Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

kameleoni

Primus registratum
Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Kam nje hall, nje problem.Them se ka edhe shqiptare te tjere qe duan te bejne nje gje te tille si kjo qe dua une.

Jane te shumta toponimet joshqiptare (bullgare,turke, mbase dhe greke) te disa qyteteve dhe te nje numri jashtezakonisht te madh fshatrash; nje gje e cuditshme, deri diku e dhimbshme. Kemi ca toponime qe nuk mund te shqiten me nga KUJTESA E SHQIPTAREVE si psh:

1. Berat (Belgrad sllavisht i quajtur nga bullgaret shume kohe me pare dhe i korruptuar ne gjuhen shqipe si Berat),

2. Elbasan (El Basan - Ai qe Shtyp arabisht i formuar nga turqit gjate rrethimit te Krujes).

Edhe me qindra fshatra qe kane prapashtesen sllave -OVA si

Pejove,Grahove,Libohove etj..etj.....dhe ato PA si Rahovec,Karkavec,Rrajce,Skroske,Drac etj.etj..

PROPOZIMI IM ESHTE QE

TE GJITHA KETO TOPONIME TE NDRYSHOHESHIN

PSH ATO FSHATRA QYTETE QE KANE PRAPASHTESEN SLLAVE -OVA TE NDRYSHOHEJ VETEM -V Ne -N duke e kthyer ne PRAPESHTESE ILIRE -ONA si psh qytetet e lashta ilire:Apollona,Dodona,Salona,Peliona,Panona,Demastiona etj.etj.

Ju pershendes dhe pres mendimet TUAJA ME PADURIM:):):):):):)
 
korn83

Forumium praecox
Re: Te Ndyshojme Toponimet JoShqiptare Te Shqiperise ! ! ! !

Nuk eshte ide e keqe...vetem se kerkon teper pune dhe prandaj mund te jete diçka utopike.
 
kameleoni

Primus registratum
Re: Te Ndyshojme Toponimet JoShqiptare Te Shqiperise ! ! ! !

Mbase jo shume pune, me akademiket e Shqiperise qe shellehen ne diell tere diten.

<font color="brown"> Ju lutem pak me kujdes ne te shkruar. Perpiquni te ndiqni rregullat e drejtshkrimit. /pf/images/graemlins/smile.gif </font>
 
ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Ne radhe te pare nuk thuhet toponimet mor i nderuar Caesar sepse ajo fjale ndodh qe te jete fjale greke.Ndersa ne shqip mund ta themi fare mire vendemertimi.Ne radhe te dyte te pergezoj per mendimin tend te shkelqyer.Sepse ajo shkerdhate akademi shkencash qe kemi ka shume gjynahe mbi supet e veta.Krimin me te madh ajo e ka bere me gjuhen tone por....... .Megjithate me mire vone se sa kurre.Le te jete ky mendimi yt guri i pare ne themelin e nje ndertese te forte e te shendoshe qe duam te ngreme.
 
kameleoni

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Me vjen rende qe disa qytete dhe sidomos fshatra bile deri ne Shqiperine e Jugut kane emertime sllave te mbvetura qe nga pushtimet bullgare dhe serbe te mesjetes.Kjo gje u jep shkak sidomos serbeve te kene pretendime mbi territoret tone deri ne Shkumbin.Akademia hesht.Rinia akoma huazon fjale nga italishtja dhe kosovaret nga anglishtja.I thone fjales "Pacim" "Ciao" e fjales "i/e dashur" "amore".Eshte masaker e pafalshme qe i behet gjuhes shqipe.

Eqrem Cabej ne amanetin e tij shkruante qe c'do shqiptar te ruaje gjuhen e memes e ti thote te Zotit te shtepise "o Ate" dhe jo "o Tate" apo "o babe"

Megjithate Shqiperia gjithmone ka qene ne gremine dhe gjithmone ka mbijetuar,gjithmone ka qene permbysur por gjithmone ka qenderuar Shqiperi.

Do te fitojme edhe kesaj rradhe.

