Te flasim per seksin...

Diddy19

Su@mi
Re: Te flasim per seksin...

Une po beja shaka. Nuk eshte turp ne fakt, thjesht sipas meje jane gjera intime per te cilat s'ma ndjen te shkruaj nje forum.S'kam asgje me ato qe flasin hapur rreth kesaj teme, mbase jam une me komplekse.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Te flasim per seksin...

Dhe prinderit tane nuk kane pasur njohurite e duhura per seksin, ndaj per ne ka ngelur si "tabu". Problemi me i zakonshem qe ekziston ne audiencen dhe mendjet e njerezve eshte ndjenja e turpit - njerezit nuk jane te gatshem te zbulojne menyra te reja per te permireaur jeten e tyre seksuale.
 

elviskelmendi

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

Qysh se kam msu me i grah kompjuterit shpeshher
hasi rrugs kyt fjalen "sex".
Kurr se kam pas nigju nojher ne jet teme, dhe duket qe as familja jeme jo sepse sa her i pys rrudhin buzet, ngrehin shpatullat dhe shikojn njanitjetrin ne sy. Shoqet ne vend qe te me ndihmojne me keshillojne ta zbuloj vehte. Ato thone asgje ste gezon dhe shijon me shum se sa kur djersin per nje gja dhe ja arrin qellimit vehte. Tamam sikur thoshte gjyshi jem "dora ime mema ime dore e botes mortja ime". Un doren teme jam tu perdor shpeshhere per tja gjet kuptimin seksit por pa rezultat konkret.Cka asht ma e bukura sa her qe kerkoj kuptimin e saj ne internet me dalin do fotografi, video me femra dhe meshkuj lakuriq duke ba dicka te pakuptime ose fjala "bann".
 

Princesha

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

pernjat jeton te blloku "zhvishu" ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Te flasim per seksin...

Postuar nga Autoritar:
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Qysh se kam msu me i grah kompjuterit shpeshher
hasi rrugs kyt fjalen "sex".
Kurr se kam pas nigju nojher ne jet teme, dhe duket qe as familja jeme jo sepse sa her i pys rrudhin buzet, ngrehin shpatullat dhe shikojn njanitjetrin ne sy. Shoqet ne vend qe te me ndihmojne me keshillojne ta zbuloj vehte. Ato thone asgje ste gezon dhe shijon me shum se sa kur djersin per nje gja dhe ja arrin qellimit vehte. Tamam sikur thoshte gjyshi jem "dora ime mema ime dore e botes mortja ime". Un doren teme jam tu perdor shpeshhere per tja gjet kuptimin seksit por pa rezultat konkret.Cka asht ma e bukura sa her qe kerkoj kuptimin e saj ne internet me dalin do fotografi, video me femra dhe meshkuj lakuriq duke ba dicka te pakuptime ose fjala "bann".

[/ QUOTE ]

At'here s'ke pune ti ktu. Diku ma poshte ke temen "40 vjec i virgjer" /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

elviskelmendi

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

Stu duru pa dhan kshilla edhe ktu eee? Un kam hy ktu me msu se cka asht sex. Ti nuk me mesove gja por kjo sdo te thote qe te gjitha vajzat jane si ti. Do dali njana dhe do me mesoje. Me ket rast do ta falenderoja ne advance ate qe do me ndihmoje. Dhe i tham qe gjithcka ja dedikoj asaj.
 

Diddy19

Su@mi
Re: Te flasim per seksin...

Seksi s'mesohet neper libra, as ne forume. T'mson puna vete dmth. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Te flasim per seksin...

qe nga momenti qe seksi behet me vepra dhe nuk flitet per te me duket shume urgjente te largohem nga kjo teme... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

elviskelmendi

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

Pa na mushe menjen ti. Me pas dit gja e kishe dit per vetin por brryl je edhe ne ket aspekt.
 
M

Mortal

Guest
Re: Te flasim per seksin...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
qe nga momenti qe seksi behet me vepra dhe nuk flitet per te me duket shume urgjente te largohem nga kjo teme... /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

'First there was the Word, then came man' - E thote dhe The Bible
 

Vajza_Shqiptare

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

Une i thoja njerit dikur ..duke pire kafe mes shokeve..mos u lodh shume sot ne futboll se kemi ndeshje ne darke bashke..gjithe robte qeshin ose thonin sa te lire jeni ju me njeri tjetrit...mund te them se ajo ka qene eksperienca ime me e bukur ne jete ne shtrat me dike..sepse kur je vetvetja.. dhe tjetri te zbulon akoma me shume eshte gje e bukur.

Spo them une te besh tellall neper qytet ...por me njeri tjetrit nuk duhet te kete pike turpi !

E pse duhet te kete ?
 

merc

Forumium praecox
Re: Te flasim per seksin...

Nce Nce...
Magjia e dashurise eshte te fshehtesia...
Kshu thoshte zysha e letersise ne gjimnaz...
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

Femra perfekte?

1.63 m e gjate e te peshoje 50 kg

Meshkujve nuk u pelqejne me femrat trupmbushura. Por vetem ato me permasa natyrale, sa me te vogla dhe jo te fryra me pahir.

Ja cfare preferojne meshkujt tek femrat

Trupi

82 % pelqen pjesen e vitheve

75 % pelqen kembet e bukura

69 % pelqen barkun e bukur

68 % pelqen pjesen e bustit

Mosha

45 % pelqen femrat 25-30 vjec

19 % pelqen femrat 18-24 vjec

24 % pelqen femrat mbi 31 vjec

Joshja

67 % pelqen kerthizen jashte

62 % xhins i ngushte dhe funde

54 % tatuazhe ne vende kyce

29 % nuk duron dot buzekuqin

27 % nuk duron bustin e fryre

Mosha 29 vjecare, gjatesia nje meter e 63 centimetra, per 50 kilograme peshe dhe masa e recipetave mundesisht te jete 1.5 apo 2. Ky eshte tashme "identikti" i ri i femres "ideale". Dhe jo me ai i nje femre shume te gjate, apo asaj trupmbushur dhe mundesisht te fryre me zor ne pjese te vecanta permes operacioneve plastike qe jane shpikur dekadat e fundit. Sipas nje sondazhi qe eshte zhvilluar me mijera e mireja meshkuj, femra e preferuar tani, eshte ajo qe u modelua edhe me lart, pra 1.63 e gjate dhe me nje peshe rreth 50 kilograme. Pra, as me shume dhe as me pak, nje femer normale, e diteve te zakonshme. Larg manise se pasarelave per te patur femra mbi 1.70 metra apo 45 kilograme dhe me nje bust te larte dhe te fryre me zor nga operacionet me silikone. Pak a shume, jepet ideja e imazhit qe ka aktorja Monica Bellucci apo ai i Valeria Marinit. Keshtu, modeli i stilit pak a shume te Kate Moss, tashme eshte i preferuar nga meshkujt e diteve te fundit, duke u korrektuar me nje imazh me sportiv dhe me te shkathet. Sesa modeli i parapelqyer i dikurshem, i cili ishte ai i femres se gjate te pasarelave dhe me sa me pak kilograme.

Sipas psikologes dhe psikoterapistes Isabella Ramaioli, figura e femres qe pelqehej me shume ne vitet 60-70, tani eshte ne menyre komplete i tejkaluar dhe askush nuk ka me preferenca per femra te atilla. Tani po krijohen distanca ndaj ekseseve apo gjerave te ekzagjeruara si pershembull masa e gjoksit, apo gjatesia e larte, sepse meshkujt jane gjithmone e me teper, si kurrendonjehere me pare, ne kerkim te natyrales. Fiziku femeror duket te jete sipas meshkujve ne masen prej 28 perqind i paket, por edhe atlektik, sipas vleresimit te 26 perqind te meshkujve te pyetur lidhur me faktin sesi do u pelqente te ishte nje femer. Vetem 19 perqind e tyre, do te preferonte akoma nje grua shtatlarte dhe te stermadhe. Vetem 8 perqind e meshkujve ka ende preference per nje femer te tille. Nderkaq, nje femer ne moshe shume te re, eshte preference vetem per 15 perqind te meshkuje. Atyre do u pelqente me shume nje moshe ne kufijte e 29-30 vjece, e cila ka nje eksperience per jeten pak a shume, por edhe nje trup te formesuar dhe te pjekur tashme.

Por cila eshte pjesa e trupit e cila godet me shume meshkujt ne pamje te pare, sapo shfaqet nje femer? Mbi te gjitha, te ndenjurat. Ne 82 perqind te preferencave te meshkujve, kjo pjese e trupit femeror, konsiderohet si me seksi se te tjerat. Me pas, vijojne kembet, te vleresuara si kryesoret per terheqjen nga 75 perqind e meshkujve, barku dhe kerthiza nga 69 perqind e tyre. Ndersa busti, renditet ne vend te trete me nje shifer prej 69 perqind te terheqjes qe kane meshkujt ndaj nje femre. Shpatullat dhe kurrizi, 44 perqind e preferences se meshkujve dhe buzet vetem 44 perqind e tyre. Ndersa lidhur me preferencen e meshkujve ndaj moshes se femrave, me ane te ketij sondzhi, vihet re se 45 perqind e italianeve preferon femrat mes moshes 25-30 vjec, ndersa vetem 19 perqind e tyre i deshiron femrat te reja, mes moshes 18 dhe 24 vjec. Cuditerisht, kjo shifer eshte me e larte per meshkujt qe preferojne femrat mbi moshen 30 vjec. Jane 24 perqind te tille, te cilet preferojne femrat ne moshen mbi 31 vjec. Ndersa sa u perket detajeve qe meshkujt kane zgjedhur si ato qe e bejne me seksi nje femer, kryesori eshte lenia jashte e kerthizes, gje qe eshte vleresuar prej 67 perqind te tyre. Ndersa 62 perqind e meshkujve, pohojne se jane joshes edhe xhinset e ngushta apo fundet e shkurtra, duke vijuar me tatuazhet ne pike strategjike te trupit te cilat vleresohen nga 54 perqind e meshkujve. Per mbajtjen e takave dhe mbajtjen ne rregull te flokeve, jane shprehur 47 perqind dhe 41 perqind te meshkujve te pyetur nga ky sondazh. Por cfare nuk pelqejne meshkujt tek femrat? Pra, cilat jane ato elemente te cilet i bejne femrat te duken te padeshiruara dhe aspak seksi ne syte e meshkujve? 29 perqind e ketyre te fundit, ka pohuar se nuk duron dot buzekuqin, ndersa 27 perqind e tyre nuk eshte fare dakord me fryrjen me pahir te gjoksit. Ndersa dobesine e tepert nuk e duron dot 18 perqind e meshkujve, gjatesine e larte nuk e honeps dot 13 perqind e meshkujve. Ne fund, vetem 7 perqind e meshkujve, nuk jane dakord me idene e mosmbajtjes se vetes nga femrat.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

Tipat e meshkujve, çfarë kërkojnë

Sjelljet seksuale tregojnë edhe karakterin e meshkujve

Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë e dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës, thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty. Atij do t'i duhet të të ndjekë në çdo veprim dhe kështu do ta kuptojë menjëherë mesazhin tënd. Vetëm duhet të kini kujdes nga ejakulacioni i parakohshëm.

