Takimi me te ndryshem :-) :-(

vlera

Primus registratum
Takimi me te ndryshem :) :-(

Menyra e jetes, traditat, kultura, besimi fetar, vendi se ku jetojm, profesioni, puna qe punojm, gjendja fizike, akitivitet e ndryshme, e shume gjera te tjera bejne qe njeriu te ndryshoj nga njeriu, dhe nganjehere keto ndryshime ne mes nesh na duken edhe me akute se sa qe jane. Edhe pse lindim, rrojm per nje kohe e vdesim, marrim frym njejte, kemi dashuri, vuajtje, gezim, hidherim,... te ndryshmit nga ne here here na bejne me te pa sigurte dhe me te luhatshem, me te frikuar,me te rrezikuar e nganjehere edhe shume te egersuar. Andaj per tju shmangur ketyre lejo vete qe te njohish te tjeret!

images
images
images
images
images
images
images
images



Cfare mendoni te nderuar miq:

1. Nese i lejojm vetes qe te njohim ata qe jane te ndryshem nga ne, a do te ngushtoheshin ndryshimet?

2.Mendoni se njohja me te ndryshmit do t'ju tregoj se njeriu eshte njeri pa marre parasysh gjendja e tij?


3. Cfare mendoni se juve personalisht ju bene dic te ndryshem nga te tjeret: shoket, miqet, familja apo rrethi ku jetoni?


Me respket
Betina
 

thAci

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Pershendetje Betina!Ti njofim ato qe ndryshojne nga ne eshte pak relative por mendoj eshte qe me e rendesishme eshte qe ti pranojme. Ashtu si edhe ne, edhe ato kane te drejten e jetes, dhe me duket e pa pranushme qe dikush te na privoje nga kjo, atehere skemi pse ti privojme te tjeret. Ska rendesi nga ndryshimi, nje jete kemi te gjithe.
 

vlera

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Pershendetje Arianespace!

Mendoj se eshte me e lehte qe njëri ta pranoj tjetrin qe ndryshon nga ai, kur ata njihen sepse gjerat duken me normale kur njihesh me to, apo kur dic eshte nje X dikend e bene me kurreshtar dikend me te frikesuar e dikend ndoshta shume indiferent, e dikend shume te egersuar apo shume agresive, pra varet nga vet idividet, por kur njihesh apo mesohesh te shohesh nje njeri qe ndryshon nga ty atehere kjo gje duket me normale dhe me lehte e pranon ne shoqeri. Intergimi i nje shoqerie apo grupi ne tjetren shoqeri/grup, mund te arrihet me vetem me dashje te te dy paleve, apo eshte ne dore te grupit/shoqerise me te madhe.


Gjithe te mirat!
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

1. Nese i lejojm vetes qe te njohim ata qe jane te ndryshem nga ne, a do te ngushtoheshin ndryshimet?

Ti lejojme vehtes te njohim ata qe jane te ndryshem nga ne eshte padyshim nje hap perpara qe ne vetvehte nuk ndryshon gje, por qe te hakten nuk i mbyll deren kesaj te reje kurjoze, nje njeriu te ri. Ndryshimet nuk kane sesi te ngushtohen menjehere, sepse ne mbetemi ai qe jemi e te ndyshmit ata qe jane, por pak nga pak seicili nga ne mund ti lere dicka tjetrit dhe te marre dicka te njejten kohe te jape dicka nga vetja. Une mendoj se ne pergjithesi ne shqiptaret nuk jemi shume demokrate e tolerante ne lidhje me ata qe jane te ndryshem nga ne dhe kjo eshte e lidhur ne pjesen me te madhe me edukaten shume pak demokratike qe kemi marre. Kjo qe them kuptohet nuk eshte absolute, sepse edhe une vete qe mendoj te kem qene pak demokratike, tani kam arritur te jem shume me e hapur e kurjoze kundrejt atyre qe jane te ndryshem nga une, bile nje njohje e tille me kenaq.
Mafton te eliminohet mendjemadhesija personale, eshte ajo qe krijon hapesirat midis njerezve, sepse dikush mendon qe eshte me i mire, me i mencur, me i bukur, me i pasur, me i kultuar se nje tjeter. Mjafton te mendosh qe nuk je
Te pranuarit e dikujt qe eshte i ndryshem nga ne, mendoj se eshte detyre ne shoqeri, sepse askush nuk eshte njesija e matjes se se drejtes, ndoshta te ndryshmit jemi vete. Eshte llogjike, te ndryshmit ne krahasim me shumicen nuk e kane shume te lehte te cajne barrierat e aleancave shoqerore, por ne fund te fundit, kush eshte i tille sepse e ka zgjedhur vete, nuk i behet vone, ndersa ai qe gjendet i cilesuar si i ndryshem nga te tjeret pa u ndiere i tille, nje dite o behet si shumica, o vuan gjendjen e tij deri ne fund.


2.Mendoni se njohja me te ndryshmit do t'ju tregoj se njeriu eshte njeri pa marre parasysh gjendja e tij?