Rrofte Shqiperia
 
OROSHI

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Ceaser,ke te drejte,emrat e vjeter te qyteteve tona kane qene emra me te bukur se keto te soteshmet!Berati ka pas nje emer te bukur(nuk me kujtohet)gjithashtu edhe Elbasani!
 
padyshim

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Po mire, i ndryshojme! Le ta fillojme nga Puka qe eshte, ne fakt, latinisht "publica" dhe origjinalisht ka qene "via publica"!
Pastaj, vemi me lart dhe nderrojme "Clementis", sipas prifti qe ra deshmor e emri i mbeti vendit ku ra. Aty kemi dhe Valbonen, nje tjeter emer qe na la pushtuesi gjakatar romak. Meqe po vazhdojme ne sensin kunderorar, le te nderrojme dhe Tropojen e ta bejme tre fushat, se serbisht nuk shkon. Me pas, mos harrojme Hasin, se ne turq nuk jemi apo jo. Diber s'do mend qe nuk do e mbajme se kemi fjalen shqip "kastor" (po mos pyesni nga ka ardhur kjo fjala se nuk e di!!). Vazhdojme me Pogradecin, Çermeniken (toka e kuqe), Librazhdin, me poshte kemi Polisin ...; dhe mbasi ti mbarojme keto, pastaj te gjejme dhe nje popull tjeter qe te jete safi ilir, jo keshtu i perzier me bizantine e me sllave.
Te bejme nje fe tonen qe te mos ta kete njeri!!! P.sh., ta quajme shqiponja me dy krena (se koke eshte latinisht), qe u kryqezua me Mujin (jo me vellane e tij muhamedan -Halilin) dhe lindi Bardhyllin...
Pika qe s'te bie mu ne koke more beu yne!!!
Shyqyr qe i themi shqip keto llahtara se do beheshim gazi i botes e do na nxirrte Ali G ne televizor. Edhe kete kemi mangut ne ne rrugen e gjate drejt (ku?) Evropes, ku komshi do kemi prape romakun, grekun, serbin, malazezin dhe vellane e madh mbas avllise - turkun e zi, qe ku shkel nuk mbin bar!!!
Pershendetje patriotike te gjitheve juve "arm-chair" (kolltuk) patriotevet! Rrofte evetari yne!
 
ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Pershendetje patriotike te gjitheve juve "arm-chair" (kolltuk) patrioteve! Rrofte evetari yne!

[/ QUOTE ]
Or zoteri, mbase te duket utopi ose mbase nuk te pelqen, po aq shume do duam qe ne Shqiperi cdo gje te jete SHQIIIIIIPPPEEE dhe SHQIPTARE.Vereni ne mend or te mjere se ne Evrope duhet te futemi me perkatesine ( dhe jo identitetin) tone kombetare dhe jo si kopila dhe hibride; jo vetem kaq, por dashte dhe dhente zoti te bashkuar ne nje te vetem me Kosoven. RROFTE pra SHQIPERIA JONE KOMBETARE.
 
padyshim

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Shqiiiiiipe vjen nga LATINISHTJA "expiaris", qe do te thote ne shqip "me shpjegue"-"me u marrun vesh". Çdo student i gjuheve indo-europiane e meson kete ne leksionin e dyte apo te trete!!!!
Tirana-thyroandon (lexo tuqiditin)!!!!
Si Kastrati i Shkodres vjen nga "kastro"--&gt; "nje ngrehine e vueme ne kryqezim t'dy rrugash" prej nga vjen edhe Gjirokaster apo Mallakaster!!! Gjuhet si dhe emertimet jane nje "continuum" (vazhdimesi) dhe jo te ndara nga mure te pakalueshme!
Italia vjen nga vitale (vicat e lopes)!!!!!
Tani, ne keto mund t'i nderrojme te gjitha, por ka dy pengesa! Njera eshte se populli nuk do t'i nderroje dhe Musolini ka vdekur!
E dyta, nuk eshte e mundur qe ne te ndermarrim nje veprim te tille te pazakonte (por jo te padegjuar) dhe pastaj te pretendojme se jemi po aq liberale dhe joksenofobe sa edhe kur i kishim ato emrat joshqiptare, ndersa tani do hyjme ne Evropen shumetnike, por prite zot qe Evropi te mendoje se ne do pranojme si ato dava somalezesh dhe afrikane t'tjere!!!
Nje tjeter aty lart, iu turrte beratit si kau peles, ka pas thene nje shqiptar i vjeter qe nuk e dinte se nuk fliste shqip.
 
eniad

Forumium maestatis
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

<font color="brown"> Cuna apo goca, kushdo qofshi, meqe po bertisni me te madhe per emertimet e qyteteve, fshatrave apo vendeve te tjera ne Shqiperi dhe nderrimin e tyre me emra krejt ne gjuhen shqipe, pse nuk kujtoheni pak te perdorni shqipen ne ate qe shkruani? Jam dakord qe kushdo mund te kete probleme, por jo deri ne piken kur fjalia fillon gjithnje me te vogel dhe teksti eshte i mbushur me gabime. Nuk e kuptoni qe keshtu vetem sa zhvleftesoni ate qe shkruani. Une po perpiqem te redaktoj shkrimet tuaja mesa mundem, por, heren tjeter, nese vazhdohet me gabime qe nuk jane te tilla, por thjesht dembelizem per shkruar sakte, teksti do te hiqet dhe do te dergohet tek koshi. Faleminderit per mirekuptimin.

