"TAKAT"

Sweety el

Locus omnem
tumblr_lk60w0HKkF1qb26t8o1_500_large.jpg
 

Sweety el

Locus omnem
Stilistët: Edhe këtë sezon, taka super të larta dhe çanta të mëdha.

Çantat, ndryshe nga zakonisht, dhe këpucët e hapura me taka të larta: këto janë orientimet e modës vjeshtë-dimër.
Këtë dimër, moda do të jetë te këmbët… dhe duart tuaja. Dhe sensi do të jetë i drejtpërdrejtë. Për të qenë vërtet joshëse, duhet që të mendoni më shumë në fakt për aksesorët, në mënyrë të veçantë për çantat dhe këpucët, të cilat do të jenë protagoniste të padiskutueshme të sezonit të ardhshëm dhe objekte historike të dëshirës femërore. Nëse rregulli i parë për këpucët është të jenë me taka të larta, i dyti është çanta. Për çantat më e rëndësishmja është të jenë “komode dhe voluminoze”. Vëmendje shumë më të madhe i kanë kushtuar edhe zinxhirëve, që liron duart dhe mban çantën. “Punk” ose romantike, tradicionale apo moderne, të mëdha apo të vogla, pse jo dhe “ekstravagante”. Dhe nuk ka rëndësi se ku, e lidhur te pulsi i dorës, si çantat “Gucci”. Po mbi të gjitha, të hedhura në qafë. Për çanta të gjera dhe të bollshme, që mbahen në dorë nga një grua që është e sigurt në vetvete. Është e padiskutueshme tendenca e ndryshimit total për sezonin e ri dimëror. Çanta dhe aksesorë shumë agresivë për një grua moderne dhe shumë seksi, është mesazhi i lëshuar nga stilistët, të cilët propozojnë një stil ndryshe nga i zakonshmi, por që për mbrëmjen u lë më shumë hapësirë çantave të vogla, modeleve klasike, të cilat gjithnjë janë të pasuruara me elementë të çmuar. Gjatë sezonit të ardhshëm, dimensionet e çantave me pak fjalë pritet të jenë gjigante, pak a shumë me modelin e valixheve. Lëkura me logo dhe mbyllje metalike, me lëkurë pitoni apo krokodili: pasi ato janë vërtet jashtë modeleve të zakonshme. Dhe ja ku shfaqen aksesorët grintozë të ofruara nga “Gucci”, i cili riinterpreton atmosferën “glam-rock”, por për mbrëmjen “unë dua të kem” koleksionin firmato nga Frida Giannini, që prezantohet me çanta të modeleve të njohura, të lidhura te pulsi i dorës. Ngjyrat e koleksionit rievokojnë edhe një herë epokën “glam”: ngjyrë floriri, bronzi, të bardhë të hapur dhe të zezë me shkëlqim. Braktisja e prerjeve baroke dhe zgjedhja e tepërt lineare janë elementë të përbashkët edhe në çantat e ofruara nga Cesare Paciotti, të cilat karakterizohen nga linja të pastra. Mbrëmjet shndrijnë nga çanta shumë të vogla horizontale “pailettes” (çantat e vogla serioze), miniçantat horizontale të stampuara dhe rripa për mbajtje më serioze.
Nga Parisi vijnë “gaucho bags” të dizenjuara për Christian Dior, koleksioni i së cilës ndjek atë të mbrëmjeve “Rock & Roll Style” dhe megaçantat funksionale “Channel” janë propozimet interesante të dimrit të ardhshëm. Dhe gjithnjë nga Franca ofrohet dhe koleksioni i Louis Vuitton, që i shndërron çantat për tregun e gjerë: janë të shumta ato plastike me një monogramë të gjerë ngjyrash, ashtu siç janë të veçanta ato me modelin “leopard”.
Por nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe një çmenduri që i ka përshkruar modelet e vjeshtë-dimrit: nga Stella McCartney te Braccialini, për të kaluar te krijimet e jashtëzakonshme të “Good Meme”, gjithçka është shoqëruar nga një buzëqeshje, gjuhë lulesh dhe syresh dinakë. Ngjyra të errëta, por edhe metalike, të kuqe dhe të shkëlqyeshme, të bëra me lëkurë apo me stampa “leopardi”.
Koleksionet kanë tërhequr vëmendjen për vjeshtë-dimrin e ardhshëm, mbi të gjitha edhe çantat, një mani e vërtetë e femrave. Dhe jo vetëm lufta e çantave ka shpërthyer, por edhe zgjedhja e këpucëve është shumë decizive. Të plota dhe me takë, me tokëza në pjesën anësore të këmbës së femrave. Gjithnjë e më të larta dhe më të çmendura, me prerje kuadrate, duke i transformuar sandalet me lidhëse të shumta, në objekte shumë të bukura si skulptura. Objekte të koleksioneve të famshme, që zbukurojnë gjithnjë e më shumë këmbët. Seksuale në vitet ‘40-të, të ekzagjeruara në vitet ‘70-të. Rikthehen edhe dekoltetë, më shumë se të forta, për të djersitur me këmbë të mbështetura mjaft mirë në tokë. E pranueshme për një paraqitje sa më tërheqëse, këpuca dekolte bëhet absolutisht moderne.
Sekreti i tyre qëndron pikërisht te miksimi i lartësisë me stabilitetin, pasi takat janë konike ose cilindrike, imponuese por edhe pak komode, sepse qëndrimi është si mbi një rrafshnaltë, një veçanti që femrat e posedojnë dhe që e harmonizojnë mirë me ekuilibrimin. Shprehin sensualitet nga të gjitha anët dekoltetë me ngjyrë të kuqe, të ofruara nga Anna Molinari, apo ato prej kamoshi nga Furla. “Absolutly black” është quajtur dekolteja e ofruar nga Donna Karan, me një takë të lartë. Materialet e përdorura janë lëkurë vizoni, dhelpre, astrakani, kali dhe krokodili. Nuk mungojnë edhe ngjyrat e tjera, por e zeza mbetet ngjyra më imponuese e sezonit të ri vjeshtë-dimër.(Shqip)
 
Top