Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

edy

Primus registratum
Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Me ben shume pershtypje fakti se gati te gjithe te rinjte shqipetar ne kumunikim me te huajt flasin vetem keq per shqiperine. Kur te huajt fillojne te flasin edhe ata keq kjo gje na vret kurse kur flasim ne na duket normale.
Duket sikur ne jemi te humburit e botes, sikur jemi njerez pa tradita, pa dinjitet, gje qe s'eshte e vertete besoj...
Nejse, kete desha te bashkendaj me ju:pse vetem erresire eshte shqiperia??? Pse, politika perben identitetin shqipetar??? Pse rinia nuk eshte ndryshe sot??? ...
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Me ben shume pershtypje fakti se gati te gjithe te rinjte shqipetar ne kumunikim me te huajt flasin vetem keq per shqiperine.
Nese per ty te thuash te verteten eshte te flasesh keq atehere une preferoj te hyj ne rangun e atyre qe flasin keq per shqiperine.

Pse vetem erresire eshte shqiperia???
Ketu duket qe jeton me te vertete ne Tirane!

Fakti qe te gjithe jane ndjehur "inferiore"(siq e quan ti por qe une do ta quaja ==> "TE HUMBUR")kur dolen nga "xhungla" eshte nje fakt qe askush nuk mund ta mohoje. Por me kalimin e kohes secili e ka gjetur vendin e tij ne "boten e re".

Por nuk shof ndonje interes te vecante te diskutosh mbi te, per te mos dale ne konkluzione te tilla:
Neve jemi me te miret dhe ata jane zero me xhufke!
Neve jemi zero me xhufke dhe ata jane me te kulturuarit !

Ky problem duhet pare nen nje kendveshtrim relativ dhe jo absolut sic po me duket mua qe do ti japesh ti por nejse ...(ata qe jane te mire do e thone e thone fjalen e tyre duam s'duam ne!)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

me falni mbase nuk e kuptova mire rrugen qe i dhate diskutimit

kam vene re dicka te shqipetaret jashte

kane deshire te ngjallin emocione dhe interes tek bashkebiseduesi (se nuk ia var njeri zakonisht - ndryshe nga shoqeria shqipetare)

si mund te ngjallet interes tek nje i huaj me nje kulture te cakuar qe ben nje jete normale ne nje vend te zhvilluar(paqesore e jo te dhunshme)?????
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Me pare mburresha shume per Shqiperine dhe ja shpjegoja te njohurve se Shqiperia eshte si nje parajse tokesore (ndoshta egzagjerim por ashtu e ndjeja /pf/images/graemlins/smile.gif ). Mu qepen disa nga puna qe o donin te vinin ne Shqiperi o s'ka, keshtu mora nje mesim te mire dhe qe atehere e kam qepur gojen. Kur me pyesin tani i them se ka nje klime dhe natyre te mrekullueshme por ka dhe te njejtat probleme politiko-shoqerore si cdo vend ish-komunist i Europes Lindore. :cry:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Turing, çfare thua keshtu?! Ne mund ta shajme Shqiperine, (edhe pse jam kunder kesaj menyre te shprehuri)pra ne mund te shajme dhe kjo eshte normale midis shqiptaresh te preokupuar qe vendi i tyre te çlirohet te pakten nga nje pjese e barres se problemeve qe i rendojne mbi kurriz, por qe te njejten gje ta bejme edhe para te huajve?! Jo nuk eshte normale. Ndoshta midis njeri tjetrit mund te jemi shqiptare te keqinj, por para te huajve i vetmi qendrim eshte te jemi shqiptare qe e duan atdheun. Nese ti nuk do nenen tende, si mund te duash nenen time? Eshte absurde, jo? Nuk ke pse i tregon zorret e barkut nje te huaji dhe sidomos ta shash vendin. Nuk e di egzakt ne cilen zone te Shqiperise veriore por kane nje shprehje te tille: secili i nden teshat ne oborrin e vet.
Sa per AnaBlue, me duket shume korrekt qendrimi, s'ka asgje te keqe ne ate qe ben. Biles them se ke vepruar mire sepse ke mburrur vendin tend. Ne kushte normale ky qendrim eshte normal, ne kushtet ne te cilat eshte ende vendi yne, qendrimi tend eshte per tu lavderuar.
Sa per interesin Gene, sot per sot ne vendin tone vine pak turiste, por mos harro se eshte nje numer qe rritet nga viti ne vit. Duke u stabilizuar duke hyre ne normalitet. Natyrisht nese kupton thjesht nje interes te kesaj natyre.
Per fat te keq, tashme shikoj qe tema eshte te rinjte inferiore ndaj kulturave europiane. Atehere paskemi shkruajtur ne hava, te pakten mua keshtu me duket ne relacion me temen, sepse per ato qe iu drejtova turing mendoj se kam te drejte.
Ne rast se flasim per raportin inferior te te rinjve shqiptare ndaj kulturave europiane, le shume per te deshiruar tema si e tille. Nuk eshte e vertete qe egziston nje inferioritet i tille. Te rinjte shqiptare shkojne per te studiuar dhe natyrisht jane nga studentet me te mire. Kete e vertetton Padova dhe te dhenat qe vijne nga ai universitet. Pra kultura e tyre eshte e nivelit te larte sepse absorbon ate europiane shume shpejt. Kete gje nuk mund ta beje as nje qenie me intelekt inferior as edhe nje qenie me kulture inferiore. Nuk jam dakort dhe nuk ia vlen te diskutohet apo hapen tema per tema.
 