Pas seksit, gjumë

Është një prej atyre që bien në letargji pas lodhjes së ëmbël të seksit? Ndërsa ti që nuk ndjen aspak lodhje dhe gjumë po prisje që tani të mbështesje kokën në gjoksin e tij dhe ai të të ledhatonte duke të thënë fjalë të ëmbla. Por ai po bën një gjumë të thellë sikur ti të mos ekzistoje. Rri e qetë. Kjo nuk do të thotë që është i pandjeshëm. I gjithë faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit të tij: Pas një faze të shkurtër pushimi, të jesh e sigurt se do të jetë më në formë se më parë!

I papërmbajtshëm

Nëse gjatë marrëdhënies seksuale veprimet e tij janë shumë të eksituara, me një ritëm të ndryshëm nga ai i ëmbli dhe sensuali, ndoshta nuk është shenjë e një dëshire të papërmbajtur, por e kundërta. Mund të ndodhë që nëse ai ul ritmin, mund të rrezikojë të humbasë ereksionin. Në një rast të tillë një vizitë tek seksologu nuk do të ishte keq. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak ndrojtje. Drejto duart e tij me të tuat dhe fillo të bësh dashuri në një pozicion që të lejon të drejtosh ritmin, ndoshta duke qëndruar sipër tij. Kjo gjë do t'i pëlqejë shumë.

I egër

Disa meshkuj transformohen në krevat, humbasin çdo vetëpërmbajtje dhe shenjë respekti, bëhen të egër në veprime dhe në fjalë. Nëse partneri yt sillet kështu, është seksualisht i papjekur dhe ka mbetur në idenë e agresivitetit të seksit, i nënkuptuar si nënshtrim i femrës. Provo t'i mësosh se seksi është një shkëmbim dashurie dhe pasioni, që të lejon të provosh ndjenja përtej kënaqësisë fizike. Tregoi se ti je edhe e dashura e tij, përveçse thjesht një femër me të cilën mund të ndjesh kënaqësi. Nëse nuk e kap menjëherë idenë dhe ti nuk e pëlqen stilin e tij, atëherë është momenti për të ndryshuar ajër.

Nuk ndryshon kurrë!

Në kuptimin që i pëlqen gjithmonë i njëjti pozicion. Mund të jetë një mashkull shumë i ëmbël, i dashur, i ndjeshëm dhe pasionant, por ka shumë pak fantazi brenda dhe jashtë shtratit. Nëse në jetën e përditshme është tip shumë interesant, është pasiguria që e frenon në krevat. I frikësohet mendimit të të pasurit eksperienca zhgënjyese nëse ndërron mënyrën dhe zakonet me të cilat ai është mësuar. Binde! Thuaji që është një partner fantastik dhe propozoi të bëni dashuri në vende të ndryshme jashtë dhomës së gjumit. Në këtë mënyrë ai do të jetë i detyruar t'i përshtatet vendit që keni zgjedhur dhe do të ndryshojë pozicionin, duke u çliruar edhe nga pasiguritë që mund të ketë ndjerë. Lamtumirë monotoni!

Pse ndihemi xhelozë?

Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër mendohet se femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për ta ndihmuar në rritjen e fëmijës. Por studiuesja R. Harris, e Universitetit të Kalifornisë, sfidoi teoritë në tre studime të ndryshme. Në studimin e parë, Harris mati trysninë e gjakut në ritmin e zemrës për 43 femra e 36 meshkuj, ndërkohë që ata imagjinonin skena në të cilat partnerët e tyre bënin tradhti seksuale apo emocionale. Ajo zbuloi se meshkujt paraqisnin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale, ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të lehtë për t'iu përgjigjur më shumë, që ashtu si edhe burrat, skenës së tradhtisë seksuale. Duke u nisur nga pyetja nëse meshkujt ishin më shumë të joshur nga imazhet e tradhtisë seksuale, specialistja mënjanoi në studimin e dytë, mënjanoi aspektin e tradhtisë dhe mati përgjigjen e meshkujve ndaj skenarëve imagjinarë, në të cilën ata bënin seks, por gjithashtu ndjenin dashuri për partneren e tyre. Në secilin rast, meshkujt i kundërpërgjigjeshin më shumë imazheve seksuale duke konfirmuar dyshimet e Harris. Një studimi i tillë, i tretë u bë edhe tek femrat, ku 80% e tyre reagonin në të njëjtën mënyrë si ndaj tradhtisë seksuale dhe asaj fizike, ndryshe nga sa ishte menduar më parë se ato prekeshin më shumë nga tradhtia emocionale. Për çudi, femrat me një marrëdhënie të lartë angazhimi mes partnerëve treguan një reagim të rëndësishëm ndaj skenave seksuale se ndaj atyre sensuale. "Studimet ngrenë dyshime serioze për vërtetësinë e pohimit se meshkujt janë të lindur nga natyra për të reaguar ndaj një tradhtie seksuale dhe që femrat janë më të prekura nga tradhtia emocionale", thotë Harris. Në fakt studimet e saj sugjerojnë se pavarësisht gjinisë, eksperiencat individuale luajnë një rol më vendimtar në përcaktimin dëshirave dhe reagimeve të individit.
Marrë nga "Pravda"


3 arsyet pse femrat kanë probleme me seksin

Eshtë seksi gjëja fundit që u shkon në mendje? A ju duhet shumë kohë për t’u nxitur dhe për ta arritur orgazmën? Nëse po, atëherë mund të keni “keqfunksionim” seksual dhe nuk e jeni e vetmja. Rreth 43% e femrave kanë paraqitur “keqfunksionim” seksual duke filluar nga dëshira zero për të bërë seks dhe deri tek vështirësitë në arritjen e orgazmës. Shumë faktorë mund të ndikojnë në kënaqësinë seksuale, duke filluar nga shkaqet mjekësorë, tek faktorët psikologjikë deri tek mosmarrëveshjet në çift. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre vështirësive, studiuesja Rachel Grummam jep disa këshilla në artikullin e saj.

Depresioni

Gjendja jo e mirë shpirtërore karakterizohet nga ndjesitë e të qenit i mërzitur, i pavlerë, i lodhur, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme, por padyshim edhe në jetën tuaj seksuale. Ende nuk është arritur të kuptohet shumë mirë se pse depresioni e ndikon seksin, por një pjesë e shkakut mund të jetë fakti që nuk ndiheni mirë me veten dhe vlerat tuaja, duke shtuar nivelin e ulët të energjisë “spërkat” edhe dëshirën për kënaqësi, pra për të bërë seks.

Çfarë mund të bëni?

Kërkoni ndihmën e duhur, sidomos nëse keni mendime të tilla si ideja për të kërkuar divorc. Ushtrime të ndryshme mund t’u ndihmojnë t’i risillni vetes buzëqeshjen, nivelin e energjisë duke rritur kështu nivelin e gjakut përveç se pjesët e tjera të trupit edhe tek organet gjenitale. Por vlen për t’u theksuar se disa mjekime të cilat përdoren për të kuruar gjendjen tuaj depresive mund të ulin dëshirën tuaj seksuale dhe të ketë një efekt krejt negativ për t’u bërë sërish aktiv në marrëdhënien tuaj.
Imazhi i dobët i trupit tuaj. Nëse mendoni se nuk keni një trup të bukur, duke filluar që nga duart dhe deri tek gjoksi, të jeni të sigurt se do të ndikoni negativisht dëshirën tuaj seksuale. “Nuk ka rëndësi nëse partneri ju thotë se jeni femra më e bukur dhe e nxehtë që ka takuar ndonjëherë, nëse nuk ndiheni e tillë, asgjë nuk mund të ndryshojë mendimin tuaj.

Çfarë mund të bëni?

Mendoni si në të kaluarën. Risillni në mend kohën kur ishit në top formë seksualisht dhe mendonit se ishit më e mira. Ajo çfarë vishnit, për shembull fustanin tuaj të zi të preferuar, çfarë parfumi përdornit, çfarë të brendshmet preferonit etj. Kjo mund t’u ndihmojë të sillni në mend zakonet dhe “intrigat” tuaja seksuale të dikurshme. Përkujdesja për fizikun dhe pamjen tuaj të jashtme mund t’u dhurojnë më shumë energji dhe të shtojnë edhe më shumë dëshirën për seks.

Problemet në çift

Padyshim që problemet në çift mbeten numri një, i cili ndikon më shumë eksitimin dhe orgazmën tuaj. “Është hidhërimi dhe mërzia e pathëne që çon në fyerje, shumë meshkuj mund të mërziten nga bashkëshortja e tyre që nuk i lë të dalin me shokët dhe të marrin kënaqësitë e djalërisë, ndërsa tek femrat mërzia shkaktohet nga puna e bashkëshortëve”, thotë studiuesja Rachell Grumman. Kjo mërzi nga ana e dy partnerëve mund të “hedhë tutje” pasionin dhe epshin tuaj seksual.

Çfarë mund të bëni?

Flisni hapur me partnerit tuaj, por me qetësi në mënyrë që të lini mënjanë mërzinë dhe fyerjet, të cilat dëmtojnë aq shumë marrëdhënien tuaj. Duhet të ndiheni e sigurt, e qetë dhe e dëshiruar, në të kundërt një diskutim i vogël mund të bëhet shkak për të lënë për ditë të tëra pas dore aktivitetin seksual.
Marrë nga “Panorama. It”


Kur mund të ngatërrohet orgazma femërore

Jam një femër 62-vjeçare. U martova më moshën 23-vjeçare dhe për shume vite në vazhdim mund të arrija në orgazëm sa herë që im shoq më stimulonte klitorin. Pas kësaj kohe bashkëshorti im dhe unë përpiqeshim të stimulonim klitorin tim, por në fakt merrja një ndjesi të tillë sikur nuk doja të prekesha pasi arrija kulmin. (Pas një orgazme të rregullt duhet shumë kohë për të rifilluar sërish). Por në fakt kjo është ndjenja që kam provuar, një ndjenjë irritimi vetëm tek klitori dhe nuk kam arritur në orgazëm për plot 24 vjet. Kjo do të thotë se u bënë shumë vite që nuk marrë kënaqësinë që ka dëshiruar dhe se jeta jonë seksuale ka rënë në rutinë. Pasi u këshillova me një specialist ai më rekomandoi përdorimin e një vibratori, të cilin nuk duhet ta vendosja drejtpërsëdrejti tek klitori, por në zonën rreth tij. Gjithashtu më këshilloi përdorimin e një lubrifikuesi në mënyrë që të evitohej irritimi. Ndoshta nuk do ta besoni, por arrita të rifitoj orgazmën pas kaq shumë vitesh dhe të ndjeja kënaqësinë e dikurshme seksuale.
Marrë nga “Channel 4”

