Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Ahmed

Primus registratum
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

O.K,
mjafton qe u binde se Sule Pashai nuk ishte turk,pasi shumica e shqiptareve te sotem ku u kujton pashallaret ibejne te gjithe keta turq.
Me fal ne rast se te te ofendova.Arjan.
Por ne duhet t'a njohim historine ashtu sic eshte dhe jo ashtu sic na e servirin sot Kadare me Velo e kompanine e tyre katolikocentriste.
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Fillimisht postuar nga Fotaq:
[qb]
Por ne duhet t'a njohim historine ashtu sic eshte dhe jo ashtu sic na e servirin sot Kadare me Velo e kompanine e tyre katolikocentriste. [/qb]
por mos harro qe ne per 50 vjet na eshte servirur nje histori e ndertuar ne nje menyre te tille qe sot te kete tipa te tille qe shkruajne ne kete menyre. kjo eshte fatkeqesia jone
 

Gysi

Primus registratum
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Nuk thashe se ti e ben qellimisht Arjan, perkundrazi, e vleresoj vullnetin tend per te reaguar ndaj asaj qe te duket e demshme per vendin, se c;fare pastaj quajme une dhe ti te demshme eshte ceshtje pikepamjesh. Por une besoj se Maksi e ben qellimisht. Madje ai ne nje rast e thote hapur As në kohën e mbretërisë as në kohën e komunizmit nuk pati një tentativë të tillë: "Prandaj i urrej dhe i dënoj këta Haxhi Qamilë modernë të kamufluar, që na ngrenë këto munumente sikur Tirana të ish Bagdad."

Une nuk shoh asnje rrezik turk sot ne Shqiperi. Edhe ajo qe Maksi mund t'a quaje Kulture orientale, nuk perben ndonje problem sot, (ne fakt nevojitet nje qasje me serioze ndaj kultures orientale dhe vlerave te saj qe nuk mund te mohoen), ndaj kjo me shtyn te besoj qe tere keto fobira Maksi i ngre pikerisht per te goditur fene dhe kulturen islame e jo thjesht at turke.
 

adani

Primus registratum
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Nejse te mos dalim jashte teme se sa per besimet dhe per zotin e nderuar Ismail Kadare kame nje cike mendime krejte ndryshe nga ato te tuat dhe te fotaqit.Eshte me mire qe te diskutojme shqipetarce dhe te gjithe do mirekuptohen dhe do ngelen te kenaqur.Besimin le ta mbajne te gjithe ne vetvete cfaredo qofte ai dhe le ta lene shqiperine te lire te eci perpara se e ardhmja e shqiperise varet nga arsimi ,civilizimi dhe duke shkuar drejt evropes dhe jo drejte arabise se ajo eshte rruga e qoftelargut thoshin te mocmit tane.Gjithe te mirat arjan.
 

qartesia

Primus registratum
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Fillimisht postuar nga Fotaq:
[qb] Shko mor katunar pa toke,se ti nuk njeh historine e vendit tend,o idiot me dy klase shkolle.
Por zaten,ju nuk kini mend,se jua ka marre laraska.
Ar jan=Teneqe e ndryshkur jan. [/qb]
Sa halle te tjera me te medhaja ka Shqiperia nuk ngeli puna tek ky monumenti.
Ai monumenti te hiqet dhe le te vendoset ne nji vend tjeter se aty m.gj.th qe nuk eshte ne vendin e duhur.

P.s. nji diçka kisha une pse shan dhe çirret ky Fotaqi.Ne baze te rregullores qe lexova besoj se i takon nji ban.
 

eM

Paper Moon
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Vetem tani mu dha rasti te lexoja temen me vemendje. Ju lutem shume te mos i merni problemet e nje monumenti ne baze personale.

Qartesi e tha mire, ne baze te regullores ofendime ndaj anetareve nuk lejohen! Ju lutem tregohuni te kujdesshem!

Nese dicka e tille perseritet, tema mund te mbyllet!

eM
 

Gysi

Primus registratum
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Nuk eshte puna qe ne po bisedojme per nje bllok prej bronxi. Kur flasim per monumente, flasim per fgurat e ketij vendi dhe figurat i perkasin bindjeve dhe ideve tendryshme. Nje monument, perpara se te materializohet ne nje bust, eshte monument ne memorien historike te popullit. Ai derdhet ne bronx per t'ua freskuar njerezve kete memoriae si dhe per t'i mesuar brezat e rinj me te kaluaren e popullit. Eshte e natyrshme qe Sula eshte bere me i njohur pas vendosjes se mnumentit ne sheshin "Omonia". Keshtu mire a keq, ai monument e ka bere ne njefare menyre punen e vet. Prandaj, terbohet Maxi, per te thurur ato vargje, ironike.

