Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Mono

Forumium praecox
Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Ne nje faqe te njohur interneti amerikane craigslist.com , u publikua nje leter nga nje vajze e cila kerkonte martese.
Letra beri buje jo vetem per ate q thoshte ajo por edhe per pergjigjen qe mori. Keshtu qe e perktheva dhe lexojeni (sidomos ju te pa/martuar).-:)
(P.S. Shenimi me siper eshte i GJP/AvonAlbania, qe e ka perkthyer dhe e ka derguar me email)

Çfarë po bëj gabim?
Okay, jam lodhur duke "I rënë nga Kina". Jam një vajzë e bukur (shumë e bukur) 25 vjeçare. Jam e artikuluar dhe kam klas. Nuk jam nga Nju Jorku. Dua të martohem me një mashkull i cili fiton të paktën gjysëm milionë dollarë në vit. E di se si mund t'iu dukem, por mos harroni se me një milionë dollarë në vit, quhesh klasë e mesme në Nju Jork, kështu që nuk mendoj se po kërkoj të pamundurën.
A ka meshkuj këtu që fitojnë me shumë se 500 mijë dollarë? Ndonjë bashkëshorte e tyre? A mund të më jepni disa këshilla? Unë kam pasur një lidhje me një biznesmen i cili fitonte 200-250 mijë dollarë. Por ku qëndronte problemi do të thoni ju. 250 mijë dollarë nuk më jep mua një apartament në Central Park Ėest. Unë njoh një grua në kursin tim të jogës, e cila u martua me një bankier investimesh dhe tani jeton në Tribeca. Ajo nuk është aq e bukur sa mua, dhe as ndonjë gjeni. Por çfarë ka bërë ajo që s'po e bëj unë? Si mund të bëhem si ajo?
Ja cilat janë pyetjet e mia specifike:
-Ku rrinë të gjithë meshkujt e pasur? Ju lutem më jepni detaje- bare, restorante, palestra?
-Çfarë kërkoni nga një partner? Jini të sinqertë, se nuk do të më lëndoni.
-A ka ndonjë moshë të caktuar që unë duhet të synoj (Unë jam 25)?
-Përse disa nga femrat që jetojnë jetë të pasura në Upper East Side janë aq pa ngjyrë e shije? Unë kam parë femra shumë normale dhe të mërzitshme të cilat nuk ofrojnë asgjë, por martohen me meshkuj tepër të pasur. Kam parë edhe femra tmerrësisht të bukura të cilat rrinë në baret e beqarëve në East Village . Çdo të thotë kjo?
-Çfarë profesioni duhet të kërkoj tek meshkujt? Avokat, bankier investimesh, doktor? Sa paguhen këta meshkuj? Dhe ku rrinë këta?
-Si mund ta kuptoj nëse ai do martesë apo thjesht të dashur? Unë jam në kërkim të MARTESES.
-Ju lutem mos u tallni me mua- Unë po dal hapur dhe po ju flas me sinqeritet. Shumë femra të bukura janë sipërfaqësore; unë të paktën jam e drejtpërdrejtë. Unë nuk do të kërkoja meshkuj të tillë nëse nuk do të barazohesha me ta- si nga pamja, kultura, sofistikimi apo dëshira për të pasur një shtëpi të mirë.
PERGJIGJE
E lexova postimin tuaj me interes të madh edhe kam menduar shumë mbi dilemën tënde. Unë ju ofroj analizën e mëposhtme për predikamentin tuaj. Fillimisht, nuk dua të të humb kohë; Unë kualifikohem si mashkulli i përshtatshëm për ty; që do të thotë se fitoj më shumë se 500 mijë dollarë në vit. Tani, ja si e shoh unë këtë çështje.
Oferta jote, sipas pikëpamjes sime, është pastër e qartë, një marrëveshje e keqe biznesi. Ja pse: Duke lënë mënjanë të gjithë ujërat, ajo që ti sugjeron është një tregëti e thjeshtë; ti sjell bukurinë tënde në party ndërsa unë paratë e mia. Mirë, thjesht. Po ja ku qëndron problemi; pamja jote do të zbehet ndërsa paratë e mia do të vazhdojnë të rriten në sasi.në fakt ka shumë gjasa që fitimet e mia të rriten, por është tepër e sigurtë që ti nuk do të bëhesh më e bukur se ç'je.
Prandaj në terma ekonomikë, ti je një aset i amortizuar ndërsa unë jam një aset fitues. Dhe jo vetëm kaq, zhvlerësimi yt rritet. Më lërë të shpjegohem. Ti je 25 vjeç tani dhe do të vazhdosh të jesh e bukur dhe seksi për 5 vitet e ardhshme por edhe më pak për vitet e tjera. Pastaj bukuria nis e humb me shpejtësi dhe nga mosha 35 vjeç më mirë nguli vetes një pirun!
Kështu sipas terminologjisë së Wall Street, ne mund të quajmë ty në pozicion shkëmbimi, jo në pozicion blerje dhe ruajtjeje.apo siç do ti ta quajë ndryshe.martese. Nuk ka kuptim nga ana e biznesit që unë të "blejë ty" (sepse këtë po kërkon) kështu që më mirë të të bëjë "leasing". Në rast se mendon se unë po bëhem shumë i ashpër, atëherë më lejo të të kujtoj se nëse paratë e mia do të mbaronin , ti do të largoheshe automatikisht, kështu që nëse bukuria jote humbet, atëherë edhe mua më duhet të mbyllë marrëdhënien. eshtë e thjeshtë. Kështu që e vetmja marrëveshje që ne mund të bëjmë bashkë është "dating" dhe jo martesë. Herët në karrierën time, unë mësova për tregjet efiçente. Kështu që pyes v! eten se si një vajzë e "artikuluar, me klas dhe shumë e bukur" si ty nuk ka arritur të gjej një mashkull të pasur. E kam të vështirë të besoj se nëse ti je aq e bukur sa thua, një
mashkull me 500 mijë dollarë/ në vit të mos të ketë gjetur ende, të paktën sa për një provë.
Me që ra fjala, ti gjithmonë mund të gjesh mënyra për të ngritur vetë pasurinë tënde, dhe ne nuk do të detyroheshim të kishim dialogje të tilla të komplikuara.
Në fund, do të doja të thoja se ti ke zgjedhur mënyrën e duhur për të gjetur burrë. Klasikja "fry dhe hidh". Besoj se kjo të ndihmoi sado pak, dhe nëse do që të bëjmë ndonjë marrëveshje "leasing" më thuaj.
Rob Campbell
J.P.Morgan
Diversified Industrials Investment Banking
277 Park Avenue , 16/F, New York, NY 10172
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Nuk shoh ca ka per buje ketu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif . Kerkesa per burre/grua ka plot neper gazeta dhe internet dhe,edhe pse nuk specifikohet pasuria si kriter,dihet qe nje kerkim i tille parteresh eshte me shume ceshtje interesi ose loje sesa ceshtje dashurie.