Si ndryshojnë marrëdhëniet pas lindjes së fëmijëve

Kam tetë vjet e martuar me bashkëshortin tim dhe kemi dy vajza. Im shoq mendon gjithmonë për seksin, por për mua nuk përbën shumë ndryshim nëse kryejmë marrëdhënie apo jo. Dëshiroj të kënaq tim shoq dhe të shijoj seksin, por në fakt e kam shumë të vështirë. Për të risjellë edhe një herë atmosferën në dhomën të gjumit kemi përdorur vajra, locione, qirinj madje edhe lodra seksi. Dikur isha shumë e dashuruar pas seksit, por tani nuk nxitem aspak. Kjo dëshirë e ulët ndaj seksit filloi të bëhej më e dukshme kur solla në jetë vajzën e dytë, por nuk i dhashë shumë rëndësi. Tani kjo gjendje ka filluar të më shqetësojë shumë, ndikuar edhe më shumë nga ndjenja ime e xhelozisë. Nuk dua kurrsesi që njeriu im i zemrës të më lërë për të marrë kënaqësi tek një femër tjetër shumë e zonja në krevat. Kam vendosur që të këshillohem me një specialist, do të bëj ç’të jetë e mundur për të risjellë edhe një herë kohët e arta të seksit në marrëdhënien tonë, për t’u ndjerë edhe një herë të rinj seksualisht.
Marrë nga “Channel 4”

Ndryshimet gjatë pubertetit

Puberteti është periudha e shumë ndryshimeve. Trupi i një djali fillon të ndryshojë kur ai është nga 11 deri në 20 vjeç. Shumë djem shqetësohen sepse nuk zhvillohen aq shpejt sa do të dëshironin. Mbani mend, çdo individ ka kohën e tij të ndryshimit. Disa djem e nisin herët pubertetin dhe disa atë tjerë më vonë. Secili djalë do të kalojë pubertetin në sajë të “shpejtësisë” së tij. Pjesa më e madhe e ndryshimeve shkaktohen nga hormoni mashkullor i testosteronit, i cili fillon të prodhohet nga vetë trupi. Testosteroni prodhohet tek testikujt. Si pasojë e rritjes së sasisë së testosteronit, penisi dhe testikujt fillojnë të rriten. Po ashtu edhe qimet në pjesë intime të trupit, por edhe në pjesë të dukshme si mjekër, apo këmbë fillojnë të errësohen. Zëri fillon të bëhet më i thellë dhe në disa raste mund të trashet apo zbutet. Testikujt fillojnë të prodhojnë spermë, kjo do të vazhdojë të ndodhë për të gjithë jetën e mashkullit. Sperma çlirohet nga një lëng i bardhë i quajtur “farë”. Ndodh që fara të çlirohet nga penisi edhe kur mashkulli të jetë në gjumë. Kjo gjë njihet si ëndërr” e lagësht, është normale dhe aspak dëmshme. Disa njerëz mendojnë se madhësia e penisit mund të tregohet ashtu si ajo e këmbës, në sajë të karakteristikave trupore, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk është gjithashtu e vërtetë që masa e madhe e penisit e shton më shumë kënaqësinë seksuale tek partnerja e tij. Erekcioni mund të ndodhë atëherë kur nuk e prisni. Kjo mund të jetë e sikletshme, por në fakt është krejtësisht normale. Nuk është e nevojshme të “bësh derdhje”, për vite me radhë në mënyrë që të jeni të shëndetshëm. Puçrrat ose aknet mund të jenë një problem i zakonshëm. Larja e fytyrës me sapun, evitimi i ushqimeve me yndyrë, mund të jenë një mënyrë për të shmangur shfaqjen e tyre.
Puberteti mund të jetë kohë e fantazive dhe dëshirave të forta seksuale. Kjo ndjenjë mund të jetë hutesë dhe mund të shkaktojë të dyja ndjesitë, shqetësim dhe kënaqësi, por mos harroni, është pasojë e zhvillimit tuaj.




Dashuria që nisi në një bar, përfundoi në fejesë

Historia ime e dashurisë filloi në maj të këtij viti, kur njoha Lezin në një kafene. Ai jeton në Kanada, edhe pse origjina e tij është hungareze, ndaj dhe nisëm të bisedojmë atë mbrëmje. Biseduam shumë gjatë atë natë, ai më tregoi se kishte ardhur në Hungari me pushime dhe se së shpejti do të rikthehej përsëri atje. Duke marrë parasysh këtë fakt, në fillim mendova të mos ruaj asnjë kontakt më të, por fjalët dhe shikimi i tij më bënë të ndërroj mendje dhe t’i jap numrin tim të telefonit. Ditën tjetër ai më telefonoi për të më ftuar të darkoja me të, dhe unë sigurisht që pranova. Nuk mendoj se do ta harroj ndonjëherë ato dy orë, ai fliste aq bukur dhe pas çdo fjale të tij kuptoja se më tërhiqte edhe më shumë. Pas më pak se dy javësh ai u kthye sërish në Kanada, por nuk më harroi. Nuk kaluan më shumë se dy muaj dhe ai erdhi në Hungari për të më kërkuar të shkoja të jetoja me të. Tani jemi të fejuar bashkë, në pritje për të marrë një vendim dhe për të caktuar datën e martesës.
Marrë nga “R&R”

Kënaqësitë profesionale nuk plotësojnë ato seksuale

Hendi, 32 vjeç, një nga menaxherët më të mirë të kompanisë që ai punon, shprehet se e ndjen vetën shumë të paplotësuar, duke mënjanuar vetëm kënaqësinë që i ofron profesioni. “Kur isha i vogël e imagjinoja veten të pasur, me pozitë dhe me një femër shumë të bukur në krahë, por nëse dy të parat i kam arritur, kjo e treta më duket shumë e largët”, thotë ai. Hendi tregon se në këto 32 vjet ka qenë vetëm një herë i lidhur dhe lidhja e tij ka përfunduar, pasi e braktisi e dashura. “Kam vuajtur shumë kur Elena më la, pasi ishte dashuria ime e parë, por më shumë më dhemb fakti që ende nuk kam mundur të krijoj një lidhje tjetër”, vazhdon ai. Kanë kaluar plot 8 vjet nga dita kur ai ka thënë për herë të fundit fjalën “të dua”, por ai thekson se ende shpreson në shpirtin binjak dhe e di që një ditë do ta takojë atë”. Shpresa vdes e fundit, e di që një ditë do të takoj një vajzë, e cila do të shohë përtej pamjes sime së jashtme, aspak simpatike, për të vlerësuar atë që duhet të vlerësojë në të vërtetë, zemrën dhe inteligjencën time”, përfundon 32-vjeçari.
Marrë nga “R&R”

Si të mësosh të fantazosh

Nëse e keni të vështirë të fantazoni, atëherë një nga zgjidhjet më të mira është të “merrni mësime” për të. Filloni të shfletoni libra erotikë, të lexoni revista me këshilla të ndryshme, të cilat ndikojnë pozitivisht jetën tuaj seksuale dhe, më e rëndësishme, shikoni filma romantikë në prani të partneres suaj për të parë reagimin e saj.

Të kuptosh fantazitë

Nuk është e lehtë të kuptosh fantazitë e dikujt tjetër, pasi, si për çdo gjë tjetër, shijet e fantazisë seksuale janë të ndryshme. Të shprehësh lirshëm fantazitë rreth aktiviteti seksual, mund të jetë një situatë e sikletshme, sepse asnjëherë nuk dihet se cili do të jetë reagimi i personit që keni përballë, i cili mund të ndajë një opinion krejt tjetër nga ju. Gjithsesi rruga më e mirë është të flisni rreth këtyre fantazive me parterin, pasi kjo do të shtonte besimin mes jush dhe do t’i jepte edhe më shumë atmosferë jetës suaj intime.

Çfarë fantazojnë meshkujt

Të bëjnë seks me femrën që kanë në krahë, nëse nuk kanë arritur ende në atë pikë
Të japin dhe marrin seks oral
Të kenë marrëdhënie seksuale me më shumë se një partnere
Të jene dominues
Të rijetojnë një përvojë të kaluar, por jo shumë të largët
Të shohin të tjerët ndërsa bëjnë seks
Të provojnë pozicione të reja seksuale
Çfarë fantazojnë femrat
Të bëj seks me parterin e tyre, nëse nuk kanë kryer ende marrëdhënie
Të japin dhe marrin seks oral
Të bëjnë seks me një partner të ri
Të kryejnë kontakt intim në vende romantike, por edhe të ndaluara
Të rijetojnë një përvojë seksuale të kaluar
Të jenë të parezistueshme
Të provojnë pozicione të reja seksuale



4 rregullat që evitojnë seksin e rrezikshëm

Nuk mund të përcaktosh asnjëherë se kur mund të jepet mundësia për të njohur një femër/mashkull të bukur dhe të shkosh në shtrat me të. Në ditët e sotme numri i njerëzve që preferojnë seksin rastësor rritet, po ashtu rritet edhe numri i rreziqeve që mund të mbartin dhe si pasojë të transmetojnë atë. Këshillat që jep studiuesi Dave Martin për ata meshkuj apo femra që preferojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me një partner të bukur dhe shumë joshës të cilin porsa e kanë njohur janë:

1-Lini alkoolin

Sondazhi i aplikuar tregon se më shumë se 60 për qind e personave të cilët pranojnë se pinë alkool, pranojnë edhe se kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtura ndërkohë që janë nën ndikimin e alkoolit. Por kjo nuk është aspak një çudi. Nëse i referohemi një studimi të mëparshëm, ka rezultuar se individët janë të prirur të pëlqejnë më shumë personat të cilët konsumojnë alkoolin, sesa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Por nga ana tjetër, mundësia për të marrë pjesë në një marrëdhënie seksuale të rrezikshme rritet në mënyrë të drejtpërdrejtë me tërheqjen dhe fuqinë seksuale të parterit që një individ zgjedh për ta bërë pjesë në rrezik. Gjithashtu në studimin e tij, specialisti Martin thekson se, edhe nëse personi nuk është i dehur, sa më i nxehtë të bëhet ai, aq më shumë i pëlqyer dhe joshës bëhet për të tjerët. Dhe, duke qenë se gjendja e një të dehuri bën çdokënd të seksit të kundërt të duket më tërheqës, ju mund të ndikoheni nga ky fakt dhe të shtoni gotat tuaja, por mund të arrijë një pikë ku askush nuk reflektohet ashtu siç është para syve tuaj dhe të gaboni. Ndaj është e rëndësishme të pini deri në atë fazë sa të mund të dalloni një femër/mashkull të mirë, në mënyrë që kur të zgjoheni në mëngjes të keni në krah një person i cili t’ia ketë vlejtur për pijen që keni konsumuar dhe epshin që keni dhuruar.

2- Mos u ndikoni nga paraqitja e jashtme

Si meshkujt edhe femrat mendojnë se nëse një femër/mashkull tregon kujdes ndaj paraqitjes së jashtme, duke qenë i vëmendshëm edhe ndaj detajit detyrimisht është i pastër edhe në marrëdhënien seksuale. Por është vërtetuar se kjo nuk është aspak e vërtetë. Deri tani të gjithë njerëzit të cilët kanë pasur sëmundje seksualisht të transmetueshme, nuk kanë pasur pamjen e një varfanjaku apo që nuk kujdeset ndaj vetes. Avokatë, doktorë, ministra, njerëz të këndshëm, atletë, punëtorë fabrikash, të gjithë janë të ekspozuar njësoj ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

3- Mendoni për veten tuaj

Edhe pse në ditët e sotme flitet për masa mbrojtëse kundër shtatzënisë apo sëmundjeve të transmetueshme gjatë kontaktit fizik, vetëm një gjë është e sigurt. “Mënyra e vetme për të mos marrë asnjë sëmundje është të mos kryesh fare marrëdhënie seksuale me të panjohur”. Gjithsesi është e rëndësishme që për njerëzit të cilët e kanë në plan të parë aktin seksual të mbajnë gjithmonë parasysh përdorimin e prezervativëve, në mënyrë që të ulin rrezikun e një sëmundjeje seksuale apo një fëmijë të padëshiruar.