Ndersa per integrimin ne Europe Arian, une besoj se kjo nuk ka lidhje fort me studimin e kultures orientale. Vete vendet perendimore kane katedra te shumta neper fakultetet e tyre per te studiuar orientin. Te njihesh dhe te admirosh kultura te ndryshme nuk ka asgje te keqe, ne te kundert ideja (qe perfaqeson edhe Maksi) hedhja poshte e cdo vlere te kulturave qe nuk jane perendimore (duke shfrytezuar si pretekst integrimin ne europe) do te ishte thjesht nje racizem, nje censure moniste e cila do te perpiqej te impononte, verdiktin e vet ne menyre perfundimtare. Nuk te pengon asgje te jesh europian dhe te shijosh poezine e Sadiut, Kajamit, Rumiut, apo te admirosh kaligrafine arabe, apo te ngrohesh zemren me fyejt e sufive te Marokut. Mbi te gjitha ne tentojme te jemi njerez dhe si te tille duhet t'i kerkojme vlerat kudo qe te jemi. Idete e Maksit qe konsiderojne turkoshake, anadollake gjithcka qe (sipas tij na largoka nga perendimi) nuk eshte perendimore, nuk jane gje tjeter vecse, forma te delirit kulturor te perandorise romake, si dhe te Greqise se lashte qe konsideronin barbar kedo qe nuk ishte romak apo grek.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Te hiqet monumenti i Sulejman Pashes ne tirane!

Shkrimi i meposhtem eshte nje pjese e nje artikulli te botuar nga rev. "Fjala", suplement i perjavshem i gazetes "Tema", shkruar nga Enis Sulstarova


