Kudo flitet per korrupsion, per lufte ndaj korrupsionit, por ato qe flasin jane ato qe e bejne kete korrupsion, tani jam kurioz te shikoj cfare do bej ky popull??? Ketu ke nje fakt konkret dhe tregon se qeveria e ka brenda korruspionin.
Dua te di, si mund qeveria te luftoj korrupsionin kur korrupsioni eshte veta ajo. Tani cfare duhet te bej Shqiptari, apo duhet te mbeshtet ne protestat e opozites (qe ajo gjithmone i ka ditur dhe vetem tani vendosen te nxjerrin keto video) apo duhet te coj zerin dhe te kerkoj ate te drejte qe dite pas dite po i mohohet pak nga pak....
Shkruani jepni nje mendim.
Meta, gjatë bisedës me Priftin, në kohën kur ai ishte ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i kërkon në mënyrë ultimative vartësit e tij që të “zgjidhë” probleme apo të anulojë leje ndaj personave apo subjekteve private. Numri dy i qeverisë, i cili duhet se ka kohë që nuk ishte takuar me Priftin, nxjerr në një moment, bllokun nga xhepi, prej të cilit lexon shënimet e mbajtura, ku përfshihen si emra njerëzish, por edhe shifra marramendëse, të cilat qarkullojnë nga në përqindje, deri edhe në shifra numerike. Pas largimit të tij nga posti i ministrit të METE-s, Dritan Prifti, ka denoncuar zv.kryeministrin, Ilir Meta, i ka bërë presion në lidhje me favore në tenderë, por publikimi i këtyre pamjeve, jep dëshminë dokumentare të fakteve.
Meta - Çfarë thotë puna?
Prifti - Mirë
Meta - Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, dhe numrin e telefonit.
Prifti - Po jo mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.
Meta - Të mos...
Meta - Ke një zakon te keq që mendon se njerëzve mund t'u bësh edhe me nge, mua mu bë si presion, por është e kotë.
Prifti - ... ishte tek unë një ditë më përpara.
Meta - Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?
Prifti - Po jo çfarë problemi të ketë.
Meta - Pse të bëhesh? E vë re që shpeshherë me njerëzit....ç’të të keqe ka?
Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç'të keqe ka?!
Meta - Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.
Prifti - ..nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër.
Meta - Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari...
Prifti - Po varja
Meta- Çfarë të keqe ka?
Prifti - Jo të keqe nuk ka
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Meta - I gjen një zgjidhje
Prifti - Për kë?
Meta - Tur Hajdarin.
Prifti - Turin, ëhë.
Meta - Turi Hajdarin, e para...
Meta - E dyta, me Lushnjën, unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam pasur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë...
Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë.
Meta - E treta...
Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta - Me letra.
Meta – E treta, me “Albpetrolin” çfarë do të bësh?
Për Bekimin, si do ta zgjidhësh?
Prifti - Do ta zgjidh, mos ki merak.
Meta - Zgjidhe pra.
Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me “Armon”, do ta anuloj të parën....
Meta – Po mirë, anuloje, pse s'e bën? Anuloje!
Meta - Gjeje!
Prifti - Po të flas dhe një herë me “Armon”...
Meta - Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra.
Meta- Tani për punën e hidrocentralit të Gimit...
Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj.
Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%.
Prifti - Këtu ka një problem.
Meta- Këtu nuk ka problem, sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata.
Meta - Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.
Prifti - T'ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?
Meta - Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata, të tjerët më vonë, le ta marrin ata.
Meta - Këtë problem e kam analizuar, e kam të...
Prifti - Unë di që në Apel e kanë fituar, apo jo?
Meta - E kanë fituar në Apel.
Prifti - Këta e kanë humbur në Shkallë të Parë, e kanë fituar në të dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.
Meta - Absolutisht po. Apeli është i formës së prerë, ti mund ta zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në ambasadë.
Prifti – Po u them çunave këtu.
Meta - Gimi më tha mua, nga ana ime 700.
Prifti - Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë: Zoti Prifti, ne e kemi fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.
Meta - Alo Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu Dritanit (ia kalon celularin Priftit).
Prifti - Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një letër, jo ti, po ata që janë firmat. Po nuk e kanë sjellë me protokoll.
Meta - Po le ta bëjnë prapë.
Prifti - Ta bëjnë prapë dhe t'i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë? Dhe ma dërgo që sot. Po dërgoje me protokoll, duke m’u drejtuar mua si ministër.
Meta – Jo, jo, është ... Probleme të ndryshme, por emrin im dhe ...prandaj them që duhet bërë.
Prifti - E mbyllëm atë muhabet.
Meta - Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.
Meta - Bisedova edhe me doktorin, edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?
Prifti - Këtë e di.
Meta - Duhet me pas shumë kujdes me ato që bëjmë... Prokuroria e hap... më pas në dy-tre veta pjesa tjetër, sa më pak.
Meta - Për këtë (hidrocentralin), mbaroje sot që të jenë gati.
Prifti - Sot...
Meta - Janë gati.
Legjenda
Bekimi – Është Bekim Halilaj, i “Halilaj Group”.
Ka marrë pjesë 2 herë në ankandin e “Albpetrolit”.
Ankandet në “Albpetrol” janë zhvilluar gjatë vitit 2010.
Bekimi ka hyrë dy herë dhe nuk ka pasur asnjë letër në rregull.
Gimi- Është Agim Rrapaj, miku i Ymer Tolës, i
“Vëllezërit Tola”, ku Fatmir Merkaj ka 20% të aksioneve.