devolution

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Turing, çfare thua keshtu?! Ne mund ta shajme Shqiperine, (edhe pse jam kunder kesaj menyre te shprehuri)pra ne mund te shajme dhe kjo eshte normale midis shqiptaresh te preokupuar qe vendi i tyre te çlirohet te pakten nga nje pjese e barres se problemeve qe i rendojne mbi kurriz, por qe te njejten gje ta bejme edhe para te huajve?! Jo nuk eshte normale. Ndoshta midis njeri tjetrit mund te jemi shqiptare te keqinj, por para te huajve i vetmi qendrim eshte te jemi shqiptare qe e duan atdheun. Nese ti nuk do nenen tende, si mund te duash nenen time? Eshte absurde, jo? Nuk ke pse i tregon zorret e barkut nje te huaji dhe sidomos ta shash vendin. Nuk e di egzakt ne cilen zone te Shqiperise veriore por kane nje shprehje te tille: secili i nden teshat ne oborrin e vet.
Sa per AnaBlue, me duket shume korrekt qendrimi, s'ka asgje te keqe ne ate qe ben. Biles them se ke vepruar mire sepse ke mburrur vendin tend. Ne kushte normale ky qendrim eshte normal, ne kushtet ne te cilat eshte ende vendi yne, qendrimi tend eshte per tu lavderuar.
Sa per interesin Gene, sot per sot ne vendin tone vine pak turiste, por mos harro se eshte nje numer qe rritet nga viti ne vit. Duke u stabilizuar duke hyre ne normalitet. Natyrisht nese kupton thjesht nje interes te kesaj natyre.
Per fat te keq, tashme shikoj qe tema eshte te rinjte inferiore ndaj kulturave europiane. Atehere paskemi shkruajtur ne hava, te pakten mua keshtu me duket ne relacion me temen, sepse per ato qe iu drejtova turing mendoj se kam te drejte.
Ne rast se flasim per raportin inferior te te rinjve shqiptare ndaj kulturave europiane, le shume per te deshiruar tema si e tille. Nuk eshte e vertete qe egziston nje inferioritet i tille. Te rinjte shqiptare shkojne per te studiuar dhe natyrisht jane nga studentet me te mire. Kete e vertetton Padova dhe te dhenat qe vijne nga ai universitet. Pra kultura e tyre eshte e nivelit te larte sepse absorbon ate europiane shume shpejt. Kete gje nuk mund ta beje as nje qenie me intelekt inferior as edhe nje qenie me kulture inferiore. Nuk jam dakort dhe nuk ia vlen te diskutohet apo hapen tema per tema. [/qb]
Se tani korcare jemi, por ... per kete ceshtje une jam deri diku per te mos thene plotesisht dakort me Turing. Te flasim per Korcen apo per Shqiperine?! Kuptohet jane dy gjera te ndryshme, por ... le ta analizojme sado pak "gjene" shtruar, ndonse e di se s'kam per t'ju ndryshuar mendim.
Ore une e deklaroj hapur ce ne duhet ta lavderojme Shqiperine, para te huajve, por gjithmone per se MBRAPSHTI. Po c'ka per te sharre vendi yne bre. Te gjithe te punesuar, te gjithe te pafrikesuar se neser do te humbasin vendin e punes, sepse ndryshe nga koha e "xhaxhit" sot te nxjerrin ne rruge, dhe... nuk te vrasin por te lene te vdesesh urrije. Apo te themi se ndodh ndonje krim ne Shqiperi. Shpifje!!! Ne Shqiperi ekziston nje rrend me perfekt se edhe ne vendet Skandinave, para tre muajsh u vra ministrja e jashtme e Suedise ne qender te Stokholmit; kini degjuar ju te vritet ndonje "burre" shteti ne Shqiperi. JO!!! ... Vecse gazetat jane te mbushura per dite me te vete-flijuar nga varferia, fototoksina eshte bere sot per te pashpreset sikurse aspirina qemoti, per ata ... kishin ndonje dhimbje te lehte koke.