Une nuk quaj njerez ata qe mendojne te kunderten, por ky eshte vetem nje gjykim personal. Njeriu eshte njeri dhe ka te drejten e tij kudo, ne nje cope hapesire ne mes te te gjalleve, asgje nuk e privon nga kjo e drejte. Perballe natyres, o zotit (per ata qe besojne) jemi te tere njesoj....njerez.


3. Cfare mendoni se juve personalisht ju bene dic te ndryshem nga te tjeret: shoket, miqet, familja apo rrethi ku jetoni?

Seicili nga ne eshte pak i ndryshem nga te tjeret, shume i ndryshem nga te tjeret, ajo krijon diferencen eshte, ne c’pjese, shume apo pak, si dhe shume larg nga shumica apo prane saj.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Fillimisht postuar nga Betina:
[qb]
Cfare mendoni te nderuar miq:

1. Nese i lejojm vetes qe te njohim ata qe jane te ndryshem nga ne, a do te ngushtoheshin ndryshimet?

2.Mendoni se njohja me te ndryshmit do t'ju tregoj se njeriu eshte njeri pa marre parasysh gjendja e tij?


3. Cfare mendoni se juve personalisht ju bene dic te ndryshem nga te tjeret: shoket, miqet, familja apo rrethi ku jetoni?


Me respket
Betina [/qb]
1 Nuk asht se do te ngushtoheshin ndyshimet do te mbesin ato q1 jane po ngushtohen paragjykimet.
2 Po per te tregu se njeriu ashte njeri s'ka nevoje te njihen te ndryshmit edhe per pamundsi ndoshta po ky duhet te jete nji parim themelor per çdo kend besoj une.
3 Mundesite ekonomike fizike intelektuale karakteri paraqitja etj.

Ne si komb ne pergjithesi kena ken te mbyllun brenda Shqipnise per arsyet q1 i dini vet po ashtu jashte prej fanatizmit q1 ka lind si pergjigje ndaj politikave te ndryshme te asimilimit.Po me hapjen e kufijve edhe si pasoje e kushteve te dobeta ekonomike edhe e humbjes sadopak te asaj krenarije e nacionalizmi fallco e te imponum e patem te nevojshme me u integru ne shoqni te ndryshme.Kshtu q1 kryesisht te ne frika e paragjykimi per tu njoft me te huj asht dukshem ma i vogel se sa te shqiptaret ne trojet jashte kufijve.Po kuptohet kjo asht ne pergjithsi se masanej ka te bajne edhe me intelektin e botkuptimin e vete personit q1 ndyshon prej nji individit ne tjetrin.Mendoj se sa ma te medha te jene kontaktet me njerzit e çdo vendi krahine,feje,ideje etj aq ma horizont te gjane edhe tolerance do t'ket njeriu.
Pra njerz ma e damshme asht frika prej te panjoftunes se ajo vete.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Betina,pranimi i "tjetrit" pra "i atij qe esht ndryshe nga ti" nuk ka qene kurr problem!!
Problemi mbetet tek :bashkepunimi!
A mund te bashkepunojme ne me nje tjeter qe eshte ndryshe nga ti?Mendoj se jo,sepse vete fjala "ndryshe" e ban te pamundur bashkepunimin!
Te ndryshmit "luftojne" gjithmone kunder njeri-tjetrit(me menyra te ndryshme,lufte,zhvillim,ideologji,etj).
 

Essere

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Pershendetje te gjitheve, ky eshte mesazhi im i pare ne kete forum dhe jam e kenaqur qe po e nis me nje teme kaq aktuale sa dhe e perjetcme.
Njeriun qe nga kohet e kohrave e ka friksuar gjithmone ajo cka eshte e ndryshme, cka eshte e pakuptueshme dhe e panjohur per te, dhe si reagim mbase i pavullnetshem i frikes kalon ne nje lloj vetembrojtje, duke u mbyllur brenda rrethi te tij te njohjes e duke perjashtuar keshtu ate qe eshte i ndryshem pavarsisht se ky ndryshim mund te jete minimal si psh.(vetem per te bere nje shembull) ngjyra e lekures. Vetem bashkejetesa, komunikimi dhe toleranca drejt asaj qe nuk eshte si ty arrin te bashkoj popoujt dhe te eliminoj luftrat, ne emer te jetes dhe te drejtes per te. Per sa i perket ketij argumenti, ju keshilloj te shihni filmin Alexander qe ka dale kohet e fundit ne kinema, nqs keni mundesi....
 

