Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

isufaj

Primus registratum
Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Shume studente shqiptare te cilet studiojne jashte... gjate viteve te fundit te studimit dhe sidomos pas perfundimit te tyre, gjenden para zgjedhjes : Te kthehem apo jo ne Shqiperi??? Dhe kjo eshte ceshtja....
Ju cfare mendoni?????
 
Guest
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Nuk eshte e thjeshte ti pergjigjes kesaj pyetjeje...., se nuk e di se cfare te pret ne Shqiperi????? dhe njekohesisht ajo qe te ofrohet ketej (jashte e kam fjalen), eshte large ndoshta endrrave per te cilat aspiron!!!
Dileme... por qe vjen nje dite dhe secili nga ne i jep nje pergjigje...une kam akoma kohe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Al-Punk

Still here
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Une po studioj jashte Shqiperise dhe do kthehem pas ca kohesh serish.
Guri i rende ne vend te vet ka thene i pari /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Guest
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Nje pyetje kisha une Mandi.Eshte vetem "ceshtje guri", apo shpesh jane edhe kushtet qe s´te japin mundesi te vendosesh si do...
 
Al-Punk

Still here
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Ne rastin tim eshte pune guri Fantazi. Ketu pa mbaruar studimin u pozicionova ne nje vend pune brenda Universitetit dhe mund te vazhdoj dhe ne te ardhmen e te kem nje te ardhme te sigurte duke qene i punesuar ne nje Universitet per gjithe jeten.

Njeriu nuk jeton vetem per anen financiare por dhe per anen sociale e shpirterore. Ne nje vend te huaj do jesh gjithmone i huaj.
Diskutimi eshte shume i gjate sdq dhe shumekush ka mendime te ndryshme.
 
H

harap

Guest
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Edhe po qendrove atje ti kush do te te njoh ? E per me teper nje person si ti. Mos ja fut kot se me mire eshte te kthehesh sesa te rrish e te sherbesh ne nje vend qe pervec atyre qe ke te besh ste njeh asnjeri tjeter
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Të kthehesh a të mos kthehesh është pak si e koklavitur. Varet në radhë të parë nga kushtet në të cilat ndodhesh dhe së dyti nga "malli" për Shqipërinë.
Shumica e shqiptarëve kanë studiuar në Evropë, kryesisht në Itali, dhe, me sa kam parë e dëgjuar, integrimi në këtë shoqëri është i vështirë. Megjithatë, edhe në Itali ka raste kur studentët e kanë gjetur vendin e tyre në këtë shoqëri e nuk bëjnë thjesht një punë që i lejon të jetojnë mirë por kanë gjetur vetveten në atë që bëjnë.
Krejt ndryshe është situata e atyre që kanë studiuar në USA e Kanada (madje mund të shtoja edhe Britaninë e Madhe). Në këto vende koncepti "i huaj" është pothuaj inegzistent e është tepër e thjeshtë të gjesh vendin tënd në shoqëri. Prandaj dhe shumica e studentëve në këto vende nuk kthehen më në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë që nuk janë të lidhur me Shqipërinë (e kjo jo vetëm prej njerëzve që mund të kenë lënë atje) por në radhë të parë vjen interesi personal. Kush ka krijuar familje, kush ka gjetur atë që i mungonte në Shqipëri e të tjerë thjesht nuk janë gati të përballojnë vështirësitë e Shqipërisë. Duhet theksuar gjithashtu se konteksti i largimit nga Shqipëria e këtyre personave është i ndryshëm me studentët në Itali apo në vende të tjera të Evropës. Ata kanë emigruar në radhë të parë (me familjet ose jo) për një jetë më të mirë e ky aspekt luan në dizavantazh të Shqipërisë. E ardhmja e Shqipërisë do ndikojë shumë në kthimin ose jo të një pjese të këtyre shqiptarëve.

