Te qenurit Ateist

Thamina

Papirus rex
Diskutimi lidhur me përkatësitë fetare të shqiptarëve është i zhurmshëm e i kokolepsur. Ka që thonë se shqiptarët janë popull me aq e kaq përqindje muslimane, katolike e ortodokse. Ka që thonë se feja e parë e shqiptarëve ka qenë feja e Krishtit, ka që thonë që shqiptarët thellë në histori kanë qenë politeistë. Ka që thonë se shqiptarët e sotëm duhet të kthehen në fenë paramuslimane, pra atë të krishterë se kështu na do më mirë bota. Të tjerë këmbëngulin se feja islame, sado mbishtresë më e re, është baza fetare e këtij vendi. Dhe ka që me të drejtë theksojnë tolerancën fetare të shqiptarit si një tipar karakteristik.
Megjithatë, rrallëkush flet për ateizmin. Dikujt i duket se është më mirë të struket në origjinën e vet fetare familjare se sa të thotë se është ateist apo nuk beson në zot. Pra, a është turp të mos besosh në zot?
Komunizmi shqiptar u bë precedenti famëkeq në botë që prishi tempujt fetarë dhe e ndaloi me ligj e kushtetutë fenë. Një ideologji mashtruese e gënjeshtare si ajo komuniste-enveriste nuk mund të duronte që njerëzit të kishin fenë për ngushëllim e prehje. Në të gjithë botën komuniste, feja u denigrua e roli i saj u minimizua, por edhe në vendet ku sunduan kasapë të vërtetë komunistë, ajo nuk u ndalua me ligj, priftërinjtë, hoxhallarët e baballarët nuk u vranë e besimtarët nuk u futën në burgje se i faleshin zotit, ashtu siç ndodhi në Shqipëri.
Me rrëzimin e komunizmit, feja pati një gjallërim të natyrshëm. Të tre degët kryesore të saj, ato islamike, katolike e ortodokse vërshuan në garë me njera tjetrën të mbushin vakumin komunist. Nuanca të tjera fesh të papara në Shqipëri rendën gjithashtu me misionarët e tyre. U ndërtuan tempuj fetarë edhe atje ku më parë nuk kishte të tillë. Fetë hynë në domenet e njëra tjetrës duke ndërtuar për shembull kisha atje ku më parë kishte vetëm xhami e teqe apo xhami e teqe atje ku më parë kishte vetëm kisha. Të dalë nga kthetrat mundonjëse të diktaturës komuniste, shqiptarët u hodhën, në krye me devocion e dëshirë në prehërin e feve. Më pas ishte politika ajo që kapërtheu e pushtoi shpirtin shqiptar dhe zuri kryet e oxhakut në vatrat shqiptare.
Vetëm kur ndizen debatet se kujt bote fetare i takojmë ne shqiptarët, atëhere flakërojnë gjakrat e luftës, ngrihen e ulen njëra fe apo tjetra, njëra quhet reaksionare e tjetra e përparuar, rrëmohet nëpër origjina, sulmohen dinjitarët fetarë të njërës palë apo tjetrës e të tjera e të tjera.
Pa lënë mënjanë rolin e madh që ka patur feja në zbutjen e disiplinimin e shpirtrave njerëzorë, nuk duhen harruar gjithashtu periudhat e saj të errta e reaksionare. Ashtu si ideologjia komuniste që në zanafillat e veta ishte idealiste e humane sepse kërkonte mbrojtjen e të drejtave të të shtypurve në botë por që më pas u mishërua e transformua në ideologji të egra vrastare e luftë për zotërim e pushtet, ashtu dhe fetë në periudha të ndryshme devijuan mjaft nga predikimi e mësimet e pretenduesve si të dërguar prej zotit. A nuk thoshte vallë Krishti se po të ra dikush në njërën faqe duhet t’i kthesh tjetrën dhe se pasuria e tepërt e prish dhe e rrënon shpirtin e njeriut? Mos vallë Muhameti predikonte që idhtarët e tij të hedhin në erë njerëz paqësorë e të pafajshëm nëpër metropolet e botës apo kudo gjetkë?