4- Flisni

Nisur nga një studimi i kryer para një viti, rezulton se më shumë se 38% i homoseksualeve apo biseksualëve, meshkujt të cilët ishin infektuar nga SIDA nuk kishin biseduar rreth mbartjes së kësaj sëmundjeje me partneret e tyre. Ndaj këshilla më e mirë, sipas Dave Maritin, është të flisni me parterin për seksin dhe gjithçka që e ndikon apo ka të bëjë me të. Por gjithashtu kaloni kohën duke biseduar me njëri-tjetrin për familjet, për dëshirat tuaj, për ta ardhmen, pasi këto ndikojnë mjaft pozitivisht në krijimin e një marrëdhënieje të fortë.
Marrë nga “news week”

Edhe pas një divorci mund t’ia nisësh nga e para

Gjithmonë kam menduar se diku, në një cep të botës ndodhej shpirti im binjak, i cili po priste për mua. Dhe, tani e kam gjetur atë. Mbaj çdo ditë dorën e tij, shoh sytë e tij të kaltër, prek lëkurën e tij të lëmuar. Ai është me mua. Ndonjëherë mendoj se jam në ëndërr, por fjalët e tij të ëmbla më bëjnë të kuptoj se po jetoj në një realitet, i cili vështirë se mund të ndahet nga ëndrra. Dhe, në fakt kur e mendoj më duket e pabesueshme mënyra se si u njohëm, si rrodhën gjërat dhe ne mundëm të lidheshim bashkë. Dikur jetoja në Çikago me bashkëshortin tim, i cili nuk më bëri të ndjehesha asnjëherë mirë pranë tij apo të vlerësoja veten ashtu siç e meritoja. Avokati im quhej Mark, u mor me divorcin tim dhe duke qenë se takoheshim vazhdimisht, kishim mundësi të njihnim më mirë njëri-tjetrin dhe të shihnin se mes nesh mund të lindte diçka. U desh pak kohë që unë të mësohesha me idenë që mund të rinisja përsëri jetën nga e para dhe të jetoja e lumtur, por dashuria dhe përkushtimi i tij ishin më se të mjaftueshme për të kuptuar se mundesha dhe mundem të jetoj jetën që kam ëndërruar gjithmonë.
Marrë nga “Channel 4”

Problemet që lindin kur vjehrrat janë në mes

U martova para më shumë se 8 vjetësh, por edhe pse vitet kalojnë historia përsëritet dhe mbetet e njëjtë. E njoha Klerin në një bar dhe pa u menduar gjatë pas disa takimesh vendosa të lidh jetën me të. Në fillim ishim shumë të lumtur të dy, pasi çdo gjë shkonte siç duhej, por kjo deri në ditën kur vizitat e nënës sime filluan të bëheshin më të shpeshta. Ajo stresohej dhe më thoshte se nuk ia kishte ënda për të bërë seks me mua. Edhe sot pas plotë tetë vjetësh, ajo vazhdon po kështu. Kler është 38 vjeç , ajo është shumë e matur dhe e keqja është se bëhet edhe më shumë nëse arrin të gjejë një justifikim. Ajo thotë se “nuk dua të bëj seks me ty sepse nëna jote ka ardhur të na vizitojë dhe nuk dua që të ajo të dyshojë për atë çfarë po bëjmë ne dhe të mendojë se është mungesë respekti ndaj saj”. E kam dëgjuar kaq shumë këtë fjali sa nuk di çfarë të bëj më, nuk di nëse duhet t’i them time mëje të vijë më rrallë apo të detyroj time shoqe të bëjë me forcë dashuri me mua.
Marrë nga “Channel 4”

Si transmetohen sëmundjet seksuale

Klamidia është një sëmundje seksualisht e transmetueshme, e shkaktuar nga organizmi. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme u referohen çdo sëmundjeje ngjitëse të transmetuar nga një individ tek tjetri gjatë kontaktit seksual.

Çfarë ndodh në trup?

Organizmi shkakton infeksionin e klamidias. Ajo infekton qelizat dhe shkakton një sërë ndryshimesh. Kjo sëmundje mund të kalojë nga njëri partner tek tjetri gjatë kontaktit seksual, por mund të kalojë edhe tek fëmija gjatë lindjes së tij, nëse nëna është e infektuar. Infeksioni i klamidias mund të përfshijë në pjesën më të madhe të rasteve një nga këto pjesë të trupit: Kanalet urinare, zverkun ose legenin e trupit të femrës. Fytin, nëse praktikohet seksi oral, sytë apo mushkëritë e foshnjës të cilat janë të ekspozuara ndaj infeksionit të klamidias të nënës gjatë lindjes. Shumë infeksione të klamidias nuk shkaktojnë simptoma, për këtë arsye partneri seksual mund të ekspozohet ndaj kësaj sëmundjeje pa e ditur edhe vetë partneri që mbart këtë infeksion. Nëse një fëmijë është infektuar nga klamidia që pas lindjes së tij, atëherë mund të paraqesë shqetësime në sy apo në frymëmarrje.
Klamidia kalon nga njëri partner tek tjetri gjatë kontaktit seksual, por duhet theksuar se çdo kontakt tjetër intim i organeve gjenitalë, gojës, zonës rektale, apo edhe lodrat e seksit mund të jenë shkas për kalimin e sëmundjes tek partnerët. Personi që rrezikohet më shumë është ai/ajo që ka më shumë se një partner seksual ose që nuk përdor masa mbrojtëse gjatë seksit.



5 sekretet për të njohur meshkujt

Meshkujt janë plot surpriza, dhe sjellja në dhomën e gjumit nuk bën përjashtim. Sipas studiuesit George Weinberg tek meshkujt ka ende shume “të fshehta”, por 5 janë sekretet, të cilat mund të ndihmojnë të kuptosh një mashkull dhe t’i afrohesh edhe më shumë atij:

1- Ai ka frikë mos u lërë në baltë. Meshkujt ndjejnë trysni “të tmerrshme” të performojnë seksualisht. “Në të kaluarën meshkujt nuk zhvillonin performancën e tyre seksuale, sepse femrat supozoheshin të mos i gjykonin ata”, thotë Weinberg. Por në ditët e sotme femrat nuk presin më të martohen dhe pastaj të bëjnë seks, çka do të thotë se ato kanë më shumë eksperiencë në dhomën e gjumit. Modele të tilla, të cilat japin pamjen e një femre të kënaqur seksualisht, inkurajojnë femrat e tjera të jenë të hapura për dëshirat e tyre seksuale, por edhe ankesat, nëse nuk marrin atë që duan. Papritur, tensioni për të kryer marrëdhënie ndizet dhe mashkulli e ndjen se duhet patjetër t’u kënaqë. Edhe pse femrat mund të falin për një performancë jo shumë të mirë seksuale, është e vështirë që burri të falë veten e tij. Nëse partneri juaj po kalon këtë problem dhe nuk mund të arrijë në ereksion, atëherë mund të fillojë të sulmojë femrën që ka në krahë për të mbrojtur egon e tij. Ajo çfarë mund të bëni, sipas Weinberg është të përpiqeni të qetësoheni dhe të shijoni seksin, gjë që mund t’u ndihmojë të ulni tensionin.

2- Meshkujt kanë nevojë për miratim për “t’u ndezur”. Seksi është burim energjie dhe jep prova nëse një mashkull është vërtet i tillë. “Për një mashkull, të bëjë dashuri do të thotë se mund të lëvizë një femër, që ai është një atlet, një ekonomat dhe një dashnor”, thotë Weinberg. Mashkulli juaj dëshiron të jetë në superhero dhe kënaqësia e tij më e madhe do të jetë nëse ju e shihni vërtet si të tillë. Kur ai u kënaq juve seksualisht, ai ndihet si “supermeni”. Nëse vërtetë ndjeni epshin, bëjani atij të ditur këtë gjë.

3- Meshkujt nuk pëlqejnë të presin shumë gjatë për të bërë seks me një partnere tjetër. Ndryshe nga studiues të tjerë, Weinberg beson se një femër nuk duhet ta zgjasë shumë përpara se të kryejë kontaktin seksual me një mashkull në ndikim të asaj që quhet “të zbatosh rregullat rutinë”. Ai priret të angazhohet edhe më shumë nëse komponenti i seksit është pjesë e lidhjes dhe është shumë e rëndësishme për të dijë se ju e dëshironi seksualisht. “Një mashkull gjatë gjithë jetës së tij është në kërkim të një femre, e cila nuk mund të heqë duart prej tij”, thekson studiuesi.

4- Meshkujt ëndërrojnë të kenë trup më të bukur. Edhe pse një mashkull e ka të vështirë ta pranojë, ata mund të shqetësohen për peshën ashtu si edhe femrat, vetëm se në rastin e tyre masa mund të jetë më e ulët. “Shumë meshkuj janë të shqetësuar për paraqitjen e tyre fizike, gjatësinë, peshën, muskujt dhe kjo nuk mund të evitohet”, shton Weinberg. Me fjalë të tjera ata shqetësohen për ndriçimin e dhomës së gjumit, e cila do të nxirrte në pah trupin e tyre, po aq sa janë edhe femrat. Ajo çfarë mund të bëjë partnerja, është t’i thotë personit që ka në krah se është shumë e tërhequr pas tij dhe të tregojë dashuri.