U habiskan kollaj robt ne anen tjeter te botes...a thu te jene kaq moraliste(se per te nershem eshte e veeshtire ta besoj)? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/rolleyes.gif
 

Julianna

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif "një aset i amortizuar" /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

esenciale /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Si kerkesa dhe pergjigja ishin ne te njejtin nivel. Me pelqen se te dy personat jane treguar transparente dhe te drejteperdrejte, gje e rralle kjo per shoqerine ku jetojme! Them se ne rastin konkret ka gjetur tenxherja kapakun, te dy e dine se cfare kerkojne, arsyen perse e kerkojne dhe synimin qe duan te arrijne.

Kapitalizem i kulluar! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

transparente e? ai o stili me hy ne muhabet mer! je ne vete ti! merr çdo fjali dhe mund te qesesh nai yçkel, ndonje perveç-desha me then-me kuptim-etj etj....i gjo eshte e vertete, ky vdes per ate /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

ehe vdes ta kete ne "leasing" /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

normal. kshu o kur e shet keq veten. fmrat moderrne kujtojn se burrat dun llafollogji. per ate pun o shoqnia mashkullore. ideja fikse ne kok nji mashkull thell thell eshte "merre grun katnare te bindur". kur eshte e bukur.......aq me mire.

perto nanji ti hudhi i leter ksaj femres ti thoje ta ndryshoje kurrikulumin? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Patjeter. Ja hedh une qy itash. Ja strategjia per te njohur dhe takuar pasaniket:

Nqs do nje liste te detajuar te lokaleve,restoranteve qe frekuenton shtresa e larte e NY, gjeja e pare qe duhet te besh eshte te prenotosh nje suit ne nje hotel me 5 yva ne NY. Do te shpenzosh ca per kete,por ia vlen perballe pareve qe kerkon te kesh e vone. Nje here ne hotel, hiqu si e huaj,sikur je per here te pare ne ate qytet dhe kerko disa sugjerime(hotelet e medha kane nje person qe merret me keto ceshtje)mbi lokalet me ne ze te momentit qe frekuentohen vetem nga "persona te kalibrit tim" dhe do te kesh gati listen ne 5 minuta. Te nesermen fillo frekuento lokalet qe te treguan. Kur shkon ne lokal,mos u perpiq te tehqeseh direkt vemendjen e meshkujve;e mira e te mirave eshte te behesh simpatike per nja dy vajza pasanike qe i frekuentojne shpesh keto vende dhe sa te hapesh e te mbyllesh syte do te te kene treguar gjithçka mbi meshkujt pasanike qe ato njohin. Keshtu arrin te marresh vesh se kush eshte me i pelqyeri,me pasaniku,me i zgjuari,me don zhuani,me seriozi... dhe pasi ke piketuar ata qe te interesojne,hidhu ne sulm.

