Re: Te huaj apo Shqiptare ???
Pershendetje te gjitheve!
Lexova komentet e kesaj teme dhe te them te drejten nuk mu ndenjt pa shkruar...Shumica juaj jane disa vjet me te rinj sesa une dhe sigurisht qe edhe pervoja eshte disi e paket per te nxjerre konkluzione te sakta mbi temen. Dua te them se, ne fakt nuk mund te thuhet me saktesi se cili variant eshte me i mire. 12 vjet larg atdheut me kane mesuar qe eshte gati e pamundur te kombinosh te gjitha gjerat ne ate menyre qe cdo gje te jete optimale dhe shpirti te mbetet i kenaqur. Eshte fakt qe shumica e shqipetareve jashte atdheut, ne fund te fundit perfundojne me vajza shqipetare, pa i njohur fare, apo vetem duke u nisur nga njohje artificiale nepermjet fisit apo miqesirave. Sesi e kalojne jeten me njeri tjetrin...Zoti e di. Per shumicen e meshkujve shqiptare eshte kjo nje zgjidhje optimale qe i pershtatet menyres egoiste dhe patriarkale te te menduarit(rehatia, pashalleku, sherbimi, femijet...). Se cfare interesash ka partnerja, s'eshte e rendesishme. Kush ka nje moter qe e do dhe e respekton si une, i kupton keto gjera dhe me jep te drejte. Ndersa me nje te huaj te emancipuar dhe te pavarur ekonomikisht, duhet ta pyesesh b..... mire dhe ta vesh egoizmin ne plan te dyte. Shume pak meshkuj shq. i marrin parasysh keto gjera. Prandaj une kam dale ne konkluzionin qe ndoshta me e mira do te ishte nje "shqiptare ne vend te huaj". Te pakten i kursen vehtes punen sqaruese...Se fundi dua te them se megjithate, thelbi i vajzave shqiptare eshte i mrekullueshem, njeriu duhet te dije vetem ta perpunoje e ta kultivoje ate...Ju perqafoj te gjitheve1 Liebe Grüße!!!