Fillimisht postuar nga DreaBoba:
[qb] Sa kollaj eshte te dallohen te martuarit/at, me shqiptare apo te huaj dhe beqaret/ët, dhe ata ne kerkim. Sic i themi 'takes a lot, to know a lot'.
Lumturine mund ta gjesh kudo, ne fantazine qe merr udhe nga nje terheqje e perbashket;; ne nje marredhenie te pasur; ose ne llojin e relatave qe nuk hane buke, deri ketu shqisat tona besoj nuk duan t'ia dine se cfare gjuhe flet subjekti.
Une ndoqa diskutimin dhe pyetja eshte shume e qarte, jetet jane te larmishme , prandaj them se pergjigjet derdhen lume ne forma te ndryshme <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> . Fundja varet se si ezgjedh lumturine, dhe ne cfare parametrash e kufizon ate.
Tani po jap pergjigjen time qe nuk dua te tingelloje si verdikt ose etalon.
Une jam ne fund te njezetave, tani jam e martuar, im shoq eshte amerikan (ndoshta po te jetoja ne Mongoli mund te ishte Mongolez). Eshte i miri i botes me mua, me do shume, eshte shume krenar dhe i lumtur qe e ka gruan shqipetare, gje qe pershkron reciprokisht edhe anen time. PO behen 3 vjet, dhe une jam e kenaqur me zgjedhjen dhe jam e lumtur.
E mira nuk ka fund. Kurre nuk mendoja se mund te martohesha me nje te huaj, nuk me nisen arsyet kundrejt shqipetareve; ndoshta kam patur te bej me personin e gabuar ne kohen e gabuar........Me besoni jeta ime eshte shume e bukur MEGJITHATE,,, gjithmone mendoj se sa më e bukur do te ishte po te kisha me vete dike qe thellesisht do te kuptonte se cfare me mbrujti mua si njeri, gjithe zakonet, historine, dashurine qe karakterizon familjet dhe njerezit tane. Ai me do aq shume saqe perpiqet dhe arrin te behet pjese e imja, por une thelle-thelle nuk bindem, lengoj perbrenda kur dua ta kendoj nje kenge me shpirt dhe nuk ka kush te me mbaje iso...........Kur kerkon dicka rreth teje eshte tjeter te kesh aksesore, tjeter te kesh dike qe te te degjoje dhe komplet tjeter ta kesh dike PJESE TE BOTES TENDE.
Ne jeten tone ka gjithmone dicka qe derivon nga zgjedhja qe bejme, varet sa ne gjendje je te jetosh me ate pjese qe do ta eksplorosh; dhe te jetosh PA te pjese per te cilen do te kesh gjithmone mall, nostalgji dhe dhe DESHIRE PER TA PATUR GJITHMONE ME VEHTE...
Me pasterti, per nje kohe te gjate kerkova per nje shqiptar te mire ketu ne USA dhe nuk e gjeta dot. Ndoshta, koha dhe rrethanat nuk u puqen kurre. Merak do e kem....................
[/qb]