Takim Polici-FSHF/ Shqipëri – Serbi, Kontroll Nga Toka Dhe Ajri

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
duka_3.jpg

Masa të rrepta për mbarëvajtjen e ndeshjes ShqipëriSerbi në “Ebasan Arena”. Në kuadër të planifikimit të masave, kreu i Policisë Haki Çako ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.

Për rreth një orë ata kanë diskutuar për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin sa më normal të ndeshjes, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo hap, që nga mbërritja e lojtarëve, të tifozëve, të miqve nga Serbia, para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes.

“Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet më të mira të saj , qoftë në burime njerëzore ashtu dhe në logjistikë” ka thënë Cako. Ai ka theksuar se ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje dhe ka garantuar se policia do të forcojë akoma më shumë masat me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj incidenti i mundshëm.

Nga ana e tij, Duka ka theksuar se do të vendosë në dispozicion të Policisë së Shtetit, listën me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë, me qëllim që Policia të këtë mundësi të kryej verifikimet e nevojshme.

Ai vlerësoi masat që policia kishte marrë në ndeshjen me Portugalinë duke shprehur dakordësinë për forcimin e mëtejshëm të këtyre masave , gjithmonë në funksion të mbarëvajtjes së ndeshjes . Në takim u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit të bëjnë riguanicionin e stadiumit dhe të ambienteve përreth duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
c36aa3b7af236a5ce764fe76043cbf5ddf767f7f7e6c228677421ce55c6da624_large.jpg

FSHF rezervon 100 vende për serbët në stadium


Federatëa serbe ata që do të kenë rreth 100 vende në tribunën qendrore për ndeshjen kundër Shqipërisë. Është e konfirmuar që në “Elbasan Arena” do të ketë edhe mbështetës të Serbisë, shkruan “Gazeta Olle”. Ka qenë fillimisht kryeministri Rama që e ka njoftuar diçka të tillë, në takimin e drejtpërdrejtë në një studio televizive me homologun e tij, Vuçiç, por edhe Armand Duka që e ka njoftuar diçka të tillë. Do të jenë sponsorë dhe bashkëpunëtorë të federatës serbe ata që do të kenë rreth 100 vende në tribunën qendrore.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Ndeshja Shqipëri- Serbi, FSHF: Nuk do të ketë tifozë serbë në stadium
1443691000ilir-shulku.jpg

Në ndeshjen Shqipëri- Serbi të 8 tetorit nuk do të ketë tifozë serbë në stadium. Kjo u bë e ditur nga Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, gjatë një konference për shtyp, ku bëri publike edhe masat e marra për këtë ndeshje.

“Nuk është e vërtetë që do të ketë tifozë serbë në stadium. Bëhet fjalë për në grupim studentor që nga një marrëveshje e iniciuar nga qeveria shqiptare dhe serbe në një mbledhje të organizuar në Berlin me kancelaren Merkel”, tha Shulku.

Ka pasur afërsisht 100 mijë kërkesa për bileta nga tifozët e kombëtares, tha Shulku, dhe për këtë janë detyruar të bëjnë përzgjedhje. “Procesi i shitjes së biletave është pikë shumë e rëndësishme e këtij procesi. Për këtë ndeshje mbajtëm të njëjtat çmime si ndeshjet e tjera. Kemi shitur online 20% të biletave, dhe me grupimet e dedikuara, që tashmë dihen që janë mbështetësit kryesorë të ekipit kombëtar, kemi ruajtur marrëdhënie konstante”, vijoi Shulku.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së tha se janë marrë masa që të mos ketë asnjë veprim jashtë fushe që të ndikojë në ecurinë e lojës. “Të gjithë duam fitore dhe duhet të përkrahim fitoren”, tha Shulku.

Grupimi i vetëm në stadium do të jetë ai i "Tifozëve Kuq e Zi", të cilët në bashkëpunim me Federatën do të bëjnë një koreografi. I ftuar në këtë ndeshje do të jetë dhe zyrtari i lartë i UEFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Gianni Infantino.
 
Top