Punen e mira behen avash avash...po te jesh e zgjuar dhe me pak shanc,mrena javes arrin te kesh nja tre takime.

...gati gati po ia fus i rruge per NY vete une /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Sceptiko HArrove te shtosh Duhet te kesh ose disa KArta krediti te vjedhura ose disa leke ne llogari me i harxhu per kte gjo ...
 

marseli

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Paraja nuk te ben te lumtur asnjehere.E ben jeten me te rehatshme,por lumturia eshte gje tjeter.
Paraja asnjehere nuk mjafton,sa me shume te kesh aq me shume do shqetesohesh,aq me shume do kerkosh te kesh..
Dashuria te ben te lumtur dhe jo te gjurmosh dhe kerkosh kush ka pare ne forume..
Pastaj milionere ose gjysem milionere,a beson qe ti gjesh beqare dhe pa te dashur?
Cdo milioner,gjys milioner i pa martuar qe jeton ne Nju york e ka nje te dashur(girlfriend) ..
Me shume shance ke te fitosh ndonje llotari pick6 se sa te gjesh milionerin.Pastaj mendo per statusin qe ke,social dhe profesional.Nqs ti ke vetem nje high school(shkolle te mesme) asnje diplome tjeter,ose punon kamariere,no thank you.
 

MLK

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Mjere kujt do ti bij per risk ajo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif pune tre kater javesh pas martese, nje vizite te vogel ne Niagara /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_think.gif ta hypi te parvazi qe te shikoj me mire poshte burri /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif dhe hooppp /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/emot-doh.gif kur te bertasi per ndihme ajo, burrit i rreshkiti kemba /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
Po mire mo vlla, kjo kerko pare ashiqare e ne kembim ka vetem trupin e vet, te iki te behet kurve lluksi e te fitoje pare, ça lidhje ka me burrin ne martesen ketu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Ej o marselo, si ishte kjo puna e llotarise pick6 /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ?
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

gjerat me te bukura ne bote mbase jane falas por cdo gje blehet me $

NO MONEY NO MARTINI. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

No money, no martini, no party /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/yay.gif
Ku dun me martini njerezit sot , preferojne gjona me te sofistikuara /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif dhe money eshte the strongest drink /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

No money, no martini, no party
Ku dun me martini njerezit sot , preferojne gjona me te sofistikuara dhe money eshte the strongest drink

plotesisht dakort, si thua ke kohe sot per nje Martini?
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

Me shume shance ke te fitosh ndonje llotari pick6 se sa te gjesh milionerin.Pastaj mendo per statusin qe ke,social dhe profesional.Nqs ti ke vetem nje high school(shkolle te mesme) asnje diplome tjeter,ose punon kamariere,no thank you.

Marsel sikur te tregonte diploma se cfare njeriu je bota sdo ishte ketu ku eshte sot, une kam me shume respekt per shume kamariere sesa disa shkollar out fare qe jane peng te nje realiteti fallco
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Sceptic</div><div class="ubbcode-body">Nuk shoh ca ka per buje ketu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif . Kerkesa per burre/grua ka plot neper gazeta dhe internet dhe,edhe pse nuk specifikohet pasuria si kriter,dihet qe nje kerkim i tille parteresh eshte me shume ceshtje interesi ose loje sesa ceshtje dashurie.

U habiskan kollaj robt ne anen tjeter te botes...a thu te jene kaq moraliste(se per te nershem eshte e veeshtire ta besoj)? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/rolleyes.gif </div></div>

Habiten robt ne anen tjeter te botes sepse jan shqiptare e shqiptaret nuk e kan tradit me u ble me pare...
ciao
 

Ad

Nev
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

vec per sinqeritetin duhet me ja gjet nje pasanik /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
keni kohe 5 vjet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Te martohem me nje mashkull i cili fiton para

munet me ken pak ma e pervujt e me u martu si tana shoqet e veta pa pas nevoj me ba kan me thy banken /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top