Personalisht do inkurajoja të kthehen ata të cilët nuk e ndiejnë veten e tyre rehat në vendet ku ndodhen. Këtë inkurajim e bëj në aspektin personal e jo për të mirën e Shqipërisë.
 
valbona

Primus registratum
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

a do te kthehej ne Shqiperi nje student qe ka mbaruar master, qe esthe bere avocat, doctor , inxhinier jashte? kurre
ne shqiperi mund te kthehen ata qe nuk e kapercejne dot kafshaten mizore : KAPITALIZM.

me vjen per te qeshur per at E.V qe ka mbaruar nje cope bachelor: zoti e di e ka mbaruar, qe sot bachelor eshte si shkolle e mesme, natyrisht s'ka honger buke dot ne US dhe shkon atje formon party.

dhe akoma per te qeshur te vjen qe permend dhe OBamen dhe anashkalon factin qe Obama ka mbaru sheklqyeshem ne HARVARD. so njerez se E.V do kthehen ne shqiperi.

PS: natyrisht dhe ato qe kane mbaruar ne shkolla te mira dhe jane bijte e bijat e politicaneve....
 
alizee

Primus registratum
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Cfaredo qe te ndodhe eshte mire qe cdo student pasi mbaron studimet,te kthehet ne Shqiperi e te jape kontributin e tij. Vetem ne kete menyre ne mund te ndertojme nje vend me te mire per te jetuar. Nuk duhet te harrojme ate cka eshte pjese e jona. Kurre!
 
valbona

Primus registratum
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Alize

Pse vetem studentet? Pse ata qe jane ne shqiperi nuk jane te zgjuar? jane shume te zgjuar. Nje njeri do te ishte i vlefshem per shqiperine nqs i ka mbaruar te gjitha nivelet e arsimimit, nje njeri qe ka punuar vite me rradhe ne ate profesion mundesisht te kete qene drejtues atehere do ti vlente shqiperise.

valbona
 
alizee

Primus registratum
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Valbona

Une nuk them qe nuk ka njerez te zgjuar ne Shqiperi. Perkundrazi. Por mendoj se ka njerez, kryesisht studente dhe gjinaziste, te cilet deshirojne te studiojne nje nivel jashte, njerez te cilet duan ta sfidojne veten. Nqs keta njereza arrijne te kene sukses kudo, athere pse te mos kthehen qe te japin kontribut ne vendin e tyre. Te gjithe bashke, brenda e jashte Shqiperise, duhet te bejme pjesen tone.
 
Kitten

Primus registratum
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

E paskeni me vale te gjata juve ketej mesa duket. Varet nga cdolloj njeriu sepse ka disa qe kan ndertuar jeten jasht shtetit edhe do si do nuk mund te mesohen prape ne Shqiperi. Megjithate nuk mund te themi se eshte dicka qe nuk behet personalisht e kam menduar shume here te kthehem por kur vjen puna per dike qe nuk ka jetuar apo te jete rritur ne Shqiperi do te ishte dicka shume e veshtire. Gjeja e pare per mua do ishte veshtiresia te kuptohesha sepse kur une shkruaj me kan thene se flas shume thjesht aspak se si duhet folur apo gjuha qe duhet perdorur ne nje ambient profesional.... Pastaj ne shqiperi po nuk pate "MIK" nuk gjen pune tamam vetem po ta vuni syrin na nje minister qe do te "ndihmoje" ne jeten profesionale si puna ati Yllit apo ca e ka ai qe u be rezil
 
policia

Forumium maestatis
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

korrupsion ka gjithandej i nderuar kitten, mua me ka lidhur puna e punes qe te merrem me administraten italiane dhe ti nuk e merr dot me mend se sa te korruptuar dhe burrokrate qe ishin... ma sollen ne maje te hundes, imagjino te jesh popull i thjeshte atje...gjithandej luan miku, gjithandej luan paraja, por kjo nuk eshte gjithcka...
jo te gjithe ata qe kane zene vende ambicioze i kane fituar keshtu sic thua ti. ky fenomen nuk eshte fenomen shqiptar, nuk e ka shpikur shqiperia korrupsionin, as nuk fillon dhe as nuk mbaron ne shqiperi, po te mos kishte korrupsion jashte shtetit asnje shqiptar nuk do ndihej i persekutuar dhe i paragjykuar, por do te shikoheshin aftesite barabar me vendasit.
pse nuk ndodh kjo ne shumicen e rasteve? sepse ai preferon te marre me mire nje shtetasin e vet sa nje te "huaj"...
sa per punen e asaj pyetjes te kthehesh a te mos kthehesh, une mendoj se kjo eshte zgjedhje personale, varet se sa je i realizuar atje dhe jam e sigurt se te gjithe ata qe jane realizuar jashte nuk kane piken e deshires te kthehen ketu, dhe per mua shume mire e bejne, dhe une ne te njejten menyre do te kisha vepruar...
asnjeri nuk ben zgjedhje kolektive ne sherbim te shoqerise apo vendit te tij nese kjo zgjedhje bie ndesh me interesat personale, dhe kjo eshte gjeja me normale...
e ka per detyre shteti te krijoje variante dhe politika qe ti beje shtetasit e tij te kthehen dhe jo e kunderta...
 