Ore po jemi goxha shtet me peshe ne. Simotrat tona te Europes lindore vitin tjeter hyjne ne BE, ne s'kemi nisur akoma negociatat per te hyre ne klasen e pare fillore te BE. Edhe .. republika e Serbise & Malit te Zi ka per te hyre me pare se ne ne BE. Po a s'e braktisem edhe ne diktaturen pak muaj pas Cekise, Hungarise, Rumanise, Sllovenise, etj. ata po ... duhet te mburren, ppor perseri nuku mburren se mendojne per te ardhmen.
Gjithesesi te tejmbushur prej cmires te trasheguar brez-pas-brezi prej pasardhesve tane te dyshimte, por ama me te lashtet - Pellazget, ne ushqejme nje urri te tepruar per tu mburrur me thanat e Zeqos.
"duke u stabilizuar duke hyre ne normalitet" - e Kuptoni ju se une s'para jam aq i zgjuar, korcar hesapi, s'besoj te jemi prej te njejtes mehalle, gjithesesi duhet te mburremi se Korca edhe ato dy rrugica me kalldreme ... kishte sot i ka me balte. Ti do te thuash se ka uje 24 ore, prite byrazer edhe ca vjet dhe do ta shikosh se c'tubacione skarco jane perdorur. Tender jo shaka, sot punohet me Euro!!!
"Ne kushte normale ky qendrim eshte normal, ne kushtet ne te cilat eshte ende vendi yne, qendrimi tend eshte per tu lavderuar." :sleep: :sleep:
Lapidar - therras une - ti ngrem nje lapidar!!!
"Nuk eshte e vertete qe egziston nje inferioritet i tille."
Po edhe une dakort jam, s'ka se si!!! Tani ne jemi mbledhur nje grusht me shqiptare ne nje forum shqiptar, me 5000 e ca anetare, ku vetem 30 prej tyre aktivizohen rregullisht, ndersa pjesa tjeter ajo me inteklektuale shkruan vetem "yessss...", "bravoooooooo", etc, gjera te ketij lloji. Por ...,nuk duhet te harrosh Atman i nderuar se sa eshte rritur shkalla e analfabetit ne shqiperi, se ne Korce neper gjimjnaze , nga 7-8 klasa ... ka nje vit, vetem njera ka nxenes me synime per jeten, per te ardhmen, por mos harro se neser kur te behen 18 vjec, edhe ata te tjeret kane te drejte per te votuar, per te vendosur te ardhmen e Shqiperise.
"Nuk jam dakort dhe nuk ia vlen te diskutohet apo hapen tema per tema."
Ore edhe une nuk jam dakort, por ... nuk duhet te mbulojme me nje ferexhe te ndritshem imazhin e zymte ku ndodhet Shqiperia. Tani me thuaj ti perse duhet te jemi krenare ne. Per nxenesit e universitetit te Padoves?! I ka korcarlleku keto, nuku te ve faj, korcar jam edhe vete, por ... i gatuar ndryshe, kam qene shume i prape ne femijeri, te gjithe librat per femije i grisja. Ata studentet e Padoves jane 1 : 1000, krahasuar me gjithe ata "studenta", ... sa kane marre vizen dhe kane perfunduar kamariere, pjata lares, apo edhe deri ne tregtare te denje "mielli".
Ai vend, d.m.th. Shqiperia duhet te jete krenare per ne, se ... ka dy copra mishi me mend, ... s'e kane braktisur ende mbiemrin "shqipetar" prej pashaportes. tani ti mund te me thuash mua ate shprehjen serbe: Vendi s'ka asnje detyrim ndaj shtetasve te tij, por jane shtetasit ata ... bejne vendin." Dhe une te them se "Cdo popull ka qeverine ... meriton!!!"