Në vend të përfundimit: Sulejman Pasha dhe orientalizmi bashkëkohor shqiptar
Në një tekst mësimor për shkollat e mesme, “Vjeshta e Xheladin Beut” pasohet nga këto pyetje: “Si e jep shkrimtari (me ç’detaje e veprime) figurën e Xheladin Beut?” dhe “Në ç’plan e ka demaskuar autori klasën feudale?” (Jorgaqi etj., 1993: 265). Ky artikull tenton t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, duke argumentuar se si fondi i imazheve orientaliste, të krijuara nga përfytyrimi perëndimor për popuj dhe kultura joperëndimore, është përdorur në luftën e klasave në Shqipëri, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Rrënjosja e stereotipeve orientaliste në kulturën shqiptare ndodhi sidomos gjatë komunizmit, kur tregime të këtij lloji shërbenin si kujtesë për çlirimin e madh që i solli Partia popullit nga shfrytëzimi i klasave e përmbysura, si edhe për rrezikun e rikthimit të tyre nëse braktiseshin parimet e marksizëm-leninizmit dhe vija e Partisë. Shfarosjes fizike të dyerve të mëdha shqiptare e pronarëve të tokave, në shkencën marksiste-leniniste shqiptare i përgjigjej manipulimi historik dhe në artin e realizmit socialist demonizimi i klasës së bejlerëve, agallarëve e kulakëve. Për këtë shërbyen modelet orientaliste, me anë të cilave bejlerët paraqiteshin si bashkëpunëtorë të pushtuesit, shfrytëzues e gjakpirës të vegjëlisë dhe si shqiptarë të turqizuar, gjakprishur. Me ndihmën e orientalizmave shqiptarë të jashtëm dhe të brendshëm u formua ajo që poeti Ervin Hatibi e quan pavijon demonografie i realizmit socialist:
“Duke ndjekur me besnikëri gjurmët zyrtare të akademizmit ideologjik, u formua në kulturën popullore, me udhëheqjen e komisarëve të letërsisë dhe arteve, një ide fikse e cila kërkonte tek turku, turkoshaku, anadollaku, kriminelin e zi, epshor, injorant me shpatë në dorë. Në përfytyrimin popullor u koleksionua një pavijon grotesk demonografie, me një hierarki të së keqes që kulmohej me Sulltanin dhe vijonte me vezirë, sadrazemë, velinj, me shejhul islamë, dervishë, pashallarë – detyrimisht të gjithë turq, si edhe demonë më pak të rëndësishëm, se helbete shqiptarë, në forma të deformuara dhjamore bejlerësh e agallarësh e qehallarësh, shërbëtorë të të huajit” (Hatibi, 2003: 37-8).
Tashmë në Shqipërinë paskomuniste imazhet orientaliste nuk përdoren vetëm për të riprodhuar gogolin e rikthimit të bejlerëve, por janë edhe në funksion të teorizimeve të disa intelektualëve që i paraqesin shqiptarët në një udhëkryq historik dhe në dilemë për të zgjedhur midis Oksidentit dhe Orientit në kohën kur këta përpleshen me njëri-tjetrin (shih Sulstarova, 2002). Alergjia e këtij takëmi intelektualësh shqiptarë ndaj gjithçkaje në kulturën shqiptare që lidhet me bejlerët dhe me periudhën 500 vjeçare të sundimit osman në trevat shqiptare, mbetet e fuqishme dhe tepër agresive në shfaqjet e saj në debatin publik. Një shfaqje e orientalizmit shqiptar kohët e fundit është një artikull i Maks Velos (2004) në lidhje me monumentin e Sulejman Pashës në një nga sheshet kryesore të Tiranës. Velo në emër të argumentave artistike dhe urbanistike bën thirrje që ky monument të hiqet nga vendi ku ndodhet. Jemi të prirur t’i japim të drejtë, sepse nuk ka nevojë të jesh artist për të vërejtur se vepra në fjalë nuk dallohet për vlera të veçanta. Mirëpo Velo nuk mjaftohet me kaq. Plot mllef orientalist, ai i vërsulet Sulejman Pashës, a thua se ky e ka fajin për monumentin e vet që i kanë ngritur brezat pasardhëse. Velo thotë se Sulejman Pasha nuk ka qenë themelues i Tiranës, sepse Tirana ka rrënjë të krishtera, si e gjithë Shqipëria. Kjo është një fushë që në fakt u takon historianëve, por gjithsesi edhe sikur ata njëzëri ta mbështesin Velon në këtë pikë, kjo nuk e justifikon atë ta cilësojë me përbuzje Sulejman Pashën si një “belçurinë e ngritur nga mendjet e nxehta anadollake të disa ish-udhëheqësve bashkiakë”. Sipas Velos, monumentet e pashallarëve e hoxhallarëve shqiptarë që janë vënë në sheshet e qyteteve shqiptare janë rezultat i një “vale osmanofile”. Sipas kësaj logjike, të duash të kujtosh me anë të skulpturës figura historike si Karamahmut Pasha, Ali Pashë Tepelena, Vaso Pasha, Hoxha Tahsim, Hafiz Ali Korça, etj., na qenka ringjallje e epokës osmane! Po edhe sikur të jetë kështu, çfarë ka këtu? A nuk është epoka osmane pjesë e historisë sonë? A mund të fshijmë dot 500 vjet histori, e keqe apo e mirë qoftë ajo? Vetë Velo nuk arrin ta konceptojë se dikush mund të shohë gjëra për të kujtuar nga ajo kohë: “Të përpiqesh të ringjallësh epokën osmane, më të errëtën, më të llahtarshmen, nga e cila ky vend e ky popull doli më keq se nga komuniteti