5. Pjesa më e mashe e meshkujve nuk do të falnin një femër mashtruese. “Një mashkulli, i cili është tradhtuar, sidomos në dhomën e gjumit, priren të falë partnerët më pak se sa mund ta bëjë një femër në të njëjtën situatë”, përfundon Weinberg.
Marrë nga “The Indipendent”
Pse disa meshkuj e kanë të vështirë të jenë të besueshëm
Kanë kaluar plot 10 vjet që nga hera e parë që jam përpjekur të mësoj t’i fitoj zemrën një femre, por më duket sikur kam mbetur në po të njëjtin vend. Kam dashur gjithmonë të jem një Don Zhuan i vërtetë, një mashkull pas të cilit të lënë kokën të gjithë femrat, ndaj dhe jam përpjekur të mësoj gjithçka rreth takimit me një vajzë bukuroshe, dhe se si do të mundja të tërhiqja vëmendjen e saj. Jam djalë, i cili ka shumë shokë, dhe për pasojë edhe numri i vajzave me të cilën ata më kanë prezantuar, është relativisht i madh, por ato pëlqenin të bisedonin me mua edhe të kërcenin, të shijonin momentin, por gjithçka mbetej aty. Asnjëra nuk pranonte të dilte më mua. Nuk e di, për një periudhë kohore mendova se fillova të çmendem, ndaj dhe u shtrova për rreth tre muaj në një qendër rehabilitimi, por ata më thanë se nervat e mia iu kthyen gjendjes normale dhe fillova të bëj edhe një herë jetën e mëparshme. Por që andej nuk dola vetëm , pasi njëra nga infermieret që kujdesej për mua, më simpatizoi, ndaj dhe unë i kërkova të dilnim bashkë. Kam menduar t’i kërkoj të bëhet e fejuara ime, dhe shpresoj që të pranojë, pasi do të më bënte burrin më të lumtur në botë dhe do më bënte të lija pas kohët e vështira që kam kaluar.
Marrë nga “Pravda”

Pse duhen bërë gjithmonë kontrolle mjekësore

Jam vetëm 19 vjeç, dhe vitin e shkuar vendosa të bëj një kontroll mjekësor, pasi kisha kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura me disa partnerë. E di që për shumë njerëz kjo që kam bërë unë nuk është normale, pasi jam vetëm 19-vjeç, por duhet të them se jam ndikuar shumë nga familja ime, kryesisht nga nëna, e cila nuk ka pasur asnjëherë një sjellje korrekte si ndaj meje dhe time motre, dhe aq më pak ndaj tim ati. Mënyra e vetme që mund të gjeja ngrohtësi ishte tek meshkujt dhe raportin e parë seksual e kam pasur në moshën 16-vjeçare. Por tani kanë kaluar tre vjet që atëherë dhe e ndjej se vetja ime ka humbur, dhe bashkë me të edhe dinjiteti im. Aktualisht po dal me një djalë, i cili më përshtatet shumë dhe di të vlerësojë ato pak vlera që më kanë mbetur, ndaj dhe kam vendosur që ta marr seriozisht këtë lidhje dhe të shpresoj se ai do të më ndihmojë vërtet, dhe se edhe unë do të kem një jetë të qetë dhe të gëzuar ashtu si çdo vajzë e moshës sime.
Marrë nga “Pravda”

Synetllëku ndihmon në evitimin e AIDS

Mund të jetë e rëndësishme për të ulur përhapjen e Sidës. Bërja synet mund të jetë çelësi që mund të evitojë përhapjen e mëtejshme të Sidës, sipas rezultateve më të fundit të një studimi të bërë në Afrikë.
Synetllëku mund të ulë rrezikun e marrjes së infeksionit HIV, virusi i cili shkakton Sidën. Studimi i kryer në Afrikë ishte menduar të ishte më i gjatë, por duke qenë se rezultatet ishin të qarta, studiuesit ndërprenë kërkimin, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e etikës dhe t’iu mundësojnë meshkujve bërjen synet, të cilët e dëshironin këtë gjë. Prerja e asaj pjese të lëkurës së organit gjenital të mashkullit bën prerjen e qelizave shumë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe nga ana tjetër lejon gjëndrën të zhvillohet dhe të dalë një lëkurë më e trashë, e cila në sajë të kësaj trashësie dhe “rinie” do të pengonte marrjen e infeksioneve.
Mbrojtja- Nuk është hera e parë që një studio sugjeron mbrojtjen “e efektshme” të këtij lloji kundrejt infeksionit të HIV-it. “Por këtë herë të dhënat që kemi në dispozicion janë shumë serioze”, u shpreh drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive”. Ky studim është bërë në Ugandë dhe Kenia. Kërkuesit u kanë shpjeguar mijëra meshkujve, të bërë apo jo synet, sjelljet që duhen bërë për të ulur rrezikun e marrjes së infeksionit të HIV-it dhe u kanë dhënë atyre prezervativë. Gjatë studimit nuk janë shfaqur ndryshime të dukshme mes sjelljeve seksuale të meshkujve që janë bërë synet dhe atyre që nuk kishin bërë këtë “proces”.
Në kërkimin e Ugandës janë përfshirë 45 996 meshkuj dhe 43 prej tyre mbartin infeksionin e HIV-it dhe ata ishin të pa bërë synet, ndërsa numri i meshkujve, të cilët kishin marrë të njëjtin infeksion, por ishin bërë synet, ishte 22, pra një ndryshim prej 48%. Ndërsa në Kenia morën pjesë në kërkim 2874 meshkuj dhe 47 prej meshkujve që nuk ishin bërë synet ishin infektuar me HIV, krahasuar me 22 burra të tjerë, të cilët ishin bërë synet dhe kishin po të njëjtin infeksion, pra një diferencë prej 53%.
Thelbësor, përdorimi i prezervativëve- “Këto dy studime i japin vërtetësi të madhe një hipoteze, e cila ishte hedhur shumë kohë më parë”, thekson studiuesi Gianni Rezza. “Nëse një mashkull dëshiron të ruhet nga infeksionet, atëherë bën mirë të bëhet synet dhe të mos harrojë asnjëherë përdorimin e prezervativëve”, përfundon ai.



5 tipat më të zakonshme të çifteve

Në disa marrëdhënie zënka duket se vijnë vetëm nga njëra palë, nga njëri partner i cili grindet dhe ka gjithmonë një arsye për t’u ankuar. Është e mundur që ata të kenë të dy probleme me shprehjen e ndjenjave të tyre, por së bashku partnerët mund të sigurojnë njëri-tjetrin se emocionet mund të kontrollohen. Çifte të ndryshme mund ta përjetojnë këtë përvojë në mënyra të ndryshme, por ndjesia e pashpjegueshme e plotësimit që të dhuron të qenit pranë njeriut të zemrës, është ajo çfarë specialistët preferojnë ta quajnë “përputhje e pandërgjegjshme”.

Përputhja e pandërgjegjshme

Të gjithë njerëzit kanë në mendje një “plan psikologjik”, ku mbajnë detaje rreth eksperiencave dhe gabimeve që kanë bërë në jetë. Ky plan mban informacion, i cili është i vështirë të pranohet për shkak të frikës, ankthit dhe dëshirës për mbrojtje. Secili nga ne ka aftësinë e pandërgjegjshme për të skanuar planin e një personi tjetër. Ndjenja e tërheqjes është më e fortë ndaj atyre që kanë një plan shumë të përafërt me personin që i pëlqen. Gjithmonë njerëzit janë në kërkim të eksperiencave të ngjashme, por në fakt në mënyrë të pavetëdijshme ajo që po kërkojnë është ndryshimi.

Tërheqja e kundërt

Qëllimi i kësaj përputhjeje të pavetëdijshme është të gjendet dikush që mund të përmbushë eksperiencat e individit. Ky mund të jetë dikush që ngjan me të, por në pjesën më të madhe të rasteve njerëzit kërkojnë dikë në sajë të së cilit mund të mësojnë dhe që është krejt ndryshe nga ata. Partneri ideal do të jetë dikush që ka luftuar me të njëjtat vështirësi të personit që është tërhequr pas tij, por që ka gjetur një formë të ndryshme nga ata si zgjidhje. Edhe pse jo më shumë se dy marrëdhënie janë të ngjashme me njëra-tjetrën, psikologët kanë vënë re disa lloje të zakonshme të përputhjes së pandërgjegjshme.

Tipat e së pandërgjegjshmes

Nëna dhe fëmija, ku është lloji i çiftit të cilët ndajnë me njëri-tjetrin çështjet e varësisë dhe besimit. Njëri nga partnerët përballet me këto çështje, por duke u sjellë si një fëmijë. Besimi i tyre i fshehtë është se nëse mbeten të pasigurt, të varur dhe në nevojë, partneri i tyre do të kujdeset për ta. Partneri i tyre vendoset në rolin e prindit dhe duke vepruar në këtë mënyrë refuzon edhe nevojën e tij për të qenë i pavarur, pasi janë të lidhur me personin që kanë në krah.

Skllavi dhe pronari

Ky lloj çifti ka probleme me kontrollin dhe autoritetin. Njëri nga partnerët mund të ndihet shumë i pasigurt nëse është i nënshtruar, kështu që bëhet urdhërues dhe merr përsipër çdo përgjegjësi. Nga ana tjetër partneri i tyre i cili i druhet përgjegjësisë, detyrimeve, sprapset dhe vihet në komandën e partnerit pasi vetëm në këtë mënyrë e ndjen veten të sigurt.

Shtytës dhe ndjekës, të dy partnerët kanë frikë nga intimiteti edhe pse në të vërtetë kanë gjetur kandidatin e përsosur. Marrëveshja e heshtur është se njëri nga ata do të jetë gjatë gjithë kohës në kërkim të intimitetit dhe romancës, ndërsa tjetri do të jetë i prirur për t’u tërhequr.

Idhulli dhe adhuruesi, kur njëri nga partnerët insiston ta vërë tjetrin në piedestal, kjo zakonisht tregon një luftë për konkurrencë. Për të shmangur çdo lloj krahasimi të dy partnerët bien dakord në mënyrë të pavetëdijshme për të luajtur një skenar të tillë, ku secili prej tyre është për t’u vlerësuar maksimalisht.

Macja dhe qeni, janë lloji i çiftit i cili adhuron zënkat. Evitojnë të dy intimitetin duke jetuar në një “zonë lufte”.
Marrë nga “BBC”


Takimi që nisi në avion dhe përfundoi në martesë

Të fejuarin tim e kam njohur një vit më parë, në një udhëtim në Belgjikë. Nisëm të bisedonim krejt rastësisht në një nga baret e qytetit ku isha vendosur, por më duhet të pranoj se e kishim të vështirë të komunikonim, sepse ai fliste shumë pak hungarisht e cila është e vetmja gjuhë që unë di të flas. E para gjë që më bëri të zgjas bisedën me të është se ai fliste shumë mirë për vendin tim dhe më e bukura ishte se ai pëlqente gjuhën tonë, të cilën ka filluar ta mësojë rregullisht që nga dita që jemi lidhur bashkë. Kisha shumë dëshirë të qëndroja me të, të flisnim, të përkëdheleshim, t’i tregonim historitë tona njëri-tjetri dhe në fakt e ndjeja veten shumë të qetë dhe të lumtur. Disa muaj më vonë më tregoi se ishte i martuar dhe kishte dy vajza. Në fillim u trishtova shumë dhe vendosa të mos takohem më me të, por një ditë ai erdhi me dokumentet e divorcit në dorë dhe më tha se kjo ishte prova më e madhe e që mund të më jepte për dashurinë e tij. Nuk mund ta besoja, ai ishte i lirë dhe asgjë nuk mund të na ndante më. Shumë njerëz na kanë gjykuar për zgjedhjen që kemi bërë, por për mua nuk ka rëndësi, ajo çfarë më intereson vërtet është se ndjehemi të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Marrë nga “Pravda”

Pas indiferentizmit mund të ketë edhe dashuri

Kisha më pak se tri muaj që isha vendosur në SHBA dhe isha në kërkim të një djali i cili të më përshtatej dhe të ishte i sjellshëm e romantik me mua. Mbaj mend, se atë ditë mbushja plot 6 muaj nga koha kur isha ndarë nga ish-i dashuri dhe isha ulur e vendosur për t’u dehur. I kërkoja gotat një nga një dhe vija re se sa më shumë vinte pranë meje kamerieri aq më shumë dëshirë kisha për t’i kërkuar edhe një tjetër. Ai pothuajse nuk më vështroi fare, ndërsa unë edhe pse e pavetëdijshme nuk mund të mos vështroja sytë e tij të kaltër si deti, nuk doja që ai ta kuptonte se isha e tërhequr pas tij. Por nga ana tjetër nuk mund as të largohesha pa i thënë asnjë fjalë, ndaj vendosa t’i kërkoj që të dilnim bashkë. Ditën tjetër ai më telefonoi dhe më njoftoi për orën. Edhe pse isha krejtësisht e dehur jam krenare për takimin që i kisha kërkuar sepse është shumë simpatik. Indiferentizmi i tij ndaj meje është lënë pas që prej asaj dite, pasi tashmë ne jemi shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Marrë nga “Pravda”

Të dashuruarat vishen më bukur

Sipas një studimi të fundit të kryer në Kaliforni, SHBA, femrat në moshë të re dhe që kanë krijuar një marrëdhënie vishen në mënyrë më joshëse nëse arrijnë fazën e ovulacionit në ciklin e pjellorisë, koha kur një femër është më pjellore.
Në qendër të këtij studimi u vunë rreth 30 nxënëse të një kolegji, tek të cilat u vu re dëshira për t’u veshur më lehtë, pra, duke preferuar minifunde në vend të pantallonave, këmisha të holla në vend të pulovrave si edhe për t’u stolisur më shumë në kohën kur veza çlirohet nga vezorja.