Gjithsesi feja ka ekzistuar e do të ekzistojë si një alternativë kulture e sistemi perceptimi të botës nga qëniet njerëzore. Por megjithatë, feja nuk përfaqëson kulmin e kulturës e të forcës së mendjes që njerëzimi ka arritur në udhën e tij të gjatë e të vështirë në këtë planet ku nga kafsha prehistorike u shndrrua në këtë Homo Sapiens që është sot. Me predikatet e saj të gatëshme e standarde dhe besimin në botën tjetër, feja përvetësohet kollaj e është lehtësisht e pranueshme nga mendje që s’e vrasin mendjen e i lodh arsyetimi i thellë njerëzor. Të besosh në fe nuk ka nevojë të jesh bartës i kulturës së thellë njerëzore e përçues i inteligjencës më supreme të planetit, asaj të njeriut. Nuk ka nevojë pra të mrekullohesh nga Dante e Shekspiri, nga Rafaeli e Pikaso, nga Khajami e Abu Nuvasi, nga Njutoni e Ajnshtajni, nga Ibn Sina e Al-Kvarizmi.
Të ngatërruar me martesa mikste, në të gjitha kombinacionet e mundëshme të feve katolike, ortodokse, islamike e bektashiane dhe me një përbërje të konsiderueshme ateiste, ç’duhet të jenë sot shqiptarët? Dihet që feja është çështje personale. Nuk është turp të besosh në atë apo këtë zot dhe të pretendosh se ky zot është i vetmi, por ama nuk është as turp të përpiqesh ta spjegosh botën me armën më të përsosur që natyra i dha një qënieje të gjallë, logjikën njerëzore e cila u përsos e u përfeksionua edhe më gjatë historisë së njeriut mbi dhe. Ateizmi nuk është pjellë e komunizmit. Komunistët besonin në një zot më barbar e absurd se sa ai që predikonte Krishti e Muhameti. Ata e përkrahnin ateizmin si aleat vetëm për të luftuar fenë. Por le të guxonte një ateist i asaj kohe të thoshte se nuk besonte në Marks apo Enver dhe të shihte se ç’e gjente. Njerëzit e mëdhej të feve të sotme në botë, një nga të cilët ishte padyshim Papa Gjon Pali II janë përpjekur të theksojnë e lartësojnë anët humane të fesë e të hedhin ura midis besimeve fetare e vetë fesë me shkencën.
Në një botë të lirë e demokratike nuk është pra as turp as marre të jesh atesit apo të mos besosh në zot. Turp e marre është të mos respektosh besimin apo botkuptimin e tjetrit dhe të zëvëndësosh debatin logjik me mjete të dhunëshme e deklarata lufte. Ndaj shqiptarët që ndjehen për ateistë nuk ka pse të druhen nga deklarimi se janë të tillë. Dhe të tillë janë padyshim gjysma e shqiptarëve. A nuk është vallë krenare të besosh në forcën e artit e shkencës, të besosh ata artistë e mjeshtra të shpirtrave njerëzorë, ata filosofë e savantë, ata shkencëtarë e shpikësa që kanë dhënë tablo e spjegime e analiza të vërteta të botës së madhe të njeriut dhe të botës së stërmadhe që rrethon atë.
Thonë se kur Napoleon Bonaparti atë kohë perandor, pranoi në audiencë Pierr-Simon Laplasin i cili dikur e kishte marrë në provim matematike perandorin e ardhëshëm në shkollën e artilerisë, matematicieni i shquar i dhuroi atij librin e tij të fundit “Mekanika qiellore”. Napoleoni që kishte dëgjuar për librin i tha atij: “Zoti Laplas, thonë se ju keni shkruar tërë këtë libër të madh mbi sistemin e gjithësisë dhe nuk keni përdorur gjëkundi emrin e Krijuesit të tij.” Dhe Laplasi ju përgjegj: “ Nuk kam patur nevojë për atë hipotezë, madhëri.”A nuk është kjo përgjigje një e tillë që të bëjë krenar cilindo qënie njerëzore që e vë në punë sadopak mjetin e tij të mrekullueshëm të mendjes?
 

