Te LUFTOJME KORRUPSIONIN thojne te korruptuarit...

Kudo flitet per korrupsion, per lufte ndaj korrupsionit, por ato qe flasin jane ato qe e bejne kete korrupsion, tani jam kurioz te shikoj cfare do bej ky popull??? Ketu ke nje fakt konkret dhe tregon se qeveria e ka brenda korruspionin.

Dua te di, si mund qeveria te luftoj korrupsionin kur korrupsioni eshte veta ajo. Tani cfare duhet te bej Shqiptari, apo duhet te mbeshtet ne protestat e opozites (qe ajo gjithmone i ka ditur dhe vetem tani vendosen te nxjerrin keto video) apo duhet te coj zerin dhe te kerkoj ate te drejte qe dite pas dite po i mohohet pak nga pak....

Shkruani jepni nje mendim.




Meta, gjatë bisedës me Priftin, në kohën kur ai ishte ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i kërkon në mënyrë ultimative vartësit e tij që të “zgjidhë” probleme apo të anulojë leje ndaj personave apo subjekteve private. Numri dy i qeverisë, i cili duhet se ka kohë që nuk ishte takuar me Priftin, nxjerr në një moment, bllokun nga xhepi, prej të cilit lexon shënimet e mbajtura, ku përfshihen si emra njerëzish, por edhe shifra marramendëse, të cilat qarkullojnë nga në përqindje, deri edhe në shifra numerike. Pas largimit të tij nga posti i ministrit të METE-s, Dritan Prifti, ka denoncuar zv.kryeministrin, Ilir Meta, i ka bërë presion në lidhje me favore në tenderë, por publikimi i këtyre pamjeve, jep dëshminë dokumentare të fakteve.


Meta - Çfarë thotë puna?
Prifti - Mirë
Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, dhe numrin e telefonit.
Prifti - Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.
Meta - Të mos...
Meta - Ke një zakon te keq që mendon se njerëzve mund t'u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë.
Prifti - ... ishte tek unë një ditë më përpara.
Meta - Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?
Prifti - Po jo çfarë problemi të ketë.
Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpeshherë me njerëzit....ç’të të keqe ka?
Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç'të keqe ka?!
Meta - Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.
Prifti - ..nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër.
Meta - Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari...
Prifti - Po varja
Meta- Çfarë të keqe ka?
Prifti - Jo të keqe nuk ka
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Meta - I gjen një zgjidhje
Prifti - Për kë?
Meta - Tur Hajdarin.
Prifti - Turin, ëhë.
Meta - Turi Hajdarin, e para...

Meta - E dyta, me Lushnjën, unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë...
Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë.
Meta - E treta...
Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta - Me letra.
Meta – E treta, me “Albpetrolin” çfarë do të bësh?
Për Bekimin, si do ta zgjidhësh?
Prifti - Do ta zgjidh, mos ki merak.
Meta - Zgjidhe pra.
Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me “Armon”, do ta anuloj të parën....
Meta – Po mirë, anuloje, pse s'e bën? Anuloje!
Meta - Gjeje!
Prifti - Po të flas dhe një herë me “Armon”...
Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra.
Meta- Tani për punën e hidrocentralit të Gimit...
Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj.
Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%.
Prifti - Këtu ka një problem.
Meta- Këtu nuk ka problem, sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata.
Meta - Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.
Prifti - T'ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?
Meta - Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata, të tjerët më vonë, le ta marrin ata.
Meta - Këtë problem e kam analizuar, e kam të...
Prifti - Unë di që në Apel e kanë fituar, apo jo?
Meta - E kanë fituar në Apel.
Prifti - Këta e kanë humbur në Shkallë të Parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.
Meta - Absolutisht po. Apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.
Prifti – Po u them çunave këtu.
Meta - Gimi më tha mua, nga ana ime 700.
Prifti - Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë: Zoti Prifti, ne e kemi fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.
Meta - Alo Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit).
Prifti - Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një letër, jo ti, po ata që janë firmat. Po nuk e kanë sjellë me protokoll.
Meta - Po le ta bëjnë prapë.
Prifti - Ta bëjnë prapë dhe t'i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll, duke m’u drejtuar mua si ministër.
Meta – Jo, jo, është ... Probleme të ndryshme, por emrin im dhe ...prandaj them që duhet bërë.
Prifti - E mbyllëm atë muhabet.
Meta - Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.
Meta - Bisedova edhe me doktorin, edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?
Prifti - Këtë e di.
Meta - Duhet me pas shumë kujdes me ato që bëjmë... Prokuroria e hap... më pas në dy-tre veta pjesa tjetër, sa më pak.
Meta - Për këtë (hidrocentralin), mbaroje sot që të jenë gati.
Prifti - Sot...
Meta - Janë gati.