Persa i perket temes, emertimet e vendeve te ndryshme ne Shqiperi u kane dhene shpesh rruge keqinterpretimeve me dashje nga ana e atyre qe kane patur pretendime per territorin shqiptar, apo interesa te tjera.
Deshmi e kesaj eshte edhe nje leter shkruar Ismail Kadarese nga ai qe sot eshte Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Drashkovic. Kjo leter eshte shkruar shume kohe me pare, por u botua nga gazeta "Koha Jone" vetem ne vitin 2002 (natyrisht me lejen e Kadarese, pasi ishte korrespondence personale).
Me beri shume pershtypje menyra me te cilen Drashkovici argumentonte emertimet e vendeve te ndryshme ne Shqiperi, sipas tij, me origjine sllave, madje, shkonte edhe me tej duke permendur edhe vende te vecanta si prone e sllaveve, mbeshtetur ne ngjarje "folklorike".
Megjithate, gjeja me acaruese ishte pergjigjja e Kadarese nje numer me pas, vetem nje cep ne njeren faqe, ku thuhej se cdo gje ne ate shkrim nxitej nga qendrime tejet nacionaliste. Aty me erdhi te ulerij me sa kisha ne koke. Sado te shtrembera te ishin argumentet e te parit, ai i kishte "qepur" ne nje menyre te tille, qe dukeshin si te ishin te pakundershtueshme. Te tilla do t'i dukeshin kujtdo qe nuk e njeh historine shqiptare dhe ketu flas edhe per vete shqiptare qe s'kane fare njohuri nga historia e tyre e jo me te huajt. Nderkohe, shkrimtari yne i nderuar (nuk kam asgje kunder tij, por ne kete rast me la krejt te zhgenjyer) na ishte mjaftuar vetem me nje fraze te gatshme.
Duke e lidhur me kete siper, mendoj se duhet bere e ditur njehere historia e ketyre toponimeve e me pas te shohim nese mund e duhen ndryshuar.
</font>
 
kameleoni

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

PSH: Fshati BOGE =&gt; ZOTE, ElBasan =&gt; Skampa, Librazhd =&gt; Libaro, Jabllanice = &gt; Albanike, Plave Guci =&gt; Pllaje Gushe,Drenice =&gt; Drene etj..etj..

Te me falni por une ne tastieren time nuk i kam shkronjat c(si kacurrel) dhe e (eshte).I kerkoj ndjese gjuhes shqipe dhe Eqrem Cabejt
 
kameleoni

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Te gjitha emertimet e vendbanimeve kane histori shqiptare por jane "KORRUPTUAR" ne gjuhet e huaja si psh me lart i tregova.
TUNG
 
padyshim

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Boge nuk vjen nga fjala sllave "bog" por eshte fjale lokale ne malesite e Tomorrit dhe pershkruan nje lloj te vecante pishe. fjale me e afert eshte bredh por bredhi i ka halat pak me te bardha.
sa per plave e guci a nuk duhet t'i kemi tonat njehere?
Konkluzioni qe TE GJITHE EMERTIMET kane histori shqiptare eshte nje arsyet qe me bejne vazhdimisht te pyes vehten se pse valle hyj ne kete forum!!!!
 
ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
<font color="brown"> Cuna apo goca, kushdo qofshi, meqe po bertisni me te madhe per emertimet e qyteteve, fshatrave apo vendeve te tjera ne Shqiperi dhe nderrimin e tyre me emra krejt ne gjuhen shqipe, pse nuk kujtoheni pak te perdorni shqipen ne ate qe shkruani? Jam dakord qe kushdo mund te kete probleme, por jo deri ne piken kur fjalia fillon gjithnje me te vogel dhe teksti eshte i mbushur me gabime. Nuk e kuptoni qe keshtu vetem sa zhvleftesoni ate qe shkruani. Une po perpiqem te redaktoj shkrimet tuaja mesa mundem, por, heren tjeter, nese vazhdohet me gabime qe nuk jane te tilla, por thjesht dembelizem per shkruar sakte, teksti do te hiqet dhe do te dergohet tek koshi. Faleminderit per mirekuptimin.

