pranine time si person.
 

x84

Primus registratum
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Ai ka shkruar ne lidhje me personin. Personi ka nje prirje per te krijuar bashkesi. Prandaj, nqs pervoja jone e pare eshte ajo e shoqerise ku kemi lindur, atehere pervoja thelbesore eshte ajo e personit, ose me sakte, e personit te dyte, e Ti-se. ( "....kjo do te thote ne te njejten kohe, Une,.......sepse une realizohem ne kontakt me Ti, une behem Une duke thene Ti", ashtu si Ti behet Une permes nje thirrjeje dhe marrdhenie te ndersjelle te ciftit Une-Ti. Forma me e larte e bashkimit eshte dashuria. Kjo eshte edhe rruga qe mund ta shpjere njeriun drejt vlerave universale dhe te verteta, te bukurise dhe te se mires. Shpresoj te jem sqaruar pak me shume.
 

samanta

Primus registratum
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Eshte identifikimi qe ne bejme me te tjeret e mund te jete i vetedijshem ose jo. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

freesky...

Primus registratum
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Ky eshte parimi i humanizmit personalist.Nisur nga ky parim,personi shikohet edhe ne planin e veprimit praktik.Per te kuptuar dramen historike te kohes sone nuk mjafton qe te perserisim fjale te medha si personi,liria,komuniteti,por duhet qe te veprojme...Historia duhet te jete nje veprim i perbashket i njerezve te lire...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Se kuptoj tamam si fjali..kisha dashur me shume sqarim.
Por "une" eshte veta e pare ne gramatik.Pra dihet qe jam "une"pastaj "ti"
smile.gif
 

AKABA

Primus registratum
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Ne fakt si fjali eshte shume e qarte:
kur ka ndjeja e dashuri mes dy njerzve, nuk ka me un e ti, por ka Ne e ne ket rast po i the: TI ne fakt ti nuk egziston pasi je pjes e imja, ashtu siq un jam pjes e jotja e kur un them Ti ne fakt kam thene Une.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Pa Un nuk ka Ti e aq më pak Ne. Siç e ka thënë edhe Triny më lart, Ti kalon nëpërmjet Unë pasi nuk mund të egzistojë Ti pa Unë. Pa dashur veten nuk mund të duash të tjerët pasi dashuria është një nevojë përmbushëse e Unit. Themi që duam, njëjës dua, Unë dua, unë dashuroj dhe kjo vlen për të dy partnerët e çiftit.

P.S. E njëjta logjikë aplikohet edhe jashtë çiftit.
 

Harris

Forumium praecox
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Kondrapedali</div><div class="ubbcode-body">Pa Un nuk ka Ti e aq më pak Ne. Siç e ka thënë edhe Triny më lart, Ti kalon nëpërmjet Unë pasi nuk mund të egzistojë Ti pa Unë. Pa dashur veten nuk mund të duash të tjerët pasi dashuria është një nevojë përmbushëse e Unit. Themi që duam, njëjës dua, Unë dua, unë dashuroj dhe kjo vlen për të dy partnerët e çiftit.

P.S. E njëjta logjikë aplikohet edhe jashtë çiftit. </div></div>

hmmm, ne fakt or lal ke bo teorin e evulucionit sipas darvinit ne ket shkrim e ke thon qe ok un egzistoj, e me qe un egzistoj ka mundesi te egzistosh dhe ti, por duke i ec kesaj teorie i bie qe:
Un egzistoj, per ket arsye egziston dhe ti
ti nuk egziston, por un vazhdoj te egzistoj
pasi ky eshte qendrimi i filozofis se UNIT
e ne ket rast mund te flasim per bashkjetes, per lidhje interesante, per dashuri te kondicionume por ne asnji aspekt nuk eshte shpjegim i fjalis se mesiperme te temhapesit.

Gjithsesi mendimi yt si perher eshte shume i respektueshem lal
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Unë mendoj pikërisht se fjalia e temëhapësit &quot;Të thuash Ti, kjo do të thotë në të njëjtën kohë, Unë&quot;. Pra nuk ka Ti pa Unë. Kur thua ti detyrimisht ka dhe Unë. Por, e anasjellta nuk është domosdoshmërisht e vërtetë.

P.S. Kjo lidhje mes Unit dhe Ti-së nuk ndikon aspak mbi dashurinë, qoftë kjo dashuria e madhe, një lidhje interesante apo një natë. Siç e thashë dhe më lart, dashuria lind si një nevojë e unit (përmbushje e tërheqjes, ndjenjës, etj.) megjithëse Uni mund të vetësakrifikohet për Ti.
 

joetisti_

Locus omnem
"Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..."

Pershendetje. Martin Byberi ka shkruar : Te thuash Ti, kjo do te thote ne te njejten kohe, Une..." Si e kuptoni kete shprehje? Jepni mendimin tuaj.
Mbase larg nga ajo qe ne te vertete i afrohet me shume, do te jem. E megjithate mendimin do ta jap qofte edhe i gabuar krejtesisht te jete.

Si fillim dua te them se, qofte se ai/ajo qe e solli si teme te jete gabuar dhe te jete ndryshe shprehja, qofte se edhe keshtu qofte por gabimin ta kete bere autori i vertete, ne s'di pse jemi te prirur ta analizojme ashtu sic eshte dhe t'ia kekojme kuptimin sikur te ishte dicka e pakundershtueshme... !

Ne fjaline "ti nuk je ketu", 'une' eshte i perfishe direk, ne "ti nuk je atje" 'une' merr nje largesi. Pra me duhet te pranoj lidhjen vetem per rastet qe jane si shembulli i pare. Pak a shume kur i "kendojme" partneres/partnerit, merr kuptim vertetesor thenia. Fillon, bie fjala, ne nje poezi, nga fillimi ne fund te shkruash: "ti, ti, ti, ti..." Dhe pa patur asnjehere "une" brenda, vetekuptohet... vetekuptohet qenesia.

Dicka me ndryshe per temen, do ta them nje here tjeter :) (kete sepse m'u duk sikur asgje qe te kete ndonje lloj vlere-shpjegimi filozofik mbi thenien, nuk thashe :p)
 
Top