Legjenda

Bekimi – Është Bekim Halilaj, i “Halilaj Group”.
Ka marrë pjesë 2 herë në ankandin e “Albpetrolit”.
Ankandet në “Albpetrol” janë zhvilluar gjatë vitit 2010.
Bekimi ka hyrë dy herë dhe nuk ka pasur asnjë letër në rregull.
Gimi- Është Agim Rrapaj, miku i Ymer Tolës, i
“Vëllezërit Tola”, ku Fatmir Merkaj ka 20% të aksioneve.
 

ArberB

Primus registratum
Keta te gjithe duhet te shkojne ne burg. Ktu nuk flitet per doreheqje.
Keto jane vepra penale.
 

DriniS

Ecejak
Ver re gjate bisedes, prokuroria merr hisen e vet sa here qe nuhat afera korruptive. Atyre nuk iu intereson ta marri vesh prokuroria sepse iu merr perqindje. Qe do te thote jane ne nje rreth vicioz te gjitha keto marredhenie tenderash.

Zgjidhja? Denim me vote! As PS, as PD e as LSI nuk e meritojne voten e shqiptareve. Ne momentin qe do ndeshkohen te gjitha palet gjate zgjedhjeve, te nisi praktika e referendumeve qe do percaktojne vullnetin e nenshtetasve shqiptare ne cdo ceshtje qe ka ndikim te nivelit kombetar si ai i plehrave te shteteve te tjera, ujrave territoriale me Greqine etj.
 

Hank

Valoris scriptorum
Ver re gjate bisedes, prokuroria merr hisen e vet sa here qe nuhat afera korruptive. Atyre nuk iu intereson ta marri vesh prokuroria sepse iu merr perqindje. Qe do te thote jane ne nje rreth vicioz te gjitha keto marredhenie tenderash.

Zgjidhja? Denim me vote! As PS, as PD e as LSI nuk e meritojne voten e shqiptareve. Ne momentin qe do ndeshkohen te gjitha palet gjate zgjedhjeve, te nisi praktika e referendumeve qe do percaktojne vullnetin e nenshtetasve shqiptare ne cdo ceshtje qe ka ndikim te nivelit kombetar si ai i plehrave te shteteve te tjera, ujrave territoriale me Greqine etj.
As PD, as PS e as LSI, po kush ngeli mo burre? Problemi ketu eshte qe ne nuk distancohemi nga politikanet e pandershem, por tentojme te behemi pjese e tyre. Edhe rinia kur krijohet si force politike, krijohet brenda "laboratorit" politik te ketyre plehrave te korruptuar! Ketu duhet nje levizje rinore, e kishe thene mire qe duhet si MJAFT dikur, por duhet me njerez te paster dhe te qendroje larg politikes, ose te futet fuqishem duke mos pare asnje nga pleqte e politikes ne sy!
 

Slevin

Forumium maestatis
Ju njoftoj zyrtarisht lënien e imunitetit tim, si shprehje e vullnetit politik për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor. Ky përgjim vërtitet rreth një ndërhyrjeje të realizuar gjoja nga personi im kur kam qenë ministër i Jashtëm për interes të një kompanie të caktuar lidhur me një tender për dhënien me koncesion të hidrocentralit Egnatia-Shushica. Ky tender është hapur në këtë Ministri që më 30 prill 2008, ku kanë marrë pjesë 3 bashkime shoqërish të ndryshme. Kjo procedurë tenderimi për 2 vjet ka qenë e bllokuar për arsye se komisioni i ekonomisë kishte bllokuar një nga klientët për synime interesi. Personi në fjalë, që në përgjim konstatohet si Gimi, pasi ka vërejtur zvarritje dhe mosprotokollim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit është drejtuar tek unë, si zëvendëskryeministër dhe kryetar i LSI. Unë këtë problem ia kam propozuar ish-ministrit, duke kërkuar zbatimin e vendimit të Apelit.


Keto jane disa nga fjalet e Ilir Metes. Pranon te heq imunitetin e tije. Mendoj se i ka marre masat edhe per kete lloj situate apo gabohem?
 