Lart e me lart, t'i mbani flamujt e krenarise shqipetare, ky ka per te qene amaneti im i fundit, n.q.s. neser me ndalohet te postoj ne AF!!! :lol: :lol:
 

edda

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Edy po ti mor burre i dheut jetoke ne Tirane, nga i ke marre keto te dhena kaq te sakta??

Une kam degjuar edhe nga ata qe mohojne se jane shqiptare, qe su flasin shqip as femijeve dhe as bashkeshorteve, por keto ne shumicen e rasteve jane familjare. Jane njerez qe pak nga mosha e pak nga niveli qe kane, e kane shume te veshtire te integrohen dhe keshtu per te terhequr vemendjen shpikin lloj-lloj idiotesish per shqiptaret dhe Shqiperine.

Kete vere kur qeshe ne Shqiperi ftova edhe nje miken time italiane, te ciles per nje kohe te gjate ia kam pershkruar ate vend si me qene parajsa (kur u perzihet malli me kete krenari qe na karakterizon bejme nje figure....Annablue).
Sapo hyn ne shpi ma ben "oh, mio dio! Oh, mio dio!! Edi dove mi hai portato?!". "Obobo thashe ç'me gjeti tashti".
Kur pa pastaj shpine e gjyshes sikur u qetesua disi. E forta ishte ne mengjes kur vinte uji, meqe uji rezervuarit nuk mjaftonte per gjithe diten detyroheshim te benim dush ne 5 te mengjesit dhe sa vente ora 5 behej nje rremuje e madhe, valixhe gjithandej, britmat e tim vellai qe donte akoma gjume, im ate qe betohej se eshte hera e fundit qe vime te gjithe pernjeheresh ne Shqiperi, Maria (mikja ime) qe pasi na shikonte me ca sy te habitur zinte banjon e s'dilte pa kaluar nje ore. Kur u largua e kenaqur jashtezakonisht prej ushqimit te shijshem, prej lokaleve sipas saj "teper luksoze" i tha gjyshes "kur te rregullohen rruget do vi prape une". Tashti eshte bere Maria me e keqe se une, kur shkova njehere ne dyqan per ta takuar e gjej me ca gra te tjera dhe gjithe pasion po u tregonte sesa mire jeton klasa e mesme ne Shqiperi, sa te bukur dhe sa xhentile jane meshkujt etj. etj. "Rruget, Maria, rruget.."
E ka thene nje miku im, qe vizitoi gjithe Shqiperine, "...içik me mire se Afrika" /pf/images/graemlins/frown.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Devolution, po te te pergjigjem si korçar, duhet te te them se varet nga lloji i bagetise. Ka dele dhe deshinj, e mbajne bishtin gjithmone ulur dhe nese do t'ua shikosh duhet te presin kur te pegerin, ka edhe dhi e cjepinj qe e mbajne bishtin gjithmone perpjete dhe ua shikon sa here te duash e s'ka nevoje per t'i provokuar.
Por mua nuk me duket normale qe ne ta mbajme prapanicen e zbuluar duke menduar se ata keshtu na ndihmojne apo meshirojne. Kam pare dokumentare televizive te stacioneve italiane dhe kur ata tregojne disa familje evgjitesh te bahçallekut te Shkodres apo qofte edhe te Korçes duke nxjerre e pergjithesuar gjithe familjet shqiptare dhe Shqiperine ashtu, ne keto raste jam revoltuar. Per ty mund te jete normale.
Persa u perket plageve si analfabetizmi etj, per te mos bere nje liste, duhet te kesh parasysh qe sot per sot, ashtu siç e thua ose le te kuptohet edhe nga ty, pra sot per sot, perballe shume familjeve qendron si problem i pare egzistenca dhe kjo nenkupton urine. Diçka te tille e kane kaluar edhe vende si Italia dhe deri ne vitet gjashtedhjete ishin po kaq keq sa edhe ne edhe pse ky vend ka ecur ne linje te drejte, pra nuk ka kaluar neper sisteme te ndryshme social politike qe per fat te keq per vendin tone rezultoi fatal. Po ashtu edhe Greqia, nuk ka qene nje vend me kete nivel ekonomik, perkundrazi, dihet sepse eshte fakt qe ne vitet shtatedhjete po ngrodhnin per buke dhe kane ardhur e kane blere tek ne. Biles M. Sheu ne ate kohe tha: le ta hane buken e shqiperise me çmimin qe e ha populli shqiptar. Ndersa persa i perket nivelit arsimor te punetoreve greke ke te dhena te botuara ne shtypin grek nga sindikata konfederale qe krahason ata shqiptare dhe greke dhe perqindjet e punetoreve shqiptare me nivel arsimor te mesem ia kalonte ndjeshem perqindjes greke, si edhe me nivel arsimor te larte e te ulet. Megjithate nuk ia vlen te zgjatem me keto shpiegime sepse per te gjithe ne jane te njohura. Natyrisht nuk heq dore nga mendimi im vetem e vetem ngaqe kemi probleme. Kur gjendja ekonomike e vendit te permiresohet dhe do permiresohet, perpara do te dalin probleme te tjera qe do te zgjidhen edhe ato, pershi ketu edhe analfabetizmin.
- Sa per friken qe shpreh nese do te lejohesh te shkruash me tej apo jo, me duket absurde. AF nuk ka qene ne asnje moment nje organizate partie. Ndaj shkruaj dhe thuaje mendimin tend ashtu siç eshte. Po nuk pati debat dhe mendime te kunderta nuk arrime te kuptojme te metat tona dhe per pasoje nuk arrijme t'i sherojme.
- Gene pati te drejte kur tha se tema devijoi dhe keshtu eshte. Devijoi per shkak te Turing, natyrisht nuk e varim ne litar.
- Dhe kur une thashe se tema per tema nuk duhen hapur, kete e bazova tek fakti se shpesh banalizohen.
- Ndersa ne rastin ne fjale kur thua kulture hapesi i temes duhet te dije se eshte nje nocion kaq i gjere sa me duket absurde ta trajtosh ne kete menyre. Mjafton te dish se ç'perfshin ky koncept per te bere pyetjen: Inferiore nese?
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Gene pati te drejte kur tha se tema devijoi dhe keshtu eshte. Devijoi per shkak te Turing, natyrisht nuk e varim ne litar.
Ajo qe Gene donte te thoshte ishte qe ishte i humbur dhe nuk kuptonte temen dhe mbase edhe postimet e parashkrueseve.Dhe ne nje fare menyre ka te drejte pasi :
1)titulli nuk ka pike kuptimi. Nqs ka ndonje qe ndihet inferior ndaj ndonje kulture evropiane ky eshte problemi i tij dhe zgjidhjen nuk do ta gjej ne kete forum por ne kabinetin e ndonje psikologu.
2)Nuk eshte e vertete! Ata qe jane normale nuk e shofin si shenje inferioriteti mosqenien njelloj si nje evropian por thjesht si nje ndryshim kulture. Dhe per te qetesuar ata qe vuajne nga keto ndjenja kompleksiteti askush nuk na shef si qenie inferiore pse nuk jemi njelloj si ata.

