Jemi mësuar të besojmë se për çdo plagë dhe dhimbje ekziston tableta e cila mund të na ndihmojë t’i shërojmë ato dhimbje. Mirëpo në anën tjetër dhimbja e fuqishme emocionale, pikëllimi dhe vuajtja për shkak se ndihesh i hudhur, i braktisur, me shëndet të thyer, me dëshira të paplotësuara, ëndërr të fikur, nuk mund të mjekohet me tableta…
A është jeta e njeriut më shumë se një shkëlqim i shkurtë që shpejtë harrohet? Me siguri secili nga ju jeni pyetur se: “A ekziston diçka më tepër në jetë se: të ushqyerit, fjetja, puna, lindja e fëmijëve?” Cili është në të vërtet kuptimi i jetës dhe qëllimi i saj dhe si të mësojmë se ku qëndron poenta e të jetuarit?
Shumë psikologë, në bazë të hulumtimeve të llojllojshme mbi mënyrën e të sjellurit të njeriut, në pyetjen se: c'ka i jep kuptim jetës?