Universal

AnonymouS
Une nuk besoj se ka nje lidhje te drejte perdrejte por nese je paksa zgjuar nuk mund te besosh gjithcka ka shkruar njeriu mijra vjet me pare. Ne Ate kohe keto gjera tingellonin si te verteta, kjo basuar edhe ne njohurite e atehereshme por ti besosh edhe tani pas kaq e kaq vitesh ndricimi e nje morie te pa fund njohurish e informacionesh qe demostrojne se ato kane qene vecse tregime qe thueshin jo vetem per te trembur femijet por edhe te rriturit. Te jesh inteligjent thjesht kupton me shpejt se jo cdo gje qe te thuhet eshte e vertete pra te mos i marresh gjerat shabllon si ti thone te tjeret po ti shtrosh vetes edhe nje pike dyshimi.
 

joetisti_

Locus omnem
Shqiptaret jane martuar, dhe vazhdojne ta bejne, 'i cdo besimi' me 'te cdo besimi'. Ec e thuaj se cfare jane!
Por kane bese. Dhe kjo eshte 'fillimi i mbare gjysma e punes'.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Une nuk besoj se ka nje lidhje te drejte perdrejte por nese je paksa zgjuar nuk mund te besosh gjithcka ka shkruar njeriu mijra vjet me pare. Ne Ate kohe keto gjera tingellonin si te verteta, kjo basuar edhe ne njohurite e atehereshme por ti besosh edhe tani pas kaq e kaq vitesh ndricimi e nje morie te pa fund njohurish e informacionesh qe demostrojne se ato kane qene vecse tregime qe thueshin jo vetem per te trembur femijet por edhe te rriturit. Te jesh inteligjent thjesht kupton me shpejt se jo cdo gje qe te thuhet eshte e vertete pra te mos i marresh gjerat shabllon si ti thone te tjeret po ti shtrosh vetes edhe nje pike dyshimi.

Ne qofte se nuk ka prove apo deshmitare qe dikush shkruajti dicka me doren e tij atehere per rrjedhoje keto shkrime u gjeten te groposura qe perpara themelimit te kesaj bote. Keto shkrime duken arkaike dhe jane shkruar ne nje menyre te tille qe ato t'i pergjigjen te gjitha kohrave. Prandaj shpesh ne keto vepra fjala TANI eshte momenti, sidomos ne dhjaten e re, perseritet e perseritet per te treguar se koha eshte irrelevant. POR per KE?

Vetem per nje njeri koha eshte irrelevant. Sepse ai qendron i palevizshem dhe si i tille ai, edhe ne kete moment qe po flas, eshte duke pare njerezit e pare te shpellave dhe gjithe gjeneratat e njerezimit. Vetem per TE te gjithe jane te gjalle. Per asnje nga ne, te vdekshmit.

Nese dikush ne ditet tona perpiqet te ofroje prova te te qenit DIKUSH biblik, atehere ekzistenca e ketyre provave eshte prova me e madhe e ekzistences se interpretuesit te fjales, gje qe llogjikisht e skarton menjehere nga te qenit DIKUSH qe ai pretendon te jete. Ai eshte thjesht nje mjet nepermjet te cilit shpirti kalon. Sa me teper prova DIKUSH perpiqet te ofroje aq me i pavertete eshte.

Dicka ne lidhje me tim ate. Ai ishte nje nga njerezit me nevrike qe kam njohur deri me sot. Ai ishte lexues i shtate gjuheve por ne komunikimin e tyre oral ai ishte teper PASIV. Kur nervozohej, ajri rreth tij behej i rende. Ai skuqej dhe dridhej i teri sikur te vuante nga semundja e Parkinson. Kur ngjisja shkallet per t'u futur ne apartament dhe gjunjet me priteshin e ndjeja se babi psh ate dite ishte i nervozuar ngaqe nuk kishte gjetur gersheret ne vendin e duhur. Qirinjte ishin gjithnje te qete kur ai ishte i qete dhe seren. Ne rast te kundert ndodhte qe flaka e qirinjve turbullohej dhe dridhej deri sa fikej nga intensiteti.


Te mos provosh dicka eshte prova me e mire!

Tjeter gje: Ne rast se une nuk mundem te te jap prove per ekzistencen time ATEHERE mos qenia ime prezent eshte prova me mire.

Eleonore
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Megjithatë, rrallëkush flet për ateizmin. Dikujt i duket se është më mirë të struket në origjinën e vet fetare familjare se sa të thotë se është ateist apo nuk beson në zot. Pra, a është turp të mos besosh në zot?
Komunizmi shqiptar u bë precedenti famëkeq në botë që prishi tempujt fetarë dhe e ndaloi me ligj e kushtetutë fenë. Një ideologji mashtruese e gënjeshtare si ajo komuniste-enveriste nuk mund të duronte që njerëzit të kishin fenë për ngushëllim e prehje. Në të gjithë botën komuniste, feja u denigrua e roli i saj u minimizua, por edhe në vendet ku sunduan kasapë të vërtetë komunistë, ajo nuk u ndalua me ligj, priftërinjtë, hoxhallarët e baballarët nuk u vranë e besimtarët nuk u futën në burgje se i faleshin zotit, ashtu siç ndodhi në Shqipëri.
Me rrëzimin e komunizmit, feja pati një gjallërim të natyrshëm. Të tre degët kryesore të saj, ato islamike, katolike e ortodokse vërshuan në garë me njera tjetrën të mbushin vakumin komunist. Nuanca të tjera fesh të papara në Shqipëri rendën gjithashtu me misionarët e tyre. U ndërtuan tempuj fetarë edhe atje ku më parë nuk kishte të tillë. Fetë hynë në domenet e njëra tjetrës duke ndërtuar për shembull kisha atje ku më parë kishte vetëm xhami e teqe apo xhami e teqe atje ku më parë kishte vetëm kisha. Të dalë nga kthetrat mundonjëse të diktaturës komuniste, shqiptarët u hodhën, në krye me devocion e dëshirë në prehërin e feve. Më pas ishte politika ajo që kapërtheu e pushtoi shpirtin shqiptar dhe zuri kryet e oxhakut në vatrat shqiptare.