vlera

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Essere te deshirojm mireseardhje ne AF, pune te mbare qe te japesh kontributin tende ketu ne AF, e sherbeft ky kontribut ne te mire te te gjitheve, pra pa menduar ne ndryshimet qe ekzistojne ne mes njerzish :thumbsup:
 

vlera

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Betina,pranimi i "tjetrit" pra "i atij qe esht ndryshe nga ti" nuk ka qene kurr problem!!
Problemi mbetet tek :bashkepunimi!
A mund te bashkepunojme ne me nje tjeter qe eshte ndryshe nga ti?Mendoj se jo,sepse vete fjala "ndryshe" e ban te pamundur bashkepunimin!
Te ndryshmit "luftojne" gjithmone kunder njeri-tjetrit(me menyra te ndryshme,lufte,zhvillim,ideologji,etj). [/qb]
Oroshi jeta eshte lufte qe njeriu e bene shume shpesh edhe me vetveten per te arritur nje qellim apo per te mbijetuar.
Sipas asaj qe ti ke shkruar kuptoj se je perqendruar apo ke menduar se njerezit jane te ndryshem vetem bazuar ne ideologji, besim fetar, etj etj. Kjo eshte shume e sakte se si shkak kryesor i ketyre ndryshimeve sot ne bote ndodhin gjithe keto tragjedi, gjithe ky ankth, gjithe keto vuajtje. Por mendoj se bashkpunimi apo pranimi apo ndonje marreveshje tjeter njeriu mund te beje me njeriun vetem atehere kur njihet per se afermi me te, njef jeten kulturen, traditat,te metat dhe te mirat e tij, etj. Dhe te ndryshem nga njeri tjetri jemi secili, secili nga ne ka menyren e jetes se tij vetanake e duke shkuar me large nje grup nga nje grup tjeter njerezish.
 

vlera

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb]
Fillimisht postuar nga Betina:
[qb]
[/qb]
1 Nuk asht se do te ngushtoheshin ndyshimet do te mbesin ato q1 jane po ngushtohen paragjykimet.
[/qb]
Tushi une mendoj se me njohjen e nje personi qe ndryshon nga tjetri ngushtohen edhe nryshimet. Pse mendoj keshtu?
Sepse:
Kur i lejon vetes te njef nje person qe ndryshon nga ti atehere eshte e pamundur te mos njihesh se pari me kulturen, apo sjelljen e tij, dhe keto gjera mund te ndikojn tek ti dmth merr dic nga personi apo i jep dic dmth mund te vij deri tek nje adaptim i sjelljeve apo kultures se nje personi tjeter apo edhe e kunderta.

Pe te treguar se sa ndikon sjellja e nje njeriu qe hyn ne jeten tende apo qe ke kontakt me te, rrjedh edhe nje fjale e urte popullore qe thote:

Po te rrish me hoxhe, hoxhe do behesh
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Jo po ka raste qe kur ri me hoxhe behesh prift. Populli thot edhe 'shif rrushi kumllen dhe piqet dardha'

Mendoj se eshte 'njohja' e ndryshimeve dhe pranimi i tyre ajo qe ka me teper rendesi ne shoqeri.

Perse duhet ngushtuar ndryshimi midis njerezve?

E bardha nuk behet e zeze dhe e zeza nuk behet e bardhe. Njerezit nuk jane identik e nuk mund te jene kur te tille, qofte nga ana fizike e aq me teper akoma nga mendimet.
 

ildina

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Une eci me mendimin qe pranoj ta njoh "kulturen" tende...por kjo nuk do te thota ta bej timen.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Po ceshtja qendron sa e pranoni ose toleroni kulturen e tjetrit si pjese e ylberit shoqeror....se njohurine te gjithe e mbeshtesin
 

ildina

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

e pranoj si dicka te tenden ama sduhet te cenoj ambjentin tim.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Athere refuzon shkembim mardheniesh te cfaredo lloj aspekti ....prape perfundon thjesht tek njohuria
 

ildina

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

ashu si e thashe me lart ky eshte mendimi im. Me pelqen te njoh por jo cdo gje qe njoh dua ta bej per vete... e thjesht fare besoj ! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Po pra e thjesht fare sic e shpreha me lart per tu perceptuar
 

vlera

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Fillimisht postuar nga LR:
[qb] Jo po ka raste qe kur ri me hoxhe behesh prift. Populli thot edhe 'shif rrushi kumllen dhe piqet dardha'

Mendoj se eshte 'njohja' e ndryshimeve dhe pranimi i tyre ajo qe ka me teper rendesi ne shoqeri.

Perse duhet ngushtuar ndryshimi midis njerezve?

E bardha nuk behet e zeze dhe e zeza nuk behet e bardhe. Njerezit nuk jane identik e nuk mund te jene kur te tille, qofte nga ana fizike e aq me teper akoma nga mendimet. [/qb]
LR fakt qe e zeza mbetet e zeze e e bardha e bardhe por nese keto dy ngjyra perzihen del ngjyre hiri /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

As i ziu e as i bardhi nuk e kon te domosdoshme me u bo njgjyre hiri. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

vlera

Primus registratum
Re: Takimi me te ndryshem :) :-(

Fillimisht postuar nga Pupa:
[qb] Une eci me mendimin qe pranoj ta njoh "kulturen" tende...por kjo nuk do te thota ta bej timen. [/qb]
Pupa kur ti pranon kulturen e dikujt dmth ke bere nje ndryshim ne veten tende sepse je nje hap me afer dikujt.
 
Top