Persa i perket temes, emertimet e vendeve te ndryshme ne Shqiperi u kane dhene shpesh rruge keqinterpretimeve me dashje nga ana e atyre qe kane patur pretendime per territorin shqiptar, apo interesa te tjera.
Deshmi e kesaj eshte edhe nje leter shkruar Ismail Kadarese nga ai qe sot eshte Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Drashkovic. Kjo leter eshte shkruar shume kohe me pare, por u botua nga gazeta "Koha Jone" vetem ne vitin 2002 (natyrisht me lejen e Kadarese, pasi ishte korrespondence personale).
Me beri shume pershtypje menyra me te cilen Drashkovici argumentonte emertimet e vendeve te ndryshme ne Shqiperi, sipas tij, me origjine sllave, madje, shkonte edhe me tej duke permendur edhe vende te vecanta si prone e sllaveve, mbeshtetur ne ngjarje "folklorike".
Megjithate, gjeja me acaruese ishte pergjigjja e Kadarese nje numer me pas, vetem nje cep ne njeren faqe, ku thuhej se cdo gje ne ate shkrim nxitej nga qendrime tejet nacionaliste. Aty me erdhi te ulerij me sa kisha ne koke. Sado te shtrembera te ishin argumentet e te parit, ai i kishte "qepur" ne nje menyre te tille, qe dukeshin si te ishin te pakundershtueshme. Te tilla do t'i dukeshin kujtdo qe nuk e njeh historine shqiptare dhe ketu flas edhe per vete shqiptare qe s'kane fare njohuri nga historia e tyre e jo me te huajt. Nderkohe, shkrimtari yne i nderuar (nuk kam asgje kunder tij, por ne kete rast me la krejt te zhgenjyer) na ishte mjaftuar vetem me nje fraze te gatshme.
Duke e lidhur me kete siper, mendoj se duhet bere e ditur njehere historia e ketyre toponimeve e me pas te shohim nese mund e duhen ndryshuar.
</font>

[/ QUOTE ]E mire eshte keshilla jote per drejtshkrimin e gjuhes sone por kur vjen puna per perdorimin e shqipes ti i pari ben gabim.Te njejtin gabim qe beri edhe Caesar duke perdorur fjalen toponime e cila eshte fjale greke dhe po e perseris prape se ne gjuhen tone fare mire mud ta themi vendemertime.Le te fillojme me se fundi te pastrojme gjuhen tone nga keto llumera,plehera,mbeturina apo ferrat drizat gjembat qe i kane rene persiper.O shqipetare flisni SHQIP ose per ndoke qe fjala shqip eshte latinisht atehere flisni ILIRISHT.Pershendetje te sinqerte te gjitheve.
 
Luftar

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Vete emri "Kosove" dhe te gjitha vendemerimet e saja jane sllave, por kjo nuk na pengon neve shqiptareve qe te vertetojme se ajo eshte troje e jona.
Ne shqiptaret gjithmone kemi qene moskokecares per gjera te tilla, por, me ne fund, me te vertete qe ka ardhur koha qe vendbanimet t'i emertojne banoret e saj.
 
Dardanus

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Natyrisht qe duhet ti riemerojme vendet tona.
Por jo me emra paushall siq po e bejn disa tek ne në Dardani, duhet te kete emra baze nga historia e lasht per riemerim, i kan me siguri te gjitha vendbanimet emrat e tyre te vjeter, e kshtu duhet riilirizuar vendet tona, vetem duhet pune pa rezerva, per kete toke te shkret qe e kemi lodhe me lufte e gjak.

------------
Viva Illyria (Shqiperia + Kosova + Maqedonia)
 
OROSHI

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Me rastin e Elbasanit besoj qe qytetaret Elbasanas do ishin dakord me emrin Skampa!!
 
kameleoni

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Po jam dakort po Beratit (Belgradit) si do ja bejme mor Orosh?:):):):):):):):):):)
 
kameleoni

Primus registratum
Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !

Po Tropojes, Gjakoves, Tetoves, Selenices, Pogradecit? ...Na hidhni ndonje mendim.
 
Top