Ekzistenca e Ateizmit eshte prova me e mire e mosekzistences se Zotit deri sa ai filloi te ekzistonte!
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Megjithatë, rrallëkush flet për ateizmin. Dikujt i duket se është më mirë të struket në origjinën e vet fetare familjare se sa të thotë se është ateist apo nuk beson në zot. Pra, a është turp të mos besosh në zot?

Pyetja qe duhet bere eshte: 1. A beson ti se ZOTI ekziston ? 2. A ke besim ti se ZOTI do te te ndihmoje? A meriton ti qe ZOTI te te ndihmoje ?
 

Airbourne

Papirus rex
Pyetja qe duhet bere eshte: 1. A beson ti se ZOTI ekziston ? 2. A ke besim ti se ZOTI do te te ndihmoje? A meriton ti qe ZOTI te te ndihmoje ?

Ish diplomati i VARRICANES Carlo Capella eshte arrestuar ne gjyq per pornografine e femijeve.Ne gjyq pohoi qe kishte material(te NDYRE) me FEMIJE dhe i ....MASA(i)vonte.Varrikari ne shtator te vitit te kaluar e terhoqi nga posti i tij si....punonjes i QELBERISE ne....Uashington.ai u denua me pese vjet burg nga ...gjykata e papes te....shtunen.

Me 23 Qershor 2018-te.

Burimi...SW3.

PS: imagjino ZHULAT....se padret kane <kulture>.
 

Airbourne

Papirus rex
Çmend deklarate e presidentit: Më sillni një 'selfie' me Zotin dhe unë e jap dorëheqjen që sonte.

Pasi e quajti Zotin, "budalla", Presidenti i Filipineve ka shkuar ca më larg akoma në sulmet e tij kundër Kishës. Ai ka sfiduar qytetarët e vendit të tij se është gati ta japë dorëheqjen nëse dikush i sjell një provë se Zoti ekziston, mundësisht një 'selfie', një foto ku të ketë dalë me Zotin!


Presidenti filipinas, "ndëshkuesi" apo xhelati i trafikantëve dhe përduesve të drogës, e bëri deklaratën gjatë një fjalimi të premten nga Davao. Nëse ekziston dikush që ose ka qenë në parajsë e ka folur me Zotin, apo e ka parë atë personalisht, atëherë ai do ta jepte dorëheqjen si president “që sonte”.

“Dua vetëm një dëshmitar që të thotë, Major, ata budallenjtë tek Kisha më urdhëruan që të shkoj në parajsë dhe të flas me Zotin. Zoti ekziston vërtetë. Kemi një fotografi bashkë dhe solla një selfie“- vazhdoi presidenti.

Biseda e tij kulmoi me një sulm tjetër ndaj Kishës Katolike: “Nëse vërtetë po i ndihmoni njerëzit, përse kërkoni para nga ata?!”, pyeti presidenti.

Jo më shumë se një muaj para, në qershor, ai e quajti Zotin “budalla” dhe kur grupet e krishtere në vend e akuzuan atë për fyerje ndaj Zotit dhe kërkuan nga ai që të kërkonte falje, ai iu tha: “As për një milion vjet!”


Hallelujah PRESIDENTE....i ke KAPUR=MAT.
FITON.....PERJETESISHT.
 

Airbourne

Papirus rex
Apel për ndihmë: Ajshe Aliu nga Kumanova duhet të operohet jashtë vendit.

Ajshe Aliu nga fshati Llopat i Kumanovës vuan nga një sëmundje në boshtin kurrizor dhe ka nevojë për mjete financiare që urgjentisht të operohet në Slloveni.

Nga pamundësia financiare dhe gjendja e rëndë sociale, ajo nuk është në gjendje të operohet me mjetet vetanake.

Prandaj çdo ndihmë e juaja është një pikë shprese për lumturinë dhe për kthimn në jetën normale për Ajshe Aliu.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë mund ta bëjnë përmes llogarisë bankare:

MK07270700047361945 SWIFT: EXPCMK22, ose përmes kontaktit në numrin e telefonit: 072565315.

PS: ASNJI cent dhe perseja: allahu e di ma s`majre.
Tungi per danas.

Po kur bejne SORRAT me flamur si human???

Zivela.
 
Top