Megjithate ty te faleminderit per indulgjencen qe tregon karshi meje!

Kam pare dokumentare televizive te stacioneve italiane dhe kur ata tregojne disa familje evgjitesh te bahçallekut te Shkodres apo qofte edhe te Korçes duke nxjerre e pergjithesuar gjithe familjet shqiptare dhe Shqiperine ashtu, ne keto raste jam revoltuar
Ketu nuk ka asgje per tu revoltuar ky eshte deri ne nje fare shkalle realiteti shqipetar dhe mediat duan te shesin imazhe qe "vrasin syrin" dhe jo "te zakonshme".

Pastaj i perket cdo njeriut te analizoje keto imazhe sipas 'buon sens' te tij. Nqs ai fillon te bej pergjithsime atehere ai eshte teper naiv(fatmiresisht jane te paket ata qe mendojne keshtu) dhe pike. Por ne te shumten e rasteve njerezit dine ta bejne diferencen dhe ti japin ketyre imazheve nuancen e duhur.Ai qe do te njofi situaten e di se si ta njofi.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Turing jam dakort me nje pjese te atyre qe thua, por jo me ate qe ti e quan normale qe media te prezantoje diçka dhe kete diçka ta interpretosh si te duash. Masa nuk interpreton, masa eshte indiferente ndaj interpretimit, masa asimilion dhe ne kete rast asimilion pikerisht diçka qe nuk eshte e vertete, por qe mbetet e tille. Ne vuajme sot pikerisht pasojat e ketij shtypi te papergjegjshem italian qe e ka paraqitur figuren e shqiptarit si egersire.
Sa per temen eshte pikerisht teper teper e pergjitheshme, aq sa mund te perfshihet gjithe AF brenda.
 

Turing

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Turing jam dakort me nje pjese te atyre qe thua, por jo me ate qe ti e quan normale qe media te prezantoje diçka dhe kete diçka ta interpretosh si te duash.
Une e quajta normale por duhet te kisha thene "normale". Ne te vertete nuk eshte aspak e drejte qe ata te nxjerrin keto dokumentare me qellim e vetem si ti shesin opionit italian(qe eshte shume i prekshem ndaj realitetit shqipetar)imazhe pa asnje lloj 'scrupulli'etik dhe profesional.
Por ngelet "normal" duke pare cilesin e mediave televisive italiane. Jane me banalet, te dobetat(ne cilesi), vulgaret ne te gjithe evropen.

Ky eshte nje problem jo vetem per imazhin e shqiperise por per te gjithe evropen.

Sa per reagimin e mases une mendoj qe ne vija te pergjithshme nuk jane dhe aq naiv sa kujton ti.
 

Erolina

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Nder shqiptaret qe kane emigruar(kudo), ata qe kane bere me shume zhurme dhe qe kane lene me shume pershtypje, jane pikerisht ata qe pak dine per veten dhe per vendin nga vijne(ne aspektin e kultures, formimit intelektual dhe funksionimit te vertete te jetes me gjithe komplekset e saj). Si rrjedhim, ata jane marre si stereotip qe na bashkangjitet tashme te gjitheve. Me apo pa deshiren time, personalisht ne cdo fillim mundohem ta asnashkaloj identifikimin e prejardhjes deri sa deri diku sigurohem se njohja individuale do t'i mbyse reagimet e imazhit te pergjithshem qe ekziton kudo per shqiptaret!
Me duket me e lehte kjo rruge per t'u ndjekur! I le njerezit te me njohin per nje periudhe dhe kur fillojne te me vleresojne(mire apo keq)e sjell ne skene kombesine time qe keshtu fiton ndonje pike(shpresoj) teksa me thone "Paska edhe njerez te tille Shqiperia???"(Mos u kapni kot per egoizem)
Pra nuk deklaroj menjehere "jam shqiptare" dhe te vuaj racizmin ne cdo hap timin; i le te me njohin individualisht dhe thyhen keshtu disa pergjithesime qe shpesh na demtojne padrejtesisht!
Keshtu jua le ne dere edhe inferioritetin qe mund te me bejne ta vuaj pa e pasur hak!
Por me e keqja ngelet lufta brenda llojit! Dhe une pikerisht ketu gjej veshtiresi!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Erolina :thumbsup:
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga Erolina:
[qb] Me duket me e lehte kjo rruge per t'u ndjekur! I le njerezit te me njohin per nje periudhe dhe kur fillojne te me vleresojne(mire apo keq)e sjell ne skene kombesine time qe keshtu fiton ndonje pike(shpresoj) teksa me thone "Paska edhe njerez te tille Shqiperia???"(Mos u kapni kot per egoizem)
[/qb]
Erolina, diten e pare qe ke zbritur ne UK u ke thene njerezve qe jam Angleze? Nuk e besoj dot, fjala e pare qe do te shqiptoje do te te tradhetonte... Athere, te eshte dashur te thuash qe je italiane apo greke apo ku di une, si plot njerez te tjere qe e bejne kete gje per te njejtat arsye ndoshta si te tuat.

