Te qeshim se bashku?

*Plisi*

Primus registratum
Te qeshim se bashku?

burg

Nje i burgosur po e pye tjetrin,"Per qka t`kan pru k`tu"? "Kurgja, gjykatesi po thot qe edhe Shteti paska prodhu disa monedha sikur t`mijat" !!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Suksesi shkollor

Aktori i drejtohet birit të vet në ditën e suksesit shkollor:"Si kalove biri im, çdogjë në rregull?" "Paj, babi, kontrata ime me klasën e tretë u vazhdua edhe për një vit."
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Po rrin Hasa dhe Hysa para semafori .

Ndezet drita e kuqe në semafor dhe Hasa po i thotë Hysës:

- Shiqo qfar ngjyre e bukur!

- Ndizet drita e verdhë dhe prap Hasa:

- Kjo ngjyrë qenka edhe më e bukur!

- Ndizet drita e gjelbërt dhe Hasa prap:

- E kjo qenka më e bukura!

Presin edhe pak dhe prapë ndizet drita e kuqe në semafor , dhe Hasa po i thotë Hysës:

- Hajde kalojmë tani se këtë ngjyrë e pamë edhe një herë!.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

E pyet Nastradini personin i cili jipte dhomë për fjetje se a mos kishte edhe ndonjë vendë të lirë. Ky po i përgjigjet se e kishte edhe një vend ku po flinte beba dhe në një dhomë tjetër jokomfore ku kishte edhe krevat ndihmës. Mendohet Nastradini dhe vendosë që të marë ofertën e dytë , sepse në dhomën ku flenë beba ,ajo mundet me qajt tërë natën dhe nuk mundet me fjet.

Zgjohet Nastradini në mëngjes (i lodhur se nuk kishte mundur me fjetë mirë në atë krevat jokomfor) për të pritur kafen dhe mëngjesin , kur papritmas po hynë bjondina si aeroplan dhe po i prezentohet Nastradinit:

- Unë jamë Beba!

Nastradini i hutuar po i thotë:

- Unë jamë Kali!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Një Italian, Frances, dhe Shqiptar duhet të rrinin në të njëjtën dhomë me një derrkuc me erë të keqe shumë.Ai që rrin me shumë është më i miri.Italiani shkon brenda duke mbare frymen mmmmmmm për 1min doli përjashta.Francesi shkon me deodorant SHHHHHHHHHHHHHH për 4min.pastaj Shqiptari shkon dhe heq kepucet ushtarake që u vinte erë e keqe eeeeeeeeedhe në vend që të dilte shqiptari nga dhoma doli derri.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Çifti i ri i posamartuar vjen në hotel. "Ju lutem dhomën më të mirë për tri netët e ardhshme", thotë burri. Portieri i pëshpërit gruas së re: "Ju pasket fat zonjushë, zakonisht ky e merr dhomën vetëm për ca orë."
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Polici

Më jepni emrin dhe mbiemrin tuaj ju lutem!

Udhëtari

E si do të quhem unë më pastaj!
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Një djalosh i bëhet monoton një vajze duke e ndalur shpesh.

Një ditë ndalet vajza dhe:

VAJZA : Nuk bënë që ne të dy të jemi bashk !

DJALI : Përse ?

VAJZA : Sepse kam babin shahist .

DJALI: Ani çka ka të bëjë këtu dashuria me shahist.

VAJZA: Ka të bëjë sepse ai kurrë nuk e jep mbretëreshën për kali.
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

]Në një tren , duke udhetuar tre djelmosha të rinjë , pas një udhëtimi disa orësh ata i kap uria , dhe don të hanë diçka dhe për fat të mirë ju qëllon ushqimi me vehte ,por problemi është se ushqimi ishte i konzervuar , e ata nuk kishin hapëse (çelës ) të konzervës .

Për fat aty në tren , në kupen e tyre qëllon edhe hoxha i cili kishte vetëm një brisk.

Njëri nga djelmoshat i kërkon hoxhës briskun , dhe natyrisht se hoxha ua jep pa përtesë.

Djelmoshat han ushqimin e tyre dhe kur i kthejnë briskun hoxhës thonë:

Hoxhë urdhëro briskun dhe falemënderit se i hapëm disa konzerva me mish derri .

Hoxha thotë :

S’ka lidhje se edhe ashtu unë këtë brisk e kam për syneti.
 

DriniS

Ecejak
Re: Te qeshim se bashku?

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Hey Plis, ke voten time ne konkurs, me ke shkrire me keto gallatat /pf/images/graemlins/wink.gif :rockband: :thumbsup:
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Drini S

ju falenderoi per voten,dhe te tregoi qe une kam ende per te sjell por thash se po behem monoton? :thumbsup:
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

E shes lopën coupe , viti i prodhimit 1999 , laramane metalike , me brirë të aluminit , me gjirin-TDI , e profilit të ultë , çmimi është 1200 Eu , bënë edhe ndërrim me kalin i cili e lexon këtë.
 

genti

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

O pliso,mundohu te shkruash pak me mire!
Mos e merr se po ta them kete se je kosovar,me kupto drejte.
Pastaj edhe pse nuk je nga Shqiperia, s'ka gje asnjeri eshte perfekt!
 

Drenusha

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Fillimisht postuar nga xhinO:
[qb] O pliso,mundohu te shkruash pak me mire!
Mos e merr se po ta them kete se je kosovar,me kupto drejte.
Pastaj edhe pse nuk je nga Shqiperia, s'ka gje asnjeri eshte perfekt! [/qb]
------------------------------

xhinO:

A eshte ky konkurs per barcoleta,apo per drejtshkrim e bukurshkrim?
 

genti

Primus registratum
Re: Te qeshim se bashku?

Fillimisht postuar nga Drenusha:
[qb]
Fillimisht postuar nga xhinO:
[qb] O pliso,mundohu te shkruash pak me mire!
Mos e merr se po ta them kete se je kosovar,me kupto drejte.
Pastaj edhe pse nuk je nga Shqiperia, s'ka gje asnjeri eshte perfekt! [/qb]
------------------------------

xhinO:

A eshte ky konkurs per barcoleta,apo per drejtshkrim e bukurshkrim? [/qb]
Qe te qeshesh duhet te kuptosh barcoleten,per ta kuptuar ate duhet lexuar,dhe jo deshifruar.
 
Top