Re: Te kthehesh a te mos kthehesh...kjo eshte ceshtja!
korrupsion ka gjithandej i nderuar kitten, mua me ka lidhur puna e punes qe te merrem me administraten italiane dhe ti nuk e merr dot me mend se sa te korruptuar dhe burrokrate qe ishin... ma sollen ne maje te hundes, imagjino te jesh popull i thjeshte atje...gjithandej luan miku, gjithandej luan paraja, por kjo nuk eshte gjithcka...
jo te gjithe ata qe kane zene vende ambicioze i kane fituar keshtu sic thua ti. ky fenomen nuk eshte fenomen shqiptar, nuk e ka shpikur shqiperia korrupsionin, as nuk fillon dhe as nuk mbaron ne shqiperi, po te mos kishte korrupsion jashte shtetit asnje shqiptar nuk do ndihej i persekutuar dhe i paragjykuar, por do te shikoheshin aftesite barabar me vendasit.
pse nuk ndodh kjo ne shumicen e rasteve? sepse ai preferon te marre me mire nje shtetasin e vet sa nje te "huaj"...
sa per punen e asaj pyetjes te kthehesh a te mos kthehesh, une mendoj se kjo eshte zgjedhje personale, varet se sa je i realizuar atje dhe jam e sigurt se te gjithe ata qe jane realizuar jashte nuk kane piken e deshires te kthehen ketu, dhe per mua shume mire e bejne, dhe une ne te njejten menyre do te kisha vepruar...
asnjeri nuk ben zgjedhje kolektive ne sherbim te shoqerise apo vendit te tij nese kjo zgjedhje bie ndesh me interesat personale, dhe kjo eshte gjeja me normale...
e ka per detyre shteti te krijoje variante dhe politika qe ti beje shtetasit e tij te kthehen dhe jo e kunderta...