Une nuk do ta beja dot kurre, nuk do te me interesonte shume opinioni i njerezve te cileve nuk u bejne pershtypje genjeshtrat e mia, por "mahniten" me personalitetin tim.

Kompromis i demshem i panevojshem...
:shrug:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Gabohesh Mirror, eshte nje rruge shume me e shkurter per te dale ne maje, pa dredha. Per vete. Jo, sepse s'kam pasur kurre nevoje, per shume arsye, por per njezetvjeçare, po. Jane njerez qe mund te keqkuptohen shume shpejt e mbi te gjitha lufta brenda llojit qe thote Erolina nuk ka nevoje per paragjykime.
 

devolution

Primus registratum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Devolution, po te te pergjigjem si korçar, duhet te te them se varet nga lloji i bagetise. Ka dele dhe deshinj, e mbajne bishtin gjithmone ulur dhe nese do t'ua shikosh duhet te presin kur te pegerin, ka edhe dhi e cjepinj qe e mbajne bishtin gjithmone perpjete dhe ua shikon sa here te duash e s'ka nevoje per t'i provokuar.
Por mua nuk me duket normale qe ne ta mbajme prapanicen e zbuluar duke menduar se ata keshtu na ndihmojne apo meshirojne. Kam pare dokumentare televizive te stacioneve italiane dhe kur ata tregojne disa familje evgjitesh te bahçallekut te Shkodres apo qofte edhe te Korçes duke nxjerre e pergjithesuar gjithe familjet shqiptare dhe Shqiperine ashtu, ne keto raste jam revoltuar. Per ty mund te jete normale.
Persa u perket plageve si analfabetizmi etj, per te mos bere nje liste, duhet te kesh parasysh qe sot per sot, ashtu siç e thua ose le te kuptohet edhe nga ty, pra sot per sot, perballe shume familjeve qendron si problem i pare egzistenca dhe kjo nenkupton urine. Diçka te tille e kane kaluar edhe vende si Italia dhe deri ne vitet gjashtedhjete ishin po kaq keq sa edhe ne edhe pse ky vend ka ecur ne linje te drejte, pra nuk ka kaluar neper sisteme te ndryshme social politike qe per fat te keq per vendin tone rezultoi fatal. Po ashtu edhe Greqia, nuk ka qene nje vend me kete nivel ekonomik, perkundrazi, dihet sepse eshte fakt qe ne vitet shtatedhjete po ngrodhnin per buke dhe kane ardhur e kane blere tek ne. Biles M. Sheu ne ate kohe tha: le ta hane buken e shqiperise me çmimin qe e ha populli shqiptar. Ndersa persa i perket nivelit arsimor te punetoreve greke ke te dhena te botuara ne shtypin grek nga sindikata konfederale qe krahason ata shqiptare dhe greke dhe perqindjet e punetoreve shqiptare me nivel arsimor te mesem ia kalonte ndjeshem perqindjes greke, si edhe me nivel arsimor te larte e te ulet. Megjithate nuk ia vlen te zgjatem me keto shpiegime sepse per te gjithe ne jane te njohura. Natyrisht nuk heq dore nga mendimi im vetem e vetem ngaqe kemi probleme. Kur gjendja ekonomike e vendit te permiresohet dhe do permiresohet, perpara do te dalin probleme te tjera qe do te zgjidhen edhe ato, pershi ketu edhe analfabetizmin.
- Sa per friken qe shpreh nese do te lejohesh te shkruash me tej apo jo, me duket absurde. AF nuk ka qene ne asnje moment nje organizate partie. Ndaj shkruaj dhe thuaje mendimin tend ashtu siç eshte. Po nuk pati debat dhe mendime te kunderta nuk arrime te kuptojme te metat tona dhe per pasoje nuk arrijme t'i sherojme.
- Gene pati te drejte kur tha se tema devijoi dhe keshtu eshte. Devijoi per shkak te Turing, natyrisht nuk e varim ne litar.
- Dhe kur une thashe se tema per tema nuk duhen hapur, kete e bazova tek fakti se shpesh banalizohen.
- Ndersa ne rastin ne fjale kur thua kulture hapesi i temes duhet te dije se eshte nje nocion kaq i gjere sa me duket absurde ta trajtosh ne kete menyre. Mjafton te dish se ç'perfshin ky koncept per te bere pyetjen: Inferiore nese? [/qb]
... Nga bagetia te them te drejten nuku marr vesh, sepse njeriu eshte nje kafshe racionale, pra ... logjikon. Krahasimi yt bie ndesh me parimet me antike, rreth iracionalitetit apo anasjelltas, racionalitetit. Keq me vjen por shembulli yt nuk eshte i pranueshem per tu analizuar, apo per tu marre ne konsiderate, per kete mjafton ti hedhesh nje sy "shkalles natyrore" te Aristotelit, apo te lexosh pohimet e doktrines se Shen Agustinit, apo pse jo edhe postulatet e Dekartit.
... Kuptohet ne nuk jemi ketu ne nje forum letersie, ku te na lejohet te bejme krahasime apo metafora te tilla, deri diku, vulgare,... te kene peshe.
