Dhe kjo është fatkeqësi ...
Mirë tek partneri nuk ke besim (besimi është kushti i parë që një marrëdhënie të mund të funksionojë normalisht), po tek vetja nuk beson fare ti? Po t'i besosh vetes, nuk ke nevojë të kontrollosh partnerin pasi e kupton kur ka diçka që nuk shkon. Dhe tek e fundit, nuk ja vlen të harxhosh energji e kohë për diçka që kur ta kuptosh nuk ja vlen më për ta patur. Pra, kurioziteti yt në këtë rast vlen vetëm për ti treguar partnerit që ty nuk ta hedh dot (për kohë të gjatë të paktën) dhe se është faji i tij (a nuk është disi si e pavlefshme kjo gjë në krahasim me marrëdhënien?).
Personalisht, sikur dikush të më kontrollonte, marrëdhënia do merrte fund menjëherë. Liria ime vlen më shumë se tekat e kuriozitetet e të tjerëve, kushdo qofshin ata.
nuk eshte mire qe ky diskutim te banalizohet...
nuk po thote njeri qe ta kontrollosh tjetrin 24 su 24 edhe te duash nuk mundesh, edhe te mundesh nuk ta lejon krenaria etj etj...
e mira eshte te mos flasim me apsolutizma, ti apsolutisht nuk e kontrollon, une apsolutisht e kontrolloj, sepse ashtu si per mua kjo gje nuk eshte apsolute ashtu ma do mendja se edhe per ty kjo nuk eshte apsolute. mua nuk me pelqejne "sekretet" ne cift, sepse fjala privatesi per mua eshte nje zevendesim me i bukur i fjales "sekret", pra me fjale te tjera "une nuk duhet te shikoj, te marr vesh dhe te pyes se me ke komunikon partneri im gjithe diten ne tel," apo jo? perderisa une kam nje marrdhenie ne cift shume te mire dhe shume te konsoliduar (prandaj ithem edhe asaj pasfoleses Hrisi, te laje gojen kur te flasi per marredhenien time se nuk ia vlen me i kthy pergjigje per cfare budallalleqesh ka shkruar me siper) une nuk e kam problem dhe nuk me shqeteson aspak fakti qe ai mund ta "preki" ndonjehere me dore tel tim, ashtu si dhe ai nuk e ka problem qe une ta prek tel e tij.
po eshte e vertete qe eshte personale, por nuk eshte sekret, nese ai do ma fshihte mua personalisht do me shqetesonte dhe do me merziste, nuk ka rendesi se me cfare argumenti(bie fjala eshte personale dhe mos e prek), kur kalon 10 vjet ne nje marrdhenie shume te lidhur si kjo e imja, celi dhe shume te tjera nuk mund te jene kaq te shkeputura nga kjo marrdhenie, kaq te paprekshme...
une nuk jam aq idiote te ngrihem ne 2 te nates dhe te kontrolloj celin fshehurazi, nese une kam deshire ta shikoj tel e tij, partnerin e kam prezent ne tavoline ose ne kolltuk, varet ku jemi, ia marr ne prezence dhe me leje, personalisht nuk me duket problem, e kunderta do me dukej problem...