Të vishesh për të bërë përshtypje

“Afër ovulacionit femrat vishen për të bërë përshtypje dhe sa më shumë të afrohet kjo fazë aq më shumë shtohet edhe përkujdesja e tyre ndaj paraqitjes së jashtme”, thotë studiuesja Emi Haselton.
Në këtë kohë femrat kanë tendencën të veshin minifunde, të ekspozojnë më shumë trupin e tyre dhe të jenë më joshëse.
Në këtë kërkim 30 vajzat pjesëmarrëse ishin nën moshën 21-vjeçare. Ato pranuan se kishin një marrëdhënie, kishin cikël të rregullt menstrual dhe nuk përdornin kontraceptivë hormonalë.
Ato u fotografuan dy herë, njëherë kur ishin në një ditë me nivel të lartë të pjellorisë dhe një ditë tjetër kur niveli ishte i ulët. Ato nuk e dinin se cila ishte arsyeja e këtij studimi.
Kërkuesit i treguan fotot e vajzave 37 “gjykuesve”, 17 burrave dhe 25 grave, të cilët kishin një moshë nga 18-23 vjeç dhe dy më të vjetrit ishin 41 vjeç. “Gjykuesit” panë secilën nga fotot e femrave të vendosura përballë njëra-tjetrës. Fytyrat e vajzave ishin të mbuluara në mënyrë që “gjykuesit” të përqendroheshin në veshjet, bizhuteritë dhe mënyrën e krehjes së flokëve të tyre.
Kërkuesit i bënë “gjykuesve” pyetjen se në cilën foto ato dukeshin më tërheqëse. Pothuajse në gjashtë nga dhjetë raste “gjykuesit” zgjidhnin foton në të cilën vajza ishte më pjellore.
Sa më afër të kishte qenë vajza ndaj ovulacionit, aq më shumë e zgjidhnin “gjykuesit” si fotoja në të cilën ajo “përpiqej të dukej më tërheqëse”. Në sajë të këtyre përgjigjeve, studiuesit arritën të vërtetojnë se një femër në mënyrë të pavetëdijshme kujdeset më shumë për veten e saj në ditët kur është më pjellore.



7 këshilla për jetë të pasur seksuale

Shtatë janë këshillat që specialistët në fushën e seksit u rekomandojnë të gjithë çifteve, të cilët kërkojnë të kenë raporte seksuale të mira. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme komunikimi mes partnerëve, të flisni hapur, të praktikoni fantazitë tuaja dhe ato që shihni në filma, si dhe mbi të gjitha të vlerësoni tjetrin dhe të vetëvlerësoheni. Këshillat e mëposhtme tregojnë se si një marrëdhënie mund të jetë e ngrohtë dhe jo problematike.

1. Merrini gjërat shtruar. Studime të shumta kanë treguar se femrave u pëlqen që të nisin marrëdhënien seksuale me butësi dhe ngadalë. Ato ankohen shpesh se djemtë duan t'i bëjnë gjërat shumë shpejt dhe e teprojnë me puthjet apo me "futjen e duarve". Sa më shumë të zgjasni kohën përpara se të nisni seksin aq më shumë do të përmbushni dëshirat e partneres dhe do të shijoni në maksimum ato momente.

2. Ndryshoni stilin tuaj. Kërkoni që të jeni i paparashikueshëm për partnerin tuaj, pasi e panjohura eksiton edhe më shumë. Kërkoni që t'i dhuroni çdo akti seksual pozicione të reja për ta bërë atë edhe më të bukur. Mos kini frikë të provoni diçka që ju besoni se do t'u pëlqejë dhe pyesni gjithmonë partnerin si ndjehet dhe si e dëshiron aktin seksual apo vendet ku dëshiron të preket në një moment të caktuar të intimitetit tuaj. Femrave nuk u pëlqen të tregojnë apo t'i mësojnë partnerit se çfarë u pëlqen, ndaj mënyra më e mirë është ta pyesni atë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

3. Mbani mend se filmat porno janë vetëm për qëllim argëtues. Mos përmendni pozicione filmash porno, pasi këto filma nuk janë një mësues i mirë, pasi ato nuk preferojnë të hyjnë drejt e në temë. Për femrat periudha e joshjes e cila fillon me zhveshjen është shumë e rëndësishme, gjë e cila gjendet rrallë tek pornot. Mos harroni armën tuaj më të fortë, gjuhën. Gjithçka që ju i bëni partneres tuaj me anë të gjuhës, është e kënaqshme për të megjithëse dihet që ledhatimi i klitorit është ajo që e çon në qiellin e shtatë.

4. Jepini pak pushim vetes tuaj. Nuk është gjithmonë e vërtetë se sa më shumë të zgjatet aktiviteti seksual aq më i kënaqshëm bëhet. Është e rëndësishme që partnerët të bëjnë një pushim të shkurtër herë pas herë dhe në ato momente t'i dhurojnë njëri-tjetrit ndjenjën e romanticitetit, për të cilën ka aq nevojë një lidhje. Fakti që nisni të bëni seks nuk do të thotë se nuk duhet të ndaloni së bëri atë. Mos u shqetësoni nëse për pak kohë humbni erekcionin tuaj sepse do ta rifitoni përsëri atë.

5. Vlerësoni pamjen e jashtme të parnerit/es dhe kujdesuni për veten tuaj. Shfaqni sa herë që ju jepet rasti vlerësimin për njeriun që keni në krah. Njerëzve u pëlqen të ndjehen mirë dhe të bukur, pasi gjatë gjithë kohës, sidomos femrat, i shoqëron pasiguria e pamjes fizike, dhe komplimentet nuk janë asnjëherë të tepërta. Por është e rëndësishme që t'i kushtoni vëmendje edhe vetes suaj, veshjes dhe kujdesit ndaj lëkurës. Dihet që në herën e parë që shihni dikë, qendra e vëmendjes është paraqitje e tij, ndaj përpiquni që të jeni gjithmonë në formë. Në një lidhje dashurore ndjenjat janë më të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se paraqitja juaj vendoset në plan të dytë.

6. Mësoni të kuptoni kur partneri juaj dëshiron seks. Shpesh partnerët nuk duan që ta zgjasin shumë fazën përpara se të nisë akti seksual, ndaj është shumë e rëndësishme të kuptoni se kur është ky moment. Nëse partneri juaj ju sheh me sy joshës, apo prek vazhdimisht organin tuaj gjenital, atëherë dijeni se ky është një mesazh që u dërgohet për të kuptuar që ka ardhur koha që të hidheni në sulm.

7. Mos mendoni se partnerja do t'u kërkojë atë që dëshiron. Shumë femra janë të turpshme sa për të kërkuar seks oral edhe pse e dëshirojnë shumë atë. Nëse ajo nuk ua kërkon provoni t'ia jepni vetë këtë kënaqësi. Nëse e pëlqen, atëherë do t'u lejojë të vazhdoni, ndërsa nëse nuk e ndjen kënaqësi do t'u kërkojë që të ndaloni.
Marrë nga "New York Times"

Specialistët, burrat edhe më të fortë në martesë

Burrat zgjedhin partneret më të dobëta, pasi druajnë se do të tradhtohen. Hipoteza ka dalë nga një sondazh i kryer nga Universiteti i Miçiganit, i publikuar në “Evolution and Human Behavior”. Kur vendosin të zgjedhin një grua për ta pasur si partnere për një kohë të gjatë, preferenca e tyre shkon drejt atyre që kanë pozicione apo pagesa më të ulëta, por kur duan një flirt, zgjedhin gruan menaxhere. Sipas Stephanie Brown, koordinatore e studimit, kjo sjellje është vërejtur në një eksperiment të kryer te 102 studentë dhe 208 “kolege” të tyre. Loja e vëzhguesve konsistonte në imagjinimin e punës dhe njohjen e personave të paraqitura në foto. Vullnetarët duhet të imagjinonin se cilin tip interesash mund të ngjallte te ta ky tip personash, që mund të ishte në vendin e punës një supervizor, asistenti i tyre ose koleg me të drejta të plota. Kampioni duhet të thoshte nëse i kishte pëlqyer të ftonte për kafe personin që shihte në foto, të frekuentoheshin apo të shkonin drejt një lidhjeje më të konsoliduar si martesa. Sondazhi nxori se, ndërsa zgjedhja e grave nuk ka influencuar kurrë në statusin social të burrave, këta të fundit këtë gjë e kanë primare.
Marrë nga “CBS”

Si mund të marrësh komandën në krevat

Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës, thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty. Atij do t’i duhet të të ndjekë në çdo veprim dhe kështu do ta kuptojë menjëherë mesazhin tënd. Vetëm duhet të kini kujdes nga ejakulacioni i parakohshëm Në të shumtën e rasteve meshkujt duan që pas seksit të flenë gjumë. Ndërsa ti që nuk ndjen aspak lodhje dhe gjumë po prisje që tani të mbështesje kokën në gjoksin e tij dhe ai të të ledhatonte duke të thënë fjalë të ëmbla.
Marrë nga “CBS”

Transplantohen organet mashkullore

Kirurgë kinezë kanë deklaruar se kanë kryer operacionin e parë të penisit, i cili ka rezultuar i suksesshëm. Problemet fiziologjike të burrit, por edhe probleme të partneres së tij ishin shkak për këtë operacion. Ky është edhe rasti i parë i transplantit të penisit. Mjekët kinezë nuk shpjegojnë se si 44-vjeçari humbi penisin e tij, ajo që thuhet është vetëm “një aksident traumatik bëri që ky njeri të kishte të pamundur të bënte seks apo edhe të urinonte”. Operacioni u krye mjeku Hu Weilie, të cili ka zgjatur plot 15 orë. Penisi është dhuruar nga prindërit e 22-vjeçarit të vdekur. Operacioni rezultoi i suksesshëm, por u bë i ditur vetëm pas dy javësh. “Ky operacion erdhi pas kërkesave të herëpashershme të bashkëshortëve pranë spitalit, pasi për ta më i rëndësishëm ishte fakti që ky njeri nuk mund as të urinonte që pas aksidentit të tij para plot 8 muajsh”, shprehet HU. Sipas tij, për shkak të problemeve fiziologjike të pacientit dhe bashkëshortit të tij penisi i transplantuar u desh të pritej.
10 ditë pas operacionit i cili është aprovuar edhe nga komiteti etik i spitalit, pacienti ishte i aftë të urinonte. Deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë “refuzimi” nga trupi pas ndërrimit të këtij penisi prej 10 centimetrash. Megjithatë mjeku shton se është e rëndësishme të pritet, nëse është arritur të rifitohet funksioni seksual apo jo.
Pasojat fiziologjike Ilaçet mund të shkaktojnë dëmtime të ndryshme, për të cilat konsiderohen normale, pasi transplanti përfshin një organ jetësor të krahasueshëm me zemrën. Megjithatë është e rëndësishme që pacienti të jetë i qetë psikologjikisht, pasi dihet, duke qenë se është operacioni i parë i këtij lloji do të jetë edhe më i vështirë për t’u pranuar nga shoqëria.