...Sa per jevget e Korces, apo ... te Shkodres apo te kudo ndodhur ne Shqiperi, kane pashaporte shqiptare ata - kane. Ti s'deshiron te besh pjese ne te njejtin shtet me ata ike byrazer, gjej nje rruge, udhe ka plot neper bote. Por ... nuk duhet te harrosh se edhe ata shqipetaro-amerikane, kane ndertuar kisha "shqiptare" ne Amerike, po ngrene zerin dita dites ... ceremonite fetare si kungime, pagezime apo martesa ne keto kisha te kryhen perkundrejt nje pagese, se nuk po nxjerrin ndonje fitim nga "investimi" i tyre. Edhe keta kur i pyet shqiptare thone se jane. Nje kohesisht, edhe "vellezerit" tane kosovare kur i zene me miell ne amerike apo Europe - shqiptare thone se jane. Ore jemi shume popull i ngateruar ne, nuk e zgjidhim dot ne te AF kete ekuacion me "n" te panjohura.
"Kur gjendja ekonomike e vendit te permiresohet dhe do permiresohet, perpara do te dalin probleme te tjera qe do te zgjidhen edhe ato, pershi ketu edhe analfabetizmin."
... Shpreso byarzer shpreso, por ... me kot e ke, se tani je i ri dhe ... te duket sikur nuk ke per te vdekur kurre, por ... mos harro ate kengen korcare " ... Se vitet ikin tutje, rinia jo nuk vjen me!" ashtu po ikin vitet tona ashtu iku edhe rinia e shqiperise ne pluralizem, Ku ishte Greqia die po ku eshte sot. Njere ngriti zerin ministri i saj i jashtem nga Athina, per zgjedhjet ne Himare, dhe ju bashkangjiten terre ministrat e BE. Po ne ku jemi?! Greket jane si jane nga shkollimi, por ... e kane artin dhe diturine ne gjak.
Le te marrim shembullin tjeter: " Thone se edhe greket edhe ne shqipetaret vijme prej pellazgeve, bile me shume e mbrojme ne kete teori, se sa grekerit, sepse ne s'kemi asnje dokumentacion te shkruar. Edhe Meshari i Gjon Buzukit daton me vone se sa ne Europe ishte shpikur dhe kishte hyre ne funksionim Shtypshkronja. Gjithesesi, si ka mundesi, ... greket kane nje histori antike dhe kulture aq te larmishme ndersa ne shqiptaret kemi nje "verre te madhe ne ujin" e historise?!"
Ore titulli i temes ashtu sic thote edhe Turing eshte i pakuptimte. Une bisedoj me ty sot, ti me pergjigjesh mua pa ulur njeri-tjetrin, por ... ai titull eshte nje kotesi. Sikurse une sot, arrij te shkembej shembuj te kundert ndaj teje dhe ti ben te njejten gje, atehere edhe me moshataret tane ne Europe apo ne USA bejme te njejten gje, kuptohet kur " tenxherrja gjen kapakun" per muhabetete te tilla.
Une nuk kam per qellim te te ul ty, por ... qellimi im eshte te te bej te qarte se "patriotizmi" shqipetar eshte tejet i konsumuar, ne duhet te hedhim ciltrazi veshtrimin drejt te ardhmes tone individuale, dhe ... jo asja kolektive. ata te "medhenjte" e Shqiperise kane 13 vjet po ndertojne monopole e tyre, ndersa ne grime sallate per "krenarine" kombetare.
... per sa i perket faktit se neser mund te me ndalohet te postoj ne AF, mos u cudit fare, se te dergon byrazeri nja shtate nick-e dhe paswordet, dhe do te habitesh kur pasi te logosh do te te dale nje mesazh se te eshte hequr e drejta per te postuar ne AF. PSE??? Pyet moderatoret, ... na vene nga nje numur poshte nickut, per te na deshifruar sikurse naziste emertoni cifutet gjate Luftes se II-te Boterore.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Me pare mburresha shume per Shqiperine dhe ja shpjegoja te njohurve se Shqiperia eshte si nje parajse tokesore (ndoshta egzagjerim por ashtu e ndjeja /pf/images/graemlins/smile.gif ). Mu qepen disa nga puna qe o donin te vinin ne Shqiperi o s'ka, keshtu mora nje mesim te mire dhe qe atehere e kam qepur gojen. Kur me pyesin tani i them se ka nje klime dhe natyre te mrekullueshme por ka dhe te njejtat probleme politiko-shoqerore si cdo vend ish-komunist i Europes Lindore. :cry: [/qb]
çao ane. m'ka ndodh e njejta gje me nji shokun tim italjon. situata e njejte, me ate qe pyet per Shqiprine etj etj. i shpjegoja bukurite e Tiranes dhe te Shqiperise, pa e kuptu aty per aty qe te huajt e kane te veshtire konceptin e te jetuarit shqiptar. kur erdh çasti qe desh me ardh ne Tirane mu desh ta informoja per dritat, balten e mundshme, hallet me nji llaf. dhe normal qe perplasja me realitetin qe "e veçante" /pf/images/graemlins/laugh.gif