Kitten

Primus registratum
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Originally Posted By: policia

meqe epaska shteti ne dore te na bej ne qe nuk jemi ne atdhe te kthehemi atehere duhet te merret parasysh se une me shkollen e larte edhe te gjitha kulaifikimet qe kam edhe me quhen ketu ku jam ne shqiperi nuk do mundesha te merja ato te ardhura qe mar ketu. por kuptohet se keto jan gjera qe nuk do rregullohen ne jeten time mbase per nje brez tjeter do jet me e lehte te kthehesh ne atdhe. Sa per ty qe ke punuar me italian atehere cte them une ty mer djal se nuk behet gje me italianin, edhe burokracia eshte gjithandej ku do qe te shkosh ne vende europiane apo jasht shqiperise. Rregullat qe bejn burokracine jan te njejtat qe bejne edhe stabilizimin e nje shteti. Sigurisht do doja qe femijet e mi kur ti bej po i bera do doja te edukoheshin ne gjuhen shqipe edhe do doja ti jepja nje trashgimi te shtetit te atdehut edhe te traditave tona qe na kan ngel brez pas brezi.

Sa per dieni zoti polic jam vajze.
 
policia

Forumium maestatis
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

e nderuara zonja kitten, une jam zonja police...
e shoh qe nuk ke kuptuar asgje nga ajo qe te kam shkruar me siper...
nejse ato jane mendimet e mia dhe nuk e kuptova kush eshte mendimi yt...
ti ke shkolle te larte dhe te gjitha kualifikimet???????
po pastaj, une kam 2 shkolla te larta dhe te gjitha kualifikimet, ku eshte problemi ketu se nuk ta marr vesh, nese ti ndihesh e realizuar atje shume mire, te njifen te paguhen, ku ka me mire...
une ketu kam gjithe kualifikimet perkatese, me njifen me paguhen, po pastaj?
sigurisht qe shteti i ka ne dore politikat e vendit perkates, ku eshte e reja ketu?
ti thua qe femijet kur ti besh do ti edukosh ne gjuhen shqipe, shume mire do besh edhe une keshtu them ti edukosh ne gjuhen shqipe...
 
gurax

Pan ignoramus
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Shumica e atyre qe une njoh dhe qe jane jashte, per shkolle apo per pune, nuk kane ndermend te kthehen...
 
policia

Forumium maestatis
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

ndersa shumica e atyre qe njoh une gurax, kane 20 vjet qe thone do kthehemi por deri tani asnje nuk eshte kthyer... interesante eeeeeeeeeeee
 
*goddess*

Forumium praecox
Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!

Une flas per veten time pasi te mbaroj shkollen nuk kam asnje tundim te kthehem mbrapsht,as nuk e kam menduar si opsion kthimin tim ne Shqiperi eshte gabim e di por ne kete kohe nuk ja vlen te kthehesh thjesht eshte e pamundur.
 
bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
ju uroj nje kthim te mbare atyre qe duan te kthehen..dhe per ata qe sdo kthehen nje te ardhmete kendshme jashte shtetit...
une personalisht qe ne fillim te studimeve e kam pasur en mendje te kthehem edhe do kthehem...per pak...
 
Studenti

Forumium maestatis
eshte e lehte te thuash une mendoj ne rradhe te pare interesin personal. jashte mund te besh nje jete si mbret por kur je i vetem pa njerezit e tu, je sikur ai zogu ne kafaz floriri. ce dua floririn kur me mban larg njerezve te mi.
 
Top