primitiv (vini re! - E. S.), mund ta bësh vetëm po të jesh tërësisht nën influencën e opiumit oriental”. Osmanët, thotë ai, na e kanë fajin edhe për komunizmin, sepse “komunizmi tek ne ish i tillë, më i tmerrshmi në Europë se ish me veshje turkoshake”. Mllefi orientalist e bën Velon të bëjë përqasje qesharake midis Enver Hoxhës e Haxhi Qamilit, për shkak të gërmës “H” që njëri e ka në mbiemër e tjetri në titullin fetar. Duke iu rikthyer Sulejman Pashës, Velo shkruan: “Po atje përballë kemi një Pashë. Dhe me këtë duan të na identifikojnë”. Nga i buron kjo urrejtje kaq e verbër për pashallarët, bejlerët e agallarët shqiptarë në Perandorinë Osmane? Apo sepse shqiptarët duhej ta luftonin turkun e jo të gradoheshin prej tij? Me këtë logjikë, shqiptarët duhej të gjithë të mbeteshin fshatarë e barinj, midis tyre nuk duhej të kishte as aristokraci pronare tokash as aristokraci ushtarake. Dyert e mëdha shqiptare nga të cilat kanë dalë shumë pashallarë e madje vezirë, u dashka të konsiderohen posteriori si armiq të kombit, sepse kështu i pëlqen Velos? Apo sepse ai mendon si Kadareja, se “feudalët, vezirët, pashallarët guvernatorët mizorë shqiptarë u kanë shkaktuar fatkeqësi popujve të tjerë” (Kadare, 2004)? Gjykime të tilla janë produkte të strukturave të të menduarit orientalist. Sipas këtyre intelektualëve, del se shqiptarët janë viktima pasive të pushtimit oriental që i ka tjetërsuar ata nga thelbi i tyre. Edhe atëherë kur shqiptarët në Perandorinë Osmane nuk mbeten të sunduar pasivë, por marrin pjesë aktive në rrethanat historike të kohës, ata janë në gjendje të bëjnë vetëm të këqija në rolin e sunduesve të pamëshirshëm, sepse orientalët janë të paaftë të veprojnë mirë.
Kulmin e dalldisë orientaliste Maks Velo në artikull e shpreh me një vjershë kushtuar Sulejman Pashës, të cilën nuk do t’ia kishte zili as rimuesi më vulgar i fjalëve pa kuptim që mund të gjendej rrugëve të Tiranës. Velo ka vendosur pranë njëra-tjetrës disa fjalë turko-arabe dhe me to ka ndërtuar satirën e tij drejtuar ndaj Sulejman Pashës, monumentit të tij dhe atyre që e kanë krijuar e ngritur atë në sheshin e Tiranës. Të marra në vetvete, vargjet nuk kanë domethënie, por vendosur në një kontekst kulturor ku turqizmat konsiderohen njëherazi si arkaike, demode, qesharake dhe të trasha, vjersha fiton konotacione satirike. Ajo që jemi përpjekur të vëmë në dukje më sipër në këtë artikull është pikërisht mënyra se si këto konotacione janë bërë pjesë e kulturës sonë. Ndërsa shkrimi i Velos mbetet karakteristik për intelektualët që riprodhojnë orientalizmin shqiptar në rrethanat bashkëkohore.
Orientalizmi ngre mure midis kulturave të ashtuquajtura perëndimore dhe lindore, duke fshehur faktin se ato kanë marrëdhënie të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Vështrimi perëndimor mbi Ali Pashën nuk shkoi më tej sesa thjesht konfirmimi i paragjykimeve që ekzistonin për despotin oriental. Në Shqipëri, orientalizmi u përdor nga elitat e arsimuara në luftën klasore kundër bejlerëve. Orientalizmi bënte të mundur që çdo fantazi që rrëfehej për Ali Pashën të merrej si një e vërtetë e pakundërshtueshme. Po ashtu, ai legjitimonte personazhe monstruoze si Xheladin Beu, që merrnin jetë në krijimtarinë artistike dhe zinin vend në përfytyrimet e shqiptarëve. Akoma mbetet për t’u rrëfyer historia e vërtetë e dyerve të mëdha shqiptare, në kohën kur letërsia dhe llojet e tjera të artit shqiptar janë të mbushura plot me imazhet përkeqësuese për këtë klasë, duke ndikuar kësisoj në përfytyrimet e shqiptarëve për historinë e tyre. Liberalizimi i jetës në Shqipërinë paskomuniste është një shans që nuk duhet humbur për artin dhe kritikën e artit, në mënyrë që të çlirohen nga ideologjizmat e zbrazëta. Le të mësojmë nga tradita kritike e shkencave shoqërore perëndimore, ku bën pjesë edhe vepra e Katerina Fleming, Bonaparti mysliman. Tashmë që klasa e bejlerëve shqiptarë nuk ekziston më, veçse në kujtimet familjare të pinjollëve të tyre, është koha që roli i saj në historiografinë shqiptare të gjykohet me objektivitet dhe pasqyrimi i saj në arte të jetë më i drejtpeshuar. Në këtë vazhdë, çdo tregim tjetër i Kutelit që do të mund të zëvendësonte “Vjeshtën e Xheladin Beut” në antologjitë e letërsisë shqipe për shkollat, do ta paraqiste denjësisht universin krijues të autorit, pa e bombarduar brezin e ri me imazhe orientaliste në funksion të riprodhimit të paragjykimeve klasore. Një brez i ri shqiptarësh që nuk e merr seriozisht frazën “bejlerët i pinin gjakun popullit” do të ishte një brez më i çliruar nga fantazmat e luftës së klasave dhe më i maturuar njëkohësisht.
Janar-shkurt 2004
 
Top