nji gje kam msuar jashte shtetit, kur flas me njerez te huaj mbi vendin tim: ti them ate qe eshte e verteta, pa rene ne viktimizem, me "obobo-ra" e me "çna gjeti ne" e te tilla pasthirrma. e kuptojne me natyrshem (ata qe duan ta kuptojne) te qenit te tille Shqiperia.
 

mostro

Putraku
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

Keq eshte te shash vendin tend.Ama kame pare dhe ca dhi te zgjebosura me bisht pepjete,qe hapen bythesh me tregime prej nji fantazie te semure,se si shqiperia eshte parajsa dhe vendet e tjera qekan plera,dhe se ato vetem i shfrytezojne per nje cope diplome.Katnaria asht tu na myt.krenaria pre qorrash na ka verberuar.
Para ca ditesh ne nje ristorant u festua festa e pavarsis,4 SHQIPETAR JANE QELLUAR ME THIKA,KU BEHET FJALE QE NERI PREJ TYRE KA VDEKUR:(DHE NUK ESHTE HERA E PARE:(....DHE ISHTE NJE FESTE...
Une per vete as e mohoj as kam per ta mohuar ndonjehere.anzi diten e flamurit u vesha kuq e zi i teri.Por kam shume deshire dhe shume humor kur tregoj ndonje idiotllik nga vendi yne,qe per ne eshte me se normale dhe per keta eshte me se e cuditshme....fundja te flasim per rinine dhe per te pimet,nuk ma do mendja se keta nuk i njohin llojet e defrimeve apo te interesave qe cdo i ri mund te kete....duan te dine se c'eshte ne te vertet shqiperia.... dhe shqiperia eshte vendi me gallat qe mund te egzistoj.Nostalgjite tona lidhen me lojrat e luftes,me sherret neper ambiente,me abuzime shkollore dhe jo shkollore,me trenin qe hyn ne tynel dhe te gjithe mbrohen se mos hane ndonje grusht.....bari eshte i mire,por jo aq i mire sac e ngreme ne ne qiell,super skank ja fut dhjet here me shume /pf/images/graemlins/laugh.gif
Prandaj le te jemi krenar per ate qe jemi...as me shume as me pak.....
te rroje atdheu qe na ka dhene jete,drite,shprese shkolle,shoke,miq,dashnor/e...e plot ahengje te tjera...
la-la /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te rinjte shqiptar qe ndihen "inferior" ndajt kulturave evropjane.

mendoja se kjo teme kishte per qellim te bente nje analize te problemit dhe jo te propozonte vizita tek psikologu (gjykime personale /pf/images/graemlins/wink.gif )

sic thashe edhe me pare, shqipetaret ne emigracion, si cdo emigrant tjeter, ndihen te getizuar, te lene pas dore, te shperfillur etj dhe kjo nuk duhet te cudise askend sepse eshte problem social e jo personal.

per kete arsye perpiqen te terheqin vemendjen e te huajve dhe te ndihen per nje moment ne qender te diskutimit.


une nuk kam degjuar ndonje italian ketu te flase per bukurine e vendit te tij por as per problemet e shumta qe kane patur gjate gjithe kohes me banda te armatosura, krim te organizuar, problemet ekonomike qe i detyronin te emigronin etj etj
duket sikur e kane memorien e shkurter dhe kjo sepse nuk e ndjejne te nevojshme te terheqin vemendjen tone.

dhe ketu e shoh une ndjenjen e inferioritetit, tek nevoja per te terhequr vemendjen e bashkebiesduesit duke nxjerre ne shesh te palarat e komunitetit te cilit i perket (dashje pa dashje atij i perket), ndryshe nga bashkebiseduesi- i cili mjaftohet me gjykimin qe te ben pa nxjerre te vetat.
 
Top