7 këshilla për një jetë të lumtur

Çdo lidhje ka nevojë për një themel të fortë, e cila mund të zgjasë për të gjithë jetën. Psikoterapistja Paula Hall jep 7 këshilla thelbësore:

1. Duaj veten tënde. Nëse nuk doni veten tuaj, është e vështirë të besohet se mund t’u dashurojë dikush tjetër.
Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në veten, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetën tuaj dhe jo sepse keni nevojë për të që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën, është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t’u qëndrojë pranë dhe do t’u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mbani parasysh që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.

2. Pëlqeni partnerin tuaj. Lidhjet e forta krijohen vetëm nëse e pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin. Do të jetë më romantike të flisni për dashurinë është e rëndësishme të kujtoni se dashuria është një emocion që vjen e shkon. Nëse sinqerisht keni ndjenjën e simpatisë ndaj njëri-tjetrit, nëse jeni dakord me mendimet e njëri-tjetrit, ndani të njëjtat ëndrra për jetën, atëherë ndenja e dashurisë nuk do të jetë kurrë larg jush. Është thelbësore t’i thoni partnerit se edhe ju e pëlqeni atë. Fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve.

3. Vlerësoni kohën. Rëndësia e gjërave mund të matet nga sasia e kohës që jeni të gatshëm të shpenzoni për partnerin tuaj. Kur një çift është në fillimet e lidhjes së tij instinktivisht të dy partnerët kanë si prioritet lidhjen. Por me kalimin e kohës dhe jeta bëhet më e ndërlikuar, koha që kalojnë bashkë partnerët nuk është më e para, dhe lidhja vendoset në plan të dytë.

4. Komunikoni. Komunikimi i mirë është thelbësor për një lidhje të fortë. Është mënyra e vetme për t’i thënë partnerit se kush jeni, çfarë dëshironi dhe pse silleni në një mënyrë ose një tjetër. Të folurit është mënyra se si lejoni tjetrin të hyjë në botën tuaj private. Të komunikosh më mirë nënkupton të thuash hapur dhe sinqerisht atë çfarë ndjeni në të vërtetë. Do të thotë gjithashtu të dëgjosh partnerin pa e gjykuar.

5. Diskutoni me qetësi. Është e rëndësishme të pranoni se diskutimet janë pjesë normale e një marrëdhënie. Të gjithë njerëzit janë të vetëm, kështu që është normale që ndonjëherë të ndani mendime të ndryshme. Çiftet që diskutojnë të qetë
nuk kanë pse të shqetësohen nëse nuk bien gjithmonë dakord. Diskutimi i mirë është një mundësi për të ndarë ndjenjat dhe forcuar lidhjen tuaj, duke arritur në një vendim të përbashkët. Mund të jetë një eksperiencë që u dhuron të dyve më shumë besim në marrëdhënien që keni krijuar dhe u afron më shumë me njëri-tjetrin.

6. Prekuni çdo ditë. Prekja ka fuqinë e të dhënit qetësi dhe mbështetje, të mbrojtjes dhe kurajës dhe sigurisht atë të eksitimit. Çdo çift e di se jeta e tyre seksuale mund të jetë në periudha të ndryshme, por nevoja fizike për ngrohtësi nuk ndryshon asnjëherë.

7. Pranoni ndryshmet. Me kalimin e viteve njerëzit ndryshojnë, dhe mund të jetë ky ndryshim i cili “mban gjallë” një lidhje. Jeta gjithashtu ndryshon dhe shpesh jo ashtu siç do të donin njerëzit. Ndryshimi mund të ndikojë në rritjen e intimitetit, por gjithashtu mund të jetë edhe i dhimbshëm. Mund të nënkuptojë përshtatjen e një mënyre të re të menduarit ose një mënyrë të re jetese. Në marrëdhëniet e suksesshme çiftet kanë mësuar të përshtaten dhe ndryshojnë së bashku. Ata pranojnë se ky ndryshim është një pjesë e paevitueshme e jetë së njeriut, ndaj dhe mbështesin njëri-tjetrin.
Marrë nga “News Week”

Pas një lidhje të gjatë, një tjetër të lumturon

Kur njoha Kristinën, i kisha dhënë fund një lidhje të gjatë prej 4 vjetësh dhe po jetoja vetëm. Edhe pse çdo gjë shkonte në rregull, ndjeja mungesën e një njeriu të afërt në jetën time. Atë kohë, për të mbushur ditët e mia, fillova të shkoj në palestër dhe pak ditë pas të njëjtës “fitness center” nisi ta frekuentonte edhe një vajzë tjetër shumë simpatike. E ndjeja që isha shumë i tërhequr pas saj, dhe një ditë iu afrova dhe nisa të bisedoj me të. Mësova që quhej Kristina dhe që ishte me origjinë nga Rumania. Duhet të shtoj se gjithmonë më kanë pëlqyer femrat rumune, ndaj dhe mendova se rast më të mirë nuk mund të gjeja, ndaj vendosa t’i kërkoj të dilnim bashkë. Në fillim refuzoi, por unë vazhdoja të insistoja deri sa mora pohimin e saj. Jo më shumë se tri javë me vonë i dhuruam njëri-tjetrit puthjen e parë dhe u lidhëm. Ndihemi shumë mirë dhe të lumtur që jemi bashkë, dhe tani lidhjen time 4-vjeçare e kam lënë pas. Kjo vetëm në sajë të Kristinës.
Marrë nga “Channel 4”

Nga një miqësi e fortë lind një dashuri e fortë

Për herë ta parë me Tonin, të dashurin tim, jam takuar më 30 tetor, ditën e ku po festoja 25-vjetorin tim. Ai po kërcente në të njëjtën diskoteke ku ndodhesha edhe unë me miqtë e mi dhe papritur u përplasëm me njëri-tjetrin. Më kërkoi falje dhe më tha se mënyra më e mirë për t’i treguar se e kisha falur, ishte të kërceja me të, dhe unë pranova. Biseduam shumë pak, por e rëndësishme ishte se shkëmbyem numrat tanë të telefonit. I thashë se mund të më telefononte në çdo moment që dëshironte. Disa javë më vonë erdhi telefonata që kisha pritur prej aq shumë kohësh. Ishte ai. Në fillim nuk dija çfarë t’i thosha dhe limitohesha vetëm t’i ktheja përgjigje pyetjeve të tij. Vendosëm të takoheshim ditën tjetër, një takim i cili u pasua edhe nga shumë të tjerë. Ai ishte kaq i bukur, jo vetëm në paraqitje, por edhe në shpirt. Ndjeja se kishim kaq shumë gjëra të përbashkëta se më dukej e pamundur që e kisha takuar. Kaluam disa muaj si miq, derisa një ditë me anë të një shënimi tek një buqetë e madhe me lule më kërkoi të bëhesha e dashura e tij. Përgjigjja ime ishte padyshim “po”, dhe ndjehem shumë e lumtur që më në fund lidhja jonë kaloi nga miqësi në një dashuri shumë të fortë dhe të sinqertë. E vetmja gjë që dëshiroj është që marrëdhënia që kemi krijuar të mbetet e njëjtë për gjithë jetën tonë.
Marrë nga “Channel 4”

Diabetikët preken nga sëmundjet seksuale

Meshkujt me diabet janë dy herë më të mundshëm për t’u prekur nga disfunksioni i ereksionit, se sa meshkujt që nuk e kanë këtë sëmundje. Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se burrat, të cilët vuajnë nga diabeti, preken nga sëmundjet seksuale 15 deri në 25 vjet më parë se meshkujt e tjerë. Megjithëse këto shifra mund të duken shumë të rënda, kontrolli i vazhdueshëm i glukozit dhe nivelit të sheqerit në gjak mund të ndikojnë pozitivisht shëndetin. Nëse dëshironi të ndaloni problemet me ereksionin ose të ndaloni përkeqësimin e tyre, atëherë është e nevojshme të bëni një kontroll të nivelit të sheqerit në gjak dhe t’i afroni numrat e tij sa më afër parametrave normalë. Kjo nënkupton vëzhgim të detajuar nga vetë individët në ushqimin që konsumojnë, marrjen e mjekimeve të diabetit, të këshilluara nga mjeku, dhe vëmendje të veçantë ndaj mënyrës së jetesës. Mënyra më e mirë është ndjekja e një diete të shëndetshme, kryerja e rregullt e ushtrimeve dhe mbajta e peshës normale të trupit. Shumë diabetikë janë të aftë të mbajnë peshë normale, e cila u siguron edhe një jetë seksuale më aktive dhe të rehatshme. Disa të tjerë mund të kenë nevojë të marrin mjekime për t’i mbajtur numrat e tyre sa më afër normales dhe në ketë mënyrë të kënaqin seksualisht veten dhe partneren. Ajo çfarë duhet të mbahet gjithmonë parasysh është se për mjekimet ndaj diabetit kanë efekt më të mirë, nëse ushqeheni siç duhet dhe jeni aktiv fizikisht, në të kundërt, për pasojë edhe jeta në çift do të hasë probleme.
Çelësi i suksesit: kontrolli i nivelit të gjakut në sheqer.
Nëse aktiviteti juaj seksual nuk ka të njëjtët ritme si më parë, dhe shkak për këtë është diabeti, atëherë është e nevojshme të bëhet kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak tri ose më shumë herë në ditë. Aparati i kontrollit të glukozës në gjak, i cili duhet të jetë pjesë e një familje, nëse mashkulli është me diabet, mund të jetë mënyra më e mirë për të bërë një kontroll pas çdo vakti ushqimor.
Psikologët shpjegojnë sekretet për një marrëdhënie të suksesshme




7 këshilla për seks sensacional

Për të pasur një marrëdhënie të mirë është e
rëndësishme që të kombinohen dy faktorë: dashuria dhe seksi. Dashuria është një ndjenjë që lind natyrshëm ndaj edhe mundësitë për të dhënëkëshilla janë të pakta. Ndërsa për sa i përket jetës në krevat ka disa mënyra të cilat mund të vijnë natyrshëm, por edhe mund të mësohen. Disa nga këshillat që japin studiuesit janë:

Shikimi
Stimulimi me anë të vështrimit erotik eksiton të dyja gjinitë, por burrat janë më të prirur që të varen prej mënyrës se si e sheh partnerja. Eksitimi i tyre vjen duke u rritur nga shikimi erotik, në të kundërt femra preferon përfytyrim mendor të seksit që ndizet.