Holland2010

Forumium maestatis
Hajd mo se na eshte regjur lekura ne...Eshte bere shqiperia si BIG BROTHER i madh por puna eshte se te pakten ne BIG BROTHER eliminohet ndonjeri kurse ketu
vazhdojne pa limit te luajne show.
Te shpresojme qe Dritan Prifti per momentin mos te shkoje per gjah ne Voskopoje :)
 

Sweety el

Locus omnem
ne jemi mesuar me korrupsion.ti ke ceshtjen e gerdeci pse nuk u denua asnje po dhe imuniteti sia hoqen po e kaluan minister mjedisi etj
 

Megg

Carpe Diem
Hajd mo se na eshte regjur lekura ne...Eshte bere shqiperia si BIG BROTHER i madh por puna eshte se te pakten ne BIG BROTHER eliminohet ndonjeri kurse ketu
vazhdojne pa limit te luajne show.
Te shpresojme qe Dritan Prifti per momentin mos te shkoje per gjah ne Voskopoje :)

Ahahaha ketu kane te gjithe imunitet dhe nuk denohen per asgje
....Eshte me te vertete nje ulje per qeverine Shqiptare dhe nje mesim per ata qe bejne si te ndershem .....
 

DriniS

Ecejak
Delirium, denimi me vote vjen kur populli vendos te mos i votoje partite fare. Normale qe te gjitha jane te gatshme te ngjyejne... jo gishtin, as krahun, por gjithe trupin e tyre me "mjaltin" e nxjerre nga taksapaguesit.
Personalisht nuk jam dakort qe deputetet (perfaqesuesit e popullit apo baballaret e kombit) te jene njerez te perzgjedhur nga kryetaret e partive. Demokracia si koncept vjen nga perzgjedhja e shumices per nje individ i cili ne debate dhe ne aktivitete tregon se eshte me i afte se te tjeret te prodhoje, kontribuoje dhe mbroje interesat per nje fshat, komune, qyteze, rreth apo prefekture. Me kete lloj sistemi nuk besoj se nje tropojani te zgjedhur ne Kavaje do i behej shume vone nese plehrat e Italise do groposeshin ne Kavaje. Ketu bie shakull perdhe demokracia.
Por po e le kete subjekt pasi dola nga drejtimi i temes.
Sic e ka zakon te ndodhi ne Shqiperi, pozites i intereson te mbaje shtrenguar pas vetes koalicionin me nje parti te majte vetem qe te qendroje ne fuqi. I duhen dhe me shume se 2 vjet te tjera qe te nxjerri ca "fryte" nga qendrimi ne pushtet perpara se te ndodhet ne udhekryq. Opozita ka marre fund qe ne kohen kur plasi Gerdeci dhe akoma edhe sot nuk ka asnje te denuar me burgim per kete akt. Loja politike behet ne rang individesh, jo interesash kombetare. Pra brrylat jane per ata qe duan te bejne para.
Aktivizimi i nje levizjeje ndergjegjesuese mund te ishte shume delikat per te deshtuar pasi nje pjese e madhe e popullsise varet direkt nga te ardhurat qe sigurohen duke qene me partite, gje qe sjell varesi ndaj ketij sistemi te kalbur dhe mjeshterisht te qendisur te ekzistoje ne kete forme per shume vite te tjera ne vazhdim.

Rrofte dinjiteti i paperlyer i politikeberesve (politike=pazar).
 

Sweety el

Locus omnem
ata qe jane ne pushtet te bejne korrupsion sa te duan nuk denohen as imuniteti nuk u hiqet as nga detyra nuk shkarkohen etj pika pika..........
 

peshkatari

Forumium praecox
Edhe te mos votosh fare e kane zgjidhur keta politikanet tane more shoku pasi edhe sikur 3 perqind te votoje zgjedhjet quhen te rregullta.
Per mua zgjidhja e vetme do ishte ti hipnim te gjithe politikanet ne te njejtin avion ndonje Airbus qe te marri nja 500 prej tyre edhe te rrezohej andej nga Korabi me perplasje qe mos shpetonte asnjeri.
Po prape kam frike se kush do e marri...duhet zgjidhur me pare kush do e marri pastaj buum avioni
 

Hank

Valoris scriptorum
Edhe te mos votosh fare e kane zgjidhur keta politikanet tane more shoku pasi edhe sikur 3 perqind te votoje zgjedhjet quhen te rregullta.
Per mua zgjidhja e vetme do ishte ti hipnim te gjithe politikanet ne te njejtin avion ndonje Airbus qe te marri nja 500 prej tyre edhe te rrezohej andej nga Korabi me perplasje qe mos shpetonte asnjeri.
Po prape kam frike se kush do e marri...duhet zgjidhur me pare kush do e marri pastaj buum avioni
E di qe nuk e ke keq ti! Me shkurt se me i fut ne Avion, i bie me shku tek Parlamenti se i gjen te gjithe -1 ne nje vend. Se ai i gjati as ne Parlament nuk duron dot te rrije me shoket e tij.
 

Al-Punk

Still here
Ore cfare jane keto thirrje per dhune ketu! Jemi ne shekullin e 21 dhe duhet te jemi pak me te njerezore :)
Problemi sic u permend eshte aktivizmi!
 
Top