Tingulli
Të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë një rënkim kënaqësie që vjen nga buzët e të dashurës. Shumë çifte harrojnë kuptimin dhe rëndësinë e rënkimit, sidomos nëse është e përbashkët dhe bëjnë seks në qetësi absolute. Nëse shihni një film ku aktorja gjatë eksitimit fillon të rënkojë më aq fuqi sa ka sigurisht që pjesa më e madhe juaja do të ndjejë ndryshim në organin gjenital, por nëse ky rënkim vjen gjatë një akti seksual i jep marrëdhënies një dimension dhe kënaqësi tjetër.

Aroma
Aroma e trupit të partnerit është ajo që na lidh me të. Shpesh nuk është e nevojshme të harxhoni kaq shume me parfume dhe aroma të tjera për trupin, pasi aroma që mban trupi juaj është padyshim më e mira dhe më nxitësja.

Shija
Pastrimi i tepërt ka tendencën të largojë sekrecionet e seksit dhe shijen të cilën partnerët e pëlqejnë ta shijojnë. Ngacmimi dhe përkëdhelja me gjuhë e partnerit sidomos gjatë seksit oral është vërtet seksual, kështu që përpiquni të mos largoni këtë ndjesi dukë përdorur produkte të tepërta pastrimi

Surpriza
Dhurojini syve të tij habi dhe vishni diçka seksi, apo tërhiqeni partnerin duke përdorur shenja delikate dhe seksi si për shembull duke lëpirë buzët apo duke hequr çorapet. Mos u shqetësoni nëse u duket vetja budallaqe, kur vjen puna për seks sa më shumë dramacitet aq më mirë është. Ndizni disa qirinj, para se të bëni banjë përdorni vajra aromatikë, gatuani pjatën e preferuar të bashkëshortit dhe ushqejani atë në krevat.

Eksperimenti
Është koha që të lini dritat ndezur sepse imazhet e forta erotike i dhurojnë trurit tronditje kënaqësie. Nëse jeni duke bërë seks oral kujdesuni që ai të shohë gojën dhe gjuhën tuaj teksa e përkëdhelni. Kontakti i fortë i syve e bën atë të arrijë kulmin e eksitimit dhe e nxit për një seks më të fuqishëm.

Çdo gjë kalon
Performoni një striptizë për partnerin tuaj kur ai të jetë kthyer nga puna. Tregohuni të kujdesshme që të hiqni veshjet tuaj në mënyrë të ngadalë dhe joshëse. Mos u ngutni dhe sigurohuni që të ruani kontaktin e syve. Nëse ndiheni në siklet të jeni të sigurta që ai do të mendojë se në atë moment të dy keni shkuar në parajsën e seksit.
Marrë nga “Panorama.it”

Kur tradhëtinë e merr vesh nga shoqet

Erin ka më shumë se 8 muaj që është ndarë nga bashkëshorti i saj, por shprehet se e ka shumë të vështirë të kalojë këtë periudhë. “Nuk mendoja asnjëherë se pas ndarjes me Bredin do të mërzitesha kaq shumë”, thotë ajo. Një lidhje dashurie prej më shumë se 5 vjetësh u kurorëzua në martesë pas pak kohe, por diçka ndodhi dhe Erin kërkoi divorcin. “Shumë shoqe të miat më kishin vënë në dijeni se ish bashkëshorti im mund të ishte duke më tradhtuar më një tjetër, por unë nuk bëra asnjë veprim derisa e pashë vetë dhe atëherë i kërkova të divorcoheshim sepse nuk kishte më kuptim të qëndronim bashkë”, shton ajo. Por duket se kjo lidhje e gjatë dashurie do të vazhdojë të mbetet edhe për shumë kohë në mendjen dhe zemrën e 32-vjeçares e cila nuk po kapërcen këtë ndarje dhe as nuk e ka menduar ndonjëherë të nisë një lidhje të re. “Ai është ende brenda gjithë qënies sime, unë nuk mund të bëj dot pa të, por as nuk mund ta fal, më duhet shumë kurajo për të hedhur pas këtë martesë”, përfundon Erin.
Marrë nga “Channel 4”

Sinqeriteti që i duhet një lidhjeje të re

Para 3 muajsh u njoha me një djalë. Më dukej shumë simpatik dhe pas çdo veprimi dhe shikimi të tij e ndjeja se shkrihesha e tëra dhe më joshte edhe më tepër. Kemi dalë disa herë me të dhe unë ndjehem mjaft mirë pranë tij, por më duket se ai nuk është edhe shumë i dhënë pas meje. Ai më pëlqen, nuk kam njohur asnjëherë nja djalë më të mirë se ai dhe që të bënte të ndihesha aq e vlerësuar, por nga ana tjetër ai nuk shfaq hapur ndjenjat e tij ndaj meje. Do të doja shumë që ai të më thoshte nëse i pëlqej apo, nëse është i joshur nga unë dhe a mendon për një lidhje mes në të dyve. I kam kërkuar disa herë që të jetë shumë i sinqertë me mua dhe nëse nuk ndjehet u tërhequr të më thotë edhe pse e di që kjo do të më lëndojë shumë. Ndonjëherë mendoj se një nga arsyet që ai nuk më thotë se çfarë mendon për ne është fakti që kemi pak kohë që jemi njohur ndaj kam vendosur që t,i lë edhe disa ditë mundësi para se t’i kërkoj vetë një shpjegim.
Marrë nga “Channel 4”
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

10 këshilla seksuale për femrat

Psikologët/ E rëndësishme, të mos rrëmoni në të kaluarën e tij dhe tuajën

Këto 10 këshilla të sofistikuara janë sekrete që e bëjnë një femër aq të vetëdijshme për të qenë perfekte. Testojini ato. Asnjëherë mos lejoni t’ju ikë aftësia dhe njohuria për të marrë atë që dëshironi.
1. Përsosni magjepsjen. Mos zbuloni detaje private dhe mos jini edhe aq e hapur për të kaluarën tuaj.
2. Rizgjoni ndjenjat e tij. Bëjini edhe më të forta ndjenjat e tij, duke folur ëmbëlsisht, por edhe me pasion, pa e lënë të kuptojë deri në fund se çfarë është ajo që doni të thoni në të vërtetë.
3. Bëhuni potencialisht e kapshme.
4. Mësoni të ekuilibroni, dilni me zgjuarsi nga çdo situatë e nxehtë. Gjuha e rëndë dhe shpërthimet e inatit, që janë pjesë e karakterit të femrave, nuk ndihmojë aspak imazhin tuaj prej një zonjushe/zonje të edukuar dhe fine.
5. Lërini të presin, kjo në të gjitha kuptimet e fjalës. Meshkujt duke qenë nga natyra “gjuetarë” mërziten kur ëmbëlsirat u shërbehen që në herën e parë.
6. Vendosni për veten. Jeni ju ajo që vendosni se cila është vlera jua, sigurojani atij që ju keni jetën tuaj dhe që doni ta jetoni atë.
7. Mos u bëni të afrueshëm. Ju nuk doni të trajtoheni si një palë pantofla të vjetra. Lëreni atë të marrë kënaqësinë e jetës së tij private.
8. Mos i bëni presion. Nuk është e nevojshme që t’i kërkoni herë pas here një lidhje serioze. Meshkujt kanë dëshirë të vendosin vetë se kur të mendojnë për të krijuar një familje dhe kur të bëjnë qejf.
9. Mbajini vete paratë tuaja. Është më mirë që të menaxhoni vetë jetën financiare, është zgjidhja më e zgjuar.
10. Asnjëherë mos merrni mbeturina. Ju nuk jeni as e dëshpëruar, as e varur. Këshilla më e rëndësishme është të kontrolloni emocionet, ndryshe jeta juaj nuk do të marrë drejtimin që ju do të dëshironit. Duhet të pyesni veten çdo mëngjes në pasqyrë “çfarë dua unë?” dhe të vazhdoni të jetoni, duke u përpjekur për të realizuar synimin që i keni vënë vetes. Femrat që imagjinojnë standarde të ulëta për veten e tyre, shpesh kanë tendencën të zotërojnë më shumë probleme psikologjike se sa meshkujt. Bëni një “hartë” të së ardhmes suaj. Mendoni në këtë mënyrë, nëse nuk i nënshtroheni mashkullit, nuk do të dilni asnjëherë nga karakteri juaj. Kjo me siguri do t’u ndihmonte shumë. Karriera dhe stili juaj i të jetuarit duhet të kenë vëmendjen tuaj të menjëhershme. Kërkoni mbështetës dhe pranoni të keni pranë vetes vetëm ata persona që ju ndihmojë dhe këshillojnë për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Gërmimi i sa më shumë informacioneve ju ndihmon që të bëheni më e sigurt në vetvete, të mos keni asnjë mëdyshje për të njohur persona që mund të kenë pozita më të larta se sa juve. Ndryshoni energjinë e ulët duke “thirrur” edhe një herë në ndihmë artin e vjetër të Feng Shui. Mos jetoni me refuzime duke “përzier” emocionet tuaja me çokollatë dhe mendime të hidhura. Kjo nuk është një kurë këtu. Nëse jeni në kërkim të një marrëdhënieje me një mashkull, mos e tregoni veten të mërzitur emocionalisht dhe jini të vëmendshëm për të pranuar vetëm njeriun tuaj ideal. Nuk ka asnjë mashkull që të plotësojë të gjitha kushtet që ju do donit, por duhet të bëni çmos të gjeni dikë që të plotësojë të paktën pjesën më të madhe të tyre.
Marrë nga “FOWNEWS”
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Te flasim per seksin...

Me gjithe kete te folur, me thene te drejten Altino, nuk ka per te te dale koha te besh gje, po leji llafet, e futju punes. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

ere

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

Altino gjithe ato keshilla etj i zbaton apo?
S'po e zgjas shum si puna e Tinit!
Seksin e sotem mos e lini per neser!
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Te flasim per seksin...

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: pretty_girl</div><div class="ubbcode-body">Altino gjithe ato keshilla etj i zbaton apo?
S'po e zgjas shum si puna e Tinit!
Seksin e sotem mos e lini per neser! </div></div>


Jo cdo njeri zbaton ate qe thote /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

Thamina

Papirus rex
Te flasim per seksin...

Eshte e lehte per ju qe te pranoni dhe bindeni mbi deshirat seksuale te partnerit/partneres tuaj/suaj apo...

Flisni dhe i tregoni per fantazite tuaja erotike,seksuale me partneret apo "flisni" vetem ne shtrat? /pf/images/graemlins/laugh.gif
Tani tavolina eshte per te fol sex eshte per pune.E kur punohet nuk flitet.;)
 
Top